Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Ura me e madhe ne bote me emrin Bin Laden

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel
dreqja


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

Ura me e madhe ne bote me emrin Bin Laden Empty
MesazhTitulli: Ura me e madhe ne bote me emrin Bin Laden   Ura me e madhe ne bote me emrin Bin Laden Icon_minitime26th March 2009, 5:14 am

E quajnë "ura e shekullit" dhe nëse do të realizohet do t‘i thyejë të gjitha rekordet "Gines", duke lidhur brigjet e Xhibutit me ato të Jemenit. Në të vërtetë bëhet e ditur se vëllai nga babai i "sheikut të terrorit", Tareq Mohammed Bin Laden do të jetë edhe investitori kryesor për ndërtimin e urës, rreth 17 milje e gjatë, e quajtur ndryshe edhe si ura më e madhe në botë. Deri tani, detajet e projektit po mbahen sekrete, megjithatë dihet se ajo do të lidhë dy kontinente, Azinë dhe Afrikën, me shpresën se do të rehabilitojë emrin e familjes Bin Laden. Javën e fundit, sheiku Tareq ka lëvizur shumë nëpër "Portën e Lotëve" (ngushticën Bab el Mandeb) me jahtin e tij privat, për të marrë miratimin nga presidentët e dy vendeve për këtë projekt gjigand, e deri tani duket sikur gjithçka po ecën në rrugë të mbarë. Projekti gjigand, që i është besuar shoqërisë "Middle East Development", i grupit Bin Laden, është pothuajse gati dhe do të përfshijë një autostradë dhe hekurudhë, si dhe dy qytete të reja do të ndërtohen në anën tjetër të Detit të Kuq. Mendohet, se do të duhen shtatë deri në nëntë vjet për ta përfunduar këtë "mrekulli", ku vetëm pjesa e rrugës do të kushtojë 20 milionë dollarë, ndërsa i gjithë projekti mendohet se do të kapë shifrën e 50 milionëve. Nga njëra anë në tjetrën mund të kalojnë më shumë se 100.000 makina në ditë dhe 50 mijë udhëtarë me trena. Ngushtica Baba el Mandeb, e quajtur si Porta e Lotëve që ndan Afrikën me Azinë në distancën më të shkurtër të mundshme, shkon në 27.4 kilometra. Ishulli i Perim-it e ndan në dy kanale: ai lindor, Bab Iskender (ngushtica e Aleksandrit) e gjatë pak a shumë tre kilometra dhe e thellë rreth 30 metra dhe ai perëndimor, Dact el Mayun, e gjatë 25 kilometra dhe me një thellësi rreth 310 metra. Emri i ngushticës vjen nga vështirësitë me të cilat ndesheshin anijet për ta kaluar, por dikush mbështet edhe faktin se është quajtur kështu për shkak të lotëve të derdhur, kur një tërmet ndau Azinë nga Afrika. Tarek Mohammed Bin laden, aksionisti kryesor i grupit saudit "Bin laden" ka të njëjtin baba me "liderin" e Al-Kaedas, që është dhjetë vjet më i ri se ai, por kanë nëna të ndryshme. Mohammed, babai i tyre që emigroi në Arabinë Saudite ku themeloi një "perandori" gjigande ndërtimi, thoshte se kishte 22 gra dhe 55 fëmijë. Bin Ladeni përshkruhet nga kolegët e tij biznesmenë si një njeri shumë inteligjent dhe karizmatik, por fjalëpakë rreth vëllait të tij "terrorist". Kur e pyesin për këtë çështje ai përgjigjet shkurt duke treguar se nuk ka kontakte me të dhe nuk ka fare dijeni se ku ndodhet ai. Në një intervistë të postuar në uebsajtin e këtij projekti, ai flet për vizonin e tij, duke treguar se qyteti që do të ndërtohet në bregun e Xhibutit do të quhet "Qyteti i dritave" dhe mund të hapë deri në 100.000 vende pune dhe mund të shtrihet në një hapësirë rreth 375 mijë metër katrorë. Por, për Bin Ladenin, deri diku, kjo është edhe një çështje personale. "Një nga arsyet që Tarek po tregon interes për ndërtimin e kësaj ure gjigande është edhe fakti se ai kërkon të rehabilitojë emrin e Bin Ladenit. Megjithatë, përfshirja e tij duket se nuk do të përbëjë ndonjë problem për investitorët amerikanë", ka treguar një burim i afërt, që nuk ka dashur të konfirmohet. Sidoqoftë, Bin Laden, e ka marrë tashmë lejen nga "Noor City Development Corporation" në Kaliforni, për të nisur projektin e tij. Madje në sajtin e saj thuhet se është pikërisht kjo shoqëri që ka marrë rolin e agjentit ekskluziv për të planifikuar, ndërtuar dhe administruar këtë vepër. Vet drejtori i kompanisë, Tarif Ayyad, një amerikan me origjinë nga Kuvajti tregon se ura do të jetë një pikë lidhëse, që do të hapë mijëra vende pune dhe do t‘i japë një shtysë të madhe tregtisë nga të dyja anët e Detit të Kuq. "Është shumë e vështirë të lidhësh vendet afrikane dhe produktet e tyre me Lindjen e Mesme, e cila është shumë e pasur me para dhe naftë, por ne do të shtojmë një sërë prodhimesh dhe shërbimesh të tjera të domosdoshme", tha Ayyad. Në të vërtetë, shoqëria e Tarif Ayyad ka si detyrë të mbledhë njerëzit më të fuqishëm në Amerikë, për të financuar dhe me ndihmën e tij duket se vëllai i njeriut më të kërkuar në botë po tërheq vëmendjen e më të fuqishmëve të Amerikës. Tareq, ka përfshirë në projekt financues të pasur dhe ka gjetur në SHBA një grup partnerësh të gatshëm për t‘u futur në të. Po ashtu, sipas revistës "Africa Intelligence", mes personave të përfshirë në këtë projekt janë edhe dy ish-anëtarë të administratës amerikane: Kordon Humphrey, tashmë president i "Humphrey Group International", ndërsa në vitet ‘80-të këshilltar special i sekretarit të tregtisë; James Smith, ish-funksionar i Departamentit të Transportit, themelues i një shoqërie për marrëdhënie publike dhe një ish-këshilltar në qeverinë amerikane. Deri tani, gjithçka duket në rrugë të mbarë. Për marrëdhëniet me publikun do të kujdeset themeluesja e agjencisë "Click" në Francë, e specializuar në sfilita mode: Gisele Attias Bonnouvrier. Për momentin, ura më e madhe në botë është rreth 2.4 milje "Akashi Kaikyo" në Japoni, e përuruar në vitin 1998, e cila ka një gjerësi prej 1.2 miljeje. Ura e re mund të jetë rreth tri herë më e gjerë se ajo japoneze, përveçse mund të quhet edhe si më e gjera në botë. Pavarësisht atyre që thuhen, deri tani asgjë nuk është e sigurt për investitorët amerikanë, pasi misteri mbi fatin e "sheikut të terrorit" që mendohet se fshihet në Pakistan, çmimi për gjetjen e të cilit është dyfishuar nga Senati Amerikan (50 milionë dollarë) mund të mos lejojë që emri i tij të jetë në një nga projektet më të mëdha inxhinierike të shekullit të 21.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kasata.albanianforum.net
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit
MISTERIOZJA


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 35
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

Ura me e madhe ne bote me emrin Bin Laden Empty
MesazhTitulli: Re: Ura me e madhe ne bote me emrin Bin Laden   Ura me e madhe ne bote me emrin Bin Laden Icon_minitime12th April 2009, 6:04 am

PASKA EMER TE FRIKSHEM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ura me e madhe ne bote me emrin Bin Laden
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Duaje emrin tend
» NDERTESA ME E MADHE E BOTES

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Kurjozitete-
Kërce tek: