Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 NJERËZIT E SHOQËRUESHËM SHENDOSHEN, TË BRENGOSURIT DOBËSOHEN

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel
dreqja


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

NJERËZIT E SHOQËRUESHËM SHENDOSHEN, TË BRENGOSURIT DOBËSOHEN Empty
MesazhTitulli: NJERËZIT E SHOQËRUESHËM SHENDOSHEN, TË BRENGOSURIT DOBËSOHEN   NJERËZIT E SHOQËRUESHËM SHENDOSHEN, TË BRENGOSURIT DOBËSOHEN Icon_minitime26th March 2009, 5:30 am

Njerëzit e shoqërueshëm shpesh janë të shëndoshë, derisa tipat e brengosur sipas të gjitha gjasave janë të dobët, kanë publikuar rezultatet e një studimi shkencëtarët japonezë, të cilët kanë përcjellë marrëdhëniet në mes të personalitetit dhe masës trupore.
Më shumë se 30 000 njerëz në veri të Japonisë, mes moshës 40 dhe 64 vjeçare, janë përgjigjur në pyetjet mbi lartësinë dhe peshën dhe kanë zgjidhur testin e personalitetit, zbulon studimi që këtë muaj është publikuar në revistën shkencore, Journal of Psychosomatic Research.

Rezultatet kanë treguar se njerëzit e shoqërueshëm më shpesh se të tjerët e kanë indeksin më të madh të masës trupore për 25%, që është definicioni i peshës së i pranueshëm nga masa e gjerë, ka thënë udhëheqësi i studimit, Masako Kakizaki, nga Universiteti i Tokios.

Pas krahasimit të faktorëve tjerë, siç është pirja e duhanit, meshkujt e shoqërueshëm kanë pasur 1.73 herë më shumë gjasa që të preken nga pesha, sesa ata të mbyllur. Ndërkaq te femrat e shoqërueshme përqindja është 1.53 herë më e madhe krahasuar me femrat e mbyllura.

Ata persona të cilët vlerësohen si të brengosur apo të shqetësuar, do të jenë dy herë më të shëndoshë, ka vlerësuar studimi japonez.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kasata.albanianforum.net
 
NJERËZIT E SHOQËRUESHËM SHENDOSHEN, TË BRENGOSURIT DOBËSOHEN
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 10 NJEREZIT ME TE CUDITSHEM NE BOTE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Shkenca :: Psikologji-
Kërce tek: