Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 VIRUSI HIV REZISTENT NDAJ ILACEVE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit
MISTERIOZJA


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 35
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

VIRUSI HIV REZISTENT NDAJ ILACEVE Empty
MesazhTitulli: VIRUSI HIV REZISTENT NDAJ ILACEVE   VIRUSI HIV REZISTENT NDAJ ILACEVE Icon_minitime6th October 2008, 4:41 am

Në Nju Jork, zyrtarët e shëndetësisë thonë se kanë zbuluar një lloj të ri virusi HIV që është rezistent ndaj ilaçeve dhe që shkakton një kalim të shpejtë në sëmundjen e Sidës.

Megjithëse ky është rasti i vetëm i zbuluar deri tani, departamenti i shëndetësisë të Nju Jorkut u kanë kërkuar mjekëve dhe spitaleve që të tregohen të vemendshëm për ndonjë rast tjeër të mundshëm.

Ky lloj virusi i ri HIV u gjend tek një burrë 40 vjeçar që kishte kryer marrëdhënie seksuale me një burrë tjetër pa përdorur mjet mbrojtës, dhe shpesh duke marrë methafetaminë si stimulues. Shenjat e rënda të Sidës tek ai u shfaqën brenda 2 - 3 muajve dhe thuajse 20 muaj pas infektimit.

Personi, i cili nuk është identifikuar nga zyrtarët e shëndetësisë, deri tani nuk ka reaguar ndaj 3-4 llojeve të ilaçeve anti virusale që jepen në shumicën e rasteve me këtë sëmundje. Denis deLeon është zyrtar i komisionit latin për Sidën. Ai thotë:

“Me frikë e kisha pritur këtë ditë kur viruset rezistent ndaj ilaçeve do të fillonin të shfaqeshin”.

Ndërkohë që rezistenca ndaj ilaçeve është diçka e zakonëshme mes personave me HIV, duket diçka jo normale që virusi HIV të përparojë me kaq shpejtësi duke shkatuar SIDËN. Doktor Jay Dobkin u universitetit të new Yorkut thotë:

“Shumë prej nesh i kujtojnë ditët e vështira para se të zbulohej një trajtim i efektshëm për virusin HIV. Dhe rasti që kemi përpara duhet parë si kthim në ato ditë të vështira”.

Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve njofton se nuk ka njohuri për raste të shfaqejes së një virusi HIV rezistent ndaj ilaçeve të deritanishme, ndërsa zyrtarët e Nju Jorkut thonë se rasti me të cilin ballafaqohen duhet të shërbejë si thirrje për vetëdije për çdo njeri që vepron pa përgjegjësi dhe përfshihet në marrëdhënie të pambrojtura seksuale.

Tani për tani personi i prekur nga ky lloj virusi nuk është identifikuar nga zyrtarët e shëndetësisë.

Rëndësia e kartelës së pacientit

Kur të sëmurët shkojnë të vizitohen, ata presin që mjeku menjëherë të gjejë kartelën e tyre mjekësore. Nga njohja e historisë së shëndetit të pacientit, varet edhe trajtimi që mjeku që do të rekomandojë për çdo të sëmurë.

Por shpesh mjekët vihen në pozitë të vështirë. Këta mjekë po vëzhgojnë radiografinë e një pacienti, për të vendosur se çfarë kujdesi apo trajtimi mjekësore t’i japin. Por çfarë ndodh nëse radiografia ka humbur.

Mjekëve dhe personelit të klinikës do t’u duhet të shpenzojnë kohë për gjetjen e saj dhe pacientit do t’i duhet të presë për trajtim ose ndoshta për të bërë një tjetër radiografi.

Doktor Brian Bacak thotë se në një rast të tillë pacientëve u thuhet se asnjë procedurë nuk mund të kryehet, ose mjekët nuk mund të përcaktojnë semundjen e tyre pasi nuk kanë informatat e nevojshme.

Në studimin e botuar në revistën e shoqatës mjekësore amerikane thuhet se humbja e informatave klinike është bërë tani një gjë shumë e zakonëshme. Studiuesit morrën në shqyrtim 253 mjekë gjatë vizitave të 1600 pacientëve, duke i pyetur në se ndonjë informatë kishte humbur nga kartela e ndonjëtë sëmuri.

Doktor Peter Smith thotë se informatat të rëndësishme mjekësore mungonin në 13, 6 përqind të rasteve ose 1 në çdo 7 pacientë nuk kishte të dhëna mjekësore. Informatat figuronin të humbura për pacientët që kryenin vizitën e parë tek mjeku, nëse pacienti ishte emigrant ose nëse ai kishte më shumë se një problem shëndetësor.

Doktor Smith thotë se gjatë studimit u vu re se në 50 përqind të vizitave, mjeku mendonte se humbja e informatave kishte një farë ndikimi negativ tek pacientët dhe në shumë raste një mungesë e të dhënave mjekësore bëhej pengesë për shërbimin mjekësor.

Doktor Smith thotë se për zgjidhjen e një problemi të tillë duhet që kompanitë e sigurimeve shëndetsore duhet t'i kompjuterizojnë të dhënat mjekësore të pacientëve në mënyrë që ato të shihen edhe nga mjekët dhe spitalet. Por edhe pacientët mund të luajnë rolin e tij. Ata duhet të mbajnë një listë për ilaçet që marrin, për vizitat që bëjnë dhe për problemet shëndetësore që kanë si dhe një kopje të analizave të fundit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
VIRUSI HIV REZISTENT NDAJ ILACEVE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» ASTEROIDET, TE KEMI FRIKE NDAJ TYRE?
» Lajme nga Shqiperia

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Shkenca :: Shendeti-
Kërce tek: