Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Dëmtim në shtyllën kurrizore, Altin Lala i shmanget thikës

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Dëmtim në shtyllën kurrizore, Altin Lala i shmanget thikës Empty
MesazhTitulli: Dëmtim në shtyllën kurrizore, Altin Lala i shmanget thikës   Dëmtim në shtyllën kurrizore, Altin Lala i shmanget thikës Icon_minitime15th November 2008, 12:43 am

Mesfushori shqiptar vuan nga problemet që ka me një prej nervave vertebralë


Altin Lala i ka shpëtuar për mrekulli bisturisë, pas atij dëmtimi jo të lehtë që ka pësuar në shtyllën kurrizore. Sikurse është mësuar tashmë, për shkak të probleme shëndetësore, mesfushori i Hanoverit nuk do të vihet në dispozicion të trajnerit Ari Han për ndeshjen që kuqezinjtë do të duhet të luajnë më 19 nëntor kundër Azerbajxhanit në Baku.

Diagnoza - Historia (gati e pafundme e dëmtimeve te klubi gjerman Hanover 96) në këtë sezon do të shtohet me një kapitull tjetër të ri: është mësuar tashmë se mesfushori shqiptar Altin Lala vuan nga një "dëmtim i një nervi vertebral". Kjo është diagnoza e dhënë të hënën nga mjeku i kombëtares së Gjermanisë, Hans-Vilhelm Myler-Vohlfahrt, i cili e ka vizituar në Mynih. Vizita është bërë të enjten dhe i pranishëm bashkë me Lalën ka qenë edhe trajneri i Hanoverit, Dieter Hecking. Pas bërjes së njohur të diagnozës, tashmë është e sigurt që mesfushori jo vetëm nuk do të mund të luajë të premten kundër VfL Bohumit, por do të mungojë edhe në ndeshjen që Shqipëria do të luajë kundër Azerbajxhanit.

Kurimi - Shqiptarit 33-vjeçar do t‘i duhet të fluturojë dy herë brenda javës (një herë të mërkurën dhe një herë të premten) drejt Mynihut, për t‘u paraqitur në klinikën sportive të doktorit të kombëtares gjermane, ku do t‘i nënshtrohet një kure të veçantë me mpirje. Më pas, kështu shpresohet të paktën, mesfushori do të mund të kthehet sërish në stërvitje. Mendohej se ai rrezikonte një ndërhyrje kirurgjikale, por është mësuar se për momentin nuk është planifikuar operimi i tij. "Operacioni nuk është i domosdoshëm", do shpjegonte vetë Lala mesditën e djeshme.

Rreziku - "Shqetësimi shkaktohet nga një nerv drejt e në zonën e vertebrës. 50 për qind e të gjithë futbollistëve thuajse kanë shqetësime të kësaj natyre specifike. Mua filloi të më përkeqësohej papritmas gjatë ndeshjes kundër Hamburgut. Është e kuptueshme, që në një farë mënyre rreziku më i madh kaloi", do të nënvizonte mesfushori i Hanoverit. Të dielën, pas fitores 3:0 ndaj Hamburgut, Lala ishte shumë i kënaqur nga suksesi dhe nuk i kishte vënë shumë rëndësi kësaj dhimbjeje, e cila më pas do të shtohej.

Zemër luftaraku - "Në ato momente nuk e ndjeja akoma dhimbjen e shpinës", pohon shqiptari. Por kur skuadra filloi stërvitjen e parë të javës, të hënën, Lala u desh ta braktiste atë. "Çdo dëmtim në këtë fazë është shqetësues për skuadrën. Një situatë të tillë kaq të keqe nuk e kam përjetuar kurrë. Por edhe për mua kjo nuk është një gjë e mirë. Do të doja të ndihesha mirë dhe të luaja patjetër në ndeshjen kundër Këlnit", thotë shkatërruesi (roli i tij në fushë) i Hanoverit, të cilin tifozët e kanë përshëndetur në ditën e ditëlindjes së tij me një koreografi, duke e etiketuar "Zemër Luftaraku". Lala luan prej më shumë se dhjetë vitesh me Hanover 96, ku ka zhvilluar plot 264 ndeshje. Ai jep maksimumin për këtë ekip: para disa vitesh vuante nga një dëmtim kronik dhe iu desh një ndërhyrje në nerv, për t‘u rikthyer në formë e për të luajtur sërish. Por këtë herë duket se do t‘ia hedhë pa iu nënshtruar bisturisë. "Myller-Vohlfahrt do të më rikthejë në formën më të mirë me kurën që do të më japë".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit
MISTERIOZJA


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 35
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

Dëmtim në shtyllën kurrizore, Altin Lala i shmanget thikës Empty
MesazhTitulli: Re: Dëmtim në shtyllën kurrizore, Altin Lala i shmanget thikës   Dëmtim në shtyllën kurrizore, Altin Lala i shmanget thikës Icon_minitime15th November 2008, 1:45 am

hajt sherim te shpejte Altin Lales albania
Mbrapsht në krye Shko poshtë
TIGER_SPIRIT
ROMANTIC TIGER
TIGER_SPIRIT


Male Numri i postimeve : 1334
Age : 39
Registration date : 07/10/2008

Dëmtim në shtyllën kurrizore, Altin Lala i shmanget thikës Empty
MesazhTitulli: Re: Dëmtim në shtyllën kurrizore, Altin Lala i shmanget thikës   Dëmtim në shtyllën kurrizore, Altin Lala i shmanget thikës Icon_minitime15th November 2008, 2:12 am

JU SHMANG THIKES SHPETOI NGA BAJONETA ME DUKET qesh me te madhe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Dëmtim në shtyllën kurrizore, Altin Lala i shmanget thikës Empty
MesazhTitulli: Re: Dëmtim në shtyllën kurrizore, Altin Lala i shmanget thikës   Dëmtim në shtyllën kurrizore, Altin Lala i shmanget thikës Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dëmtim në shtyllën kurrizore, Altin Lala i shmanget thikës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Sporti :: Futbolli Shqiptar-
Kërce tek: