Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Meksikanët instalojnë chip për të shpëtuar nga pengmarrja

Shko poshtë 
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Meksikanët instalojnë chip për të shpëtuar nga pengmarrja Empty
MesazhTitulli: Meksikanët instalojnë chip për të shpëtuar nga pengmarrja   Meksikanët instalojnë chip për të shpëtuar nga pengmarrja Icon_minitime4th October 2008, 7:11 am

Meksikanët e pasur, të shqetësuar nga niveli i pengmarrjeve të shumta, po shpenzojnë mijëra dollarë për të vendosur transmetues shumë të vegjël nën lëkurë, në mënyrë që satelitët të mund të ndihmojnë në gjetjen e tyre në rast se do të rrëmbehen.
Ndërkohë që gjithmonë e më shumë, banorë të shtresës së mesme të popullsisë, gjithashtu po përpiqen të sigurojnë këta chip-a të vegjël të dizenjuar nga Xega, një firmë sigurie meksikane, shitjet e produkteve të së cilës janë rritur me 13 për qind për këtë vit. Kompania injekton chipin e mbuluar me kristal, e me përmasat e një kokrre orizi, në trupin e klientëve me anë të një shiringe. Një transmetues më pas, dërgon sinjalet nëpërmjet satelitit në pikën e kontrollit, në rast se personi që mban këtë chip ndodhet në gjendje stresi. Chipet kushtojnë 4 000 dollarë, plus një kuotë vjetore prej 2 200 dollarësh amerikanë. Xega, një firmë me qendër në qytetin meksikan të Quererato-s, dizenjonte më parë vetëm sisteme pozicionimi global për të gjurmuar automjete të vjedhura, kjo deri në momentin kur njëri prej pronarëve të kompanisë u morr peng, në vitin 2001. Statistikat zyrtare tregojnë se vetëm vitin e kaluar kanë ndodhur 751 pengmarrjeje në Meksikë, por shumica e tyre kalojnë të pa raportuara. Ndërsa instituti kërkimor i krimeve, ICESI, thekson se numri real i pengmarrjeve në vend është shumë herë më i lartë, në më shumë se 7 000 të tilla për vitin 2007.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Meksikanët instalojnë chip për të shpëtuar nga pengmarrja
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Kurjozitete-
Kërce tek: