Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Ne pergjim!

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Ne pergjim! Empty
MesazhTitulli: Ne pergjim!   Ne pergjim! Icon_minitime5th October 2008, 4:23 am

VESA - Reklame ekstra

Me aq sa thone, Vesa Luma nuk i ka punet fort mire me shitjet e albumit te saj te ri. CD-ja nuk ka ecur sipas parashikimeve. Mbase mungesa e publicitetit apo shumesia e titujve ne tregun muzikor... ku i dihet. Por, Vesa nuk ka nder mend te dorezohet. Si zgjidhje ka gjetur realizimin e nje spoti, protagoniste e te cilit do te jete vete ajo. Po punon me te dhe se shpejti pritet shfaqja e tij ne te gjitha ekranet. Keshtu, sic ka thene vete Vesa, me nje rruge ben dy pune: Promovon albumin dhe i hap rruge vetes per te hyre ne axhenden e kengetareve qe ftohen neper koncerte anembane trojeve shqiptare. Te shohim a do te funksionoje...

KADARE - Cmimi italian

"Vajza e Agamemnonit" i ka dhuruar nje tjeter cmim letrar shkrimtarit Ismail Kadare. Kete here ne Peskara, ku cdo vere zhvillohet nje manifestim i madh kulturor. Alberto Arbasino, Ismail Kadare e Alice Munro ishin fituesit e edicionit te 35-te te cmimit nderkombetar "Flaiano" per narracionin, te shpallur fundjaven e shkuar. Alberto Arbasioni eshte fitues me romanin "Inxhinieri ne blu", Kadare me "Vajzen e Agamemnonit", ndersa kanadezi Munro me "Pamja nga Castle Rock", qe eshte edhe lamtumira e tij per letersine. Sipas gazetes on-line "Prima da noi", keto tri vepra konkurrojne serish ne nje faze tjeter per cmimin "Superflaiano" qe shpallet mbremjen e 6 korrikut. Aty do te jete edhe Kadare.

IRSA - Nuk puthem

Edhe per disa jave eshte "Miss Shqiperia" ne fuqi; prezantoi se bashku me Olti Xhezon "Netet e klipit shqiptar" dhe sapo ka mbyllur xhirimet per filmin e regjisorit Gjergj Xhuvani, ku kishte rolin e nje vajze te re qe dashurohet me nje ciklist. Me pak fjale, kohe te mbara per Irsa Demnerin, qe ashtu si rastesisht e arriti edhe nje rol ne kinematografi. Por a do te donte Irsa te kishte edhe nje rol te dyte, me nje tjeter regjisor? Sigurisht qe po. Por me nje kusht ama. "Varet nga kriteret e tij. Te papranueshme per mua, do te ishin kontaktet fizike, ketu perfshihet dhe puthja", ka thene bukuroshja. Me pak fjale do te donte te kishte edhe role te tjera... por vetem te "ndershme".

ELVANA - Xhirime ne Vlore

Titullin nuk ia ka gjetur ende, por ama gjithcka tjeter eshte gati: Elvana Gjata eshte gati per promovimin e radhes. Nje kenge te re qe i vjen per shtat stines se nxehte. Nje kompozim i bashkepunetorit te saj te perhershem Flor Mumajesi. Te dy se bashku fillimjaven e shkuar e kane kaluar se bashku ne Vlore. Kane realizuar edhe xhirimet e fundit per klipin e kenges se re te Elvanes dhe keto dite po mbyllin montazhin per t'u bere gati per ekranet muzikore. Ende nuk dihet se cfare rryme ka zgjedhur kesaj here Flori, por ama ata qe e kane degjuar kengen thone se eshte vertete e bukur, kandidate per hitin e kesaj vere.

DIAZ - U zbulua

Llafet filluan te dalin qe ne muajin mars, por pergenjeshtimi i shpejte u duke sikur i vuri fre gojeve te liga. Por ja qe e verteta nuk vonoi: Cameron Diaz dhe P. Diddy jane shfaqur se bashku dhe me aq sa thone deshmitaret sjellja e tyre nuk le shteg per te besuar se jane vetem miq. Cifti eshte prezantuar ne koncertin e Prince dhe kane qendruar edhe ne festen e postkoncertit. Sipas nje burimi te "New Daily News", "Diaz e Diddy kane dale ne publik te kapur per dore madje Cameron edhe e ka ushqyer si femije me puding mikun e saj". Ta kete gjetur valle aktorja shpirtin binjak? Qe kur u nda nga Timberlake, ylli hollivudian nuk ka gjetur paqe...

AGUILERA - Mama shperthyese

Kush besonte se Christina Aguilera do te shnderrohej ne nje femer kocke e lekure edhe pas lindjes, gabohej rende. Pop-stari, e cila prej pese muajsh eshte nena e Max Liron, nuk po jep shenja qe ka nder mend te shfryhet: Thene ndryshe, gjoksi i saj nuk po jep shenja se ka nder mend te zbrese ne permasat e meparshme. Cka i ka nxitur gojet e liga te thone se ketu behet fjale per nje nderhyrje estetike. Por c'rendesi ka? Me apo pa bisturi, duket se per format e reja te Kristines me i lumturi eshte bashkeshorti i saj, Jordan Bratman. Prandaj rrofshin permasat shperthyese!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit
MISTERIOZJA


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 35
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

Ne pergjim! Empty
MesazhTitulli: Re: Ne pergjim!   Ne pergjim! Icon_minitime11th October 2008, 8:56 am

:urra:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ne pergjim!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ne pergjim te vipave

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Art dhe kultur :: Vip-
Kërce tek: