Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Mbipesha & uria, të vuash nga ushqimi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Mbipesha & uria, të vuash nga ushqimi Empty
MesazhTitulli: Mbipesha & uria, të vuash nga ushqimi   Mbipesha & uria, të vuash nga ushqimi Icon_minitime4th October 2008, 5:54 am

Jeta e miliona njerëzve me kile të tepërta dhe atyre që jetojnë me 1 dollar në ditë


Bota që ndahet mes të ngopurve dhe atyre me lugë të zbrazur


Njerëz të sëmurë nga ushqimi i tepërt dhe mungesa e tij. Sëmundje të rënda për t‘u përballuar dhe dieta të gabuara. Shqetësimi i fundit? Rritja e menjëhershme e çmimeve të ushqimeve. Sa më shumë të rriten çmimet, aq më e vështirë është përgjysmimi i tyre. Duke bërë krahasime me një vit më parë, numri i të paushqyerve ka arritur në 925 milionë (në 2007-ën ishin 850 milionë). Një miliard persona të ushqyer keq jetojnë në zonat më të varfra të botës, ndërkohë që më shumë se 300 milionë persona obezë dhe 750 milionë mbipeshë jetojnë në zonat më të pasura. Ndaj, si pasojë, një e treta e njerëzimit vuan pak a shumë për shkak të ushqimit. Obeziteti është një problem social i rëndësishëm mbarëbotëror, sepse nënkupton rritjen e rrezikut të sëmundjeve kronike, siç është diabeti dhe patologjitë kardiovaskulare. Dhe jo vetëm kaq: pas pirjes së duhanit, është vërtetuar se obeziteti dhe mbipesha janë rreziku i dytë për shëndetin. Një realitet shqetësues, që bashkon të gjitha vendet perëndimore, përfshi edhe Italinë, vendin e dietës mesdhetare, ku obeziteti "zë rob" 52 mijë viktima në vit, ndërsa personat mbipeshë janë një në dy burra, një në tre gra dhe një në tre fëmijë. Ndërkohë, obeziteti ka filluar të prekë edhe pasanikët e Evropës Lindore, Kinën dhe Indinë. Jetëgjatësia e popujve perëndimorë gjatë dy shekujve të fundit ka ndryshuar shumë, me një rritje prej tre muajsh në 160 vitet e fundit. Rritja e standardit të jetesës ecën paralelisht me rritjen e gjatësisë së popullsisë, duke treguar kështu një sundues të përbashkët mes këtyre dy ndryshimeve: sasinë e ushqimit, e cila gjendet në vendet perëndimore, që normalisht është më e lartë se sa në të kaluarën.

Uria dhe infeksionet i kanë lënë vendin diabetit, obezitetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Me fjalë të tjera, edhe pse ushqim ka me bollëk, perëndimorët nuk janë ende të zotët ta përmirësojnë standardin e jetesës. Gjatë miliona vjetëve, organizmi i tyre është përshtatur të mbijetojë si gjuetar, pra duke lëvizur dhe me pak burime ushqimore, një stil jetese krejt ndryshe nga vendet lindore. Veç të tjerash, është vërtetuar se një dietë e fortë hiperkalorike (më pak se 2000 kalori në ditë) normalizon vlerat e presionit arterial, kolesterolin etj. Në fakt bëhet fjalë për një dietë tepër të fortë, që të pasurit nuk janë mësuar t‘i nënshtrohen më parë.

Për të riekuilibruar shëndetin e gjithë planetit, përveç shpërndarjes kudo të dietës mesdhetare, duhet shmangur menjëherë dhe konsumimi i mishit. Vendet e industrializuara konsumojnë më shumë se dy kilogramë në ditë, por për të qenë të shëndetshëm dhe për të jetuar sa më gjatë do të mjaftonin vetëm 80 gramë.

Një tjetër temë shqetësuese është edhe zemra. Për ta mbrojtur u vjen në ndihmë "omega 3", një dietë e pasur me antioksidues (mish me fije, fruta e zarzavate, hudhra dhe speca) që të mbrojnë edhe nga tumoret. Gjithashtu, një zgjidhje e vlefshme do të ishte edhe reduktimi i kripës në kuzhinë: 3 gramë më pak kripë çdo ditë zvogëlon deri në 20 për qind probabilitetin për t‘u prekur nga iktusi dhe 15 për qind nga infarkti.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon të mos kalohen 5 gramë kripë në ditë. Pra, një lugë çaji kripë në ditë për të gjitha ushqimet, në ujin e makaronave, sallatë, salcat e ndryshme dhe ushqimet e konservuara. Infarkti dhe iktusi së bashku vrasin çdo vit 17 milionë e gjysmë persona në botë: "I njëjti numër viktimash shkaktohet nga SIDA, malaria, tuberkulozi, diabeti, kanceri dhe sëmundjet respiratore kronike, të gjitha së bashku". Çdo vit në Evropë, për shkak të këtyre sëmundjeve humbasin jetën 2 milionë banorë. Kjo, jo vetëm që është një masakër, por një "tragjedi" që i kushton Bashkimit Evropian plot 192 miliardë euro në vit. Në 2025-ën, një në tre persona të rritur do ta ketë presionin e gjakut shumë të lartë, (do të thotë se do të jenë rreth një miliardë e gjysmë), pra një në dy persona do të jetë obez ose në mbipeshë. Gjithashtu, obezitetit i bashkëngjitet edhe diabeti, ndërkohë që ministrat e Shëndetësisë së Bashkimit Evropian janë fokusuar te mënyra e jetesës. "Reforma do të nisë që nga të rinjtë", thotë nënsekretari i BE-së, Welfare Ferruccio Fazio.

Qëllimi? Më pak sëmundje të përhapura në planet.

"Sot kemi ushqime me sasi të mëdha, e madje në shumë vende ato më ekonomiket përmbajnë shumë kalori dhe yndyra. Bëjmë pak ushtrime fizike, puna manuale pothuajse është zhdukur, kemi veshje që na mbrojnë nga të ftohtët dhe shtëpi shumë të ngrohta, ose freskuese në muajt e nxehtë. Të gjithë këta janë faktorë që ndihmojnë në reduktimin e konsumit të kalorive", nënvizon ai.

Problemi i vetëm për t‘u kuptuar mbetet fakti që a mund të mjaftojë një dozë leptine për të zgjidhur çështjen në fjalë, pa krijuar probleme të tjera, duke qenë se është hedhur hipoteza se ky hormon përshihet edhe në proceset e të kuptuarit dhe të fiksuarit. Ajo që e ka përkrahur kërkuesin është pikërisht një studim i bërë në Universitetin e Kembrixhit, nga ku tregohet se disa individë janë prekur nga një defekt gjenetik, që u ndalon organizmave të tyre të prodhojnë leptinë. Deri tani, tentativat për të përdorur hormonin si ilaç dobësimi nuk kanë dhënë rezultate. "Duhet të mendojmë se fëmijët e vegjël e përthithin më mirë, sepse janë në gjendje të asimilojnë substanca proteinike përmes zorrëve. Leptina merr role të ndryshme sipas moshës së individit. Në ditët e para të jetës ekziston një sistem programimi, ku nuk e njohim ende mirë funksionin e tij". Duke arritur në këtë pikë, është e dukshme që eksperimentimet mbi njeriun janë ende të largëta. Shkencëtari ka marrë lejen për ta përdorur leptinën për ndalimin e obezitetit te fëmijët që lindin nënpeshë. Një mjek dhe dekan i sociologjisë mjekësore në Fakultetin e Mjekësisë së Harvardit, ka pohuar se një nga shpjegimet e mundshme për këtë fenomen është se miqtë influencojnë mbi perceptimin, përtej shëndoshjes. Në thelb, kur një mik i ngushtë bëhet obez, shëndeti i tepërt nuk duket diçka kaq e shëmtuar. "Me këtë fakt ndryshon ideja e personit se çfarë është një trup i pranueshëm, duke parë personat që na rrethojnë", ka thënë Kristakis. Kërkuesit pohojnë se zbulimi i tyre mund të kontribuojë për të shpjeguar se përse amerikanët janë shëndoshur shumë këto vitet e fundit: praktikisht çdo person i ri obez ka kushtëzuar dhe influencuar miqtë e tij më të ngushtë. Sipas Kristakis, analiza e tyre është e vetme, sepse ka shkuar përtej vlerësimit të thjeshtë të një subjekti dhe kontakteve të thjeshta sociale, duke marrë në konsideratë e duke ekzaminuar në mënyrë bashkëkohore një rrjet i tërë social, duke ndjekur se në ç‘mënyrë miqtë e miqve të një personi, apo miqtë e të afërmve të gruas, për shembull, mund të influencojnë në mbipeshën e një individi. Efektet "nënvizojnë rëndësinë e një procesi që zgjerohet dhe përhapet në një lloj infektimi social".

Autorët e këtij studimi të jashtëzakonshëm saktësojnë hapur se raportet sociale të individit nuk janë faktorët e vetëm që influencojnë në peshën trupore: e rëndësishme është edhe përbërja gjenetike. Disa studiues të tjerë që merren me obezitetin nuk bashkohen me njëri-tjetrin. "Besoj se këtu faji më i madh u bie obezëve, ndërkohë që është ambienti faktori kryesor. Në mjekësi rezulton se një person që bëhet obez shëndoshet 8.5 kile, ndërsa miku i një personi të bërë obez shëndoshet 2.5. Por, në të vërtetë, disa janë shëndoshur më pak, ose nuk janë shëndoshur fare, ndërsa të tjerë janë shëndoshur më shumë. Gjithë këto kile, duket sikur janë vënë me një shëndoshje natyrale, që verifikohet kur një subjekt fillon të vjetrohet", pohon një nga studiuesit.

Por doktor Kristakis është i bindur me tezën e tij. "Një ditë kujtova se kisha pyetur veten: ‘Po nëse bëhej fjalë për një epidemi?‘ - ndoshta përhapet nga një person te tjetri". Ishte vetëm një rastësi, që zbuloi se në ç‘mënyrë të procedonte: ai zbuloi se të dhënat që i interesonin mund të ishin nxjerrë nga një studim i rëndësishëm mbi sëmundjet kardiovaskulare "Framingham Heart Study", zhvilluar për dekada të ndryshme mbi popullsinë e Framinghamit Masakusets, një qytet i vogël "i monitoruar" për 32 vjet.

Komisioni Evropian po merret prej kohësh me një libër të bardhë, dokumenti strategjik mbi ushqimin, mbipeshën dhe obezitetin në Evropë. Një faktor tjetër që favorizon obezitetin është pasiviteti. Pasojat janë pamjaftueshmëria absolute e vitaminave, proteinave dhe yndyrave, ose zakonet e këqija të të ushqyerit. Ushqimi i fundshekullit, kryesisht ai industrial, ka mungesë enzimash dhe vitaminash. Moda amerikane e hamburgerëve me patate të ngrohta, po e varfëron dietën e të rinjve.

Në të vërtetë, ushqimi i duhur është ai i përzier. Kështu shprehet edhe babai i mjekësisë moderne: "Konsumoni gjithçka dhe shijoni pak nga të gjitha, përveç mishit". Një raport i rëndësishëm, dhënë pak ditë më parë nga 250 shkencëtarë të një organizate angleze ("Tackling Obesities: Future Choices"), tregon se epidemia e obezitetit që ka përfshirë sot, mbi të gjithë Perëndimin, shkaktohet nga mënyra e jetesës që bëjnë njerëzit, pra më shumë ushqim dhe pak kalori të shpenzuara. Por si individ, biologjikisht njeriu është krijuar në një mënyrë të atillë që të ketë një jetë të vështirë si në periudhën e paleolitit.



300 milionë obezë janë në botë

750 milionë persona janë mbipeshë në botë

925 milionë persona vuajnë nga uria


Shkencëtarët

Janë mbledhur për të diskutuar për recetat me të cilat do të përballojnë çekuilibrin më të madh botëror


Shifrat

Janë të paktën 2 miliardë persona që për shkaqe të ndryshme duhen ndihmuar. Problemi më i madh mbetet uji


200 gramë

Mishi që konsumohet çdo ditë në vendet e industrializuara. Konsumi duhet të ulet në 80 gramë


5 gramë

Kripa që, sipas OBSH-së, duhet të përdoret gjatë një dite


17.5 milionë persona në botë vdesin çdo vit nga infarkti dhe iktusi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mbipesha & uria, të vuash nga ushqimi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mbipesha & uria, të vuash nga ushqimi
» USHQIMI I PREFERUAR

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Shkenca :: Shendeti-
Kërce tek: