Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Të gjitha zënkat e jetës bashkëshortore

Shko poshtë 
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Të gjitha zënkat e jetës bashkëshortore Empty
MesazhTitulli: Të gjitha zënkat e jetës bashkëshortore   Të gjitha zënkat e jetës bashkëshortore Icon_minitime16th November 2008, 5:24 pm

Arsyet absurde apo të drejta që fusin çiftet në sherr e që jo rrallë i çojnë drejt divorci
Që nga preferencat për pastën e dhëmbëve deri te xhelozitë

Dashuria, shpesh nuk na ndihmon të zgjidhim çdo problem të jetës sonë familjare. Pas zjarrit të fillimit, gjithçka nis të tretet qetësisht. Nëse dikur mendohej se çiftet duhet të ziheshin vetëm për probleme madhore, tani nuk ndodh kështu. Arsyet, se përse një çift grindet jo gjithmonë janë të mëdha, madje ato nisin që nga furça e dhëmbëve, çelësat e makinës, makina, lavatriçja, uji, telekomanda dhe telefoni. Kur një çift tregon që prej 20 vitesh diskuton gjithmonë për të njëjtat gjëra, do të thotë se diskuton gjithmonë për një nga arsyet që përmendëm më sipër. Megjithatë, këto nuk janë grindje që çojnë drejt divorcit, por ftohjes së marrëdhënieve në çift. Kështu tregon një studim i bërë nga sociologu francez, Jean-Claude Kaufmann, i titulluar "Le baruffe d‘amore". "Acarimi për disa është një ndjenjë e çuditshme, që luan një rol të rëndësishëm, në strukturimin e çiftit", tregon autori. Historitë që tregohen në libër janë mbledhur nga stafi i Kaufmannit përmes lajmërimeve në gazeta, dhe pastaj vetë sociologu mbajti korrespondenca me çiftet përmes e-maileve për një periudhë të gjatë kohe: më tepër me gratë se me burrat, që ishin më të gatshme për të përballuar diskutime të tilla sesa çështjet intime. Çiftet protagoniste, janë çifte të lumtura, sepse në libër bëhet një antropologji e jetës së përbashkët, jo të rasteve patologjike. Në fund, studimi nxjerr përfundimin se që kur vendosin të jetojnë bashkë, zënkat e tyre të preferuara vërtiten rreth disa objekteve të jetës shtëpiake. Pjesa më e madhe e grindjeve bëhet rreth pastës së dhëmbëve. Më shpesh diskutohej se përse ishte shtypur nga lart, nga poshtë, apo përse ishte lënë hapur. Kjo sepse pasta e dhëmbëve është objekti i parë që futet në shtëpi, prezenca e parë konkrete në jetën e një çifti. Sipas Kaufmann, në jetën dashurore ekziston një ekuacion i thjeshtë: që 1+1 bëjnë 4. Në muajt e parë të lidhjes, dashuria bazohet në idenë që 1+1 bëjnë 1, që ajo dhe ai kuptohen shumë mirë, e duan dhe e respektojnë njëri-tjetrin deri në atë pikë sa mund të konsiderohen si një person i vetëm. Por, llogaritjet e vërteta matematikore për çiftin janë të paekuilibruara 1 (burrë) dhe 1 (grua) bëjnë në fakt 4, sepse secili ka një njeri ndryshe brenda vetes një pjesë nga nëna dhe babai. Kur objektet, për të cilat zihet një çift, në fillim të aventurës së tyre për të jetuar së bashku, ose pas tridhjetë vjetësh, shkojnë nga salca e domateve te pasta e dhëmbëve, nga plehrat te pazaret në supermarket, nga kursimet në bankë te telefonatat që u bëhen miqve për Krishtlindjet, të gjithë karikohen për çdolloj konflikti të fshehur. Katalogu i historive tipike të mbledhura në Francë, nga Kaufmann, është sa interesante aq edhe për të qeshur kjo sepse jo gjithkujt pëlqen të dëgjojë zënkat e të tjerëve. Skemat e zënkave të mbledhura nga sociologu janë universale, kjo i bën të ngjashëm në gjithçka dhe me gjithçka me çiftet e tjera në botë. Sipas autorit, nuk ka çift që të mos jetë zënë të paktën një herë gjatë gjithë kohës që janë bashkë për objektet shtëpiake, ku nuk përjashtohet lavatriçja apo pazaret. Sipas autorit, gjithmonë pas bashkëshortit që vendos në lavatriçe kamishat e lara me 40 gradë dhe të hekurosura nga bashkëshortja (sepse ai do që të lahen me 60 gradë), ka gjithmonë zënkë dhe inat, ndërsa të bën për të qeshur gruaja që tregon se "nuk mund të bëj dashuri me dikë që më bërtet se përse nuk kam bërë mirë sallatën".

Pajtimi

Nëse në hapat e parë të dashurisë as që vihen re defektet e partnerit, me kalimin e kohës bëhet më i vështirë kapërcimi i pengesave dhe vendosja e rregullave në mënyrë që harmonia në çift të mos prishet. Një psikolog i Universitetit të Uashingtonit, prej vitesh studion mekanizmat që i bëjnë çiftet të ndahen, ose të qëndrojnë së bashku. Nga studimet e tij ka dalë se një nga pikat kyçe të gjithë kësaj, është mënyra se si çiftet i përballojnë zënkat. Nëse ata i kalojnë konfliktet me qetësi, apo nëse vazhdojnë të jenë të mbërthyer pas kritikave të ashpra dhe kokëfortësisë së tyre. Po cilat janë sjelljet për t‘u evituar, ato që mbartin njëkohësisht edhe rrezikun e një ndarjeje. Pa frikë mund të themi, kritikat për partnerin, për karakterin apo zhvlerësimi për personalitetin e tij. Por edhe vënia menjëherë në mbrojtje, duke deklaruar veten të pafajshëm dhe duke shmangur çdo përgjegjësi nga problemet. Ose të formosh një "mur" të lartë dhe të mos tregosh fare interes ndaj kërkesave të partnerit.

Zakonisht pas zënkave funksionojnë për mrekulli edhe ofertat për t‘u pajtuar. Kjo mund të arrihet fare lehtë duke kërkuar falje, duke dhuruar një buzëqeshje, apo duke thënë një batutë të bukur. Edhe pse diskutimi mund të ketë qenë mjaft i ashpër, me tentativat për ta riparuar atë që ka ndodhur, ulet ndjeshëm tensioni kur mendohet se partneri do ta mirëpresë vendimin tënd. Të gjitha çiftet pa përjashtim zihen, por e rëndësishme është mënyra që përdorin për të riparuar "dëmet". Le t‘i hedhim një sy edhe si nisin ato. Zakonisht minutat e para të një diskutimi janë gjithmonë ato kur njëri nga të dy personat tregon një problem, ndërsa tjetri i përgjigjet. Shpesh ato që nisin janë gratë: nëse ajo do të nisë me një kritikë të përgjithshme, atëherë situata është vërtet e rrezikshme. Ndoshta do të ishte më mirë një reagim më i butë dhe një qortim i specifikuar (dje nuk më ndihmove ta bëja këtë ....). Po reagimi i tij? Në çiftet më pak të qëndrueshme, bashkëshorti vihet menjëherë në mbrojtje dhe bëhet negativ shumë shpejt, ndërsa në ato më të qëndrueshme përpiqet të mbajë një sjellje pozitive sa më gjatë të jetë e mundur.

Po për ta përfunduar zënkën?

Sipas psikologëve, nuk duhet të sforcohesh me çdo kusht për t‘u pajtuar para se të shkosh për të fjetur. T‘i gjesh një zgjidhje problemit kur je i irrituar, është shumë e vështirë, ndaj është më mirë që t‘i rikthehesh problemit edhe një herë mëngjesin e ditës tjetër. Madje, nuk duhet të mungojnë kurrë edhe komentet pozitive.

Libri

Tema e librit të sociologut francez, Kauffmann, është ajo e zënkave. Grindjet që nuk çojnë në divorc, por vrasin dashurinë


Pasta e dhëmbëve

E shtypur nga lart apo nga poshtë, me kapak hapur ose mbyllur. Pasta është një nga objektet kult rreth të cilit zhvillohen konfliktet në çift


Lavatriçja

Lavatriçja është gjithashtu një nga pikat, për të cilat çiftet diskutojnë më shpesh. Mes episodeve të tjera më i interesanti është ai kur burri kërkon të lajë në lavatriçe me 60 gradë këmishët e lara nga gruaja me 40 gradë


Pazaret

Pazaret në supermarket janë gjithashtu në zënkat e vazhdueshme, bashkë me të edhe salca e domateve, kursimet dhe faturat e telefonit për Krishtlindje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Të gjitha zënkat e jetës bashkëshortore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Ndjenja ,dashuria,erotika :: Dashuria-
Kërce tek: