Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Tregime&legjenda kineze

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Stica
LLastica
LLastica
Stica


Female Numri i postimeve : 1179
Registration date : 01/10/2008

Tregime&legjenda kineze Empty
MesazhTitulli: Tregime&legjenda kineze   Tregime&legjenda kineze Icon_minitime15th November 2008, 2:30 am

Tregime&legjenda kineze N3000

Tre veta bëjnë një tigër
--------------------------------------------------------------------------------


Është ruajtur deri më sot tregimi historik "Tre veta bëjnë një tigër", i cili tregon se gënjeshtrat dhe thashethemet mund të konsiderohen nga populli i thjeshtë si gjëra të vërteta.


Ekzistonin dikur në tokën kineze disa shtete që luftonin kundër njëri tjetetrit, prandaj historianët e quajnë atë periudhë "Periudhën e Shteteve Ndërluftuese". Asokohe, shtetet Vei dhe Zhao, që ishin vende fqinjë, kishin nënshkruar një traktat të miqësisë dhe të aleancës. Për të garantuar fuqinë e traktatit, të dy shtetet do të dërgonin reciprokisht pengje në kryeqytetet e secilit.

Është mbreti i shtetit Vei do të dërgonte birin e vet si peng në kryeqytetin Handan të shtetit Zhao. Duke marrë parasysh sigurimin e të birit, ai vendosi të dërgonte ministrin Pang Cong të shoqëronte djalin për në shtetin Zhao. Pang Cong ishte një ministër i talentuar, por disa burokratë e kishin zili dhe mundoheshin gjithmonë e kundërshtonin atë.

Pang Cong kishte merak se, kur ai të largohej nga mbreti, burokratët do të kurdisnin gracka për ta cënuar atë, prandaj, para se të nisej për në shtetin Zhao, pyeti mbretin: "Në qoftë se dikush thotë se ka ardhur një tigër në rrugët e qytetit, do të besoni Ju?" Mbreti iu përgjigj: "Jo! Nuk besoj. Si është e mundur që të vijë një tigër në rrugët e qytetit?" "Në qoftë se dy veta thonë se ka ardhur një tigër, ende nuk do të besoni", pyeti përsëri Pang Cong. "Atëherë, unë besoj gjysmën", iu përgjigj mbreti. "Në qoftë se tre veta ju raportojnë se ka ardhur një tigër në rrugët e qytetit, ju do të besoni?" Mbreti ngurroi për një copë kohë dhe iu përgjigj: "Oh! Jo në qoftë se të gjithë thonë ashtu, unë nuk mund të bëj gjë tjetër përveç se të besoj." Pasi dëgjoi përgjigjen e mbretit, Pang Cong psherëtiu dhe tha: "Oh, lartmadhëria juaj mbret, ju besoni gënjeshtrat dhe thashethemet vetëm e vetëm se tre veta thonë ashtu. Kur unë do të jem në Handan, që është shumë larg kryeqytetit tonë Daliang, jo vetëm tre veta do t'ju thonë fjalë të këqija për mua." Mbreti tha: "Unë ju kuptova. Shkoni dhe mos kini merak."



Në këtë mënyrë që, Pang Cong u nis për në Handan, duke shoqëruar princin. Pa kaluar shumë kohë pas largimit të Pang Congut, dikush i tha mbretit fjalë të këqija për të. Në fillim, mbreti u justifikua duke thënë se Pang Cong ishte ministër besnik. Por, pasi të gjithë kundërshtarët politikë të Pang Congut thoshnin herë pas here fjalë të këqija për Pang Cong, mbreti besoi . Kur u kthye Pang Cong nga shteti Zhao, mbreti i shtetit Vei refuzoi të takohej me të. Ja kjo është rrëfenja " Tre veta bëjnë një tigër". Kinezët thonë shpesh herë "Janë të tmerrshme thashethemet". (Zheng)


Edituar për herë të fundit nga Stica në 15th November 2008, 2:42 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Stica
LLastica
LLastica
Stica


Female Numri i postimeve : 1179
Registration date : 01/10/2008

Tregime&legjenda kineze Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime&legjenda kineze   Tregime&legjenda kineze Icon_minitime15th November 2008, 2:38 am

Tregime&legjenda kineze Celebwomen_5

Bukuroshja mbulonte hundën


Mbreti i shtetit Vei i dhuroi mbretit Çu Huai-vang një bukuroshe. Çu Huai-vang u gëzua pa masë dhe e quajti atë si \\"Bukuroshja e re\\". Bashkëshortja e tij, zonja Zheng Siu e dinte se Çu Huai-vang e donte shumë Bukuroshen e re, prandaj ajo u detyrua të bënte sikur edhe ajo e donte atë, megjithëse vuante nga xhelozia në zemër. Ajo zgjedhte për të veshjet që asaj i pëlqenin, i vendoshë ato mobilje që kërkonte Bukuroshja e re dhe e shoqëronte bukuroshen e re në lojërat që luante. Veprimet e saj u lanë të tjerëve përshtypje shumë të mirë, sikur ajo e donte Bukuroshen e re më fort se vete mbreti Çu Huai-vang.




Çu Huai-vang tha: \\"Gratë e fitojnë dashurinë e burrave sepse ato janë seks i bukur. Xhelozia e grave vjen nga dashuria për burrat. Sot Zheng Siu e do Bukuroshen time të re më fort se unë sepse ajo e di se unë e dua Bukuroshen e re. Zheng Siu është besnike ndaj meje, ashtu si fëmijët janë besnikë ndaj prindërve, si ministrat janë besnikë ndaj monarkut të shtetit. \\"
Zheng Siu e dinte se Çu Huai-vang ishte bindur se ajo nuk vuante nga xhelozia, prandaj i tha Bukuroshes së re: \\"Ti je shumë e bukur. Mbreti të do shumë. Vetëm hunda jote nuk i pëlqen atij. Që këtej e tutje duhet ta mbulosh me dorë hundën tënde, kur je me mbretin.\\" Bukuroshja e re besoi Zheng Siun kujdesej për të dhe filloi ta mbulonte me dorë hundën e saj, sa herë që ishte bashkë me Çu Huai-vang.



Çu Huai-vang nuk e kuptoi këtë sjellje të saj dhe e pyeti Zheng Siun: \\"Sa herë që është me mua, Bukuroshja e re mbolon me dorë hundën e saj. Unë nuk e di pse ajo vepron kështu.\\" Zheng Siu iu përgjigj: \\"Bukuroshja e re më ka thënë se era e qelbur e trupit tuaj e neverit atë.\\" Çu Huai-vang u xhindos nga inati, sepse ndjeu fyerjen më të madhe në jetën e tij dhe dha urdhërin që ajo grua, që ai dikur e quante \\"Bukuroshja e re \\", të dënohej me prerjen e hundës, gjë që ishte një dënim shumë i rreptë në kohën e lashtë.


Çu Huai-vang dënoi një grua të pafajshme ngaqë ai kishte humbur arsyen nga zemërimi dhe pasardhësit e mallkuan atë si \\"monark mediokër\\". Zonja Zheng Siu hoqi një peshë nga zemëra e saj, por pasaardhësit e mbajnë atë si një \\"grua intrigante dhe djallëzore\\".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Stica
LLastica
LLastica
Stica


Female Numri i postimeve : 1179
Registration date : 01/10/2008

Tregime&legjenda kineze Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime&legjenda kineze   Tregime&legjenda kineze Icon_minitime15th November 2008, 2:51 am

Tregime&legjenda kineze 20071226230929369


Var kokë qengji, shes mish qeni


Gjatë periudhës së Pranverës dhe Vjeshtës në historinë kineze, monarku Ling-gong i shtetit Çi e kishte për qejf të madh që t'i shihte gratë të veshura me kostume burrash. Prandaj, mbretëresha, konkubinat dhe vajzat e oborrit mbretëror filluan të visheshin me kostume burrash dhe të mbanin në kokë kësula burrash, me qëllim që me këtë ta gëzonin monarkun e tyre. Pa kaluar shumë kohë, edhe të gjitha gratë e popullit u veshën me kostume burrash, duke marrë shembull nga femrat e oborrit mbretëror. Kështu në tërë shoqërinë e shtetit Çi veshja e grave me kostume burrash konsiderohej si bukuria më e madhe.



Më vonë, Çi Ling-gong dha urdhër për ndalimin e veshjes se grave të popullit me kostume burrash dhe në urdhër thuhej se kush e shkelte, do t'i griseshin rrobat dhe do t'i pritej rripi i mesit. Kaloi një kohë e gjatë, por askush nuk e përfillte urdhrin e tij, shprehía e veshjes së grave me kostume burrash nuk ndryshoi aspak dhe gratë, të veshura si më parë, shëtisnin në pazar. Ling-gong thirri kryeministrin Janci për të studiuar politikën e ndryshimit të kësaj shprehie shoqërore.



Janci tha: "Dikur kishte një dyqan mishi, ku ishte varur një kokë qengji tek porta, por shitej mish qeni. Ju mundoheni t'i ndaloni gratë e e popullit të vishen me kostume burrash, por nga ana tjetër ju inkurajoni konkubinat tuaja dhe vajzat e oborrit mbretëror të veprojnë si më parë. Kjo është njësoj sikur të varni një kokë qengji jashtë dhe të shisnin mish qeni brenda. "Kështu, Ling-gong kërkoi që urdhri i tij të zbatohej edhe brenda oborrit mbretëror. Pa kaluar as gjysmë muaji, në gjithë shtetin Çi nuk shihej më asnjë grua e veshur me kostum burrash.
Idioma "Var kokë qengji, shes mish qeni", që përdoret dendur në gjuhën moderne kineze, ajo ka lindur pikërisht nga tregimi historik që, ju rrëfyem më sipër. Kjo idiomë përdoret për të treguar metaforikisht një punë të keqe nën një maskë të mirë.




Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Tregime&legjenda kineze Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime&legjenda kineze   Tregime&legjenda kineze Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Tregime&legjenda kineze
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Astrologjia Kineze
» Legjenda ne fund te pusit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Shkenca :: Filozofi-
Kërce tek: