Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Zbulohen prapaskenat e dështimit në Hungari

Shko poshtë 
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Zbulohen prapaskenat e dështimit në Hungari Empty
MesazhTitulli: Zbulohen prapaskenat e dështimit në Hungari   Zbulohen prapaskenat e dështimit në Hungari Icon_minitime14th October 2008, 12:26 am

Kuman, ja si nxënësi e mundi mësuesin Ari Han


Humbja 2-0 përballë një kundërshtari direkt i objektivave tona në këtë eliminatore të Botërorit 2010, siç ishte Hungaria, ka lënë një shije të hidhur në opinionin sportiv shqiptar. Një gjë e tillë u ka prerë krahët të gjitha fantazive, të atyre që guxuan qoftë edhe për një moment të vetëm të mendonin se Shqipëria mund të bëjë diçka më ndryshe, më të bukur në këto eliminatore. Ndërkohë që triumfi ndaj kuqezinjve i ka dhënë krahë rivalit tonë, Hungarisë, e cila dje ka glorifikuar atë fitore 2-0, duke ia atribuuar trajnerit të saj, holandezit Ervin Kuman, atij që fitoi "derbin" me bashkëkombësin e tij Ari Han. E thënë ndryshe, nxënësi i urtë Kuman mundi mësuesin e tij Han. Pikërisht kjo është ajo që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në stadiumin "Ferenc Pushkash" të Budapestit. A ishte vërtet meritë e trajnerit të hungarezëve triumfi ndaj kuqezinjve? Pikërisht këtë tentoi të vërtetojë dje shtypi hungarez, i cili ka ngritur në qiellin e shtatë Ervin Kumanin. Gazetat vendase shkruajnë se protagonisti kryesor i ndeshjes është padyshim tekniku holandez, i cili atë që nuk bëri gjatë 5 ditëve e bëri gjatë pushimit mes dy pjesëve. E përditshmja "168 Ora" ka zbuluar në faqen e saj një pjesë se çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes, në ndërprerjen 15 minutëshe të pushimit dhe pse djemtë e Ervin Kumanit ndryshuan gjithçka në 45 minutat e dyta. "Nuk kemi pse të frikësohemi nga Shqipëria. Ne luajmë në shtëpinë tonë dhe kemi mbështetjen e tifozëve, duhet të ecim përpara dhe jo të presim, pasi vetëm kështu mund të fitojmë", shkruhej në këtë gazetë. Pikërisht kjo ndërhyrje e trajnerit Kuman i karikoi hungarezët, të cilët ngritën ritmin e lojës dhe zhbllokimi i rezultatit nuk vonoi më shumë se katër minuta. Por që të arrinim deri këtu do të duhej të gabonte Shqipëria dhe ajo atë bëri. Për një moment besoi se mund të zotëronte lojën dhe me dëshirën për të gjetur golin, la hapësira prapa. Në sulmin e dytë Hungaria shfrytëzoi përgjumjen e një mbrojtjeje të pa rreshtuar mirë dhe Torghelle shënoi në minutën e 49. Ky moment rezultoi vendimtar për rrjedhën e ndeshjes. Edhe në golin e dytë u përsërit i njëjti defekt. Gazeta "168 Ora" nuk ka lënë pa përmendur edhe traversën e Ervin Skelës në pjesën e parë. Sipas tyre, nëse ajo gjuajtje do të ishte gol, sot mund të ishin shqiptarët duke festuar dhe jo hungarezët. Sfida e së shtunës mes Hungarisë dhe Shqipërisë, ose ndryshe përballja mes dy trajnerëve holandezë, ka zënë një vend të veçantë edhe në mediat holandeze. Kryeartikulli i sportives "Sportweek" është: "Kuman i tregon Ari Hanit se si fitohet. Në shkrimin e kësaj gazete theksohen aftësitë e ‘nxënësit‘ për të menaxhuar skuadrën taktikisht, gjë që solli edhe fitoren e tij të parë në aktivitetet ndërkombëtare".



Batuta

"Nuk kemi pse të frikësohemi nga Shqipëria", u tha Kuman në pushimin e ndeshjes. "Ne luajmë në shtëpinë tonë dhe kemi mbështetjen e tifozëve, duhet të ecim përpara dhe jo të presim, pasi vetëm kështu mund të fitojmë"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zbulohen prapaskenat e dështimit në Hungari
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Sporti :: Futbolli Shqiptar-
Kërce tek: