Stica LLastica
Numri i postimeve : 1179 Registration date : 01/10/2008
| Titulli: Gazmend Paja mbush 30 vjeç 10th October 2008, 3:17 pm | |
| Dhurata një milionëshe dhe detajet e festës Aktori i “Portokalli” tregohet i kujdesshëm, shumë vajza në festë por me asnjërën nuk shfaqi intimitet Nuk ka qejf ta festojë ditëlindjen, por për 30 vitet që i mbushi më 27 shtator, ishte një surprizë, që ia bënë shokë të tij të ngushtë, të ardhur posaçërisht nga Londra. Ata në njëfarë mënyre e kishin detyruar Gaz Pajën, të festonte këtë përvjetor të tij në një festë shumë të ngrohtë në “Aus Club”, në ndezjen e qirinjve festivë dhe për të ndarë tortën mes miqsh. Me ta ai takohet 1 herë në vit në vende të ndryshme të botës dhe këtë herë si vend takimi ata zgjodhën Tiranën, për t’i bërë qejfin Gazit. Madje aq mirë ndihej, sa në ditëlindjen e tij ku “mbretërit” e mbrëmjes ishin prindërit e tij, mund të hynte kushdo. Por natyrisht që ai kishte ftuar shumë miq artistë, të cilët i erdhën me dhurata, në festën që aktori i “Portokalli”, kishte përgatitur për ta, ku nuk mungonin Agron Llakaj, Rozana Radi, Mariza Ikonomi, Gjini. Por mungonte regjisori Altin Basha, i cili atë natë kishte festuar ditëlindjen e nusës së tij, Ilirjana Basha dhe ajo pjesë e stafit të spektaklit të humorit. Ndër vajzat e shumta, disa prej të cilave të veshura me kapele të viteve ’60-të, nuk u kuptua nëse ndonjëra ishte edhe e dashura, pasi Gazi gjithë kohën qëndroi vetëm, dhe ndoshta këtë e kishte bërë me qëllim, për të mos u përfolur më për lidhjen e momentit. E rëndësishme ishte që ai dukej që ndihej mirë, në praninë e shumë miqve dhe mikeshave artiste, të cilat kërcyen dhe kënduan karaoke për orë të tëra. Por jo të gjithë ishin aty, pasi disa kolegë mungonin, pasi po atë natë martohej Bojken Lako. E për Gazin kjo nuk shkaktoi qejfmbetje, pasi rreth orës 24:00, mori shumë mesazhe nga të munguarit e asaj nate. Dhe ai për t’u dhënë mundësinë atyre, nuk e mbylli festën me aq. Miqtë e munguar dhe ata më të ngushtit i ftoi në një after party, duke i mbledhur të gjithë bashkë për të qeshur, kërcyer dhe për të bërë humor, në një vilë në periferi të Tiranës. Miq të afërt të tij, treguan se ishte një festë e çmendur, që zgjati deri të nesërmen në drekë. Por për Gazin, nuk kishin mjaftuar këto, pasi për 3-4 orë ka qëndruar në Rinas për të përcjellë shokët e ardhur nga jashtë. Po çfarë dhuratash mori për ditëlindje? Kishte nga ata që kishin bërë dhe dhurata që kushtonin 1 milion lekë, e mes të cilave një enciklopedi, dhurata e një prej shoqeve më të ngushta. | |
|
MISTERIOZJA Luleshtrydhja Forumit
Numri i postimeve : 4095 Age : 35 Location : secret Humor : not bad Registration date : 02/10/2008
| Titulli: Re: Gazmend Paja mbush 30 vjeç 11th October 2008, 9:00 am | |
| QENKA GOXHA I MADH KY :?: | |
|
dreqja Mamune vogel
Numri i postimeve : 3717 Registration date : 30/09/2008
| Titulli: Re: Gazmend Paja mbush 30 vjeç 12th October 2008, 7:20 am | |
| pse ca kishe ti ? | |
|
Stica LLastica
Numri i postimeve : 1179 Registration date : 01/10/2008
| Titulli: Re: Gazmend Paja mbush 30 vjeç 12th October 2008, 10:19 pm | |
| e paska piketu misterja mduket | |
|
MISTERIOZJA Luleshtrydhja Forumit
Numri i postimeve : 4095 Age : 35 Location : secret Humor : not bad Registration date : 02/10/2008
| |
MISTERIOZJA Luleshtrydhja Forumit
Numri i postimeve : 4095 Age : 35 Location : secret Humor : not bad Registration date : 02/10/2008
| |
limona Vip ne Kasata
Numri i postimeve : 388 Registration date : 02/10/2008
| Titulli: Re: Gazmend Paja mbush 30 vjeç 13th October 2008, 7:57 am | |
| vertet qenka i madh,,nuk duket aq nga paraqitja | |
|
Sponsored content
| Titulli: Re: Gazmend Paja mbush 30 vjeç | |
| |
|