Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Elsa Lila: Festivali Europian...pse jo?

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Elsa Lila: Festivali Europian...pse jo? Empty
MesazhTitulli: Elsa Lila: Festivali Europian...pse jo?   Elsa Lila: Festivali Europian...pse jo? Icon_minitime5th October 2008, 4:17 am

Pas një viti të gjatë dhe impenjativ, më në fund Elsa Lila rikthehet në bregdetin shqiptar për ca ditë relaksi të plotë, në shoqërinë e miqve më të mirë dhe natyrisht qenit besnik e të dashur Zigo që nuk e ndan nga vetja. Ka lënë pas një vit plot angazhime. Nga Italia ku jeton, drejt Francës ku po merret me albumin e ri. Prej andej në Shqipëri si protagoniste e aktiviteteve të rëndësishme, e përsëri në udhëtime të tjera pa fund. Ky ka qenë itenerari i pareshtur i Elsa Lilës gjatë një viti, ku ajo shkëlqeu si gjithmonë.

Në Shqipëri ishte prezente së pari në drejtimin e festivalit të fundvitit në Radio Televizion, një rol që Elsa diti ta luajë mjaft mirë, pasi dha të parin model të një prezantuese femër dinjitoze e me nivel, plot stil e natyrshmëri, e zhdërvjellët, improvizuese dhe mjaft e këndshme për publikun. Dhe së dyti si protagoniste e musicalit të suksesshëm “Mouline Rouge”, ku “kurtizania” Elsa tronditi skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Nëse shfaqja ishte tejet e suksesshme dhe biletat për të nuk gjendeshin lehtë, prania e Elsa Lilës ka qenë një arsye më se e mjaftueshme për të ndjekur këtë shfaqje. Kjo ishte edhe sprova e radhës në të cilën këngëtares jo vetëm i është dashur të këndojë “live”, por në çaste të caktuara i është dashur edhe të aktrojë. Nëse “Mouline Rouge” ka folur shqip si asnjë tjetër musical më parë, për këtë është kujdesur edhe Elsa Lila, e cila është marrë vetë me përkthimin e pjesëve nga anglishtja si dhe i ka dhënë shpirt rolit kryesor të musicalit të famshëm në skenën shqiptare.

Ky vit ka qenë i mbushur me shumë punë, koncerte dhe projekte të tjera artistike, si përherë për një Elsa të talentuar dhe mjaft energjike. Dhe më në fund sezoni i verës, solli ca ditë pushimi absolut në brigjet e rivierës shqiptare.

Pushime në Shqipëri

E apasionuar pas udhëtimeve, ndonëse ka lëvizur shumë për moshën e saj të re (27 vjeç), duke eksploruar që nga qytetet e mëdha e komerciale, deri tek vendet e panjohura dhe të virgjëra, ashtu si çdo vit, nuk heq dorë nga bregdeti shqiptar. Këngëtarja që njohim dhe pëlqejmë të gjithë mund të quhet pa frikë edhe Elsa e ekstremeve. Për shembull, megjithëse ka dy vjet që kalon pushimet në Karaibe, ose që vetëm para pak muajsh është kthyer nga pushimet në Kubë, përsëri i rikthehet plazhit në jugun e Shqipërisë. Sepse plazhet e jugut të vendit i vlerëson si asgjë tjetër. Vlora për të mbetet një destinacion i përhershëm dhe sido që të vijë puna, ajo patjetër do të kalojë ca ditë pushimi atje. Thotë se Vlora është qyteti që i pëlqen më shumë dhe se nuk do ta krahasonte me asnjë tjetër në Shqipëri. Atje ruan kujtime dhe çdo cep i qytetit i kujton diçka. Veç kësaj Vlora për të është relaks total, me diellin, detin, njerëzit, miqtë e saj e sidomos gjyshërit e dashur. Është një pjesë e bukur e rivierës shqiptare të cilën Elsa megjithëse ka udhëtuar mjaft nëpër botë, e vlerëson në mënyrë të veçantë. “Askund, thotë ajo, nuk mund të gjesh plazhin e pastër, të shkumëzuar, shkëmbor dhe njëkohësisht natyrën e gjelbëruar sa në këtë pjesë të jugut të Shqipërisë”.


I pëlqen të notojë dhe sidomos të zhytet në det, ndonëse bregu shkëmbor nuk ia ka lejuar gjithmonë këtë. Prandaj nuk përton të kridhet në ujë dhe të notojë për orë të tëra, pa kthyer kokën nga bregu. I pëlqen të hipë majë shkëmbinjve dhe të bëhet njësh me natyrën e këtij vendi që e frymëzon. I pëlqen gjithçka që ofron kjo natyrë e bukur e plazheve të jugut të Shqipërisë, të cilën Elsa Lila çdo vit e frekuenton.
Me një trup perfekt, me flokët e shkurtër, e dashuruar pas detit dhe diellit, e zhdërvjellët, e qeshur dhe mjaft miqësore është shfaqur Elsa Lila në bregdetin shqiptar të jugut me qenin besnik Zigo, për të cilin ka vite që kujdeset me dhëmbshuri pasi thotë se e ka gjetur të braktisur në rrugët e Romës. E njëjta gjë i ka ndodhur edhe me një qen që gjeti të braktisur në Shqipëri, të cilin e mori dhe u kujdes për disa kohë.

Në Shqipëri, larg koncerteve

Elsa Lila, këngëtarja që mund ta shohim shpesh gjatë vitit në atdhe, dimrit në lokalet e këndshme të Tiranës, ndërsa verës kryesisht në bregun e jugut, rrallë pranon të marrë pjesë në koncertet e organizuar në vend. Megjithëse i vijnë ftesa nga më të ndryshmet, në mënyrë kategorike kundërshton të marrë pjesë në projektet diskografike shqiptare, me këngë, albume apo videoklipe, për t’u bërë pjesë e tregut muzikor shqiptar. Ka një lloj mospëlqimi nga ana e saj për ta bërë një gjë të tillë. I vetmi koncert ku ka pranuar të marrë pjesë ka qenë koncerti i mbajtur vjet në Belgjikë, organizuar nga Ministria e Jashtme shqiptare, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë.

Elsa Lila, duke patur një emër të madh dhe eksperiencë profesionale mbi supe, nuk e shikon aspak tregun shqiptar si një mundësi të paktën për të bërë para, siç ndodh me këngëtare të një niveli të pakrahasueshëm me Elsën, por që kanë arritur të pasurohen përmes këtij biznesi muzikor. Të gjithë e dimë se mjafton që ato të bëjnë këngë konsumi, t’i shoqërojnë me klipe ekzotike, të shfaqen 24 orë në 24 në ekranet që transmetojnë vetëm muzikë dhe paratë fluturojnë mbi kokat e tyre.

Me Elsën kjo gjë nuk ndodh. Mbase është pikërisht ky nivel i tregut diskografik shqiptar që pengon Elsën që të bëhet pjesë e tij. Eshtë ky nivel që ka vendosur barrierë mes tregut dhe Elsës. Mbase me zgjedhjen e saj Elsa edhe gabon, sepse sikur të ishte pak më praktike, të vinte të tjera kritere mbi ato profesionale, do kishte mundësi të fitonte më shumë para, pavarësisht parimeve të saj estetike, siç ndodh me dhjetëra bukuroshe që zhvishen para ekranit.

“Kam 11 vjet që jam artiste, të paktën në Shqipëri dhe asnjëherë nuk kam qenë komerciale, për faktin se unë vetë si njeri nuk jam komercial dhe në jetën e përditshme, nga e veshura deri te pushimet, lokalet, e mbi të gjitha në muzikë. Sepse e dashuroj artin tim dhe kjo më shtyn të kem respekt për këtë lloj arti, të cilin nuk mund ta shkel me këmbë për interesa ekonomike, për një sukses më të thjeshtë. Dhe besoj se suksesi i mirë vjen pak me vonesë, por qëndron në kokë të kohërave dhe këtë do të ndjek”, thotë ajo.

Publiku shqiptar e do Elsa Lilën. Dueti i fundit me Pirro Çakon, kënduar në Festivalin e Fundvitit në RTSH, transmetohet pothuajse në çdo radio dhe televizion. Pavarësisht se formula e kësaj kënge nuk është aspak komerciale, përkundrazi firmohet nga dy profesionistë. Dhe kjo është rruga që ka vendosur të ndjekë

Elsa Lila. Asnjë kompromis në respekt të muzikës.

Liria, më e çmuar se asgjë tjetër

Nëse e pyet për jetën e saj private, Elsa nuk bën shumë komente. Nuk dëshiron të japë detaje sepse dëshiron ta mbajë sekretin e saj me vete. Megjithatë në diskutimet me të, kupton se është një vajzë që më shumë se çdo gjë tjetër, vlerëson lirinë e saj. Kupton se për momentin nuk dëshiron të krijojë familje, pasi prioritet ka impenjimet profesionale, projektet artistike që i përkasin të sotmes dhe të ardhmes. Çdo lidhje serioze apo projekt privat i momentit, do ishte pengesë për karrierën profesionale dhe privim i lirisë individuale, ndërkohë që ajo ka ende shumë për të shijuar, kërkuar dhe provuar në jetë. “Jam akoma duke kërkuar në jetë, pasi jam shumë e re që ta kem gjetur kuptimin e jetës. Për mua deri tani ka patur faza të ndryshme ku kuptimi i jetës ishte diçka dhe pastaj, pas shumë pak kohe shndërrohej në diçka tjetër. Ka qenë një rrjedhë transformimesh. Nëse do ta zbuloja sot kuptimin e jetës, mund edhe të vdisja nesër pa pikën e frikës. Por unë akoma nuk e kam zbuluar dhe do vazhdoj të kërkoj”, shton duke qeshur, duke mohuar çdo projekt serioz sentimental për momentin.

Ndërkohë vazhdon të jetë e njëjta vajzë e zhdërvjellët, çapkëne, me batutat në majë të gjuhës, e gatshme të bisedojë dhe të bëjë shaka. Një prerje e përkryer e thjeshtësisë me ekstravaganden.

Elsa në Eurovizion?

Përse Elsa të mos përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion? Kjo është pyetja që e ka bërë secili prej nesh, të paktën një ose edhe shumë herë, sa herë që Shqipëria përgatitet të shkojë atje, sa herë që jemi në atmosferë konkurrimi dhe adrenalina kombëtare rritet. Përfaqësimi jo i kënaqshëm i Shqipërisë nga viti në vit, pyetjen e bën edhe më kokfortë dhe dashur pa dashur mendja na shkon tek emrat e muzikës shqiptare që mund ta bënin seriozisht dhe mjaft mirë një gjë të tillë.

Kush mund të jetë?..... Elsa, Elsa Lila, këngëtarja shqiptare, që sa herë ka dalë në skenën shqiptare, por që ka patur kurajon të shkelë edhe në skenën dinjitoze të Sanremos, ka treguar vlera të pakontestueshme të një artisteje të madhe.

Mirëpo rregullat duket se janë kokëforta. Duhet patjetër pjesëmarrje dhe triumf në Festivalin e RTSH-së që të mundesh të përfaqësosh Shqipërinë në Eurovizion. Prandaj edhe Elsës i duhet të marrë pjesë paraprakisht në një konkurrim të tillë që të shkojë atje. Gjë të cilën Elsa deri tani nuk e ka bërë.

Kur e pyet Elsën nëse do t’i pëlqente ta përfaqësonte Shqipërinë në Eurovizion, as nuk e pohon, por as nuk e mohon një ide të tillë. Gjithçka e lë pa përgjigje, duke rihapur një debat që është zhvilluar mjaft këto vitet e fundit: Është e detyrueshme që patjetër këngëtari të marrë pjesë në Festival, apo emri i konkurrentit për në Eurofestival mund edhe të zgjidhet nga stafi drejtues i RTSH-së?

Elsa Lila pa mëdyshje mund të konsiderohet këngëtarja më e suksesshme e gjysmës së dytë të viteve 90-të. Pjesëmarrjen e saj të parë në Festival e kishte në moshën 15 vjeç, në vitin 1996, me këngën “Pyes Lotin”. Ka fituar dy çmime të para radhazi, në Festivalin e 35-të dhe të 36-të, duke dalë në skenë si një yll i ri në skenën e muzikës shqiptare. Ajo ka kënduar vetëm në këto dy festivale, ndërkohë që ka fituar edhe disa çmime të tjera jashtë festivalit tradicional, madje edhe çmime ndërkombëtare. Suksesi i saj më i madh është pjesëmarrja prej dy vite radhë në Sanremo, një ëndërr e hershme e shqiptarëve. Ndërsa tani ëndrra mbetet Eurovizioni. A thua dikush nga Shqipëria do të mund ta fitojë atë? A thua ajo mund të jetë Elsa Lila?

Ndërkohë dihet një fakt: Festivali i RTSH-së është i lidhur fort me pjesëmarrjen në Eurovizion. Dy vitet e fundit ka pasur ide që kjo e drejtë t’u takojë edhe festivaleve të tjera e këngëtarëve që konkurrojnë në të…
Por Eurovizioni nuk ka lidhje me asnjë festival tjetër që zhvillohet në Shqipëri. Radiotelevizioni Shqiptar është anëtar me të drejta të plota i EBU-së dhe ka disa vite që paguan rregullisht taksat e pjesëmarrjes. Duke pasur një ekskluzivitet të tillë, RTSH-ja është i vetmi autoritet që njihet nga EBU-ja si përfaqësues i Shqipërisë në të gjitha zhvillimet. RTSH nuk është pjesëmarrës vetëm në Festivalin Europian, por në të gjitha evenimentet që organizon. Shqipëria dhe me sa duket nuk ka asnjë mundësi tjetër në përfaqësimin europian përveçse nga dera e Radiotelevizionit.

Po nga vetë stafi i RTSH-së, përtej konkurrimit, a mund të zgjidhet konkurrenti?

Festivali dhe përzgjedhja e një artisti e më pas kompozimi për të, janë dy nga format kryesore të konkurrimit në Eurovizion. Në kushtet ku është Shqipëria, ku kontestohen zgjedhjet, kontestimi i emrit të një artisti të zgjedhur mund të jetë edhe më i madh.

Për shumë arsye drejtuesit kanë zgjedhur që kënga të përzgjidhet pikërisht nga Festivali i RTSH-së. Ato mendojnë që kjo është rruga më e mirë. Pasi është përvoja e madhe, shtrirja e gjerë që mbulon ky festival, artistët profesionistë që marrin pjesë në të, që sipas organizatorëve nuk lënë shteg për diskutim. Prandaj është përzgjedhur edhe forma e konkurrimit në Festival. Dera nga duhet të kalojë edhe Elsa Lila, këngëtarja që e ka sfiduar këtë skenë që në pjesëmarrjen e saj të parë në moshën 15 vjeç, pas një eksperience të admirueshme dhe të vlerësuar jashtë Shqipërisë, sot i duhet të kthehet mbrapsht dhe të konkurrojë, në një garë mbase jo aq dinjitoze për të, me kushtin që të presë biletën për Eurovizion. Por a do ta bëjë Elsa këtë? Mbetet për t’u parë…..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit
MISTERIOZJA


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 35
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

Elsa Lila: Festivali Europian...pse jo? Empty
MesazhTitulli: Re: Elsa Lila: Festivali Europian...pse jo?   Elsa Lila: Festivali Europian...pse jo? Icon_minitime11th October 2008, 8:57 am

CA ZERI FANTASTIK KA KJO albania
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Elsa Lila: Festivali Europian...pse jo?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Art dhe kultur :: Vip-
Kërce tek: