Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 SHTROHET SOFRA ILIRE NE BYLIS

Shko poshtë 
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

SHTROHET SOFRA ILIRE NE BYLIS Empty
MesazhTitulli: SHTROHET SOFRA ILIRE NE BYLIS   SHTROHET SOFRA ILIRE NE BYLIS Icon_minitime5th October 2008, 5:10 am

Pas "shtrimit" të saj një javë më parë në zonën bregdetare të Divjakës në Lushnjë, këtë të shtunë "Sofra ilire 2008" është vendosur nga organizatorët që "të shtrohet" në Parkun Arkeologjik të Bylisit në rrethin e Mallakastrës. Diskutime lidhur mbi turizmin dhe përparësitë e pengesat e tij, aktivitete të shumta artistike-kulturore, ekspozita pikture, lojë melodie me fyell dhe këngë të isopolifonisë mallakastriote ka shënuar kjo javë e dytë e këtij aktiviteti kulturor, e cila do të finalizohet të shtunën e ardhshme me një panair të madh në "Apolloninë" e Fierit.

E ndërsa këshilltari i Kryeministrit Berisha, Bardhi Sejdarasi, është angazhuar për një mbështetje më të madhe për përmirësimin e infrastrukturës në pikat arkeologjike dhe turistike, ai ka kërkuar ndërkohë prej të gjitha strukturave të qarkut që këto pika të vizitohen e të njihen më shumë nga moshat e reja dhe nxënësit e shkollave.

"Sofra ilire 2008" është një aktivitet që synon prezantimin e vlerave të turizmit në Qarkun e Fierit.

Ndërkohë që përfaqësuesi i Bashkisë së Fierit, Flamur Mato, do të përqendrohej më shumë jo vetëm në renditjen e vlerave kulturore e arkeologjike të qarkut, por edhe në kthimin e tij në një vend turistik. Ai tha se para vitit 1990 Fieri njihej më shumë si një trevë ku ishte e zhvilluar vetëm bujqësia e blegtoria, si dhe vlerat reale arkeologjike dhe kulturore janë marrë në konsideratë vetëm vitet e fundit.

"Në strategjinë e zhvillimit të Fierit është menduar që një nga shëtitoret kryesore të qendrës së qytetit të kthehet në një format të ri. Është menduar që një rrugë të mbushet vetëm me dyqane ku të <b>[Censored]</b>n emblema dhe suvenire me sigla të pikave arkeologjike dhe historike të Fierit", ka thënë Flamur Mato.

Gjithashtu, përfaqësuesi i bashkisë, duke zbërthyer pjesën e planit strategjik të qytetit, i cili është miratuar nga KRTRSH-ja dhe qeveria, ka shpjeguar se godina ku sot ndodhet Drejtoria e Policisë, si dhe mjaft objekte të tjera pa leje në Fier do të kthehen falë zbatimit të këtij plani të zhvillimit të qytetit në qendra kulturore dhe artistike. Madje është menduar që qysh këtë vit në Fier të çelet edhe Pavijoni i Etnografisë.

Një etapë e rëndësishme e pjesëmarrësve të shumtë në këtë javë të dytë të "Sofrës ilire" ka qenë vizita në objektet arkeologjike të Bylisit. Bashkim Vrekaj, drejtori i Parkut Arkeologjik, tha se ishte i bindur për vënien e Bylisit, në radhën e parqeve të tilla arkeologjike, që me historinë e tyre tregojnë shumë.

"Bylisi është ndër qendrat antike më të ruajtura të vendit tonë. Ndërkohë, gërmimet dhe restaurimet e shumta kanë bërë të mundur jo vetëm shtimin e monumenteve të vizitueshme, por edhe nxjerrjen në pah të vlerave arkitekturore dhe kulturore të tyre", ka thënë Vrekaj në rolin e ciceronit. Aktiviteti më pas ka kaluar nën ison e polifonisë së zonës së Mallakastrës dhe mes diskutimeve të shumta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
SHTROHET SOFRA ILIRE NE BYLIS
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Forum i lir :: Diskutime-
Kërce tek: