Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Dashuri sipas shqiptarëve

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Dashuri sipas shqiptarëve Empty
MesazhTitulli: Dashuri sipas shqiptarëve   Dashuri sipas shqiptarëve Icon_minitime6th October 2008, 5:59 am

Sa të ndjeshëm janë shqiptarët ndaj divorcit? Sa tolerant apo intolerantë bëhen ata edhe kur arsyet mund të jenë vërtet të forta dhe të pakontestueshme? Cilat janë arsyet e vërteta që i çojnë shqiptarët drejt prishjes së martesës? Po fëmijët sa ndikohen pas fenomenit dramatik? Këto dhe shumë problematika të tjera mund të konsiderohen si impaktet më të drejtpërdrejta dhe reale pas lamtumirës së dhimbshme që ndodh rëndom në shumë martesa shqiptare......


Nëse do të flisnim për dashurinë sigurisht që të gjithë do të përshkruanim nuancat më të bukura të kësaj ndjenje e cila ngjyros fortë dhe bukur jetën e gjithsecilit. E nëse kjo forcë dhe ndjenjë e bukur institucionalizohet ajo që paraprin është pikërisht përgjegjësia dhe kushtet e barabarta. Bëhet fjalë për martesën. Sa të lumtur janë njerëzit kur martohen? Sa të tjerë e shohin ndryshe dashurinë kur marrin përgjegjësi të reja dhe më serioze? Ç’ndodh kur partnerët nuk bien dakord për gjëra të cilat dikur shiheshin ndryshe? Sa e lehtë është bashkëjetesa dhe martesa nëse fillojnë grindjet, xhelozitë, inatet për arsye të mirëfillta ose jo. Drama me e madhe që vijon institucionin e shenjtë të martesës duket se është divorci. Ai që për hir të dashurisë së madhe shpesh herë neglizhohet si efekt anësor, pasi arsyet për ta perceptuar të tillë janë të horizonteve të largëta. Sa i largët dhe i afërt mund të shihet fenomeni i pashmangshëm i “inatit” ndërpersonal ndaj partnerit që dikur shihej me “sytë” ideal, e që në momente të papritura qëllohet me armën e “vdekjes”.

Por si është përjetuar fenomeni i divorcit në Shqipëri vitet e fundit? Sa të ndjeshëm janë shqiptarët ndaj situatave të tilla? Sa tolerant bëhen ata edhe kur arsyet mund të jenë vërtet të forta dhe të pakontestueshme? Cilat janë arsyet e vërteta që i çojnë shqiptarët, ashtu si shumë popuj të tjerë në fakt, drejt prishjes së brishtësisë së martesës? Po fëmijët sa ndikohen pas fenomenit dramatik? Këto dhe shumë problematika të tjera mund të konsiderohen si impaktet më të drejtpërdrejta dhe reale pas lamtumirës së dhimbshme që ndodh rëndom në shumë martesa shqiptare......

Lidhje të pamenduara

Pas tranzicionit duket se divorcet dhe numri i rasteve të tilla është rritur ndjeshëm në territorin shqiptar. Ajo që ka ndikuar drejtpërsëdrejti ka qenë emigrimi i paevitueshëm i emigrantëve jashtë kufijve shqiptarë. Largimi nga atdheu për të gjetur kushte më të mira jetese, sigurisht për të fituar më shumë para, komoditet në jetë, më shumë qetësi dhe standard jetese kanë qenë primare për pjesën dërrmuese të emigrantëve shqiptarë. Shumë prej tyre janë mbyllur në guaskën e të qenurit emigrant dhe kuptimit fillestar për të cilën janë larguar. Me pak fjalë këto dhe shumë përgjegjësi të tjera i kanë bërë shqiptarët, veçanërisht emigruesit të bëhen skeptikë për lidhje martesore me vajza të nacionaliteteve joshqiptare. Skepticizëm që u ka kushtuar deri në përjetimin e formaliteteve gjyqësore të padëshirueshme. Lidhja e shumë emigrantëve me vajza shqiptare, të cilat në shumicën e rasteve janë sugjeruar nga familja, ka qenë një ndër faktorët kryesorë që kanë çuar në prishje të martesës. Mospërputhja e karaktereve, disnivelet arsimore, jeta që kanë bërë në vende dhe kushte të ndryshme kanë bërë që palët të përfundojnë në divorc. Janë këto raste më të shumta në numër në gjykatat shqiptare sidomos në atë të Fierit, Vlorës si dhe Tiranës. Pasi janë lidhje të panjohura mirë që shpesh herë konkretizohen për hir të interesit personal. Shkurt në shumicën e këtyre rasteve, çiftet e shohin njëri tjetrin si “ideal” për një biznes martese dhe jo më shumë si një dashuri në martesë. Nga mosnjohja e njëri tjetrit dhe mospërputhja në karakter janë këto lidhje të pamenduara e të nxituara që çojnë në lindjen e problemeve e grindjeve, të cilat në shumicën e rasteve fatkeqësisht konkludohen me vulën e gjykatësit.

Dhuna në familje

E megjithatë arsye që çojnë familjet shqiptare në këtë dramë, shpesh herë të paevitueshme, janë të natyrave të ndryshme. Kështu, mund të themi fare mirë nga statistikat e shumta të bëra në dhjetëvjeçarin e fundit, dhuna në familje është një ndër problemet me të mëdha në shoqërinë shqiptare. Mesa duket këtij problemi të cilit nuk i është dhënë rëndësia e duhur mbështetet nga mentaliteti tradicional dhe patriarkal që është rrënjosur thellësisht në kulturën shqiptare. Dhuna mbështetet nga një masë e gjerë e shoqërisë dhe në disa vende ka edhe ligje shoqërore që mbështesin këtë formë. Mjafton të përmendim këtu Kanunin (kodin e ligjeve zakonore të hartuara nga Lekë Dukagjini dhe të përdorura rreptësisht) sipas tij: “burrat kanë të drejtë të rrahin dhe fyejnë publikisht gratë e tyre…Burri mundet t’i presë flokët gruas së tij, ta përzërë nga shtëpia në sy të të afërmve dhe me pas ta godasë atë me shkop në mes të gjithë fshatit”. Këto janë trajtimet më barbare dhe diskriminuese që mund t’i bëhen femrës, që sigurisht meriton një trajtim të polit të kundërt më atë të kanunit të Lekë Dukagjinit.
Problemi i dhunës që ushtrohet te gratë nga burrat e tyre vjen si pasojë e disa fenomeneve të tjera, që janë të ndërlidhura me mentalitetin mashkullor në Shqipëri.
Mentaliteti mjaft i varfër i burrave dhe shoqërive të cilët e shohin gruan si një “objekt” që merr frymë e që detyra e saj është të kujdeset për fëmijët dhe anëtarët e tjerë të familjes, apo kryerjen e punëve të rëndomta shtëpiake.

Por me kalimin e viteve situatat janë përmirësuar, disi le të themi. Nëse dikur gratë stepeshin përballë këtyre dukurive vërtet fyese dhe diskriminuese, sot roli i gruas në shoqëri është bërë më i ndjeshëm. Ato janë më revolucionare, më të vetëvendosura, më të të pavarura dhe më të sigurta për t’i thënë “jo” një marrëdhënieje kur shihet se nuk funksionon. Në shumë raste, konkretisht 75 për qind në gjykata rezulton se kërkesat për divorc bëhen nga gratë, ndërsa në 60 për qind kërkohen nga burrat. Sigurisht që pas tranzicionit, një rol të rëndësishëm në liberalizimin e gruas ka pasur arsimimi duke i vënë ato përballë pikëpamjeve më indipendente dhe moskokëçarëse.


Gjendja ekonomike

Gjendja ekonomike e mjaft familjeve shqiptare është një tjetër faktor dominues në rastet e divorceve shqiptare. Burri, i parë si shtylla e familjes, mundohet të jetë ai i cili duhet të përballojë jetesën dhe sigurimin e të ardhurave në shtëpi. Nëse roli i tij nuk është përmbushur, dhe përgjegjësitë çalojnë atëherë lindin konfliktet. Kryefamiljaret stresohen dhe gjendja behet e padurueshme duke sjellë dhunën si pasojë. Konfliktet rriten dhe arsyet ekonomike duket se janë faktori kryesor që çojnë në një gjendje të tillë. Në kushte të tilla, për t’i mbijetuar situatës së krijuar, forca e besimit dhe dashuria duhet të jetë vërtet shumë e fortë, në të kundërt grindjet sapo kanë nisur. E radhës nuk mbetet gjë tjetër veç divorci, ose në rast se fenomeni nuk përfundon në gjykatë mbetet një jetë që prodhon vetëm stres, shkatërrim dhe urrejtje.

Xhelozia

Një motiv tjetër tepër i hasur në çiftet shqiptare është xhelozia. Shumë të dhunuara shprehen se keqtrajtohen nga burrat për shkak të xhelozisë dhe në rastet më të shumta xhelozia është e pa motivuar. Ajo lidhet më shumë me frikën që kanë burrat ndaj grave, duke i bërë ata të mendojnë se një ditë do braktisen prej tyre. Frika e të mbeturit vetëm, ndjenjat inferiore, i shtynë këta persona që të ushtrojnë dhunë mbi bashkëshortet e tyre, presion psikologjik dhe në rastet me vulgare viktima mbahet e mbyllur në shtëpi në mënyrë që të mos ketë kontakt me persona të tjerë. Duke shkelur kështu një nga të drejtat primare të individit “Lirinë”. Duket se motivi i xhelozisë është një nga shkaqet e tjera më të rrahura në jetën e çifteve shqiptare, që në shumicën e rasteve vetëm pak prej tyre kanë pasur guximin të përfundojnë në gjykatë.

Impakti te fëmijët

Por plaga më therëse në fenomenin gjithëpërfshirës të divorcit sigurisht që mbeten fëmijët. Në dyert e gjykatave, shumë prej tyre fshihen për të parë si do të shkojnë gjërat mes prindërve duke shpresuar për një ribashkim dhe rikthim në jetën e mëparshme, dikur të lumtur. Në fakt mbetet të jetë një dëshirë fëmije, me naivitet brenda. E ndërsa çështja që diskutohet mes prindërve, përveç ndarjes së pasurisë, është edhe ndarja e fëmijëve. Kjo është drama më e dhimbshme që përjetohet shumë rëndë. Nëse fëmijët i përkasin grupmoshave të rritura situata është pak më lehtësuese, por nëse bëhet fjalë për adoleshentë apo moshën infantile, sigurisht që impakti është vërtet dramatik. Sipas Harold Minden, prof psikolog, dhe specialist në fushën e stresit, stresi dhe traumat që mund të përjetojnë fëmijët zakonisht shkaktohet nga këto lloj situatash. Fëmijët janë viktima e parë dhe e pandashme e këtij fenomeni shkatërrues, social.

Por fëmijët, në pjesën tjetër të rasteve, konsiderohen edhe si ana tjetër e medaljes. Shpesh herë ata janë arsyet që palët nuk i alarmojnë ngjarjet dhe situatat për t’i çuar deri në gjykatë. Për hir të tyre ata “sakrifikojnë” duke pranuar bashkëjetesën e “padëshiruar” për të shpëtuar fëmijët. Këto janë raste tipike shqiptare, duke “sfiduar” edhe arsyet më të pakontestueshme, për të normalizuar rrethanat, jetën e për t’i parë gjërat në syrin më pak kritik. Në fund të fundit kanë shpëtuar një martese, atë për të cilën janë betuar që në fillim, lumturinë e tyre dhe sigurisht fëmijët, pjesën më të pafajshme në gjithë meselerat dhe turbullirat e padëshirueshme që sjellin vetëm shkatërrim dhe dhembje.

Bashkëjetesa, “pilula” antidivorc

Fenomeni i bashkëjetesës ka marrë dimensione të tjera përtej konceptit të të jetuarit “bashkë”. Madje kjo po ndodh edhe në Shqipëri, ku fenomeni në fjalë po sfidon edhe konceptin e martesës, një fenomen paralel por me ndryshime të ndjeshme midis proceseve. Sa të interesuar janë shqiptarët ndaj bashkëjetesës dhe sa prej tyre nuk arrijnë të pranojnë atë? A është bashkëjetesa një zgjedhje e mirë për të evituar divorcin në çift?

Një sondazh i kohëve të fundit nga shoqata “Yjet Shqiptare”, mbi problemin e raportit për martesë normale apo bashkëjetesë para martesës ka nxjerre në pah se, mbi 70 për qind e të anketuarave janë për bashkëjetesë para martesës. Ndërsa, shumë sondazhe të tjera të bëra në grupmoshat e ndryshme, dhe sidomos në shtrirje gjeografike mbarëshqiptare kanë treguar rezultate diametralisht të kundërta. 100 për qind e të anketuarve mbi 55 vjeç janë shprehur kategorikisht kundër bashkëjetesës para martesore, veprim i cili, sipas tyre, bie në kundërshtim me psikologjinë trashëgimore të shqiptarit.

Në fakt bashkëjetesa është një formë moderne e të jetuarit dhe njohurit në një çift. Ajo është një provë paramartesore, e cila mund të etiketohet sipas zakonit shqiptar si fejesë, por me një ndryshim që, në rastin e një shoqërie demokratike, të dashuruarit jetojnë si të martuar, pa e ligjëruar lidhjen. Kjo provë lidhet me performancën apo përpjekjet e të rinjve për të gjetur çelësin e lumturisë në përpjekjet e përditshme, për të realizuar qëllimet kryesore të jetës, pra arsimimin, paranë, pushtetin dhe partneritet të favorshëm. Në bashkëjetesë individët mendohet se janë më të lirshëm, më të hapur ndaj njëri tjetrit, më shumë vetvetja, dhe më pak përgjegjësi për të përballuar. Ndryshe nga martesa ata nuk kanë mbi kokë presionin e të qenurit përjetësisht bashkë edhe kur nuk duan të jenë. Ndoshta bashkëjetesa po konsiderohet me kalimin e viteve si një formë më e mirë njohjeje dhe dashurie, duke baraspeshuar të gjitha vlerat pozitive dhe ato negative. Shumë psikologë e shohin atë si një formë për t’i parë gjërat më lehtë drejt martesës së suksesshme, duke i paraprirë kështu konflikteve, mosmarrëveshjeve dhe pse jo divorcit. Me pak fjalë ata e kanë shprehur atë me termin “pilula” antidivorc.

Para pesë vitesh në Francë, Gjermani, Britaninë e Madhe, SHBA u bë një anketim se “Çfarë duhet për të pasur një jetë të lumtur ?”. Nga të intervistuarit 89 % thanë se duhet të kesh shëndet të mirë, 79% të kesh një martesë të suksesshme dhe 62 % të ardhura të mjaftueshme. Pra nga anketimi del se martesa dhe familja luajnë rolin kryesor të lumturisë. Një shkrimtar brazilian është shprehur se “sikur të mos përpiqeshim aq shumë për të qenë të lumtur, mund t’ia kalonim mirë në jetë”. Dhe jeta kalohet mirë kur martesa ka një harmonizim nivelesh, aftësish, kërkesash dhe dëshirash mes burrit dhe gruas.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit
MISTERIOZJA


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 35
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

Dashuri sipas shqiptarëve Empty
MesazhTitulli: Re: Dashuri sipas shqiptarëve   Dashuri sipas shqiptarëve Icon_minitime17th October 2008, 10:48 pm

dikur shqipetaret kane qene shume te lidhur ndaj familjes
sapo u hapen kufijt, jane modernizuar dhe ato dajak
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dashuri sipas shqiptarëve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 14 shenja qe te kuptoni se keni ren ne dashuri
» MIQESIA MUND TE KTHEHET NE DASHURI, POR JO E KUNDERTA
» Rrezik te biesh ne dashuri ?
» Tradhtia, Të humbësh në dashuri
» Ishte kohe per Dashuri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Ndjenja ,dashuria,erotika :: Dashuria-
Kërce tek: