Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 IDEATORET E GOOGLE, ENGJEJT MILIARDERE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit
MISTERIOZJA


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 35
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

IDEATORET E GOOGLE, ENGJEJT MILIARDERE Empty
MesazhTitulli: IDEATORET E GOOGLE, ENGJEJT MILIARDERE   IDEATORET E GOOGLE, ENGJEJT MILIARDERE Icon_minitime4th December 2008, 7:04 am

Themeluesit e motorit të kërkimit në internet, “Google”, janë djemtë që çdokush do t’i kishte zili. Përtej pamjes së këndshme, të qetë e gati-gati modeste, ata janë super-miliarderë, të famshëm dhe shumë të suksesshëm. Në portretet në media, Larry Page dhe Sergey Brin, shfaqen si djemtë e sjellshëm të “derës ngjitur”, ata që vijnë nga një shtresë e mesme, por e zgjuar e periferisë amerikane. Larg jetës ekstravagante, mes jahteve dhe avionëve privatë, si shefi i ri i kompanisë së softëare-ve, “Oracle”, Larry Ellison, të dy shpikësit e motorit “Google”, kanë një stil jetese tejet modest për famën që i rrethon. Ata madje, nuk kanë as makina sportive dhe apartamente të thjeshta. Të dyve, Page dhe Brin, u ndodhi të “shfaqnin” gjeninë e tyre me kompjutera dhe si rezultat u bënë edhe themeluesit e motorit më të madh të kërkimit në internet. Por, historia e tyre është shumë e gjatë se kaq.


Origjina
Larry Page ka lindur dhe është rritur në Miçigan, është djali i Karl Page, një pionieri në shkencën kompjuterike. Edhe nëna e tij punonte me programimin e kompjuterave dhe vetë Larry thotë se ishte dashuruar me kompjuterat që në moshën 6-vjeçare. Brin është moskovit, djali i një ekonomisti e matematicieni rus. Familja e tij me origjinë hebreje, emigroi në SHBA në vitin 1979, për t’i shpëtuar persekutimit dhe kështu Brin nisi të studionte matematikë dhe shkenca kompjuterike në Universitetin e Merilandit, para se të regjistrohej në Universitetin e Stanfordit, për masterin dhe doktoraturën. Të dy u takuan në Universitetin e Stanfordit në mesin e viteve ‘90, ku po kryenin doktoraturën në shkenca kompjuterike. Natyrisht, nuk ishte një shpikje e momentit dhe as një shoqëri që u krijua sa hap e mbyll sytë. Ata u bënë miq ndërsa po krijonin një sistem të ri të motorit të kërkimit në internet nga konvikti i shkollës së tyre. Fillimisht, ata krijuan një sistem softëare të quajtur “BackRub”, ku motori i kërkimit do të listonte rezultatet sipas popullaritetit të faqeve, por kuptuan se rezultati i dëshiruar nuk ishte gjithnjë ai më popullori. Kështu, pasi e ndryshuan emrin në “Google”, ata e lanë kolegjin dhe pjesa tjetër është e gjitha histori.


Projekti në garazh
Me një milion dollarë të siguruara nga familja, miqtë dhe investitorë të tjerë, më 7 shtator 1998, “Google” u paraqit zyrtarisht në tregun e kibernetikës nga garazhi i një miku të tyre. Fillimisht, ky motor kërkimi procesonte 10.000 kërkesa në ditë, krahasuar me 200 milionë sot. Google sot e ka qendrën në Mountain Vieë, në qendër të së famshmes Silicon Valley në Kalifornia. Ka diçka shumë kaliforniane në filozofinë e Page dhe Brin. Ashtu siç ia ka shpjeguar dikur Page programit të lajmeve në televizionin “ABC”, të dy kanë një qëllim të vetëm dhe një moto: “të mos jenë kurrë të këqij”. “Mendoj se kjo është një gjë e mrekullueshme, shumë e rëndësishme për ne dhe klientët tanë”, - ka thënë ai. Djem të mirë, e shihni. Dhe të pasur gjithashtu. Shumë, madje!

Burimi: BalkanWeb.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit
MISTERIOZJA


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 35
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

IDEATORET E GOOGLE, ENGJEJT MILIARDERE Empty
MesazhTitulli: Re: IDEATORET E GOOGLE, ENGJEJT MILIARDERE   IDEATORET E GOOGLE, ENGJEJT MILIARDERE Icon_minitime4th December 2008, 7:06 am

PLANI I GOOGLE PER MBIZOTERIM

Google eshte motori i kerkimit me i fuqishem ne bote qe sot perdoret nga miliarda njerez per te kerkuar çfaredo lloj informacioni. Google, qe nuk eshte gje tjeter veçse nje projekt i dy studenteve, tani percakton rregullat e internetit.
Ne vitin 1997 Larry Page dhe Sergey Brin, shpiken Page Rank-un, nje algoritem matematikor kompleks, i cili klasifikon sitet e ndryshme sipas rendesise se tyre duke ndryshuar keshtu menyren e gjetjes se informacioneve ne internet.
Google eshte bere shume shpejt zgjedhja e pare per te kerkuar ne internet, dhe ky eshte vetem fillimi…
Sot Google nxjerr perfitime te medha duke dominuar ne biznesin e reklamave online, dhe eshte duke u bere lider boteror ne kete fushe.
Por jo vetem kaq! Themeluesit e Google-it po ndjekin nje plan te quajtur: “Plani i madh i Google-it”, me ane te te cilit çdo lloj informacioni do te jete i arritshem nga te gjithe por do te kontrollohet nga Google.
Me moton: “Te jemi te mire”, gjithmone e me shume programe apo aplikacione te ndryshme po bejne pjese ne platformen e Google-it, duke na i ofruar te gjitha ato falas.
Te mos shqetesohemi per jeten tone private? Plani i Hardware-it dhe Software-it te quajtur “GoogleWare“, i jep kesaj kompanie nje fuqi shume me te madhe se te tjerat, duke mundesuar arkivimin e te gjithe rrjetit te internetit ne bazat e te dhenave gjigante te saj.
Por ka akoma me teper, Gmail ofron disa GigaByte hapesire falas, dhe nuk eshte nje sekret qe te gjitha adresat tuaja te email-it kontrollohen.
Google mbledh te dhena personale ne menyre periodike ne shume menyra te tjera, si per shembull duke perdorur cookie-t qe keni ne kompjuter qe nuk jane gje tjeter veçse disa file ne te cilet tregohen te gjithe sitet qe keni vizituar, ose duke marre informacion mbi ju nga llogarite qe keni ne site te ndryshme.
Google mund te krijoje dosie te tera me informacion te detajuar mbi ju.
Nje agjent i CIA-s, pohon se Google bashkepunon ne fshehtesi me qeverine amerikane, dhe me vete CIA-n.
Me thjeshtesine e saj Google ka filluar ta rrise mbizoterimin e saj online.
Kontroll total, dhe jo vetem ne internet…
Google po ben gjithashtu kerkime ne fushen e biologjise molekulare dhe ne ate te gjenetikes. Cfare do te ndodhte ne qofte se Google do te kishte nje skede me informacione te detajuara mbi ju, perfshire ketu edhe te dhenat tuaja gjenetike? Cdo qenie njerezore do te behej komplet transparente.
Valle vertet Google-it i intereson respektimi i jetes sone private?

Mbrapsht në krye Shko poshtë
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit
MISTERIOZJA


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 35
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

IDEATORET E GOOGLE, ENGJEJT MILIARDERE Empty
MesazhTitulli: Re: IDEATORET E GOOGLE, ENGJEJT MILIARDERE   IDEATORET E GOOGLE, ENGJEJT MILIARDERE Icon_minitime4th December 2008, 7:07 am

BRAD WILLIAMS, NJERIU GOOGLE

Burri ne foto quhet Brad Williams, eshte 51 vjec dhe e quajne “Njeriu Google“. Motivi eshte i thjeshte: ky zoteri di gjithcka. Gjithcka qe i thuhet. Gjithcka qe lexon. Madje edhe gjithcka qe degjon me veshet e tij edhe pa vemendje. Nuk arrin te harroje asgje.

Kujton cdo gje, emer apo numer me te cilin ka pasur te beje, madje edhe motin e te gjitha diteve qe ka jetuar. Gjendja e tij quhet shkencerisht ipertimezi (hyperthymesia), dhe eshte kaq e rralle sa ne motorin e kerkimit Google dalin vetem 2 rezultate.

Duke klikuar ketu mund te shikoni nje dokumentar (ne anglisht) nga ABC News qe flet per fenomenin Brad Williams.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





IDEATORET E GOOGLE, ENGJEJT MILIARDERE Empty
MesazhTitulli: Re: IDEATORET E GOOGLE, ENGJEJT MILIARDERE   IDEATORET E GOOGLE, ENGJEJT MILIARDERE Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
IDEATORET E GOOGLE, ENGJEJT MILIARDERE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» ♥ Engjejt ♥

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Shkenca :: Interneti & Informatika &Dawnloads-
Kërce tek: