Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Kush mendon shumë... ha!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Kush mendon shumë... ha! Empty
MesazhTitulli: Kush mendon shumë... ha!   Kush mendon shumë... ha! Icon_minitime5th October 2008, 4:37 am

Jeta sedentare dhe puna krijuese nuk harxhojnë kalori dhe stimulojnë urinë

Ja përse sforcimi mendor na shton oreksin


Të gjithë e dimë se të bësh punë sedentare (ndenjur) nuk përbën ndonjë problem për linjat. Në fakt, risia e fundit lidhet me hipotezën se aktivitetet që vënë në lëvizje më tepër trurin se sa muskujt mund ta favorizojnë mbipeshën, jo vetëm se mënjanojnë aktivitetin fizik, por edhe sepse të shtyjnë të ushqehesh më shumë. Ata që e sugjerojnë këtë janë disa shkencëtarë të Universitetit Laval (Kanada) në një studim të publikuar kohët e fundit në revistën "Psychosomatic Medicine". Studimi ka përfshirë 14 studente jo obeze. Secila prej tyre iu nënshtrua tri situatave të ndryshme eksperimentale, të cilat zgjasnin 45 minuta. Në një vakt të caktuar vajzat do të konsumonin vullnetarisht ushqime nga më të ndryshmet, të servirura nga një restorant. Tri situatat lidheshin me qëndrimin ulur: leximin e një tregimi, duke thënë më pas përmbajtjen dhe ndjekjen e një sërë provimesh në kompjuter.

Më parë, studiuesit kishin treguar se 45 minuta punë intelektuale (të shkruash dhe të lexosh) djegin vetëm 3 kcal (kilokalori) më shumë se sa kur jemi duke pushuar. Duke krahasuar vaktet e konsumuara nga studentet, u vërejt se vajzat kishin marrë më shumë kalori, pasi ishin angazhuar në punë të cilat kërkonin "mendim": maksimalisht 203 kcal më shumë pas leximit dhe 254 kcal pas korrigjimit të testeve. Gjithashtu, u vu re se gjatë angazhimit intelektual, niveli i kortizolit rritej, ndërsa niveli i insulinës dhe i sheqerit ishte më "i paqëndrueshëm".

Për ç‘arsye puna intelektuale të shtyn të konsumosh më shumë ushqim? "Një nga hipotezat e hedhura nga studiuesit, e cila natyrisht duhet konfirmuar, është se puna intelektuale sjell një çrregullim të nivelit të glukozës, ‘karburanti‘ me të cilin funksionojnë qelizat, veçanërisht ato të trurit. Kjo është një nga arsyet që na bën t‘i vërsulemi ushqimit, për të rregulluar kështu ekuilibrin e çrregulluar. Nga ana tjetër, stresi që lidhet me punë intelektuale ndikon mbi sistemet e kontrollit hormonal (siç është kortizoli) dhe neurovegjetativ, të cilët rregullojnë nivelin e glukozës, insulinës dhe mekanizmat e urisë. Gjithashtu, duhet të kujtojmë se konsumimi i tepërt pas stresit akut, apo gjatë një periudhe stresi kronik, i detyrohet edhe një nevoje psikologjike shpërblyese", thotë një studiuese e Qendrës Terapeutike Neurovegjetative.

Atëherë ç‘këshilla do t‘u jepnit "punëtorëve të mendjes"?

"Nga njëra anë është mirë ta fillosh ditën me një mëngjes me bazë karbohidrate, fruta, kos, qumësht. Dihet se dieta në vendet perëndimore është e pasur me ushqime dhe e mjaftueshme për të kryer çdo lloj aktiviteti e stresi. Prandaj, përveç këshillës që ta përmirësoni mënyrën e të ushqyerit duke konsumuar sa më shumë fruta, zarzavate, mish pule, peshk dhe drithëra (akoma më mirë nëse janë të bëra me miell të zi), nuk duhet të lini pas dore aktivitetin e përditshëm fizik, pasi është i rëndësishëm jo vetëm për të rënë nga pesha, por edhe për të përmirësuar disa nga mekanizmat kryesorë të kontrollit të organizmit, siç është ai i rregullimit të insulinës dhe glukozës, të ndryshuar nga stresi. Por kur stresi shndërrohet në një problem të madh, duhet kuruar duke iu drejtuar specialistëve, të cilët mund të përdorin terapitë farmakologjike".

Duke iu rikthyer kalorive të pakta të shpenzuara në "punët mendore", ekzistojnë shumë mënyra të tjera për t‘i shtuar ato: disa janë të ndërlikuara dhe të pazakonta, si pozicioni i punës "walk and work" (ec dhe puno). Artikulli që është publikuar në revistën "British Journal of Sports Medicine" tregon për mënyrat e lëvizjes me shpejtësinë e dëshiruar, ndërkohë që punohet në kompjuter.

Disa sisteme të tjera janë më të thjeshta: për shembull, mund të ngriheni në këmbë sa herë që ju bie telefoni dhe të lëvizni ndërsa flisni. Gjithashtu mund të zbrisni ose të ngjiteni nëpër shkallë. Është llogaritur se, për të ngjitur një shkallë harxhohen mesatarisht 0.11 kcal (kur zbresim harxhohen 0.05). Gjithashtu, edhe kur qëndrojmë në këmbë harxhojmë kalori (në një orë rreth 15 kcal).


Kur konsumojmë ushqim përdorim kokën


Stresi

Stresi që lidhet me punët intelektuale "çrregullon" organizmin, duke e shtyrë të marrë më shumë kalori se ç‘duhet


Këshilla për të djegur kaloritë

Ai që bën punë ulur mund t‘i djegë kaloritë duke:


U ngritur në këmbë sa herë që bie telefoni dhe duke lëvizur ndërsa flet (5 telefonata me kohëzgjatje 6 minuta janë ekuivalente me 30 minuta ecje, kohë gjatë së cilës shpenzohen pothuajse dy herë më shumë kalori se sa kur qëndrojmë ulur)


Të hipim dhe të zbresim shkallët pa marrë ashensorin. Sa herë që ngjisim një shkallë harxhojmë mesatarisht 0.11 kcal, ndërsa kur zbresim 0.05 kcal


Edhe duke qëndruar në këmbë harxhojmë kalori, jo shumë, por mjaftueshëm: rreth 15 kcal për një orë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kush mendon shumë... ha!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» KUSH E ZBUKURON ME SHUME FEMREN???
» TE DUA (NE SHUME GJUHE TE BOTES)
» Kush me ndihmon per detyrat ?
» NXITONI, VOTONI SE KUSH DO FITOJ NESER, SHQIPERIA APO MILAN?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Shkenca :: Shendeti-
Kërce tek: