Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Po te shajne ne web

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Po te shajne ne web Empty
MesazhTitulli: Po te shajne ne web   Po te shajne ne web Icon_minitime6th November 2008, 7:07 am

Bej nje kerkim te thjeshte ne Google. Fut emrin dhe shih se cfare thone bota. Te shara, komente qe te bejne te thyesh kompjuterin por dhe ndonje kompliment nga miqte, qe nuk jane te gjithe dashamires. Si te ruash te dhenat e tua qe xhirojne ne Facebook, MySpace apo kudo ne rrjet.

Vellai i madh s'kishte gisht. U tradhetua nga Facebook. Pa i futur mire kembet ne shtepine e "Big Brother Albania", Ilda kishte arritur te fitonte nje popullaritet te papare. Ne media, forume e blogje online nuk flitej vecse per te. Me sakte per fotot e saj, diku ne poza seksi, diku me lakuriqe e diku ne "lojera" mes mikeshash, qe u keqkuptuan fare lehte. Aq sa ne menyre indirekte e bene dhe te largohej nga shtepia. Bukuroshja me origjine nga Tropoja, nuk e kishte menduar gjate kur i hodhi fotot intime ne profilin e saj personal ne Facebook. Fundja ato do te ishin per tu pare vetem nga miqte e saj. Ajo kishte te drejte, por ja qe sot nuk i zihet me bese mikut, qe me nje klik te vetem te hedh ne ere duke nxjerre sekrete e intimitet e tua. Pavaresisht se Ilda, u tregua aq e zonja sa ta ktheje publicitetin negativ ne favor te saj duke u bere akoma me popullore, nuk eshte shume e keshillueshme qe teshat tuaja te pastra e te papastra t'i lini te verdallosen pa dryn (password) neper internet. Pasi motoret e kerkimit tani jane sofistikuar aq shume sa ne pak sekonda, jane te afta te rendisin me shume se 8 miliarde faqe web, 880 miliona imazhe dhe 845 milion mesazhe te postuara neper forume. Per kete te fundit duhet te dije dicka dhe Megi Ajtyresa, e cila pasi u zgjodh kryetare e Forumit Eurosocialist e pa veten ne qender te vemendjes. Ne forume, Ajtyresa me shume u sulmua sesa u lavderua, duke sjelle detaje te prejardhjes se mbiemrit te saj apo elemente te tjere te jetes se vajzes qe vendosi shume shpejt t'i hyje politikes. Per fat te keq ato komente te bashkemoshatareve te saj do te qendrojne aty edhe per shume e shume vite e vite te tjera. Sepse te fshish nje gje nga Interneti, eshte pothuajse e pamundur. Pothuajse te gjithe ne kemi nje imazh dixhital, data, informacione ne lidhjet me interesat qe kemi, miqesite apo opinionet tona, qe publikohen ne rrjet. Ne total eshte perllogaritur se secili prej nesh ka nje hije prej te pakten 45 gigabyte. E cila keshillohet te ruhet me po aq perkujdesje sa dhe portofoli. Nderkohe qe nese ju vjedhin karten e kreditit per shembull, mjafton nje telefonate per ta bllokuar, per imazhet web mund te jete shume me e veshtire. Ne rrjet qendron gjithcka e paprekur, ose te pakten deri ne momentin qe autori nuk vendos ta fshije apo ta eleminoje. Disa prej kengetareve shqiptare, si Bleona Qerreti apo Arta Bajrami e kane provuar ne lekuren e tyre, kur miqte e tyre kane publikuar video te artisteve, e para ne nje dialog mbreselenes me nje majmun dhe tjetra duke bere nje banje sensuale ne vaske. Bleona e ka mohuar qe ka qene ajo, nderkohe qe nga video qe shfaqej ne YouTube nuk ka ngelur asnje shenje. Autori ne kete rast do jete bindur ta heqe nga rrjeti. Te njejten gje nuk do ta thonim per videon e deputetit Nikolle Lesi, i cili ngacmohet ne banjen e nje hoteli nga nje vajze e re. Shume nga forumet ku ajo qarkullonte, me komentet perkatese e kane fshire, nderkohe qe po te kerkosh mire, gjurmet e saj i gjen ende.

Nderkohe qe ne bote njerezit e zakonshem kane arritur te behen te famshem permes internetit, ne vendin tone web-i sherben per te diskutuar ata qe jane tashme te famshem. Ne kete rast interneti ka funksionin e nje ure, ku informacionet behen publike, po qe fama realisht vjen nga komunikimi real i njerezve. Pasi ne rast se personazhet nuk do te beheshin me pare publik ne televizion apo shtyp, askush ne asnje forum nuk do te merrte persiper te harxhonte rreshta te tere per to. Qofshin keto edhe me te shara.

Per te mos bere figure te keqe

1 Publikojoni fotot online, vetem ne albume te mbrojtura me nje passeord, te cilin me pas mund t'iu japesh miqve te tu.

2 Ne te ashtuquajturit Social Network (Facebook, MySpace etj) ndajini informacionet personale, mbi punen, familjen vetem me ata qe njihni.

3 Beni kujdes kur lejoni dike qe te shkrepe foto, apo te regjistroje video, te cilat mund te krijojne shqetesime, ne rats se publikohen per te gjithe.

4 Perdorni password-e te forta (te pakten prej 8 karakteresh me shkronja dhe numra, qe te mos formojne fjale te kuptimta) dhe te jene te ndryshme per cdo sherbim.

5 Kontrolloni se cfare bejne femijet tuaj ne Internet: mund t'u shperndajne personave te trete informacione apo te dhena private mbi familjen.

6. Beni kujdes me komentet qe postoni ne profilet e personave te tjere tek Social network: ndodnjehere nuk eshte e mundur te fshihen.

7 Kerkoni vazhdimisht ne Google Alert, te cilet ne nje periudhe kohe ju dergojne via mail te gjitha risite qe kane ndodhur ne rrjet per nje fjale kyce qe ju keni kerkuar, qe mund te jete per shembull emri dhe mbiemri juaj.

8. Mos genjeni ne Curriculum vitae dhe mbi aftesite tuaja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit
MISTERIOZJA


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 35
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

Po te shajne ne web Empty
MesazhTitulli: Re: Po te shajne ne web   Po te shajne ne web Icon_minitime7th November 2008, 5:29 am

ehhh tmerr eshte bere me keto passworde
eshte be pc per ta hedh nga ballkoni
apo sjane dhe kto hackers qe te hyjne ne pc dhe te bejne zborin
JA NJE HISTORI E THJESHTE
NJE SHOQES SIME I KISHIN HYRE NE PC DHE I KISHIN VJEHDUR FOTOT E SAJ PRIVATE
E MBI TE GJITHA I BEJNE DHE FOTOSHOP DHE JA MODIFIKUAN SIPAS QEFIT DHE JA NXINE FARE ASAJ
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel
dreqja


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

Po te shajne ne web Empty
MesazhTitulli: Re: Po te shajne ne web   Po te shajne ne web Icon_minitime24th November 2008, 10:51 pm

esht mese e vertet .kjo esht arsyja e vetme pse nuk kam myspace apo facebook .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kasata.albanianforum.net
xhentil3
I keq
I keq
xhentil3


Male Numri i postimeve : 733
Location : I_KEQ
Humor : bziiiiit bziiiiiit
Registration date : 02/10/2008

Po te shajne ne web Empty
MesazhTitulli: Re: Po te shajne ne web   Po te shajne ne web Icon_minitime9th January 2009, 11:56 am

ku ka bes e fe sot...me pelqen nje thenie qe ka lexuar nga firma e nje goce ne forum "o zot me ruaj nga miqt,se nga armiqt ruhem vete"interesante.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel
dreqja


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

Po te shajne ne web Empty
MesazhTitulli: Re: Po te shajne ne web   Po te shajne ne web Icon_minitime14th January 2009, 12:24 am

shum e vertet fasule respekt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kasata.albanianforum.net
Sponsored content





Po te shajne ne web Empty
MesazhTitulli: Re: Po te shajne ne web   Po te shajne ne web Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Po te shajne ne web
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Forum i lir :: Diskutime-
Kërce tek: