Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Migen Memelli nënshtron Flamurtarin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Migen Memelli nënshtron Flamurtarin Empty
MesazhTitulli: Migen Memelli nënshtron Flamurtarin   Migen Memelli nënshtron Flamurtarin Icon_minitime1st October 2008, 5:48 am

Migen Memelli nënshtron Flamurtarin


Sulmuesi korçar shënon tre gola, bardheblutë e Slishkoviç vazhdojnë të bindin me rezultate


Tirana fiton 3-1 me Flamurtarin dhe vazhdon të mbajë e vetme kryesimin në Kategorinë Superiore, pas pesë javësh kampionat. Lojtari deçiziv i bardhebluve vazhdon të jetë Migen Memelli, që dje në "Selman Stërmasi" ishte autori i të tre rrjetave në portën vlonjate. Me paraqitjen e tij, Memelli i jep tri pikë të rëndësishme skuadrës së drejtuar nga Blazh Slishkoviç, ndërkohë që merr edhe kreun e klasifikimit për golashënues, me pesë gola të shënuar në po kaq ndeshje. Një mesatare mbresëlënëse, që ka lënë në hije një tjetër goleador race te bardheblutë, si Daniel Xhafaj. Për vlonjatët e drejtuar nga Slavko Kovaçeviç, kjo është humbja e tretë sezonale dhe ka shërbyer për të kthyer skuadrën me këmbë në tokë pas fitores së javës së kaluar me Vllazninë. Megjithatë, ndeshja e kuqezinjve është ndikuar edhe nga dalja me <b>****</b>ton të kuq e kapitenit Branko Paniç (takimi ishte në barazim 1-1) dhe për afro 55 minuta ata kanë luajtur në inferioritet numerik.

Pas një fillimi të qetë, Tirana gjen golin e avantazhit kur kronometri shënonte 16 minuta lojë: Kçira harkon në zonë dhe Memelli kërcen mbi të gjithë, duke përshëndetur rrjetën. Goli i pësuar e çorienton edhe më shumë Flamurtarin, që shfaqet në portën e Nallbanit vetëm në të 25-ën, por pa krijuar shumë shqetësim. "Gardianin" bardheblu nuk ka mundur të bëjë asgjë pesë minuta më vonë, pas tentativës së Marikov që barazon rezultatin. Edhe pse kanë luajtur më së shumti në mbrojtje, tashmë miqtë shpresonin për të "rrëmbyer" një rezultat pozitiv. Megjithatë, situata u komprometua në minutën e 36-të të takimit, kur kapiteni Branko Paniç, ndëshkohet me <b>****</b>tonin e dytë të verdhë nga gjyqtari Taullai dhe largohet nga loja, duke e lënë Flamurtarin në inferioritet numerik.

Në fraksionin e dytë të lojës, të dy trajnerët përziejnë <b>****</b>tat në fushë: Slishkoviç përforcon mesin e fushës, duke aktivizuar Sefën, ndërsa forcat e reja të Kovaçeviç janë Beqiri e Çaushaj. Me një lojtar më pak, Flamurtari vuan dhe kjo ia lehtëson punën vendasve, që kalojnë sërish në avantazh në të 58-ën. Memelli gjen një korridor në zonën kundërshtare dhe shfaqet i vetëm me portierin Moçka: pasi driblon këtë të fundit, korçari e dërgon topin në rrjetë. Katër minuta më vonë, Memelli është protagonist i një tjetër shkëputjeje galopante drejt portës vlonjate dhe shënon përsëri. Bardheblutë kryesojnë 3-1, ndërsa sulmuesi që u afrua gjatë verës në formë huazimi nga suedezët e GAIS, realizon rrjetën e tretë personale. Në dhjetë minutat e fundit të takimit, vlonjatët kanë shansin të shkurtojnë diferencën, por aksioni i rrezikshëm sfumohet nga individualizmi i Eleandro Pemës, i cili nuk pason te shokët që ishin të lirë në zonë. Për Tiranën provon Arapi, por Moçka neutralizon.

Me këtë fitore Tirana regjistron rezultatin e pestë pozitiv radhazi (1 barazim në javën e parë me Vllazninë dhe 4 fitore) dhe tashmë është e para në klasifikim me 13 pikë. Për bardheblutë kjo ishte fitorja numër 66 në 128 përballje me Flamurtarin. Ndërkohë, tekniku Slishkoviç ka fituar duelin kroat me ish-zv/trajnerin e Kombëtares, Kovaçiç.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Migen Memelli nënshtron Flamurtarin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Sporti :: Futbolli Shqiptar-
Kërce tek: