Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 FENOMENE TE MISTERSHME, PARANORMALE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit
MISTERIOZJA


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 35
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

FENOMENE TE MISTERSHME, PARANORMALE Empty
MesazhTitulli: FENOMENE TE MISTERSHME, PARANORMALE   FENOMENE TE MISTERSHME, PARANORMALE Icon_minitime16th January 2009, 6:39 pm

Përvojat në prag të vdekjes dhe jeta pas saj

Njerëzit që kanë qenë njëherë pranë vdekjes kanë raportuar përvoja mistike, si: shkëputja prej trupit, ngritja në ajër, prania e një qenie shumë të dashur prej drite - ndonjëherë e interpretuar si Perëndia, duke kaluar në një tunel e pas kësaj duke dalë në dritë, duke u bashkuar me të dashurit e tyre etj.

Meqenëse këto përvoja janë të thella, askush nuk është kthyer me prova apo informacione të vërtetueshme nga “përtej varrit”. Komuniteti shkencor është shumë i përçarë në këto përvoja. Skeptikët sugjerojnë se ato janë të shpjegueshme si natyrale dhe halucinacione të parashikueshme nga truri i traumatizuar.

Ndërsa shkencëtarët paranormalë i etiketojnë si dëshmi e jetës së përtejme. Raste të tilla shpeshherë janë raportuar pasi individi është shpallur i vdekur klinikisht, ose shumë pranë vdekjes. Me zhvillimet e reja në teknikat e kardiologjisë, numri i këtyre përvojave po rritet në mënyrë të vazhdueshme. Nëse janë apo jo halucinante këto përvoja, kanë efekt tek vëzhguesi.

Shumë raporte të përvojës pranë vdekjes duken se përfshijnë elemente të cilët, sipas disa teoricienëve, mund të shpjegohen vetëm nga vetëdija jashtë trupit. Për shembull, një grua e përshkroi në mënyrë të detajuar një instrument kirurgjik të cilin nuk e kish parë më parë, po ashtu edhe një bisedë që kishte ndodhur ndërsa ajo ishte në anestezi totale.

Në një tjetër rrëfim, në Holandë, një infermiere i hoqi protezat e dhëmbëve një pacienti të pavetëdijshëm, që vuante nga një atak në zemër dhe kur po dilte nga spitali ia kërkoi t’ia kthente. Nëse janë ose jo paranormale këto përvoja, asnjë nuk mund ta vërtetojë plotësisht apo ta hedhë poshtë. Megjithatë është e qartë që asnjë model psikologjik apo fiziologjik nuk mund t’i shpjegojë të gjitha përmbajtjet e përvojave pranë vdekjes. Dukuria paradoksale e ngritjes në ajër, vetëdija e kthjellët dhe mendimet logjike gjatë periudhës së paaftësisë së aktivitetit cerebral ngre shumë pikëpyetje për kuptimin tonë rreth vetëdijes dhe lidhjen me funksionimin e trurit. Debati vazhdon ende, pa gjetur një zgjidhje logjike.

UFO-t

Nuk ka dyshim se disqet fluturues të njohura si UFO - Objekte Fluturuese të Paidentifikuara [Unidentified Flying

Objects] ekzistojnë - shumë njerëz shohin gjëra në qiell që nuk mund t’i identifikojnë, duke i renditur nga avionët te meteorët. Nëse këto objekte dhe drita janë ose jo anije jashtëtokësore, kjo është një çështje tjetër. Duke i dhënë distancat fantastike dhe përpjekjet e përfshira në ardhjen në Tokë nga universi, një skenar i tillë duket i pabesueshëm. Edhe pse hetime të kujdesshme kanë zbuluar shkaqe të njohura për raportet më të para, disa incidente UFO-sh do të mbeten gjithnjë të pashpjeguara.

Raportime për fenomene të pazakontë ajrorë datojnë që në kohët e lashta (disqe fluturuese në piktura shpellash në Hunian 47.000 vjet para Krishtit. Në jug të Francës 20.000 vjet para Krishtit etj.), por raportimet e shikimit të UFO-ve nisën të bëheshin më të zakonshëm pasi u reklamuan gjerësisht në Shtetet e Bashkuara në vitin 1947. Që prej asaj kohe janë raportuar me dhjetëra mijëra raste. Një shkencë e re me emrin Ufologji merret me përpjekjet kolektive të atyre që studiojnë raportet mbi UFO-t dhe provat e shoqëruara.

Edhe pse Ufologjia nuk përfaqëson një program akademik kërkimi, UFO-t kanë qenë subjekt i shumë hetimeve gjatë viteve. Gjatë zbritjes së një disku fluturues në korrik të viti 1952 , i parë me imazhe nga radarë mbi Uashington, FBI-ja u informua nga inteligjenca e drejtorisë së forcave ajrore. Ata mendonin se “disqet fluturuese” nuk ishin as iluzione optike e as fenomene atmosferike, por ata shtuan se disa oficerë ushtarakë po konsiderojnë seriozisht mundësinë e anijeve ndërplanetare. CIA nisi shqyrtimin e brendshëm shkencor ditën tjetër.

Disa shkencëtarë të CIA-s po i konsideronin seriozisht si jashtëtokësorë. Përkrah vëzhgimeve të imazheve, rastet ndonjëherë kanë edhe prova fizike (kontakte me radarë ose fotografi , gjurmë të uljes së anijes, interferenca elektromagnetike dhe efekte fiziologjike dhe biologjike) duke përfshirë shumë raste të studiuara nga ushtria. Statistikat e përpiluara nga studimet e forcave ajrore të Shteteve të Bashkuara nga 1947 deri në 1970, kanë zbuluar se epërsia e fortë e vëzhgimeve të identifikuara vinte si pasojë e keqidentifikimeve, mashtrimeve dhe nga këto, tregimet jonormale përbënin një përqindje të vogël të të gjithë rasteve. Shumë vëzhgime të UFO-ve janë ngjarje kalimtare dhe zakonisht nuk ka asnjë mundësi për përsëritjen e testit nga metoda shkencore. Pavarësisht këtyre, shumë raste mbeten të pashpjeguara.

Burimi Revista One
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
FENOMENE TE MISTERSHME, PARANORMALE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» FENOMENE TE MISTERSHME 2
» FENOMENE TE MISTERSHME 4
» FENOMENE TE MISTERSHME 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Kurjozitete-
Kërce tek: