Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Bleona e pantallonave të shkurtra

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel
dreqja


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

Bleona e pantallonave të shkurtra Empty
MesazhTitulli: Bleona e pantallonave të shkurtra   Bleona e pantallonave të shkurtra Icon_minitime23rd April 2009, 5:57 am

la të gjithë pa gojë kur u shfaq për herë të parë me pantallonat e shkurtra në mes të skenës së festivalit. U desh vetëm pak për të kuptuar se ai nuk ishte një truk skenik, por thjesht stili i saj i të veshurit, nga i cili Bleona Qereti as ka hequr e as ka ndërmend të heqë ndonjëherë dorë. Shfaqet ende me pantallonat e saj të shkurtra, edhe pse kanë kaluar 18 vjet. Vetëm se, në ndryshim nga atëherë, tani nuk ngelet njeri gojëhapur .

Bleona e pantallonave të shkurtra Bleona11


Nëse do ishit larguar prej këtu për nja dhjetë vjet, të ishit diku ku nuk ka asnjë kontakt me Shqipërinë dhe nuk vjen asnjë lajm prej këndej, me siguri në kthim do kishit gjetur çdo gjë të ndryshuar. Me ca përjashtime të vockla, që mjaftojnë gishtat e njërës dorë për t’i numëruar: shtatores së Skënderbeut në qendër të Tiranës, TVSH-së që jep fjalimet e kryeministrave dhe Bleona Qerretit që del në skenë me pantallona të shkurtra. Po të mos ishte për pamjen e saj shumë më të sofistikuar, që i ka shkëmbyer pantallonat e qepura nëpër rrobaqepësi dhe xhinglat e blera në tregun e kohës me pantallona të shkurtra e bizhuteri të shtrenjta, hundën më të vogël dhe flokët e lëkurën të mirëtrajtuara, kujtdo do t’i dukej se koha kishte mbetur në vend.

Bleona e pantallonave të shkurtra Bleona-qerreti1

“Lërmëni” kështu...

Kur themi që koha ka mbetur në vend, ky vend është Festivali i TVSH-së në vitin 1995: emri i Bleona Qerretit atëherë nuk të thoshte asgjë, një tjetër vajzë e re që po provonte skenën, për më tepër e mbuluar nga koka te këmbët me një pelerinë të madhe të zezë, si prej murgeshe, me një pamje të ndrojtur... nën atë pelerinë nuk do të qëndronte më gjatë se 30 sekonda. Një zgjidhje gjithë vrull e fjongos rreth qafës, lëshimi në tokë i pelerinës... Dhe ja ku u shfaq në skenë me paliçetat e shkurtra mitike prej inkeliti ngjyrë deti... për të mbetur përgjithmonë ashtu.

Vitet e adoleshencës së këngëtares që u bë e njohur pikërisht me një këngë të quajtur “Adoleshenca”, u shënjuan nga dy dukuri që do t’i garantonin jetëgjatësinë në tregun muzikor: tekstet e këngëve provokuese, po aq sa edhe veshjet. Për aq kohë sa këmbët e gjata dhe të abronxuara shoqëronin tekste këngësh që nisin me “Lërmëni” dhe “E kam qejfin tim” për të vazhduar me “Ik mëso si dashurohet” dhe “Ti nuk di as me ma lyp” e për të përfunduar me “Hallall e ke” dhe “Qejfin gruas mos ia prish”, Bleona nuk kishte kurrsesi sesi të mbetej një ndër të shumtat që ngjiteshin në skenë e pastaj harroheshin. Përkundrazi, plot trembëdhjetë vjet qëndrim në skena koncertesh, këngë të shitura dhe kopertina revistash, tregojnë se edhe nëse kjo nuk ka qenë një strategji e qëllimshme që në fillim, ka rezultuar mëse e suksesshme.
Bleona e pantallonave të shkurtra MV_NET_Bleona_Qereti_Feb08a

E performancave të (zh)veshjes në klipe

Të njëjtën strategji të këmbëve të gjata, pantallonave të shkurtra dhe teksteve të çmendura, këngëtarja vazhdoi ta ndjekë edhe në realizimin e klipeve. Në të parat të tilla, të realizuara në mënyrë pak profesionale, xhiruar në stacione trenash, dhoma hotelesh apo vaska me ujë e shkumë, Bleona vazhdoi të shfaqej me pak rroba në trup. Rroba banje, fustane në formë rrjete që lënë pak vend për të imagjinuar, pantallona të shkurtra kombinuar me kambale dhe pelerina deri në fund të këmbëve... Një arsenal i tërë zhveshjes që për vite me radhë janë lëkundur në kufijtë e brishtë të asaj që ndan sensualen me banalen...

Por banalja nisi të zhdukej pak e nga pak nga përmirësimi i dukshëm i pamjes: flokë të zinj, vetulla, tatuazh, një ndërhyrje kirurgjikale në hundë, një make-up jo i ekzagjeruar, si dhe linjat perfekte të trupit dhe ja ku Bleona brenda disa vitesh u shndërrua në një nga femrat më të bukura të ekranit.
Në klipet e mëvonshme të realizuara me profesionalizëm nga regjisorë të njohur, Bleona, më e bukur se kurrë vazhdon megjithatë të ruajë të njëjtin stil në përzgjedhjen e veshjeve. Në një nga këto klipe “Obobo, ç’i bëre vetes”, ajo zgjedh një fustan prej tyli të kuq, që tregon qartë të brendshmet, pantallona lëkure të zeza e, sigurisht, gjatë klipit nuk harron veshjen e preferuar: një palë paliçeta me dizenjo leopardi kombinuar me një palë çizme të bardha, si dhe një krifë prej puplash sintetike si aksesor.
Bleona e pantallonave të shkurtra MV_NET_Bleona_Qereti_Feb08b

E megjithëse nuk i kanë munguar kurrë kritikat, megjithëse nuk është komentuar asnjëherë për mirë për veshjet e skenës apo të klipeve (në të përditshmen, këngëtarja ka një stil si gjithë të tjerat, madje së fundmi gjithmonë e më shumë shfaqet me fustane mëndafshi dhe e patrukuar fare), Bleona nuk është nga ato që i bëhet vonë. Për të vetëm një gjë ka pasur rëndësi: një karrierë e qëndrueshme në tregun e muzikës. E për aq kohë sa publiku entuziazmohet jo vetëm nga zëri dhe këngët e bukura, por sidomos nga zhveshjet e pakursyera, ajo nuk ka pse të heqë dorë nga kjo e fundit.



Kur lakuriqësia takon elegancën

Dhe kur të gjithë i kishin humbur shpresat për të parë një Bleonë ndryshe në skenë, një ditë ndodh mrekullia... Në edicionin e vitit 2005 të “Kënga Magjike” del (domosdo) e zhveshur, por në mënyrë më të sofistikuar të mundshme, duke treguar një elegancë të pazakontë. Një fustan i shkurtër në një rozë të lehtë, zbukuruar me fije ari, një palë sandale në po të njëjtën ngjyrë zbukuruar me gurë të shndritshëm, flokë të derdhur dhe një tualet i lehtë, sollën një imazh të ri të. Por si për të vërtetuar edhe njëherë filozofinë e Bleonës se lakuriqësia bën më tepër bujë se çdo lloj elegance, nga kjo performancë, më tepër sesa për fustanin rozë, ajo mbahet mend për dushin që bëri në skenë. Prandaj ndoshta që prej asaj dite ajo po provon t’i bëjë të dyja: të vishet me klas dhe njëkohësisht të zhvishet. Të blejë rroba të firmave më të shtrenjta, që nuk rrezikojnë të duken banale, por të zgjedhë versionin më minimalist të tyre. “Mandarina” është shembulli më tipik, pas klipit të së cilës Bleona vijon të shfaqet joshëse, sensuale dhe kur mundet me pantallona të shkurtra apo me paliçetat e preferuara. Tamam sikur koha të kishte mbetur në vend.

Bleona e pantallonave të shkurtra MV_NET_Bleona_Qereti_Feb08c
Lërmëni me varësen time

Tani nuk ka më asnjë dyshim. Kjo varësja me gurë Swarovski në formë zemre është më e preferuara. Nuk e heq asnjëherë nga qafa. Me të kur pozon për kopertina revistash. Me të kur e ftojnë nëpër festa. Me të kur del në skenë. Me të kur këndon edhe në plazh e veshur me rroba banje. Ç’të ketë të veçantë vallë ajo varësja, se s’na duket ndonjë hata e madhe! Por edhe sikur të ishte... Bleona, a nuk të duket se ka ardhur momenti ta blesh një tjetër?

Revista JETA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kasata.albanianforum.net
 
Bleona e pantallonave të shkurtra
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Jeta ime e re (Bleona Qereti)
» Bleona Qereti, jeta ime e re

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Art dhe kultur :: Vip-
Kërce tek: