Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Një kameleon i quajtur Jonida

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel
dreqja


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

Një kameleon i quajtur Jonida Empty
MesazhTitulli: Një kameleon i quajtur Jonida   Një kameleon i quajtur Jonida Icon_minitime2nd October 2008, 6:02 pm

Një kameleon i quajtur Jonida JonidaMaliqi

Ditët e fundit e kemi parë në versionin brune seksi. Por brenda një jave ajo shndërrohet në çfarë t’i dojë qejfi: bionde engjëllore apo flokëkuqe fatale. Prej saj çfarë nuk pret... Por këshillë: Mos u mundoni ta imitoni. Sepse nuk do të keni të njëjtin rezultat


Një bësh shkrim për shndërrimet e look-ut të Jonida Maliqit, do të thotë të marrësh një udhë pa fund. Sepse ndryshimet e saj nuk kanë fund e ndoshta, kur ky shkrim të jetë botuar, Jonida me siguri do të ketë ndryshuar disa herë ngjyrën e flokëve... Ndërsa vetëm një rubrikë që nuk zë më shumë se dy faqe reviste, është hapësira më modeste që mund t’i rezervosh një kameleoni të vërtetë të look-ut, siç është ajo.

Ne po rrezikojmë të marrim shtegun më të shkurtër për t’ia dalë në krye kësaj udhe të gjatë. Po përmbledhim në vija të trasha (po shumë të trasha ama) disa nga momentet më kulminante, ku Jonida Maliqi ka shënuar çuditë më të mëdha të ekstravagancës, elegancës, por edhe të sharmit e sidomos nuhatjes së pagabueshme për ta shndërruar çdo performancë në look e veshje në një tendencë të kohëve të fundit.

Po look-u aktual? Kushedi ç’formë do të ketë marrë Jonida kur të jetë duke lexuar këtë shkrim! Kohët e fundit, pas një periudhe kur ngjyra e kuqe dukej se po qëndronte shumë më tepër se të tjerat në flokët e saj, e kemi parë si një brune seksi, por brenda një jave ajo mund të shndërrohet në çfarë t’i dojë qejfi: në një bionde engjëllore ose sërish të shkojë tek e kuqja fatale. Prej saj çfarë nuk pret. Por një gjë është e sigurt: sido që të jetë, Jonida do të dijë ta kombinojë përsosmërisht imazhin e radhës me një gardërobë të re e të pasur. Sa për stilin e veshjeve, as këtë nuk e përcakton dot, por mund të përmblidhet në një emër tjetër e që i nënkupton të gjitha: një stil alla Jonida Maliqi, që me siguri është tendencë, jo e kohës, por e minutës së fundit.


Për herë të parë...

Skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve për herë të parë e preku në moshën 13-vjeçare, duke u bërë kështu e dyta këngëtare, pas Mariza Ikonomit, që del në skenë në një moshë fare të vogël. Në këtë kohë, 13-vjeçarja shoqëroi këngëtarin Sherif Merdani, por nuk ra në sy për asgjë tjetër, përveçse si një vogëlushe buçko dhe e lezetshme.

Sërish në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve rikthehet në moshën 17-vjeçare, tashmë një adoleshente (sërish paksa buçko) veshur me një kostum tërësisht të bardhë, nuk kishte si të mos binte në sy edhe për veshjen.

Por, momenti i shpërthimit sa i takon rënies në sy për ekstravagancën në veshje, do të vononte edhe pak më shumë. Këto dalje të shpeshta në skenë, këngëtares duket se i shërbyen për të zbuluar disa defekte të cilat ekrani t’i nxjerr zbuluar.

E para: duhej të binte disa kile nga pesha. E dyta (megjithëse jo shumë e nevojshme): duhej të bëhej me një hundë të re, madje urgjentisht. Vetëm kështu mund të shpjegohet padurimi i Jonidës për një takim me doktorin e kirurgjisë plastike.



Nxitimthi për të prekur hundën perfekte

Jonida është nga të parët personazhe të njohur që i është drejtuar kirurgjisë plastike për të përmirësuar imazhin e saj. Megjithëse në ekran ajo dukej gjithmonë bukur, nuk kishte pse të priste gjatë për të pasur hundën perfekte. Prandaj nuk priti të kalonte as të 20-tat për të kryer një operacion plastik në hundë.

Për herë të parë Jonida ia prezanton publikut hundën e saj të re e të vockël në një nga puntatat e Rokoko-së, spektaklit të drejtuar nga Ardit Gjebrea. Ndryshimi në fytyrën e saj ishte i dukshëm, por vetëm më të vëmendshmit e kuptuan që bëhej fjalë për një hundë ndryshe ose, më mirë të themi, një hundë të operuar.

Ndërsa çdo ditë e më shumë, falë frekuentimit të rregullt të palestrës dhe ka shumë mundësi edhe të një diete të ekuilibruar, silueta e saj sa vinte e hollohej më shumë, derisa nga një femër e mbushur, Jonida nisi të klasifikohej tek më elegantet e skenës.

Ndryshimet e herëpashershme të look-ut Jonida i nisi nga fundi i vitit 1999 deri në fillim të viteve 2000. Këngëtarja 25-vjeçare nuk të linte kohë të mendoheshe cili ishte ndryshimi i radhës. Sa herë u shfaq në ekran apo pozoi në faqet e revistave, çuditi gjithnjë e më shumë me ndryshimet fizike, make up-in ekstravagant, që u harmonizua përsosmërisht me ekstravagancën shumëstilëshe të veshjes.

Padyshim, fillim-vitet 2000 shënojnë shpërthimin e pagabueshëm të shijes të këngëtares shumëstilëshe, e cila pak nga pak u shndërrua në ikonë mode. Ndërsa sot surprizat e look-ut të saj, vazhdojnë të mbeten çudi, por shoqërohen me shprehjen: “Eh, prej saj çfarë nuk pret!”.


Tendencë e paimitueshme

Mijëvjeçari i ri i përkiste tërësisht sukseseve të këngëtares, e cila u vlerësua me çmime të rëndësishme në festivalet më prestigjioze të muzikës së lehtë shqiptare.

Por më shumë sesa për këngët (vokali nuk i ka munguar kurrë, por Jonida ka zgjedhur muzikën jokomerciale), këngëtarja është fiksuar në kujtesën e të gjithëve për performancat e saj. Në një prej edicioneve të “Këngës Magjike”, Jonida guxon si asnjë këngëtare tjetër të sjellë një look të ri, të inspiruar nga vitet ‘70. Flokë të zinj me kaçurrela, si të këngëtarëve me ngjyrë të viteve të çmendura ‘70. Kopjet e tjera që erdhën pas saj, ishin veçse disa imitime të dobëta të Jonidës, sepse ajo nuk lë mënjanë asnjë detaj tjetër që lidhet në tërësi me një performancë të arrirë.

E nëse provoi të kishte kaçurrelat e ekzagjeruara të Aretha Franklin-it, nuk harroi t’i jepte një nxirje të fortë lëkurës, që bënte një kontrast të mrekullueshëm me veshjet me tonalitete të forta ngjyrash diellore.

Ndërsa një stilim të John Galliano-s askush përveç saj nuk kishte për t’i shkuar ndërmend për ta kombinuar me një të kuqe flakë të flokëve. Stilisti që ka punuar për shtëpinë e madhe Christian Dior, njihet për idetë e çmendura të kombinimeve të femrës klasike të viteve ‘40, por e trukuar për drita të kuqe. E përveçse një të çmendure pas look-ut, si Jonida, askush tjetër nuk do të realizonte një kombinim kaq të guximshëm të krijimit Galliano me një të kuqe të fortë flokësh.

Gjatë dimrit, streçet e hirta, askush tjetër veç saj nuk do të mund t’i vishte me këpucë lustrafini të gjelbra e me taka të larta dhe me pallto të zezë e, sigurisht, veshja do të quhej e paplotësuar pa një palë syze të mëdha të zeza, një aksesor i mirë dimëror.

Duke sjellë këto tendenca mode, këto kombinime të rrezikshme, këngëtarja është shndërruar në një ikonë mode, fatkeqësisht nga ato të paimitueshmet.

P.S. Këshillohen të gjitha femrat të mbahen larg provave për të imituar Jonida Maliqin! Në vend të dukeni bukur si ajo, rrezikoni të bëheni qesharake.
Marr nga revista jeta :urra:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kasata.albanianforum.net
 
Një kameleon i quajtur Jonida
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Art dhe kultur :: Vip-
Kërce tek: