Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Thashethemet e Big Brother

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel
dreqja


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

Thashethemet e Big Brother Empty
MesazhTitulli: Thashethemet e Big Brother   Thashethemet e Big Brother Icon_minitime18th December 2008, 4:30 pm

Olsi nuk ngopet më me një

Thashethemet e Big Brother Olsime2bm1
Ka gjetur punën që bën fiks për të. Çdo fundjavë transformon në pub lokalin superluksoz ”Austria” dhe kur fiken dritat dhe fillon muzika, aty ai ndjehet më mirë dhe më komod se kudo tjetër. Dhe mos harroni, kjo që bën Olsi quhet punë. Fundjavën e kaluar, pikërisht atëherë kur marrëdhënia me Najadën, të dashurën e tij me të cilën ndau tetë muaj bashkëjetesë, kishte marrë tatëpjetën, Olsi ishte Olsi zbavitet ndryshe, jo me një
por me dy femra duke bërë pikërisht këtë që po shihni në foto. Ai ka preferuar të kërcejë me dy femra, në pozicion shumë intim dhe provokativ. Duket se jo vetëm ai por edhe vajzat e kanë shijuar shumë këtë moment, madje njëra prej tyre ka nxjerrë celularin për t’u fotografuar. Ndërkohë Olsi, djali modern dhe pa komplekse i “Big Brother”, është përfolur për femra të ndryshme në faqet tona rozë. Por ajo që bëri më shumë përshtypje ishte afërsia që ai krijoi me ish të dashurën e tij, me Lusin. Thuhet që Lusi është një nga klientet më të rregullta të pub-it “Austria”, pikërisht aty ku ajo është e sigurtë se do të gjejë Olsin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kasata.albanianforum.net
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel
dreqja


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

Thashethemet e Big Brother Empty
MesazhTitulli: Re: Thashethemet e Big Brother   Thashethemet e Big Brother Icon_minitime18th December 2008, 4:33 pm

Nocja ndahet nga Olsi por behet si ai
Thashethemet e Big Brother Nocjamenaxherekm0
Shihej me shumë skepticizëm fakti nëse janë seriozisht të lidhur Noçja me Olsin apo gjithçka po bëhej për të
tërhequr akoma vëmendjen, pasi dihej se interesi mediatik vazhdoi edhe mbas mbarimit të “Big Brother”. Në intervistat e tyre, ata tregonin se gjithçka shkon mirë në lidhjen dhe bashkëjetesën e tyre, ndërkohë që pohonin shumë të bindur se nuk kishin rënë në dashuri me njëri-tjetrin. Si pa kuptuar ata po na jepnin një tjetër model të bashkëjetesës mes një çifti ku kushti i domosdoshëm dhe i mjaftueshëm është që thjesht të ndjehen mirë me njëri tjetrin pa pretenduar ndjenja të forta nga ato që gati-gati të lë zemra. Pas tetë muaj bashkëjetesë ku Olsi ishte i super lakuar për shoqërinë me femra të ndryshme ndërkohë që Najada shihej gjithnjë e më pak në krah të tij, vetë Najada ka pohuar se mes tyre ka filluar kriza dhe çifti po shkon drejt ndarjes së sigurtë. “Ne kemi ndenjur tetë muaj bashkë sepse dy njerëz mësohen duke ndenjur me njëri tjetrin, pastaj ne konsumonim shumë pak kohë së bashku pasi secili kishte jetën e tij” - na tregon Najada. Ndërkohë nuk rrëfen ndonjë arsye specifike që ka çuar çiftin në ndarje.

Najada në Qiellin e 7-të
Ka vendosur të bëjë pikërisht atë punë që bën Olsi, të drejtojë një pub në mënyrë që të zbavitet dhe të punojë dhe mbase të mos ndjehet vetëm. Paparaci ynë e gjeti fundjavën e kaluar në lokalin që ajo menaxhon dhe duket se edhe në këtë pozicion ndjehej shumë komod. Një tjetër gjë që vumë re ishte se pranë saj gjatë gjithë kohës rrinte duke biseduar një djalë i ri i panjohur.

Burimi: Panorama Plus
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kasata.albanianforum.net
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel
dreqja


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

Thashethemet e Big Brother Empty
MesazhTitulli: Re: Thashethemet e Big Brother   Thashethemet e Big Brother Icon_minitime18th December 2008, 4:37 pm

Poli, në kinema me mamin
Thashethemet e Big Brother 84773636ru3

Gjithmonë i shoqëruar nga e dashura e tij e re, por mamin bionde, ai nuk mund ta braktisë asnjëherë. Poli i “Big Brother” është fotografuar pak ditë më parë në kinema “Millenium” në shoqërinë e së ëmës. Në nga arsyet se pse ata mund të kenë qenë bashkë ka qenë ndoshta Rozana Radi, njëkohësisht kushërira e tij, e cila luante në filmin “Mira”, që u shfaq premierë në Festivalin e Filmit të Shkurtër. I etiketuar, që në fillim të hyrjes së tij në shtëpinë e “Big Brother” si “çuni i mamasë”, ai as vetë nuk e fsheh lidhjen e veçantë, që ka me të ëmën. E mesa duket evenimente si këto, ai preferon t’i ndjekë i shoqëruar gjithnjë nga ajo, pasi me të dashurën është parë të rrinë bashkë gjithë ditën, përveç argëtimit në fundjavë. Gjatë ditëve të qëndrimit të tij në shtëpinë e famshme, e ëma e tij e pohonte herë pas here, që e kishte pikë të dobët djalin e saj të vetëm 21-vjeçar, për jetën e të cilit kujdesej deri në detaje. Ndërkohë për Polin, këto janë kohë për t’u çmallur, pas rikthimit nga Spanja, dhe vendimit për t’u rikthyer në Shqipëri. Para largimit atje, ai pohoi dhe ndarjen nga e dashura e tij, Ina, dhe dëshirës për të nisur një dashuri të re.

Burimi Panorama Plus
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kasata.albanianforum.net
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel
dreqja


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

Thashethemet e Big Brother Empty
MesazhTitulli: Re: Thashethemet e Big Brother   Thashethemet e Big Brother Icon_minitime18th December 2008, 4:40 pm

Juna e “Big Brother” rikthehet tek i dashuri
Thashethemet e Big Brother Junaarbri2kt2
Personazhet e “Big Brother” fituan shumë duke marrë pjesë në këtë program super të ndjekur. Ata u bënë të famshëm dhe të pëlqyer nga të gjithë, por si çdo e mirë që e ka një të keqe mbrapa, lidhjet e tyre të dashurisë u tronditën keq. Mjafton të kujtojmë ndarjet e bujshme të këtyre personazheve”: Olsit me Lusin, Polit me ish të dashurën, Visit me ish të dashurën, por edhe Junës me të dashurin. Ndërkohë për këtë të fundit nuk është folur aq shumë. Dihej që Juna kishte patur një lidhje e cila njeh fillimet e saj gati dy vite më
parë, pikërisht atëherë kur vajzës simpatike bionde i duhej një këngë për tu paraqitur tek “Top Fest “. Dhe dikush i sugjeroi si kompozitor Arbër Gjokën, djalin 23 vjeçar i cili këndon me grupin “Alb Magji” por edhe bën vetë këngë. Pikërisht kështu ka filluar lidhja e Junës me djalin nga Lezha. Kur doli nga shtëpia e “Big Brother” Junën e prisnin të gjithë të afërmit dhe miqtë e saj, përveç Arbrit i cili kishte vendosur të mos sakrifikonte imazhin e tij thjesht për të bërë show. Hamendjet ishin nga më të ndryshmet por teza që behej
më lehtë e besueshme, ishte se i dashuri i Junës mund të ishte bërë xheloz nga miqësia speciale që Olsi krijoi me Junën brenda shtëpisë. Më pas nuk mësuam më asgjë. Por ja ku vjen lajmi që Juna është ribashkuar me të dashurin e saj, madje Juna tregon se ajo dhe Arbri nuk janë ndarë asnjëherë shpirtërisht pavarësisht problemeve të vogla që u krijuan pas daljes së saj nga shtëpia. Madje dy të rinjtë sot janë më të dashuruar se kurrë më parë dhe duket se kjo tronditje e vogël apo edhe pak kohë largësi, i ka bërë të kuptojnë se sa të rëndësishëm janë për njëri tjetrin dhe sa të pazëvendësueshëm gjithashtu. As interesimi i madh i meshkujve për Junën e bukur e cila tani është edhe e famshme, nuk e ka tunduar aspak atë. Tani ajo vazhdon studimet në Universiteitn e Kamzës për Financë ndërkohë që punon tek “Ch……”, lokal tek blloku ku mëson të gjithë klientët të këndojnë karaoke. Ndërsa i dashuri i saj studion në Universitetin “K….”. Juna mendon se programi “Big Brother” i ka shërbyer për të rritur popullaritetin e saj si këngëtare, pasi ajo e ka dobësi këngën. Së shpjeti tek “Top Fest” ajo do të paraqitet me një këngë të re, mbase të kompozuar nga i dashuri i saj.





Burimi: Panorama Plus
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kasata.albanianforum.net
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel
dreqja


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

Thashethemet e Big Brother Empty
MesazhTitulli: Re: Thashethemet e Big Brother   Thashethemet e Big Brother Icon_minitime18th December 2008, 5:04 pm


Banoret e “Big brother” kunder Olsit dhe Najades

Shkëlqimi: Noçen e kam pështyrë kur dolem nga shtepia. Ina: Nuk komunikojmë fare. Najada: “Nuk shoqërohem me ta” se sme pelqen.I kisha për tre muaj në shtëpi dhe nuk kam ndër mend, që jashtë të qëndroj akoma me ta.
Pas daljes nga shtepia e “Big brother”, raportet mes banoreve kane ndryshuar. Ne te kundert, nga sa kemi pare gjate kohes se zhvillimit te spektaklit, ata kane kaluar tashme ne te tjera marredhenie dhe pozita midis tyre. Ishim te qarte per lidhjen e Olsit me Najaden, te Ines me Polin dhe miqesine e tyre me Visin, per kontradiktat e Romines me Shkelqimin, per miqesine e Besartes me Julinden. Por, ndersa kane dale nga shtepia dhe i jane rikthyer jetes se tyre normale, duket se banoret kane ndertuar raporte te reja, disi ndryshe nga ato, qe ishin shfaqur ne shtepi. Miqesite dhe lidhjet brenda shtepise tashme jane zhvendosur ne nje plan tjeter dhe ne kendveshtrim te ri. Megjithate, ajo cfare shihet ne pergjithesi eshte pakenaqesia e pjeses me te madhe te banoreve, ndaj Olsit dhe Najades, por duket se nje fryme e tille ekziston edhe ndaj Arbrit.


Shume prej banoreve nuk komunikojne me Arbrin, Najaden dhe Olsin. E nese ne lokalet e nates ne kryeqytet kemi gjetur me se shumti Visin, Inen, Polin, Shkelqimin, Rominen dhe Dorinen, duket se Ilda, Nardi, Julinda dhe Besarta kane krijuar nje tjeter grup. Nderkohe jashte gjithe pjeses tjeter te banoreve kane mbetur Najada dhe Olsi. Me sa duket, cifti nuk ka preferuar te perzihet me te tjeret, qe nga ana e vet, tashme kane nisur turnete brenda dhe jashte Shqiperise, duke e shfrytezuar emrin e fituar edhe nga pikepamja komerciale. E cuditshme duket ne kete mes, marredhenia e Arbrit me Besarten. Kjo e fundit prej disa ditesh vazhdon te qendroje ne shtepine e Arbrit, ndersa eshte pare shpesh ne shoqerine e Julindes.

Shkëlqimi: Noçen e kam pështyrë.

Kur e pyet për marrëdhënien e tij me Olsin dhe Najadën, Shkëlqimi përgjigjet i indinjuar. “As emrat nuk dua t’ua dëgjoj”, pohon ai duke shtuar se ka qenë i detyruar të qëndrojë në një shtëpi me ta. “Noçja më është dukur e pështirë dhe kur kemi dalë nga shtëpia e kam pështyrë në fytyrë”, tregon Shkëlqimi.

Ina: Nuk komunikojmë fare

Edhe Ina me Polin pohojnë të njëjtin fakt, që marrëdhëniet e tyre me Najadën dhe Olsin janë tërësisht të ftohta. “Nuk komunikojmë fare, madje edhe kur kemi qenë të detyruar të ndodhemi në të njëjtin vend, nuk i kemi folur njëri-tjetrit”, shprehet Ina. Ndërsa në lidhje me Arbrin, ata pohojnë se kanë një përshëndetje të ftohtë.

Najada: “Nuk shoqërohem me ta”

“Unë nuk shoqërohem shumë me ta”, kështu shprehet Najada, ose Noçja, duke iu referuar pjesës tjetër të banorëve dhe më saktë, Ervisit, Inës, Polit, Shkëlqimit, Dorinës, por edhe të tjerëve . Ndërsa kur iu referohemi marrëdhënieve të saj me Rominën, që të paktën besohej se shokë të vetëm në shtëpi kishte Olsin dhe Najadën, kjo e fundit shprehet: “Nuk dal për kafe me të, por nëse e takoj përshëndetemi.I kisha për tre muaj në shtëpi dhe nuk kam ndër mend, që jashtë të qëndroj akoma me ta. Kam shoqërinë time dhe pjesën më të madhe të kohës e kaloj me miqtë e mi. Ruaj marrëdhënie vetëm me Nardin”. E pyetur, nëse ajo ka pasur një konflikt jashtë shtëpisë me pjesën tjetër të banorëve, Najada mohon këtë fakt. “Kur del jashtë, secili ka punët e veta dhe kjo ndoshta është arsyeja. Unë nuk kam dëshirë të bëhem me ta. Ato që, kanë ndodhur aty brenda janë lënë aty. Tani unë kam krijuar një përshtypje për të gjithë banorët dhe të dal me ta, të pi kafe e të shkoj nëpër turne do të thotë, që të dal me zor, sepse nuk më pëlqen të rri me ta”.

Koha Jone
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kasata.albanianforum.net
Sponsored content





Thashethemet e Big Brother Empty
MesazhTitulli: Re: Thashethemet e Big Brother   Thashethemet e Big Brother Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Thashethemet e Big Brother
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Art dhe kultur :: Vip-
Kërce tek: