Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Mëngjarashët më të famshëm të historisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Mëngjarashët më të famshëm të historisë Empty
MesazhTitulli: Mëngjarashët më të famshëm të historisë   Mëngjarashët më të famshëm të historisë Icon_minitime5th October 2008, 4:20 am

Sipas shkencëtarëve, aftësia e tyre është kreativiteti dhe intuita

Politikanë, aktorë e monarkë, të gjithë "adhurues" të së majtës


Diçka nuk shkon në zgjedhjet amerikane. Po të hidhni një vështrim të shpejtë, do të vini re se ai që do të fitojë zgjedhjet, sido që të shkojnë punët, do të jetë një mëngjarash. Tashmë është në të përfunduar edhe paranteza anormale e Xhorxh Bushit, i cili përdor dorën e djathtë për të firmosur urdhëresat e tij të luftës. Pas pak muajsh, Amerika dhe e gjithë bota do t‘i rikthehen dorës së zakonshme, të majtës. Kështu ka ndodhur për 24 presidentët e 35 viteve të fundit. Po kështu do të kishte qenë nëse zgjedhjet e vitit 2000 do t‘i kishte fituar Al Gore. E me siguri kështu do të ndodhë edhe 4 vitet e ardhshme, meqenëse si Obama ashtu dhe MekKejn përdorin që të dy "dorën e djallit". Kësaj liste relativisht të gjatë dhe mjaft interesante nuk kishte se si t‘i shpëtonin dy mëngjarashë rebelë, Fidel Kastro dhe Bin Laden.

Mesatarisht, në botë mëngjarashët përbëjnë 10 për qind të popullsisë. Por fletët e historisë së shkruar nga banuesit e Shtëpisë së Bardhë, apo nga të parët e tyre mëngjarashë, Jul Çezari, Aleksandri i Madh, Karli i Madh, Napoleoni dhe Çurçilli janë më shumë. Ndërkohë, pas tyre radhitet Karli i Anglisë dhe i biri Uilliam. Në fakt, për shekuj me radhë mëngjarashët shiheshin si anormalë, e që duheshin korrigjuar medoemos. Në Perandorinë Britanike, në periudhën viktoriane, përdoreshin sisteme të ndryshme për t‘i ndaluar fëmijët të shkruanin me të majtën, duke i mësuar të shkruanin me dorën e djathtë.

Ende në vitet ‘60, në Angli dhe vendet e tjera evropiane nuk ishte e jashtëzakonshme të dëgjoje për mësues, edukatorë apo prindër, që ia lidhnin dorën e majtë pas shpine fëmijës, me qëllim që të shkruante, hante, luante, pra të bënte gjithçka vetëm me të djathtën. Kronikat e Uashingtonit regjistrojnë me kuriozitet Presidentin e parë, i cili përdori të majtën për t‘u betuar mbi një Bibël, në momentin që do të fillonte mandatin e tij. Ishte Xhejms Garfild, President vetëm për një vit, më 1881-shin. Për të thuhet se dinte të shkruante latinisht me të majtën dhe greqisht me të djathtën. Shumë kohë më vonë, Gerald Ford (nën drejtimin e Shtëpisë së Bardhë nga 1974 deri në 1977-ën) i habiti të gjithë, sepse që ulur në foto duket se është mëngjarash (ka fotografi ku tregonte një top bejsbolli, ose shkruante me shkumës në dërrasën e zezë). Ndërsa Ronald Regan, që ishte President në vitet ‘80 (njëlloj si Herri Truman kur mori detyrën nga 1945 deri në 1953-in), u detyrua të përdorte dorën e djathtë që kur ishte fëmijë. Kur mori postin e Presidentit pozoi duke mbajtur një stilolaps në dorën e djathtë. "Në ndryshim nga evropianët, amerikanët janë më të vendosur për t‘i detyruar fëmijët e tyre të shkruajnë me të djathtën", shpjegon një neuropsikiatër.

Shkenca, stereotipi i së cilës logjika i përket së djathtës dhe intuita së majtës, i beson kësaj të fundit vetëm deri në një farë pike. Krijimtaria, aftësia dhe zgjuarsia për të përballuar shumë detyra njëherësh, duket se janë cilësi të një truri "të përmbysur". Por për këto aftësi nuk është përpiluar asnjëherë një klasifikim i vërtetë. Një studim anglez, i publikuar në 2005-ën në revistën "Nature Neuroscience", mati hapësirën e një truri të ngarkuar gjatë një fjalimi dhe vuri re se te mëngjarashët është më e gjerë. Në fakt, personat që shkruajnë me dorën e djathtë përdorin vetëm pjesën e majtë për të folur, ndërsa mëngjarashët, për shkak të simetrisë së tyre të përmbysur, shfrytëzojnë edhe të djathtën. Një vit më parë, në Universitetin e Montpellier u arrit në përfundimin se mëngjarashët janë më të privilegjuar kur luftojnë me një person tjetër: goditja me të majtën, që nuk e pret, është gjithmonë gati. Kështu shkruhet në revistën "Proceedings B". Këtë e dëshmon më së miri rasti i Xhek (Xhoni Dip në mjuzikëllin "Berberi kasap") dhe vrasësi i Bostonit.

Nga një paragjykim te tjetri, nëse dikur mëngjarashët dyshoheshin se përdornin dorën e djallit, sot ata mund të hyjnë në histori për aftësinë e tyre të pazakontë dhe imagjinatën, pra jo domosdoshmërisht mund të ishte një politikan, edhe pse për koincidencë ka ndodhur një gjë e tillë. Një profesor anglez dhe autor i librit "Right hand, left hand" (Dora e djathtë, dora e majtë), shprehet skeptik: "Deri tani shkenca nuk ka treguar një lidhje mes të qenit mëngjarash dhe zakoneve sociale, apo një prirjeje të veçantë ndaj politikës". Megjithatë, studimet e fundit, kanë treguar se të jesh mëngjarash nuk është një anomali, por tregues i një diturie të veçantë, një kusht pajtimtar me nivelet e larta të inteligjencës dhe krijimtarisë.


Si funksionon

Truri është i ndarë në dy hemisfera, që kanë funksione të ndryshme: hemisfera e djathtë dhe hemisfera e majtë


Hemisfera e majtë kontrollon pjesën e djathtë të trupit (pra dorën e djathtë dhe e kundërta)


Hemisfera e djathtë (mbizotëruese te mëngjarashët) është qendra e prekshmërisë së lartë, krijimtarisë dhe orientimit në hapësirë


Të qenit mëngjarash shkaktohet nga prania e disa gjeneve


Që në bark të nënës disa fëmijë preferojnë të thithin gishtin e madh të dorës së majtë. Kur rriten, të paktën dy në tri raste bëhen mëngjarashë


Truri i mëngjarashëve

Ndryshe nga personat "normalë", pjesa më e madhe e mëngjarashëve përdor të dyja hemisferat për të folur


Në detyrat e vështira (sport ose lojërat me kompjuter), mëngjarashët mendojnë shumë gjëra në të njëjtën kohë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mëngjarashët më të famshëm të historisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Art dhe kultur :: Vip-
Kërce tek: