Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Metabolizmi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Metabolizmi Empty
MesazhTitulli: Metabolizmi   Metabolizmi Icon_minitime5th October 2008, 4:41 am

Shkencëtarët në universitetin e Floridës kanë zbuluar një element për mbajtjen e metabolizmit nën kontroll. Shkencëtarët po përqëndrohen tek leptini, hormoni që djeg yndyrnat dhe rregullon metabolizmin e trupit. Gjatë provave me kafshë në laborator, shkencëtarët bllokuan me sukses një enzimë që normalisht pengon veprimtarinë e hormonit leptin tek personat me mbi peshe trupore. Kur Leptini humbet ndjeshmëri apo nuk vepron, njerëzit shtojnë në peshë. Duke përdorur një substancë të quajtur vanadium, shkencëtarët rritën aftësinë e hormonit leptin për të djegur kalori tek minjtë në laborator në një sasi shumë më të lartë sesa pa këtë lloj trajtimi. Megjithëse nivelet e vanadiumit që u përdorën tek minjtë, janë shumë më të larta sesa ato që organizmi i njeriut mund t’i përballojë, shkencëtarët shpresojnë që një ditë do të arrijnë ta modifikojnë këtë metodë për të kryer studime edhe mes njerëzve. Profesori Filip Skarpejs thotë se leptini është një hormon mjaft i rëndësishëm në kontrollin e yndyrnave të tepërta dhe kur ky hormon nuk vepron normalisht, njerëzit shtojnë në peshë. Dhe çka është më e keqja, kur një person bëhet mbi peshë, shtimi i shpejtë i kësaj peshe bëhet edhe më i mundshëm. Ekspertët gjithashtu po shqyrtojnë mundësinë e modifikimit të një proteine që i nxit qelizat për të djegur më shumë ushqime si nxehtësi, në vend që t’i ruajnë ato në formë dhjami. Shkencëtarët mendojnë se duke shtuar sasinë e kësaj proteine në organizëm, ndoshta nëpërmjet terapisë gjenetike, personat që vuajnë nga mbipesha trupore, një ditë do të jenë në gjendje të shtojnë djegjen e kalorive, duke nisur kështu procesin e metabolizmit.

Profesor Skarpejs thotë se objektivi afatgjatë i grupit të shkencëtarëve është për të gjetur mënyra për fillimin e djegjes së yndyrnave, nëpërmjet modifikimit të leptinit ose nëpërmjet mekanizmave të tjera që thjesht nxisin këtë proces.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Metabolizmi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Shkenca :: Shendeti-
Kërce tek: