Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Pasardhesi

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Pasardhesi Empty
MesazhTitulli: Pasardhesi   Pasardhesi Icon_minitime6th November 2008, 7:00 am

Ne prag te vdekjes, Enver Hoxha kreu pushkatimet e fundit, te cilat do te hapnin rrugen e pushtetit per pasardhesin e paracaktuar. Me kohe, ai kishte zhdukur dhe kishte bere te pamundur cdo lloj opozite, ndersa vendin e kishte izoluar krejtesisht nga bota. Ne saje te merakut te tij per vazhdimesine ne vitet '80, anetaret e Byrose Politike dhe te K.Q. te Partise se Punes, per nga niveli i mjere intelektual ia kalonin edhe atyre te periudhes se viteve '40. Nga ana tjeter, diktatori kishte gjetur pasardhesin: Ai ishte Alia.

Per dekada te tera, Ramizi kishte qene aty prane "te medhenjve", fillimisht ne radhe i dhjeti a dymbedhjeti, e me tej katerti ose i pesti, pas Mehmetit, Hysniut, ndersa Kadriu ishte nje rrezik tjeter per te. Ne keto kushte ai zor te kete enderruar per karriken numer nje te partise e te shtetit, (ne foton e pare ju mund te shikoni Ramizin ne moshe te re). Por vitet kaluan, dhe atij iu pastrua e iu hap rruga drejt majes se pushtetit. Ai dha kontributin (c'te bente?!) dhe tregoi zellin e domosdoshem ne eleminimin e shokeve. Megjithate, si pak presidente ne bote dhe si asnje sekretar i pare i vendeve komuniste, Alia nuk e fitoi vete karriken numer nje te shtetit, por ia pergatiten, ia lane. Prandaj celesin per vleresimin figures se tij, mund ta gjejme ne pergjigjen e pyetjes: Perse diktatori la ate dhe jo nje tjeter ne krye te shtetit?

Hoxha ia kishte blere me kohe mendjen Alise, e kishte mbajtur afer dhe e kishte implikuar keq ne bemat e tij. Ne foton e dyte ju mund te shihni Ramizin duke i uruar mesuesit te tij 75 vjetorin. Enveri ia kishte vene re me vakt pantallonat e gjera, (sic i mbante ai), zerin e holle dhe cehren anemike, (sic nuk e kishte ai). Alia do te qeveriste nen hijen e Enverit, me veprat e tij ne dore dhe s'kishte si te ndodhte ndryshe. Hoxha nuk gabonte ne llogari te tilla. Me Ramizin ne krye, dergjja e sistemit vazhdoi gjate, duke na kushtuar aq shtrenjte.

Nga ato qe thonte dhe nga ato qe beri, mund te nxirret perfundimi se Alia e adhuronte diktatorin, dhe njekohesisht tmerrohej prej bemave te tij. Fale nivelit te rendomte intelektual, duke mos harruar se doktrina marksiste pushtoi miliona shpirtera njerezore, te poshter, te paster apo te mjere, Alia besonte ne socializmin, madje deri ne prag te shembjes se tij, (ndoshta beson akoma). Ne realitetin virtual ku jetonin bllokmenet, kufiri mes te mires dhe te keqes ishte zhdukur me kohe. Indoktrinimi dhe kulisat e pushtetit e kishin futur ate, hap pas hapi, me ose pa dashje, ne rrugen e krimit. Kthim prapa s'mund te kishte, aq me teper qe kur e ke barkun te mbushur per vete, mund te besosh se edhe populli eshte i lumtur.

Por ne gjysmen e dyte te viteve '80 te shekullit te kaluar, sistemi ekonomik dhe politik komunist ishte ne grahmat e fundit. Mjerimi total kishte pllakosur vendin, ererat e ndryshimeve dhe pastaj te revolucioneve demokratike te Lindjes po frynin edhe ne Shqiperine e kallkanosur. Fillimisht, njerezit besuan se Alia do te sillte ndryshimin dhe hapjen ndaj Perendimit, por merret vesh qe u zhgenjyen. Ramizi vazhdonte me ditet dhe javet e Enverit, (fotoja e trete jua kujton kete), dhe s'kishte gjase te ndodhte ndryshe.

Per "masat demokratizuese" qe ndermori, Alia ka pranuar mese nje here qe "ato asnjehere e ne asnje rast s'i kam konceptuar, si masa qe te mund te conin ne zevendesimin e sistemit", por "synimi im ka qene jo permbysja, por shpetimi i sistemit", (Leter Agollit, botuar tek gazeta "Koha Jone"). Mirepo ekonomia s'mund te ringjallej me tufezat dhe arezat, dhe askush s'mund te besonte se "ne s'jemi as lindje as perendim". Fundi i Causheskut e tmerroi keq Ramizin dhe bashkepunetoret e tij. Ai u detyrua t'i hape rruge pluralizmit politik, dhe te mendonte per vazhdimesine ne kushtet e reja.

Megjithate ekziston edhe opinioni se Alia ka meriten qe ndryshimi ndodhi pa banjo gjaku, se po te donte Alia ketu do te kishte ndodhur nje Tien An Men tjeter, gje qe mund te kishte bere vaki sikur pasardhesi i Enverit te kishte qene Mehmeti, e te tjera si keto. Nuk mendoj se per kete duhet t'i njohim ndonje merite Alise, sepse ai nuk mund te kryente vrasje masive per te shpetuar socializmin. Te mos harrojme se sistemi kishte marre fund ekonomikisht, kishte degraduar plotesisht, dhe Shqiperia kishte mbetur diktatura e fundit ne lindjen komuniste, ne Europe. Ramizi kaq gje e kishte te qarte: Vrasjet ne sheshet e demostratave do ta conin edhe ate vete drejt fundit te Causheskut. Prandaj, "politika" e tij nuk mund te shkonte me larg se hakerrimet dhe buzeqeshjet, vrasjet ne kufi dhe infiltrimi i njerezve te tij dhe i spiuneve ne partite opozitare dhe shoqatat. Por keto levizje nuk mund ta mbanin me ne pushtet. Perballe urrejtjes dhe zemerimit popullor, me se fundi Alia u detyrua te dorehiqet (1992) dhe te dale nga skena politike, pas 7 vitesh ne krye te shtetit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit
MISTERIOZJA


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 35
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

Pasardhesi Empty
MesazhTitulli: Re: Pasardhesi   Pasardhesi Icon_minitime7th November 2008, 5:25 am

ehh shyqyr qe iku ajo kohe e tmerrshme thuaj :cocoment:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pasardhesi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Forum i lir :: Diskutime-
Kërce tek: