Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Biblioteka Kombëtare pasurohet me bibliotekën e Aleks Budës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Biblioteka Kombëtare pasurohet me bibliotekën e Aleks Budës Empty
MesazhTitulli: Biblioteka Kombëtare pasurohet me bibliotekën e Aleks Budës   Biblioteka Kombëtare pasurohet me bibliotekën e Aleks Budës Icon_minitime5th October 2008, 4:08 am

Familja e Aleks Budës, albanologu i shquar shqiptar, i dhuroi qeverisë, në dobi të publikut, bibliotekën e të ndjerit. Në këtë bibliotekë përfshihen nëntëmijë vëllime shumë të vlefshme për shkak të volumit të madh të hulumtimeve albanologjike. Akti i dhurimit, mbetet gjest fisnik që kontribuon në pasurimin e fondit albano-ballkanologjik të Bibliotekës Kombëtare. Me rastin e dhurimit të Bibliotekës vetjake të akademikut Aleks Buda, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, falënderoi përfaqësuesit e familjes Buda. Familja e Aleks Budës vuri në dukje se biblioteka e dhuruar përmban botime nga fusha të ndryshme të dijes, që kanë ndikuar edhe në formimin e akademikut Buda, njëri ndër albanologët më në zë të shekullit XX.
Krahas botimeve-libra apo periodikë me karakter filozofik, historikë, gjuhësorë, etimologjikë etj., fushë me interes për personalitetin e këtij shkencëtari mbetet dhe letërsia artistike, e cila ndodhet e pranishme edhe ne bibliotekën e dhuruar. Në bazë të një marrëveshjeje dhurimi të nënshkruar ndërmjet drejtorit të Bibliotekës Kombëtare, Aurel Plasari dhe familjarëve të akademikut Aleks Buda, materialet e dhuruara, të cilat janë ende në proces përpunimi bibliotekar, së shpejti do të jenë në dispozicion të studiuesve. Aleks Buda u lind në vitin 1911 në Elbasan dhe ndërroi jetë më 1993 në Tiranë. Ai u arsimua në Itali dhe Austri. Në fund të viteve ë60, Buda themeloi Akademinë e Shkencave dhe në vitin 1972 u zgjodh kryetar i parë i saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Biblioteka Kombëtare pasurohet me bibliotekën e Aleks Budës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Art dhe kultur :: Gjyha shqipe-
Kërce tek: