Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Lotët? Ndodh që edhe na bëjnë mirë

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Lotët? Ndodh që edhe na bëjnë mirë Empty
MesazhTitulli: Lotët? Ndodh që edhe na bëjnë mirë   Lotët? Ndodh që edhe na bëjnë mirë Icon_minitime15th November 2008, 12:43 am

Përse shumë prej nesh ndihen më optimistë pas një të qare të gjatë
Të largojnë stresin dhe të çlirojnë nga dhimbjet

Të gjithë e dimë se të qarët na ndihmon të qetësojmë shpirtin dhe trupin, por tani kërkimet shkencore e konfirmojnë plotësisht këtë. Së fundmi, doktorët kanë zbuluar se lotët mund të na ndihmojnë të ndihemi më mirë. Është provuar shkencërisht se të qarët bën nëntë njerëz në dhjetë të ndihen më mirë, largon stresin dhe ndoshta na ndihmon të kemi një shëndet të mirë. Për më tepër, lotët janë falas, gjenden te çdo njeri dhe nuk kanë asnjë efekt anësor përveç skuqjes së syve, lagies së shamive dhe prishjes së tualetit. Të qarët mund të mos jetë i efektshëm sa ilaçet, por kërkuesit kanë dëshmuar se është shumë efikas në qetësimin e trupit, sepse ndikon në përmirësimin e gjendjes shpirtërore dhe rritjen e humorit te 88.8 për qind e njerëzve, ndërkohë që i bën të ndihen më keq se më parë vetëm 8.4 për qind. Kaq i dobishëm është, sa mjekët sugjerojnë se kjo mund të jetë një mënyrë e mirë për të gjithë ata që kanë vështirësi për t‘u shprehur dhe treguar problemet e tyre. Edhe pse thuajse të gjithë ne derdhim lot të shkaktuar prej emocioneve, 47 herë në vit gratë dhe 7 herë burrat, mbetet ende një mister se përse qajmë dhe se çfarë ndodh gjatë këtij procesi. Ashtu si e qeshura dhe zemërimi që kanë avantazhet e tyre, edhe të qarët, si një formë e veçantë e njerëzve për të shprehur emocionet, ka të mirat e saj. Për shembull, është provuar se të qeshësh ndikon në qetësimin e trupit, në rritjen e tensionit të gjakut, reduktimin e hormoneve të stresit, forcimin e sistemit imunitar dhe prodhimin e shumë antitrupave për të luftuar sëmundjet. Po për lotët çfarë mund të themi? Lotët emocionalë dalin nga të njëjtat gjëndra loti që prodhojnë lëngun që formon një shtresë mbrojtëse në kokërdhok, për t‘i mbajtur ata larg acarimeve, nga të cilat del gjithashtu edhe lëngu që i mbron kur sytë irritohen apo kur bëhen pre e sëmundjeve të ndryshme. Një e dhënë që konfirmohet plotësisht nga eksperimenti tregoi se lotët që derdhim prej emocioneve kanë përbërës të tjerë nga format e tjera të lotëve që dalin prej syve, si për shembull kur grimë qepë apo kur diçka djegëse na futet në sy. E gjithë kjo tregon më së miri se lotët që na dalin prej emocioneve dhe përbërësit e tyre mund të jenë një mënyrë e mirë për ta kthyer trupin në ekuilibër pas përjetimit të një situate stresuese. "Kam sugjeruar se ne mund të ndihemi më mirë pas të qarit, sepse kështu nxjerrim jashtë gjithçka negative që kemi akumuluar brenda vetes. Përbërjet kimike që formohen gjatë një stresi emocional mund të dalin përmes lotëve kur qajmë. Sepse ky lloj stresi mund të rrisë rrezikun për infarkte, apo të dëmtojë zona të caktuara të trurit. Aftësia e njeriut për të qarë ka një vlerë të jashtëzakonshme", thotë Ulliam Frei, profesor i farmaceutikës në Universitetin e Minesotës. Për më tepër, fakte të tjera e mbështesin këtë teori. Nga studimi u pa se lotët e lidhur me emocionet, ndryshe nga lotimi i zakonshëm i syve kanë nivel më të lartë të disa proteinave, magnezit, kaliumit dhe disa hormone, përfshi këtu edhe prolaktinën. Le t‘i shqyrtojmë me kujdes. Magnezi është një lëndë ushqyese e domosdoshme, që nëse gjendet në organizëm në sasi të vogël, i atribuohen një sërë problemesh si ato me lëkurën, mpiksjen me vonesë të gjakut dhe nivelet e ulëta të kolesterolit. Po ashtu, probleme me shëndetin mund të shkaktohen nëse gjendet në organizëm në sasi më e madhe se ç‘duhet. Kaliumi është i lidhur ngushtë me punën e nervave, kontrollin e muskujve dhe presionin e gjakut. Prolaktina është një hormon i përshirë në stres dhe luan një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar dhe funksione të tjera të organizmit. Përmbajta e saj te lotët mund të shpjegojë edhe faktin se përse gratë qajnë më shumë se burrat. Femrat kanë më shumë prolaktinë se meshkujt dhe niveli i saj rritet ndjeshëm gjatë shtatzënisë, kur rritet ndjeshëm frekuenca e të qarit te gratë. Është thënë se të qarët mund të zvogëlojë edhe dhimbjet, edhe pse studimet në këtë fushë janë ende në fazën fillestare. Nga ana tjetër, të qarët i ndihmon njerëzit t‘i shohin gjërat me një sy më optimist pas kësaj. Studiuesit në Universitetin e Floridës thonë po ashtu se lotët emocionalë, rrisin mbështetjen sociale dhe reduktojnë ndjeshëm agresionin. Një tjetër studim në Universitetin e Tilburgut në Holandë tregoi se si burrat, ashtu edhe gratë, i jepnin më shumë mbështetje dikujt që ishte duke qarë, por nuk ndodhte kështu me personat që thjesht përloteshin. U pa gjithashtu se burrat që qanin pëlqeheshin më shumë se gratë. "Është mbështetur plotësisht teoria se të qarët është një sjellje që tregon se kërkon të pranosh ndihmën e të tjerëve", thonë studiuesit holandezë. Në studimin e fundit në Universitetin e Floridës, studiuesit gjetën se pothuajse çdo njeri ndihej më mirë pasi qante, madje edhe sa shpesh qante. Nga ana tjetër, kërkuesit amerikanë thanë se të qarët mund të jetë një terapi e domosdoshme për shumë njerëz. "Pjesa më e madhe e njerëzve pranojnë se u rritej morali dhe humori pasi qanin. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të ndihmuar ata njerëz që kanë vështirësi për të shprehur emocionet e tyre". Ashtu si kërkimet e tjera, psikologët nga Florida sugjerojnë se është e nevojshme më shumë punë dhe studim për të kuptuar më mirë origjinën, natyrën dhe funksionin e të qarit. Një studim i ri, që është duke u zhvilluar nga një ekip i specializuar ekspertësh, po analizon me kujdes se cilat zona të trurit vihen në veprim kur njerëzit qajnë. Studimet e shumta dhe përfundimet pozitive kanë bërë që lotët të rrëzojnë tabutë dhe hipotezat e përhershme se njerëzit e dobët qajnë. Profesor Frei, autori i "Crying: mystery of tears", thekson se: "Njerëzit janë qeniet e vetme që kanë aftësinë për të derdhur lot në varësi të gjendjeve të tyre emocionale. Kjo është një dhuratë e veçantë, me të cilën janë të pajisur vetëm qeniet njerëzore", përfundoi ai.


Fakte

Vetëm 20 për qind e njerëzve qajnë më shumë se 30 minuta gjatë këtij procesi

8 për qind, për më shumë se një orë

70 për qind e njerëzve përpiqen ta fshehin se janë duke qarë

77 për qind e njerëzve qajnë në shtëpi

15 për qind në punë ose makinë

40 për qind preferojnë të qajnë vetëm


39 për qind e njerëzve qajnë zakonisht në mbrëmje


6-8 pasdite është ora më e zakonshme kur njerëzit qajnë

88.8 për qind e njerëzve ndihen më mirë pasi qajnë


47 herë qajnë gratë gjatë një viti

7 herë qajnë burrat


Çështje seksi

Gratë qajnë më shumë se meshkujt, por burrat që qajnë po bëhen gjithnjë e më të pranueshëm në shoqëri


Sytë e përlotur, një ose dy lot në kohën e duhur dhe vendin e duhur, po shihen më me dashamirësi, thonë studiuesit


Dikur të qarit lidhej me njerëzit e dobët, ndërsa tani me ata të fuqishmit dhe burrat e fortë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit
MISTERIOZJA


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 35
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

Lotët? Ndodh që edhe na bëjnë mirë Empty
MesazhTitulli: Re: Lotët? Ndodh që edhe na bëjnë mirë   Lotët? Ndodh që edhe na bëjnë mirë Icon_minitime15th November 2008, 8:06 am

eshte mese e vertete albania
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vlonjatja

Vlonjatja


Female Numri i postimeve : 857
Humor : ♥♥♥
Registration date : 24/10/2008

Lotët? Ndodh që edhe na bëjnë mirë Empty
MesazhTitulli: Re: Lotët? Ndodh që edhe na bëjnë mirë   Lotët? Ndodh që edhe na bëjnë mirë Icon_minitime17th November 2008, 8:47 pm

se mbaj mende se kur ka qene qarja ime e fundit :?: do filloj mase qaj prap meqe beka mire qesh me te madhe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lotët? Ndodh që edhe na bëjnë mirë Empty
MesazhTitulli: Re: Lotët? Ndodh që edhe na bëjnë mirë   Lotët? Ndodh që edhe na bëjnë mirë Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lotët? Ndodh që edhe na bëjnë mirë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Edhe ashtu edhe keshtu
» Te rrish pa u lare te ben mire
» 10 gafat që bëjnë meshkujt në “propozimin” e një femre
» Këtë Vit të Ri jam edhe unë!
» JETA NIS EDHE TRIDHJETË VJEÇ

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Kurjozitete-
Kërce tek: