Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Drogba s’ka këputur ligamentet, Skolari falenderon Zotin!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Drogba s’ka këputur ligamentet, Skolari falenderon Zotin! Empty
MesazhTitulli: Drogba s’ka këputur ligamentet, Skolari falenderon Zotin!   Drogba s’ka këputur ligamentet, Skolari falenderon Zotin! Icon_minitime4th October 2008, 2:35 pm

4 Tetor Sulmuesi afrikan do të mungojë vetëm disa javë



Trajneri i Çelsit, Luiz Felipe Skolari, e cilësoi veten si njeriun më të çliruar në botë, pasi testimet paraprake treguan se ai nuk do të ketë nevojë për një operacion në gju. Lojtari nga Bregu i Fildishtë iu nënshtrua një skanimi të enjten dhe testimet treguan se nuk kishte ndonjë dëm madhor në ligamente. Fillimisht ekzistuan dyshime se Drogba mund të përballej me një periudhë të gjatë jashtë fushave të lojës, pasi u largua me barelë me shfaqje të qarta dhembjesh në fytyrë, në batazimin pa gola ndaj Kluzhit në Champions League. Drogba pësoi një përdredhje të fuqishme të gjurit gjatë një ndërhyrje që pësoi dhe kyçi i tij gjithashtu pësoi një përdredhje të frikshme, kur u përplas me një rival rumun, në tentativë për të arritur i pari në një top të krosuar. Shenjat e para ishin negative dhe klubit iu tha nga stafi mjekësor se Drogba rrezikonte të qëndronte jashtë fushave deri në fund të këtij viti, në rastin më të mirë. Në testimet e kreyera dje, mjekët e Çelsit bënë të ditur se nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim të rëndë dhe se koha që afrikani do të qëndrojë jashtë fushave do të jetë shumë më e shkurtër, por saktësisht koha që do të qëndrojë jashtë fushe do të përcaktohet pas 2?3 ditësh vëzhgimi.

Lajmi i humbjes së Drogbasë e lë Skolarin, për momentin, me zgjedhje të kufizuara në sulm. Nikolas Anelka pritet të luajë rolin qëndror kundër Aston Vilës në fundjavë, ndërsa Lampard i kërkoi shokëve gjatë javës që të përpiqen të bëjnë një sforco më shumë në sulm, në mënyrë që të kompensojë mungesën e lojtarëve përpara. Barazimi pa gola me Kluzhin ishte ndeshja e parë në të cilën Çelsi nuk mundi të shënonte në këtë sezon dhe Skolari thotë: “Nuk mendoj se jemi në një krizë golash. Megjithatë, ndihem shumë i lehtësuar pas lajmeve të fundit për dëmtimin e Drogbasë. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për këtë skuadër, pasi mund të shënojë nga 20 gola në sezon. Për të shënuar pa të në fushë, do të na duhetqë të luajmë edhe më mirë, në mënyrë që të dominojmëmë shumë, pasi Drogba ësht ë nga ata lojtarë me të cilët mund të fitosh ndeshjet edhe në një ditë të keqe. Megjithatë, kur pashë mënyrën se si u dëmtua në Kluzh u frikësuam për një dëmtim të gjatë, prandaj qëndrimi i tij jashtë fushave jo për një kohë shumë të gjatë është një lajm shumë i mirë për të gjithë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Drogba s’ka këputur ligamentet, Skolari falenderon Zotin!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Sporti :: Futbolli Shqiptar-
Kërce tek: