Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Elvana Gjata & Florian Mumajesi te dashuruar… ?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel
dreqja


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

Elvana Gjata & Florian Mumajesi te dashuruar… ? Empty
MesazhTitulli: Elvana Gjata & Florian Mumajesi te dashuruar… ?   Elvana Gjata & Florian Mumajesi te dashuruar… ? Icon_minitime18th December 2008, 5:12 pm

Elvana Gjata & Florian Mumajesi te dashuruar… ?

Elvana Gjata & Florian Mumajesi te dashuruar… ? Captured14
Elvana Gjata & Florian Mumajesi te dashuruar… ? Flori14wu
Gjithmonë miqësia e tyre është komentuar si diçka më tepër se kaq. Përgjigjja e të dyve ka qenë gjithmonë; “miqë si”. Një miqësi që lindi si rezultat i bashkëpunimit mes një kompozitori dhe një këngëtareje. Deri këtu çdo gjë duket më se normale. Por askush prej tyre nuk e pohon se gjërat mes tyre kanë avancuar. Madje përpiqen me çdo kusht ta mbajnë të fshehtë. E në fakt, ne kemi arritur të mësojmë të vërtetën.



Mes këngëtares më të pëlqyer të momentit, Elvana Gjata dhe kompozitorit Florian Mumajesi ka lindur diçka. Ata janë parë së bashku dy javë më parë në Vlorë. Motivi ka qenë celebrimi i një diskoje verore ku këngëtarja ka qenë e ftuar. Një ditë më pas Flori dhe Elvana janë ndarë nga grupi i miqve me të cilët ishin në festë dhe kanë qenë në plazh. Edhe pse janë përpjekur të sillen si miq, pasioni për njëri-tjetrin i ka tradhtuar. Kështu, disa ledhatime ndërsa ishin shtrirë të dy në shezlong, kanë rënë menjëherë në sytë e njerëzve që kanë qenë aty. Edhe pse janë munduar të jenë të përmbajtur, çdo tentativë e tyre intimiteti ka tërhequr vëmendjen e syve kureshtarë.


Dyshimi
Gjithmonë ka ekzistuar një dyshim për një lidhje mes tyre, kjo e nxitur nga shoqëria e tyre. Por në fakt, deri para pak kohësh për të qenë realist, ajo ka qenë tërësisht një miqësi e sinqertë. Madje për Elvanën, të vetmet thashetheme që ekzistonin ishin ato që e lidhnin me këngëtarin kosovar, liderin e grupit “Tingulli 3″, Getoar Selimin. Megjithatë, këto ngelën në kuadrin e supozimeve. Vetë këngëtarja e mohoi se kishte diçka me Getoarin, ndërsa Getoari nga ana tjetër, u shfaq në shtyp me një të dashur tjetër nga Kosova.
Bashkëpunimi
Elvana Gjata, Flori Mumajesi dhe grupi i ENG Radio, kanë një miqësi prej vitesh. Gjithçka ka lindur me këngën. Ka qenë Flori ai që ka bërë kompozimet e para të këngëtares e që ky bashkëpunim ka vazhduar më tej me këngë e suksese të vazhdueshme. Përmendim këtu këngë si; “Vetëm ty të kam”, “Të dy”, “Mamës”, “Ku jeton dashuria ime”, etj. Më e fundit është klipi i promovuar në Prishtinë, “Vetes”. Por mesa duket tashmë nuk është vetëm bashkëpunim mes dy artistësh, por shumë më tepër. Një miqësi, tërheqje dhe ndoshta pas gjithë kësaj, fshihet një dashuri e vërtetë mes të dyve…
Flori për Elvanën
Në një intervistë të dhënë kohë më parë për “Gazeta Shqiptare”, Flori Mumajesi do t’i cilësonte bashkëpunimet me Elvanën si një hap më para në muzikën shqiptare, jo thjesht si një produkt komercial apo një këngë më tepër në treg. “Për mua si Flori, mes shumë bashkëpunimeve me artistë të ndryshëm, Elvana qëndron në krye. Kjo, sepse edhe për faktin se me Elvanën kam një raport që të dy e shohim këngën si krijim dhe nuk e shohim aspak si biznes. Kur mbarojmë një këngë, e shohim si rezultat për të çuar muzikën më lart dhe emocionohemi kur ajo del mirë. Me të sigurisht që kam edhe një raport special, sepse ajo menaxhohet nga ENG Radio”.
Elvana për Florin
Promovimi i këngës së fundit të Elvanës ka qenë një rast i mirë për të shprehur dhe vlerësuar konsideratën që dy artistët kanë për njëri-tjetrin. Ajo ka prezantuar në Prishtinë ditët e fundit singëllin dhe video-klipin të quajtur “Vetes”. Gjithnjë e qeshur, Elvana ka folur me të gjithë, por më tepër ka qëndruar pranë Florit, i cili ka bërë muzikën dhe orkestrimin e këngës së saj të re. Ajo ka deklaruar se do të vazhdojë të bashkëpunojë me Florin, derisa këngët që i bën ai po kthehen në hite. Ndërsa është deklaruar tejet e kënaqur edhe me punën që kanë bërë produksioni kosovar “Pixels”, me të cilin këngëtarja ka shënuar bashkëpunimin e tretë. “Skuadra që del, nuk ndërrohet”, - ka pohuar Elvana, duke shtuar se i pëlqen puna profesionale e këtij produksioni. Video-klipi më i ri i Elvanës është realizuar në brigjet e detit Jon. Ndërsa Flori, i cili ka bërë një punë mjaft të madhe, ka deklaruar se është kënaqësi të punosh me Elvanën. “Kemi krijuar një raport shumë të mirë edhe jashtë punës profesionale. Kështu që me Elvanën kemi tre vjet bashkëpunim, por mund të punoj me të edhe 300 të tjera”, - është shprehur Flori. Ndërsa tekstin e këngës këngëtarja e ka shkruar vetë. Sa i përket planeve të afërta, Elvana do të jetë gjatë tërë verës e zënë me mbrëmjet e ndryshme muzikore. Madje ka shprehur frikën se nuk do të ketë asnjë minutë kohë për pushime.
Përtej këngës
Në fakt, Elvana nuk ka qenë vetëm këngëtarja e preferuar e kompozitorit. Përveç zërit të saj, Flori sigurisht ka vlerësuar edhe bukurinë e vajzës, që u zbulua tek “Ethet e së Premtes mbrëma”. Pikërisht kjo ka qenë arsyeja që Flori e zgjodhi Elvanën për të qenë imazh i butikut të tij, “Taxi Mapo”. Nëse do të kalosh në Unazën e Tiranës së Re, fotot e Elvanës të tërheqin patjetër vëmendjen. Pasi ajo zë një faqe të mirë të butikut të Florit. Mbi një vit më parë, kur edhe Flori u bë biznesmen, ashtu sikurse ai i bënte reklamë dyqanit të tij, do t’i bënte edhe Elvanës, që e kishte imazhin e “Taxi Mapo”. Fotot e saj me veshjet e butikut qarkulluan në të gjitha gazetat në atë kohë.
Lidhja me Sonin
Vetëm pak kohë më parë, Flori i dha fund lidhjes së tij të dashurisë me këngëtaren e mrekullueshme, Soni Malaj. Një histori dashurie që qysh në krye të herës tërhoqi gjithë vëmendjen mediatike, publikimi i së cilës u shoqërua edhe me cilësime si “Çifti i Vitit”. E jo vetëm kaq, kjo histori u shoqërua edhe me bashkëpunime të suksesshëm mes dy artistëve, si kënga ritmike “Zig-Zag”. Apo më i fundit ishte paraqitja në festivalin “Kënga Magjike”, me këngën “Fluturimi 3470″, që u vlerësuan edhe me çmimin e dytë. E megjithatë, tashmë nga ajo histori duket se kanë ngelur vetëm këngët. Pas ndarjes, asnjëri prej tyre nuk dha asnjë reagim, apo motiv për arsyet e ndarjes. Gjithsesi, lidhja me këngëtaren e re, Elvana Gjata na bën të hamendësojmë se mund të ketë qenë, pse jo një shkak…

Gazeta Shqiptare

Fotografi nga Elvana Gjata
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kasata.albanianforum.net
 
Elvana Gjata & Florian Mumajesi te dashuruar… ?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» elvana dhe flori te dashuruar??!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Art dhe kultur :: Vip-
Kërce tek: