Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 “Ju ne krize? Jo, as mos e thuaj. Kur e gjithe bota ne fund te vitit kruante xhepat, shqiptaret shulleheshin nen diellin e Egjiptit e Dubait.

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel
dreqja


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

“Ju ne krize? Jo, as mos e thuaj. Kur e gjithe bota ne fund te vitit kruante xhepat, shqiptaret shulleheshin nen diellin e Egjiptit e Dubait. Empty
MesazhTitulli: “Ju ne krize? Jo, as mos e thuaj. Kur e gjithe bota ne fund te vitit kruante xhepat, shqiptaret shulleheshin nen diellin e Egjiptit e Dubait.   “Ju ne krize? Jo, as mos e thuaj. Kur e gjithe bota ne fund te vitit kruante xhepat, shqiptaret shulleheshin nen diellin e Egjiptit e Dubait. Icon_minitime14th May 2009, 5:29 am

Sezoni turistik eshte hapur dhe parashikohet qe ne vend te vijne mbi 6 milion turiste. Shume prej tyre parashikohen te jene shqiptare, nga ata qe nuk do te shkojne jashte vendit per te pushuar per shkak te krizes financiare. Cilat jane perfitimet dhe cfare ofron bregdeti yne

“Ju ne krize? Jo, as mos e thuaj. Kur e gjithe bota ne fund te vitit kruante xhepat, shqiptaret shulleheshin nen diellin e Egjiptit e Dubait. Po ishe ne krize, nuk shkon per pushime!”, keshtu do te pergjigjej pak muaj me pare, Borislav Kostandinov, Drejtor i Pergjithshem i ProCredit Bank, kur e pyeta nese ne ishim ne krize. Atehere cdokush do t’i jepte te drejte, sepse realisht askush nuk shkon me pushime kur nuk ka para. Maksimumi kap ndonje Voskopoje ne fundjave apo nje peshk ne Vlore dhe i harron dritat e Dubait e piramidat e Egjiptit. Por e gjithe kjo, e thame, ndodhte nje vit me pare. Kohe kur shqiptaret (sipas te dhenave te publikuara nga Banka e Shqiperise) shpenzuan ne udhetimet e tyre per pushime jashte shtetit, rreth 900 milione dollare, duke shenuar nje rritje me 200 milione dollare ne krahasim me vitin 2007. Nje familje prej kater personash, parashikohet te kete shpenzuar rreth 2000 euro per nje pakete 10-ditore. “Shuma mesatare e shpenzimeve per dy persona qe kane zgjedhur te shkojne me pushime jashte vendit, gjate vitit 2008, ka qene 1500 euro, nderkohe qe, nje familje me dy femije ka shpenzuar mesatarisht 2000 euro”, bejne te ditur perfaqesues te Shoqates Shqiptare te Turizmit. Te dhenat tregojne se shpenzimet qe bejne pushuesit shqiptare jashte vendit, jane shume te larta ne raport me te ardhurat mesatare per fryme ne Shqiperi dhe renditin ne shpenzimet me te shtrenjta edhe ne rang rajoni. Per vitin 2008, Ministria e Financave ka raportuar se te ardhurat per fryme te shqiptareve, ne fund te vitit ishin 4200 dollare. Kjo shifer eshte sa 22% e te ardhurave mesatare te popullsise se 27 vendeve anetare te Bashkimit Evropian. Pra nese nje vit me pare, ende pa hijen e krizes ne kishim keto shpenzime per jashte vendit dhe shpresonim te kishim 2 milion turiste, kete vit sa duhet te shpresojme te arketojme? Sipas Ministrit te Turizmit, Ardian Turku, do te jene shume: “Nese ne vitin 2008 Shqiperine e vizituan me shume se 2.5 milione turiste, sfida e se ardhmes se Ministrise se Kultures dhe Turizmit dhe qeverise eshte ta coje kete numer ne 6 milione turiste ne vit”, ka thene Turku. Duke iu referuar njeres prej revistave britanike te specializuara ne fushen e turizmit, “Lonely Planet Guide”, sipas se ciles rreth 600 milione turiste nga e gjithe bota vizitojne gjate nje viti vendet e pellgut mesdhetar, ministri Turku deklaroi se sfida e qeverise eshte te beje te mundur terheqjen e 1% te ketyre vizitoreve ne vendin tone. Sipas Turkut, numri i turisteve ne 2009 ka shenuar rritje, cka sipas tij do te thote se kriza globale nuk ka ndikuar ne kete sektor. “Megjithese rajoni dhe bota po kalojne nje periudhe krize financiare e ekonomike, 3-mujori i pare i vitit 2009 ka nje rritje prej 7% te numrit te turisteve te huaj qe kane vizituar Shqiperine, ne krahasim me te njejten periudhe te vitit 2008. Kjo do te thote qe Shqiperia mbetet nje destinacion atraktiv turistik ne kete krize ekonomike boterore”, ka deklaruar ministri. Sektori i turizmit ne ekonomi jep 11% te Prodhimit te Pergjithshem Bruto, ndersa numri i te punesuarve ne kete sektor arrin ne 138 mije persona. Nderkohe qe te ardhurat nga turizmi, gjithnje duke iu referuar burimeve zyrtare mendohet te kene kapur vleren e 1.4 milion euro qe ne 9-mujorin e vitit 2008, nga rreth 800 mije euro qe ishte parashikimi per gjithe vitin.

Nje shifer shume optimiste, e cila i takon te disafishohet nese llogarisim dhe shqiptaret qe kete vit per shkak te krizes, nuk do te shkojne jashte vendit per te pushuar. Sipas pohimeve jozyrtare te agjensive turistike, shqiptaret gjate ketij sezoni veror, pritet te udhetojne me pak se vitet e tjera jashte vendit per pushime verore, gje qe shihet dhe ne faktin se ndryshe nga nje vit me pare, prenotimet kete here nuk kane nisur mbare. Ndryshe nga te gjitha vendet e rajonit qe po marrin masa edhe per minimizimin e pasojave te krizes, ne Shqiperi nuk ka nje strategji te mirefillte per te terhequr turistet e huaj, ose te pakten te mbaje brenda vendit ata qe do te ngurrojne te harxhojne para jashte per pushime. Kjo eshte nje fete shume e madhe, po te mendosh qe te pakten gjysma e parave qe u shpenzuan per udhetime jashte vendit, te shpenzohen ne vend. Pasi ne kushtet kur verehet nje ulje e te ardhurave, i pari sektor qe goditet eshte turizmi, ky “sherbim luksi”. Por nuk eshte aspak i ketij mendimi kryeministri Sali Berisha, i cili pak dite me pare hapi dhe sezonin turistik ne Sarande. “Hapja e sezonit turistik do te punesoje qindra te rinj ne sektorin e sherbimeve dhe qindra e qindra milione euro do te shpenzohen nga turistet ne Sarande dhe mbare Shqiperine. Shqiperia ka potenciale te medha zhvillimore, por potencialin e te gjitha potencialeve Shqiperia e ka ne turizmin e saj, e ka ne Sarande, ne bregdet, Vlore, Durres, Velipoje, Shengjin etj.”, eshte shprehur Berisha. Dhe me te drejte, potencialet jane.

Saranda per shembull, eshte qyteti qe konsiderohet destinacion elitar. Fluksi i madh i turisteve vendas dhe te huaj qe vizituan Saranden veren e shkuar shkoi deri ne 300.000 te tille dhe kjo sipas shefit te kabinetit te kryebashkiakut Edmond Gjoka ne Sarande, Edi Hajdini, ka ndodhur jo ne menyre rastesore. “Nga viti ne vit problematika u minimizua dhe fakti qe shume nga turistet e vjetshem kane konfirmuar qe do te rikthehen edhe kete vit, na ben entuziaste se ky numer do te jete akoma me i larte”. Saranda numeron sot me teper se 120 hotele, mbi 5 mije shtreter hoteliere dhe me teper se 5 500 shtepi (apartamente me qera).Por vlen te theksohet se Saranda eshte dhe qyteti ka shume te shprehur dhe turizmin ditor. Vitin qe shkoi, numri i turisteve ditore arriti ne 50 mije. “Qe do te thote se keta turiste vijne ne Sarande dhe konsumojne, pra biznesi vendas siguron te ardhura edhe prej tyre”, pergjigjet Hajdini, i cili eshte shume optimist per numrin e turisteve qe do te pushojne kete vit ne Sarande, te cilet sipas tij do te jene jo vetem vendas, por mbi te gjitha perendimore.

Sa per cmimet, hmm, aty nuk ka ulje. Por jo me pak te vizitueshme dhe po aq te shtrenjta pritet te jene dhe Durresi, Vlora e Velipoja, ku nje dhome ne kohen e pikut nuk e gjen me me pak se 50 euro. Gjithsesi Durresi dhe Vlora pritet te kene dhe nje fluks te madh te pushuesve nga rajoni; kryesisht nga Kosova e Maqedonia, por nuk mungojne dhe polaket, serbet dhe sllovenet. Ndersa turistet perendimore, te cilet vitin e kaluar kane perbere vetem 5% te totalit te turisteve, jane te interesuar per zonat arkeologjike si Butrinti apo Apollonia, ato rajonale qe perbejne dhe 60% te numrit te turisteve preferojne me shume bregdetin e Jonit dhe te Adriatikut. I qendrojne besnike pavaresisht cmimeve, cilesise dhe infrastruktures.

Ne te gjithe Shqiperine jane klasifikuar rreth 37 mije shtreter, te shperndara ne me shume se 900 njesi akomoduese. Shifrat e nxjerra nga Enti i Turizmit jane te diskutueshme, per sa kohe ato jane bere vetem ne subjekte te licensuara. Mungesa e statistikave zyrtare ka bere qe shpesh te abuzohet me numrin reale te pushuesve. Duke perfshire perfshire shpesh neper shifra edhe pushuesit ditore. Sezoni gjithsesi sapo ka nisur dhe eshte ende heret per te parashikuar nje bum apo nje renie. Por nje gje eshte e sigurte; shqiptaret, me apo pa krize e gjejne menyren per pushuar. Ndoshta jo me ne Dubai e Egjypt, por me shume ne Sarande, Vlore, Durres e Velipoje. Aty ku rera kushton me pak e ku te pakten mund te ankohesh ne shqip. Edhe pse nuk ta vershellen njeri.

Fly from Tirana

Gjate sezonit te vitit te shkuar, nga Shqiperia drejt destinacioneve si, Turqia, Egjipti, Tunizia, etj., fluturuan mesatarisht 12 avione carter ne jave, me te cilet gjate gjithe sezonit udhetuan rreth 8400 pushues shqiptare. Duke llogaritur edhe njerezit qe kane udhetuar me avione linje, sipas Shoqates Shqiptare te Turizmit, numri i plote i shqiptareve qe kaluan vjet pushimet jashte vendit, shkoi ne rreth 15 mije. Shpresat qe kjo shifer te perseritet edhe kete vit jane shume te vogla. Me gjithe numrin e madh te agjencive qe ofrojne sherbime turistike ne vend, jo me shume se shtate prej tyre kane marre persiper te porosisin carter per sezonin e ketij viti. Zakonisht, shumica e agjencive qe marrin carter, bashkepunojne me njera-tjetren, duke ndare vendet e avionit ne raport me hapesiren qe zene ne treg dhe numrin e pushuesve qe parashikojne te dergojne.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kasata.albanianforum.net
xhentil3
I keq
I keq
xhentil3


Male Numri i postimeve : 733
Location : I_KEQ
Humor : bziiiiit bziiiiiit
Registration date : 02/10/2008

“Ju ne krize? Jo, as mos e thuaj. Kur e gjithe bota ne fund te vitit kruante xhepat, shqiptaret shulleheshin nen diellin e Egjiptit e Dubait. Empty
MesazhTitulli: Re: “Ju ne krize? Jo, as mos e thuaj. Kur e gjithe bota ne fund te vitit kruante xhepat, shqiptaret shulleheshin nen diellin e Egjiptit e Dubait.   “Ju ne krize? Jo, as mos e thuaj. Kur e gjithe bota ne fund te vitit kruante xhepat, shqiptaret shulleheshin nen diellin e Egjiptit e Dubait. Icon_minitime14th May 2009, 9:33 am

rrofte shqiptari si puna jevgut e ben gjithmone ne te kunderten e botes ecim ne. ups
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel
dreqja


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

“Ju ne krize? Jo, as mos e thuaj. Kur e gjithe bota ne fund te vitit kruante xhepat, shqiptaret shulleheshin nen diellin e Egjiptit e Dubait. Empty
MesazhTitulli: Re: “Ju ne krize? Jo, as mos e thuaj. Kur e gjithe bota ne fund te vitit kruante xhepat, shqiptaret shulleheshin nen diellin e Egjiptit e Dubait.   “Ju ne krize? Jo, as mos e thuaj. Kur e gjithe bota ne fund te vitit kruante xhepat, shqiptaret shulleheshin nen diellin e Egjiptit e Dubait. Icon_minitime13th June 2009, 9:33 am

hallall shqiptari . lek verte ska po ama jeten e shijon si ti doj qefi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kasata.albanianforum.net
xhentil3
I keq
I keq
xhentil3


Male Numri i postimeve : 733
Location : I_KEQ
Humor : bziiiiit bziiiiiit
Registration date : 02/10/2008

“Ju ne krize? Jo, as mos e thuaj. Kur e gjithe bota ne fund te vitit kruante xhepat, shqiptaret shulleheshin nen diellin e Egjiptit e Dubait. Empty
MesazhTitulli: Re: “Ju ne krize? Jo, as mos e thuaj. Kur e gjithe bota ne fund te vitit kruante xhepat, shqiptaret shulleheshin nen diellin e Egjiptit e Dubait.   “Ju ne krize? Jo, as mos e thuaj. Kur e gjithe bota ne fund te vitit kruante xhepat, shqiptaret shulleheshin nen diellin e Egjiptit e Dubait. Icon_minitime13th June 2009, 4:47 pm

amin qef eshte qef...kena lind per qef. qesh me te madhe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





“Ju ne krize? Jo, as mos e thuaj. Kur e gjithe bota ne fund te vitit kruante xhepat, shqiptaret shulleheshin nen diellin e Egjiptit e Dubait. Empty
MesazhTitulli: Re: “Ju ne krize? Jo, as mos e thuaj. Kur e gjithe bota ne fund te vitit kruante xhepat, shqiptaret shulleheshin nen diellin e Egjiptit e Dubait.   “Ju ne krize? Jo, as mos e thuaj. Kur e gjithe bota ne fund te vitit kruante xhepat, shqiptaret shulleheshin nen diellin e Egjiptit e Dubait. Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
“Ju ne krize? Jo, as mos e thuaj. Kur e gjithe bota ne fund te vitit kruante xhepat, shqiptaret shulleheshin nen diellin e Egjiptit e Dubait.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Forum i lir :: Diskutime-
Kërce tek: