Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Lajme nga Shqiperia

Shko poshtë 
5 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel
dreqja


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia Icon_minitime1st October 2008, 5:30 am

Lajme nga Shqiperia albania
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kasata.albanianforum.net
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia Icon_minitime4th October 2008, 2:26 pm

04/10/2008

Hetim evropian për Gërdecin

I dërguari i Bashkimit Evropian viziton fshatin e tragjedisë. Pritet një raport i plotë për ngjarjen e 15 marsit 2008


Bashkimi Evropian do të hartojë një raport të plotë për ngjarjen e Gërdecit, bashkë me shkaqet, pasojat dhe detyrat që i dalin Shqipërisë pas ngjarjes më të bujshme të vitit 2008. Nga burime diplomatike mësohet se Komisioni Evropian ka nisur që prej majit të këtij viti një "hetim" të plotë të katastrofës njerëzore, por edhe fenomenit që ka sjellë atë, korrupsionin. Nga Brukseli pritet të dalë në muajt në vazhdim një material i zgjeruar, ku do të trajtohet e gjithë tragjedia që nga fillimi, faktet e renditura, hetimet, shkaqet, por edhe zhvillimet politike rreth të gjithë kësaj. Më pas, materiali pritet të trajtojë arsyet por edhe përfundimet, duke renditur edhe përfundimet për Shqipërinë. Ende nuk është vendosur nëse raporti do të jetë i bashkëngjitur me Progres-Raportin e Komisionit Evropian të vitit 2008 për Shqipërinë, i cili do të shpërndahet më 4 nëntor, apo mund të jetë një material tjetër, i cili do t‘i paraqitet qeverisë shqiptare si një kusht suplementar për integrimin në Bashkimin Evropian, përveç standardeve të përcaktuara qartë. Prej kohësh, stafi i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, por edhe zyrtarë në Bruksel, ka kryer një mision faktmbledhës për të gjithë tragjedinë e Gërdecit, por edhe dimensionet e rëndësishme politike që solli ajo në jetën e Shqipërisë gjatë vitit 2008. Megjithatë, nga burime diplomatike mësohet se Progres-Raporti i BE-së për vitin 2008 padyshim që do të ketë të inkorporuar një pjesë kushtuar ngjarjes së vitit, si dhe rekomandimeve që priten t‘i bëhen qeverisë shqiptare për luftën ndaj korrupsionit, si dhe pavarësinë e Prokurorisë dhe në përgjithësi sistemit gjyqësor në vend.

Vizita në Gërdec

Një delegacion i Komisionit evropian, i kryesuar nga kreu i Departamentit për Shqipërinë në Bruksel, Dirk Lange dhe kreu i Delegacionit të BE-së në Tiranë, ambasadori Helmut Lohan, kanë zgjedhur një vizitë në Gërdec dhe qytetin e Vorës për të verifikuar procesin e përgatitjes së regjistrit themeltar të zgjedhësve dhe listave elektorale. Mesazhi politik i kësaj vizite të zyrtarëve të Bashkimit Evropian ka qenë i qartë: Brukseli kërkon që perfeksioni në zbatimin e standardeve të zgjedhjeve të vitit 2008 duhet të nisë që nga zona më e goditur nga katastrofa e Gërdecit.

Progres raporti

Më 4 nëntor, pas miratimit në Bruksel, pritet që dokumenti kryesor i vlerësimit të punës për qeverinë shqiptare të dorëzohet në skrivanitë e Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit. Progres raporti i këtij viti pritet të jetë një dokument më i zhveshur nga gjuha diplomatike dhe të përmbajë një paralajmërim për vitin pasardhës. Thelbi i mesazhit të Brukselit pritet të jetë: Nëse nuk do të ketë zgjedhje tërësisht të lira dhe të ndershme, mund të kthehet prapa gjithë procesi i arritur deri tani për integrimin në Bashkimin Evropian.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia Icon_minitime4th October 2008, 2:26 pm

Telefonatat mbajnë peng dosjen "Trebicka"

Prokuroria pret tabultatet përpara se të mbyllë zyrtarisht hetimin dhe të nxjerrë konkluzionet


Zbardhja e bisedave telefonike që ka kryer Kosta Trebicka në ditën e fundit të jetës janë elementi i vetëm që i mungon dosjes së prokurorisë për vdekjen e tij. Burime nga Prokuroria e Korçës, që po drejton hetimet e vdekjes së dëshmitarit kyç të çështjes së trafikut të armëve, bënë të ditur dje se pas mbërritjes së aktit të ekspertimit teknik të makinës së Trebickës, pritet edhe zbardhja e telefonatave të fundit, për të dalë në një konkluzion përfundimtar. Prokuroria po pret nga kompanitë celulare tablatet e bisedave të Kosta Trebickës, por nuk përjashtohet mundësia që të shtihet në dorë edhe ndonjë bisedë e regjistruar e tij në ditën e aksidentit.

Me shumë gjasa konkluzioni përfundimtar i prokurorisë do të jetë aksidenti. Madje, burime nga grupi i hetimit bëjnë të ditur se përcaktimi paraprak "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor", do të jetë edhe versioni përfundimtar.

Deri dje, Prokuroria e Korçës deklaronte se hetimi për çështjen mbahej i hapur vetëm sepse pritej akti i ekspertimit nga specialisti amerikan Kevin Teter. Tashmë që ky i fundit solli zyrtarisht në Tiranë raportin e tij mbi kushtet teknike të mjetit dhe rindërtoi skenën e ngjarjes, prokuroria ka nxjerrë justifikimin se po pret të zbardhen bisedat e fundit telefonike të Trebickës. Burimet nga grupi i hetimit bëjnë të ditur gjithashtu se nga zbardhja e telefonatave të fundit nuk pritet të dalë në dritë ndonjë element i rëndësishëm, pasi disa verifikime janë bërë që në ditët e para pas ngjarjes së rëndë.

Pas hetimeve të shumta mbi këtë ngjarje, ajo që pritej me interes ishte pikërisht vlerësimi i ekspertit amerikan të shtetit të Virxhinias. Përgjigjja e ekspertit amerikan ka mbërritur tashmë në Prokurorinë e Korçës për t‘iu bashkangjitur dosjes voluminoze mbi këtë ngjarje, ku do të administrohet në cilësinë e provës mes konkluzioneve të shumta të akt ekspertimeve të tjera.

Përgjigjja e amerikanit me një version të aksidentit që nga konkluzionet e tij në një raport të detajuar rezulton se është përcaktuar si e tillë nga verifikimet e shumta me mjetin, por edhe nga mekanizmi se jemi para faktit të një aksidenti që është në të njëjtën linjë me atë të ekspertëve të palës shqiptare.

Dje, grupi i hetimit është mbledhur përsëri në Prokurorinë e Korçës, për të krahasuar konkluzionet e ekspertit amerikan me ato të ekspertëve vendas. Mësohet se pas disa orësh diskutime, akti i ekspertimit të mjetit është shkrirë në një të vetëm, duke bashkuar disa nga konkluzionet e ekspertëve vendas me ato të amerikanit Teter. Ajo që ka pasur më tepër raporti i Teter, është vetëm një përpunim kompjuterik i skenës së aksidentit, që e bën më të kuptueshëm mekanizmin e tij.

Zyrtarisht, Kosta Trebicka vdiq më 12 shtator 2008, rreth orës 12:30, si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur në vendin e quajtur "Kulet e Gjergjevicës", 3 km larg Voskopojës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia Icon_minitime4th October 2008, 2:27 pm

Shtypet me dhunë revolta në burg

Fushë-Krujë, forcat speciale ndërhyjnë për të vënë nën kontroll situatën


Është shtypur me forcë revolta e të burgosurve të seksionit të sigurisë së lartë në burgun e Fushë-Krujës. Të udhëhequr nga i dënuari me burgim të përjetshëm Gazmend Brraka, një grup të burgosurish kanë reaguar ndaj mënyrës së trajtimit. Forca speciale të policisë, të mbërritura nga Tirana, kanë shtypur revoltën e nisur dje në mëngjes në seksionin e sigurisë së lartë në këtë burg, i klasifikuar si burg i sigurisë së zakonshme. Katër muaj pas çeljes së këtij seksioni, që u konsiderua nga drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve si një institucion integrimi dhe jo ndëshkimi, të burgosurit janë rebeluar. Ndërsa brenda perimetrit të burgut kanë vepruar Forcat Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë, jashtë mureve të burgut dhe në qytetin e Fushë-Krujës policia lokale ka shtuar ndjeshëm patrullimet dhe numrin e forcave për të qenë në gatishmëri për çdo rast. Familjarë të "rebelëve", të cilët kanë qëndruar për orë të tëra jashtë dyerve të burgut, kanë treguar se të burgosurit keqtrajtohen në këtë institucion të vuajtjes së dënimit. Shpesh në formë ndëshkimi atyre nuk u serviret mëngjesi, apo nuk u lejohet të konsumojnë kohën e ajrimit. Kërkesat e disave prej tyre për të pasur atë ç‘ka u takon, jo rrallëherë kanë marrë si përgjigje të goditurat me shkopinj gome. Ky ishte interpretimi që familjarët i kanë bërë revoltës, duke u bazuar në ato çka njerëzit e tyre të dënuar u kanë treguar gjatë takimeve. Familjarët kanë nguruar të deklarohen me emra, duke pasur frikë se pasojat do t‘i vuajnë ata që ndodhen në qeli. Ndërkaq Drejtoria e Burgjeve ka njoftuar se të burgosurit e sigurisë së lartë nuk janë pajtuar me ndryshimin e rregullave që ka të bëjë me mbylljen e sezonit veror dhe kjo i ka çuar në protestën që ka përfshirë vetëm një seksion të burgut të ri. Ndërkaq, sipas familjarëve që ndodhen jashtë dyerve të burgut, problemet për të burgosurit nuk kanë nisur këto ditë, po që në çastet e sistemimit në këtë burg. Pas ndërhyrjes së forcave speciale, të cilat kanë qenë të mirarmatosura dhe me skafandra, britmat kanë kapërcyer muret e qelive dhe janë dëgjuar në zonën përreth burgut të Fushë-Krujës. Deklarohet se rreth 25 të burgosur janë përfshirë në revoltë. E djeshmja ka qenë një ditë takimesh me familjarët dhe të burgosurit e kanë shfrytëzuar, në mënyrë që revolta e tyre të dëgjohet dhe të mos shuhet. Për familjarët e protestuesve, takimi ka qenë i pamundur në kushtet e krijuara, ndërsa për të burgosurit e nivelit të zakonshëm të sigurisë, takimet janë vonuar, por janë zhvilluar, ndonëse nën kontroll. E premtja ka nisur e zhurmshme në burgun e Fushë-Krujës. Ka nisur me goditjen e dyerve të qelive si formë kundërshtimi ndaj trajtimit që nuk është konsideruar i drejtë për të burgosurit e seksionit të sigurisë së lartë. Autoritetet e burgut, duke vënë re se rebelimi mund t‘u dilte jashtë kontrollit dhe të përfshinte edhe të burgosurit e seksionit tjetër, kanë njoftuar menjëherë eprorët e tyre dhe kërkuar ndërhyrjen e forcave të specializuara për t‘u ardhur në ndihmë gardianëve dhe vënë situatën nën kontroll dhe shmangur përhapjen e revoltës. Ndërhyrja e negociatorëve, të paktën nga jashtë, nuk duket se ka dhënë rezultat, duke bërë të nevojshme atë të forcave speciale.

Avokati i Popullit



"Të burgosurit kanë të drejtë"

Zyra e Avokatit të Popullit ka inspektuar dje ambientet e burgut të Fushë-Krujës. Komisionerë të Avokatit të Popullit i quajnë me vend pretendimet e të burgosurve, duke cilësuar çnjerëzore trajtimin e të burgosurve të detyruar të qëndrojnë 22 orë në qeli dhe vetëm dy orë jashtë. Avokati i Popullit rekomandon që kjo mënyrë të trajtuari të ndryshojë menjëherë.


Zanafilla


Në ndihmë të Gaxhait, edhe vrasësi i Arben Zylyftarit


Rrëmuja nisi nga qelia e Gazmend Brrakës


Gjithçka ka nisur me mbylljen e dyerve të qelive prej disa ditësh. Ndryshimi i kushteve atmosferike, ulja e temperaturave, ka sjellë një tjetër regjim në burgun e Fushë-Krujës. Ndryshimi i mënyrës së ajrosjes ka hasur në rezistencën e të ashtuquajturve kapo të të burgosurve. Burimet nga burgu tregojnë se zallamahia nisi nga qelia e Gazmend Brrakës, i njohur ndryshe me emrin Gaxhai. Në mbështetje të tij ka qenë shoku i burgut, Admir Tafili, vrasësi i shefit të policisë Arben Zylyftarit. Më pas, të tjerë të burgosur i janë bashkuar protestës së tyre. Ndërhyrja e shpejtë policore i ka dhënë fund rebelimit të Gaxhait me shokë, duke kthyer normalitetin brenda institucionit të vuajtjes së dënimit, ndonëse nën masa më të larta sigurie. Në seksionin e sigurisë së lartë të Fushë-Krujës vuajnë dënimin shumë emra të njohur të botës së krimit, të dënuar për vepra të rënda penale, duke nisur nga vrasjet, përdhunimet, trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike etj. Gaxhai është vetëm njëri prej të dënuarve VIP të këtij seksioni. Admir Tafili u transferua nga burgu i Burrelit si i dënuar problematik në fund të qershorit të këtij viti, pak pas vënies në funksionim të këtij burgu me kërkesën e bërë nga drejtuesit e burgut ku vuante dënimin. Ai ndan qelinë me të vëllain, Gencin. Ngjitur me ta është Federik Durdës dhe Pashk Lleshit, një prej të arratisurve të Burrelit. Sipas burimeve nga burgu, këtu janë dhe të tjerë autorë krimesh të rënda, si Lavdërim Tufa, Arben Shehaj etj.

Institucioni për vuajtjen e dënimeve penale në Fushë-Krujë klasifikohet si burg i sigurisë së zakonshme me seksion për sigurinë e lartë për të burgosurit që vijnë nga rrethet e Krujës, Kurbinit dhe Durrësit. Ky burg ka një kapacitet prej 350 personash.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia Icon_minitime4th October 2008, 2:28 pm

Vaksinat antigrip mbërrijnë në farmaci

Kushtojnë 1200 lekë. Mjekët i rekomandojnë më shumë për fëmijët, të moshuarit dhe pacientët kronikë


Stoku i vaksinave të para ka mbërritur në farmaci, ndërkohë që muaji tetor, sipas mjekëve, shënon periudhën më të mirë për t‘u mbrojtur nga gripi dhe "virozat" e ftohta. Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se 70 mijë vaksina kanë mbërritur në vendin tonë dhe është bërë shpërndarja në farmacitë e qyteteve kryesore të vendit. Këto vaksina, të cilat shërbejnë për imunizimin e organizimit të njeriut për të mos u prekur nga gripi rekomandohet të merren nga persona, të cilët janë në lëvizje të vazhdueshme, nga fëmijët, të moshuarit dhe pacientët kronikë. Ato ndihmojnë në imunizimin e organizmit gjatë muajve të ftohtë dhe këshillohet të përdoren në muajt tetor, nëntor para afrimit të të ftohtit të madh. Instituti i Shëndetit Publik, në një analizë të kohëve të fundit, ka renditur një listë të gjatë rekomandimesh për vaksinimin, për periudhën që duhet të merret, për kategoritë që duhet të përfshihen më tepër në këtë proces, si dhe disa nga specifikat e vaksinës së re të dalë në treg. Veç kategorive delikate, edhe mjekët, infermierët, apo punonjësit e shëndetësisë dhe aeroporteve këshillohet të jenë pjesë e procesit të vaksinimit, duke qenë se ndodhen pranë fluksit të njerëzve dhe më pranë "masave" gripale.

Vaksina

Çdo vit, në muajt shtator-tetor, grosistët dhe farmacistët kryejnë ritualet, furnizim dhe shpërndarje të vaksinave për popullatën. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, shuma prej 1200 lekësh nuk është e madhe krahasuar me të mirat e vaksinës dhe parandalimin e sëmundjeve që sjell përdorimi i saj. Vaksina mund të blihet dhe më pas të drejtohesh për përdorim te mjeku i familjes apo në poliklinikë. Të paktën fëmijët dhe të moshuarit duhet të jenë kategoria më e përfshirë e këtij procesi. Të sëmurët kronikë, njëkohësisht dhe qytetarët që punojnë në ambiente me personel të gjerë, duhet të jenë të imunizuar për të parandaluar gripin e këtij viti, i cili sipas parashikimeve do të jetë i rëndë.

"Vaksina e gripit sezonal është e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë bazuar në survejancën ndërkombëtare dhe vlerësimet e ekspertëve në lidhje me tipat e viruseve në qarkullim.

Shëndeti Publik

Vaksina mund të aplikohet nga çdo person, përfshi gratë shtatzëna, por këshillohet veçanërisht për disa grupe të popullatës, për arsye të riskut më të lartë për komplikacione nga gripi. Çdo një vit duhet të vaksinohen fëmijët mbi 6 muajsh, ata që frekuentojnë çerdhe, kopshte dhe shkolla, personat mbi 60 vjeç, ata që vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërive, zemrës, veshkave. Por edhe personat që kanë deficite të sistemit imunitar, duhet të vaksinohen pasi të konsultohen me mjekun. Kategori të tjera, të cilët janë vlerësuar nga Instituti i Shëndetit Publik si të "ekspozuar" ndaj gripit janë: personeli shëndetësor, personeli i çerdheve, kopshteve dhe shkollave, punonjësit që punojnë në stabilimentet e shpendëve.

Instituti i Shëndetit Publik


Specifikat e mbrojtjes imunitare 2008-2009


Vaksina e gripit sezonal rekomandohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, bazuar në survejancën ndërkombëtare dhe vlerësimet e ekspertëve në lidhje me tipet e viruseve në qarkullim.

Vaksina për gripin sezonal 2008-2009 përmban:

Virus të ngjashëm me virusin A/ Brisbane/59/2007 (H1N1)

Virus të ngjashëm me A/Brisbane/10/2007 (H3N2)

Virus të ngjashëm me B/Florida /4/2006. A/Brisbane/10/2007 është virusi që aktualisht qarkullon në hemisferën jugore,

B/Florida /4/2006 dhe B/Brisbane/3/2007 janë viruse të ngjashëm me B/Florida /4/2006 kryesisht përbërës të vaksinave që përdoren në hemisferën jugore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia Icon_minitime4th October 2008, 2:29 pm

Bllokohet importi dhe tregtimi i qumështit kinez

Urdhri i Gjanës: Të tërhiqen produktet nga tregu. Analizat në laboratorët e BE-së


Vetëm një ditë pas alarmit të ngritur nga ana e gazetarëve të emisionit "Fiks Fare", se tregu shqiptar është i mbushur me produkte dhe nënprodukte qumështi kinez me rrezikshmëri prezence të melaninës, ka reaguar Ministria e Bujqësisë. Kreu i këtij dikasteri, Jemin Gjana, nxori dje urdhrin për ndalimin e importit për në Republikën e Shqipërisë të qumështit dhe produkteve me bazë qumështi me origjinë nga Kina. Sipas këtij urdhri, do të bllokohet edhe qumështi dhe produktet me bazë qumështi të magazinuara në Republikën e Shqipërisë me origjinë nga Kina. Gjithashtu, do të hiqen nga tregu edhe produktet, të cilat mund të bien në duart e konsumatorëve që "nuk denjojnë të lexojnë etiketat". Kjo do të bëhet deri në analizimin e këtyre produkteve për përmbajtjen e melaminës në një laborator të një vendi të Bashkimit Evropian. "Nëse pas analizimit përmbajtja e melaminës është mbi limitet e përcaktuara në standarde, produkti do të asgjësohet menjëherë", thuhet në urdhrin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Gjana në këtë dokument ka theksuar se operatori i biznesit ushqimor përgjegjës për importin dhe tregtimin e produkteve të lartpërmendura do të marrë masat për tërheqjen e tyre nga tregu, në rast se pas analizimit në një laborator të një vendi të BE-së, përmbajtja e melaminës është mbi limitet e përcaktuara në standarde, duke kryer menjëherë asgjësimin e produktit. Për zbatimin e këtij urdhri janë ngarkuar Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Drejtoritë Rajonale të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Pikat e Inspektimit Kufitar, Inspektorati Veterinar i Bashkive pranë doganave, Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë dhe operatorët e biznesit ushqimor. Aktualisht, të gjitha vendet e BE-së kanë marrë masa për ndalimin e tregtimit të këtyre produkteve pas skandalit që shpërtheu në Kinë, ku në qumështin dhe nënproduktet e tij u zbulua prezenca e melaminës, një lëndë helmuese dhe mjaft e dëmshme për shëndetin. Disa fëmijë humbën jetën në Kinë dhe mijëra të tjerë iu drejtuan spitaleve për mjekim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia Icon_minitime4th October 2008, 2:29 pm

Shteti "vjedh" makina me firmën e Kryeministrit

Autoritetet anashkalojnë proceset gjyqësore që zhvillohen për këto çështje


Je drejtor drejtorie apo drejtues i lartë në ndonjë institucion shtetëror? Të pëlqen të përdorësh një makinë luksoze, por që shteti nuk ta siguron dot? Shko në pikën ku grumbullohen makinat e bllokuara nga policia, vëri syrin makinës që të pëlqen dhe shteti ta kalon në përdorim të institucionit, pa pyetur as për pronarin, as për proceset gjyqësore që mund të jenë ende të hapura për këto automjete.

E njëjta ngjarje ka ndodhur dy muajt e fundit në qytetin e Vlorës. Shkon i shkreti pronar i makinës së bllokuar nga policia që të marrë makinën e tij, pronën e tij, që ia ka kthyer madje edhe gjykata, por nuk e gjen. Vetëm kur e sheh që është e parkuar në oborrin e prefekturës. Kur pyet në pikën e Rezervave të Shtetit në Vlorë, se ç‘u bë me makinën e tij, për çudi merr vesh se ajo është transferuar zyrtarisht në prefekturë.

E gjithë kjo histori ka nisur gjashtë muaj më parë, kur në datën 24 prill 2008, Drejtoria e Policisë së Qarkut të Vlorës konfiskoi automjetin "Mercedez Benz 320" me certifikatë pronësie nr. 0011505. Makina e sekuestruar kaloi në ruajtje pranë degës së Rezervave të Shtetit në Vlorë, ku qëndroi për tre muaj.

Në 16 korrik 2008 me një urdhër të Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, që mban numrin 92, autom,eti tip "Mercedes Benz" me targë HU 347 K, të transferohet pa pagesë në Këshillin e Qarkut të Vlorës. Vendimi mban firmën e Kryeministrit dhe makina ka kaluar në përdorim të prefektit të Vlorës, ndërkohë që ishte duke u zhvilluar një proces gjyqësor, i cili, 12 ditë më pas, i jep të drejtë pronarit që të rimarrë automjetin e tij. Në vendimin e gjykatës theksohet se ky është një vendim, kundër të cilit nuk lejohet ankim.

Po askush nuk pyet për vendimin e gjykatës. Vetë drejtori i degës së Rezervave të Shtetit në Vlorë, Bujar Kaçani, gjatë një bisede me të zotin e makinës, i tregon se si prefekti kishte vajtur dhe i kishte vënë syrin makinës së tij. Ai kishte pëlqyer pikërisht atë makinë, edhe pse ishte ende i hapur një proces gjyqësor.

Pa pyetur askënd, u firmos urdhri nga Kryeministri i vendit dhe makina iu mor të zotit, i cili nuk di se çfarë të bëjë me vendimin e gjykatës, sepse urdhri i Kryeministrit është mbi vendimin e gjykatës.


Kamera e fshehtë

Bisedë me drejtorin e degës së rezervave materiale të shtetit në Vlorë, Bujar Kaçani


"Makinën e mori prefekti i Vlorës.

Ajo i pëlqeu, atë zgjodhi"



Bujar Kaçani- Makina është bllokuar nga policia, nuk e di sa kohë ka ndenjur në polici.

Qytetari- Ka ndenjur rreth tre muaj.

Bujar Kaçani- Ka ndenjur tre muaj dhe ka ardhur me 28 qershor ose 6 korrik, ka ardhur te ne.

Fiksi- Makina që iu bllokua zotërisë ndodhet këtu tani?

Bujar Kaçani- Makina me urdhër të Kryeministrit i është dhënë institucionit të Qarkut Vlorë.

Fiksi- Si ka mundësi?

Bujar Kaçani- Është urdhri i Kryeministrit. Me urdhër të Kryeministrit makinat e sekuestruara i kalojnë shtetit.

Qytetari- Po kjo gjoba që më dhanë mua atëherë?

Bujar Kaçani- Cilën gjobë? Gjoba këtu nuk ka punë fare.

Fiksi- Normalisht këtij makinën ia kanë marrë, do ia marrin edhe 300 mijë lekë të tjera?

Bujar Kaçani- Ore unë i pashë. Ai që kishte paguar gjoba e çka kishte paguar, por në atë moment që policia ka marrë një vendim me një komision prej shtatë vetash, që kjo makinë të kaloj në rezerva të shtetit dhe me urdhër të Kryeministrit kjo makina jepet dhe qarku ka bërë një kërkesë, e ka depozituar te drejtoria. Kryeministri e ka parë të arsyeshme që kjo makinë me këtë targë, me këtë numër shasie t‘i kalojë institucionit të Qarkut të Vlorës.

Fiksi- Qarku e ka marrë makinën këtu?

Bujar Kaçani- Po, po.

Fiksi- Si, si ka qenë? Ai e ka kërkuar vetë makinën?

Bujar Kaçani- Ai i pa të gjitha makinat këtu dhe tha se kjo më pëlqen.

Fiksi- Kush tha?

Bujar Kaçani- Kryetari i Qarkut. Një e ka marrë Ministria e Arsimit.

Fiksi- Ai erdhi e kërkoi dhe tha se kjo makinë më pëlqen mua?

Bujar Kaçani- Tani janë 30 makina këtu, 30 atje, 40 atje. Tani kush të pëlqeu? Të pëlqeu kjo këtu? I kanë pëlqyer dy, vinë e i marrin.

Fiksi- Vijnë e zgjedhin?

Bujar Kaçani- I zgjedhin këtu, i bëjnë letrat, ne na vijnë letrat dhe i japim.

Fiksi- Domethënë kryetari zgjodhi këtë makinë?

Bujar Kaçani- E zgjodhi këtë makinë, këtu nuk ka asnjë ngatërresë, kryetari e pëlqeu atë makinë.

Qytetari- Do ma japësh atë urdhrin e Kryeministrit?

Bujar Kaçani- Ne ato që të kemi dhënë t‘i japim, fotokopjoje edhe një herë.

Fiksi- Të shoh pak origjinalin, nëse ka mundësi?

Qytetari- Se unë ia kam çuar edhe përmbarimit ato letrat.

Bujar Kaçani- Më thirri edhe drejtori (Dr. i Përgjithshëm i Policisë) për makinën tate dhe bëmë një mbledhje dhe drejtori u shqetësua, si ka mundësi që kjo makinë paska pasur probleme, Policia e paska klasifikuar për konfiskim dhe personi e ka fituar gjyqin.

Qytetari- Si i thoshe ti?

Bujar Kaçani- Tani nuk e di, është e policisë pjesa tha.

Fiksi- Këtë e tha drejtori i Përgjithshëm?

Bujar Kaçani- Po, po. Ti po të kishe ardhur një ditë më herët nuk do e kishte marrë Agroni makinën. Këtë do ta bëja unë.

Qytetari- Po ku e dija unë. Kur erdhi policia këtu e dinte policia ku është makina?

Bujar Kaçani- Jo, nuk e dinte.

Qytetari- Policia e bllokoi makinën, unë mora vendimin e gjyqit i them urdhëro merre vendimin e gjyqit dhe e dua makinën. Policia më thotë, na jep letrat këtu dhe policia po e kërkonte makinën te ndërhyrja e shpejtë. Nga andej erdhi këtu dhe nuk po e gjente makinën.

E marr në telefon i them: zotëri ku është makina dhe më thotë se nuk e di se ku është makina.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia Icon_minitime5th October 2008, 2:55 pm

Bllokohet importi dhe tregtimi i qumështit kinez

Urdhri i Gjanës: Të tërhiqen produktet nga tregu. Analizat në laboratorët e BE-së


Vetëm një ditë pas alarmit të ngritur nga ana e gazetarëve të emisionit "Fiks Fare", se tregu shqiptar është i mbushur me produkte dhe nënprodukte qumështi kinez me rrezikshmëri prezence të melaninës, ka reaguar Ministria e Bujqësisë. Kreu i këtij dikasteri, Jemin Gjana, nxori dje urdhrin për ndalimin e importit për në Republikën e Shqipërisë të qumështit dhe produkteve me bazë qumështi me origjinë nga Kina. Sipas këtij urdhri, do të bllokohet edhe qumështi dhe produktet me bazë qumështi të magazinuara në Republikën e Shqipërisë me origjinë nga Kina. Gjithashtu, do të hiqen nga tregu edhe produktet, të cilat mund të bien në duart e konsumatorëve që "nuk denjojnë të lexojnë etiketat". Kjo do të bëhet deri në analizimin e këtyre produkteve për përmbajtjen e melaminës në një laborator të një vendi të Bashkimit Evropian. "Nëse pas analizimit përmbajtja e melaminës është mbi limitet e përcaktuara në standarde, produkti do të asgjësohet menjëherë", thuhet në urdhrin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Gjana në këtë dokument ka theksuar se operatori i biznesit ushqimor përgjegjës për importin dhe tregtimin e produkteve të lartpërmendura do të marrë masat për tërheqjen e tyre nga tregu, në rast se pas analizimit në një laborator të një vendi të BE-së, përmbajtja e melaminës është mbi limitet e përcaktuara në standarde, duke kryer menjëherë asgjësimin e produktit. Për zbatimin e këtij urdhri janë ngarkuar Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Drejtoritë Rajonale të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Pikat e Inspektimit Kufitar, Inspektorati Veterinar i Bashkive pranë doganave, Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë dhe operatorët e biznesit ushqimor. Aktualisht, të gjitha vendet e BE-së kanë marrë masa për ndalimin e tregtimit të këtyre produkteve pas skandalit që shpërtheu në Kinë, ku në qumështin dhe nënproduktet e tij u zbulua prezenca e melaminës, një lëndë helmuese dhe mjaft e dëmshme për shëndetin. Disa fëmijë humbën jetën në Kinë dhe mijëra të tjerë iu drejtuan spitaleve për mjekim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia Icon_minitime6th October 2008, 2:23 pm

06/10/2008
BE, operacion antimafie në Ballkan

Pas arrestimit të Damir Faslliç, Brukseli do të mbështesë një aksion të gjerë kundër trafikantëve të armëve, drogës dhe duhanit

Bashkimi Evropian sapo ka nisur një operacion të madh antikrim në të gjithë Ballkanin, i cili me kapjen e Damir Faslliçit ka inauguruar vetëm fillimin e tij. Brukseli, nëpërmjet strukturave të tij, të koordinuara nga Komisioni Evropian, Presidenca e BE-së, si dhe përfaqësuesi i lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, në bashkëpunim me vendet anëtare dhe shtetet e Ballkanit, ka iniciuar dhe mbështetur një aksion që përfshin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Objektivi: Shkatërrimi i "baronëve" të krimit të organizuar, duke i dërguar ata para drejtësisë. Rrugët: Mbështetja e institucioneve të vendeve ballkanike që zhvillojnë luftën ndaj krimit të organizuar dhe përkrahja e fuqishme logjistike dhe financiare, si dhe me asistencë teknike për të koordinuar veprimet e të gjitha vendet. Shtrirja e operacionit: Shqipëri, Mali i Zi, Kosovë, Serbi, Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci dhe Maqedoni.

Goditja

Bashkimi Evropian, i cili është faktikisht "protektori" i Bosnjë-Hercegovinës, ka iniciuar dhe mbështetur superoperacionin antikriminal në vendin ballkanik, ku ka në dorë autoritetet politike, ato policore, si dhe trupat ushtarake. BE mbikëqyr qeverisjen vendore nëpërmjet Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë Special për Bosnjë-Hercegovinën, drejton luftën ndaj krimit, nëpërmjet misionit policor të Bashkimit Evropian, si dhe trupën ushtarake EUROFOR. Arrestimi i Damir Faslliçit u bë pas një sporti të fuqishëm të policisë federale boshnjake dhe Prokurorisë nga Bashkimi Evropian, i cili ka inkurajuar autoritetet vendase për të vazhduar "gjuetinë ndaj baronëve të krimit".

Shqipëria

Brukseli, prej kohësh ka "shtyrë" autoritetet shqiptare drejt një lufte më të fortë dhe konkrete ndaj krimit të organizuar. Në raport-progresin për vitin 2008, i cili do të shpërndahet në fillim të nëntorit, lufta ndaj krimit do të jetë në ballë të kushteve ndaj qeverisë. Por, përveç kësaj, strukturat e Bashkimit Evropian pritet të mbështesin fuqishëm edhe në Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe me Policinë e Shtetit, një operacion për të arrestuar pjesëtarët më të mëdhenj të rrjeteve kriminale ndërkombëtare, siç janë trafiku i armëve, i drogës, i cigareve, por edhe i aktiviteteve të tjera kriminale, të cilat i kanë siguruar sasi të mëdha parash dhe lidhje të fuqishme me nivele të larta të politikës dhe administratës shqiptare.

Zbulimi

Trafiku i armëve ballkanike, nga Gjeorgjia në Armeni e Azerbajxhan

Lufta në Gjeorgji nisi të nxjerrë dalëngadalë "Petët e lakrorit" të një tregtie të fuqishme të armëve që është zhvilluar në terrenin e Ballkanit. Shefi i shtabit të ushtrisë ruse deklaroi në mediat ndërkombëtare se Tbilizi ishte furnizuar me armë nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia etj. Dalja e një fakti në nivele kaq të larta shtetërore ka shtyrë strukturat e Bashkimit Evropian për të hetuar lidhjet e trafikut ndërkombëtar të armëve që kanë pasur si terren rajonin e supermilitarizuar të Ballkanit. Duke qenë prej kohësh terren luftërash dhe urrejtjesh të mëdha, rajoni ynë ka qenë një nga depot më të mëdha të armatimit dhe municionit gjatë viteve. Por vitet e fundit, këto armë nisën të dalin nga Ballkani, duke furnizuar terrenet e reja të luftimit, siç ishte Gjeorgjia, Armenia, apo Azerbajxhani. Por ajo që ka shqetësuar më shumë Brukselin është pikërisht fuqizimi i grupimeve kriminale të tregtisë së armëve, që gjithnjë e më shumë po merrnin në dorë qeveritë dhe klasën politike të vendeve të Ballkanit. Trafikantët e armëve janë në krye të listës së ndërmarrjes së madhe antikrim të nxitur nga BE-ja.

Serbi

Misteri i vrasjes së dy agjentëve

Një vrasje e dy ish-pjesëtarëve të shërbimit sekret ushtarak serb ka rikthyer dyshimet për eliminime të dëshmitarëve të aktiviteteve kriminale dhe bashkëpunëtorëve të Gjykatës Ndërkombëtare kundër krimeve të luftës. Siç thekson radioja serbe B92, vrasja e dy ish-pjesëtarëve të ish-ushtrisë jugosllave, Dragan Jakovljeviç dhe Drazhen Milovanoviç, që u eliminuan katër vite më parë, ende nuk është sqaruar edhe pas dy hetimeve komplete. Dy ish-pjesëtarët e strukturës sekrete ushtarake të njohur si "Karash" u vranë më 5 tetor të vitit 2004 në rrethinat e Beogradit. Në hetimet për këtë çështje është marrë edhe FBI-ja amerikane, e cila ka ndjekur një ekspertizë të plotë dhe të pavarur. Vrasja e dy pjesëtarëve të ish-shërbimit ushtarak sekret serb, sipas mediave serbe, është e lidhur me dëshminë e tyre për rrjetet kriminale ballkanike, si dhe bashkëpunimin me gjykatën e OKB-së kundër krimeve të luftës.

Faslliç lirohet me kusht dhe largohet nga territori i Bosnjës

Biznesmeni figuron në listat e Interpolit për lidhjet me krimin

Biznesmeni i njohur boshnjak, Damir Faslliç, është liruar me kusht nga autoritetet federale të Bosnjë-Hercegovinës, pasi ka paguar një sasi të madhe parash si garanci. Burime të Prokurorisë Federale të Bosnjës kanë lajmëruar për mediat lirimin me kusht të Damir Faslliç, një ndër biznesmenët mbi të cilin rëndojnë dyshime të mëdha për lidhje me botën e krimit të organizuar. Policia vendase nuk ka sqaruar nëse Faslliç ka paguar për lirinë me kusht, por të njëjtat burime thonë se Damir Faslliç do jetë nën hetim jo vetëm për mashtrim financiar, por dhe trafik armësh. Shoqërimi i Faslliç mjaftoi që shtypi vendas të zbardhë praninë e tij në Shqipëri me një numër biznesesh fitimprurëse, duke provuar dhe implikimin e ministrave shqiptarë të qeverisë aktuale me atë që është cilësuar si trafikanti më i madh i Ballkanit.

Operacioni i policisë boshnjake i finalizuar para dy ditësh me kapjen e 8 personave, mes të cilëve Damir Faslliç, Naser Oriç, ish-komandanti serb i Bosnjës i gjykuar nga Haga për krime lufte dhe dy bashkëpunëtorë të tyre për mashtrim financiar, ka lënë në liri me kusht disa prej tyre, mes të cilëve edhe Damir Faslliç.

Ende nuk ka të dhëna nga policia Federale e Bosnjës nëse Faslliç ka paguar për lirinë me kusht, por burime të Prokurorisë Federale të Bosnjës thonë se Faslliç do jetë nën hetim jo vetëm për mashtrim financiar, por dhe për trafik armësh, në një rrjet ku dyshohet se kanë lidhje edhe krerët më të lartë të vendit ballkanik, i cili u përfshi në një luftë të egër gjakatare në fillim të viteve ‘90. Në kushtet e "arrestit me burg" do të vazhdojë të jetë Naser Oriç, një ish-i akuzuar i Hagës dhe komandant boshnjak mysliman i kohës së luftës në Srebenicë, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, Zahira Oriç. Në burg vazhdon të jetë një tjetër i akuzuar, Dzermin Kadriç. Ndërkohë, pas marrjes në pyetje u lanë të lirë Nedim Sahinpasiç, Damir Faslliç, Mujo Mandiç, i ashtuquajturi Mandza, si dhe Branislav Cvjeticanin Sviç.

Ndërkohë, mësohet se policia federale e Bosnjës ka vazhduar aksionin për kapjen e personave të tjerë të implikuar në krimin e organizuar, mes të cilëve ishte dhe Damir Faslliç.

Konfirmimi

Policia e Bosnjës ka konfirmuar për "Top Channel" ndalimin e personit që shkaktoi mjaft polemika në Shqipëri për shkak të dyshimeve të hedhura vazhdimisht nga opozita për lidhjet e tij, jo vetëm politike, me drejtuesit e mazhorancës aktuale. Në një prononcim për "Top Channel", zëdhënësi i policisë së Bosnjë-Hercegovinës, Robert Cvrtak, deklaroi se gjatë operacionit janë arrestuar dy persona dhe janë shoqëruar dy të tjerë, njëri ndër ta Damir Faslliç. "Ajo që dua t‘u them është se në kohën e operacionit kemi arrestuar dy persona që janë kapur në kryerje të veprës, por edhe dy persona të tjerë që kanë qenë në vendin e ngjarjes, në momentin që është kryer aksioni. Është e vërtetë që Faslliç ka qenë një nga këta të shoqëruarit", është shprehur Cvrtak.

Përfshirja

Lidhja e boshnjakut si lobist i fuqishëm me politikën shqiptare

Pas tragjedisë së Gërdecit në Shqipëri, emri i Faslliçit u bë i ditur nga disa media shqiptare edhe si ndërmjetësi mes MEICO-s e Delijorgjit nga njëra anë, me shoqërinë e Diverolit për tregtinë e fishekëve në Afganistan. Faslliç është i njohur në vendin tonë edhe për lidhjet e tij me qeverinë shqiptare, veçanërisht me Partinë Demokratike. Gjatë vitit 2005, Damir Faslliç ishte ndërmjetësi kryesor për lidhjen e kontratës mes Partisë Demokratike dhe kompanisë BG&R, e cila ishte konsulentja zyrtare e kësaj partie në fushatën elektorale. Pas fitores së kësaj partie në zgjedhjet elektorale, Faslliç filloi të bëhej gjithnjë e më shumë i pranishëm në Shqipëri dhe sipas burimeve të medias, ai ka qenë ndërmjetësi kryesor për të sjellë në vendin tonë shumë firma, të cilat janë marrë kryesisht në fushën e ndërtimeve dhe të karburanteve. Ai konsiderohej prej kohësh si mjaft i dyshuar, për shkak të bizneseve të shumta ndërmjetësuese, ndërsa në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në Tiranë emri i tij figuron si pronar i disa aktiviteteve private. Emri i tij është shënuar në zyrat e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR) si pronar i firmës ROMPETROL DISTRIBUTION ALBANIA, e cila merret me tregti karburantesh me shumicë dhe pakicë. Nën të njëjtin emër, Faslliç ka regjistruar edhe një subjekt tjetër për shitjen e karburantit. Ndërsa shoqëria e tretë e regjistruar prej tij është CROWN ACQUISITIONS, e cila është e regjistruar në vitin 2005. Shoqëria e katërt që figuron në emrin e Faslliç në QKR është subjekti ALPHA.

E majta

Opozita akuzon Kryeministrin Berisha për lidhje me Faslliç

Braçe: Biznesmeni misterioz, aktivitet jolegal në Shqipëri

Arrestimi i biznesmenit boshnjak, Damir Faslliç, ka bërë që opozita t‘u rikthehet sërish akuzave ndaj Kryeministrit Berisha dhe ministrit Basha. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erjon Braçe, ka renditur dje disa nga akuzat korruptive që opozita mendon se kanë lidhje me biznesmenin Faslliç dhe Kryeministrin Berisha e ministrin Basha. Duke u ndalur në fakte konkrete, Braçe është shprehur se opozita disponon një material me rreth 800 faqe, në të cilin janë të evidentuara të gjitha shkeljet e bëra nga biznesmeni boshnjak në vendin tonë, veprime që janë kryer sipas tij në mbështetje me qeverinë dhe Kryeministrin Berisha. Sipas Braçes, shtetasi Damir Faslliç ka kryer në Shqipëri aktivitete të paligjshëm, jolegale, deri kriminale. Ka ndërtuar lehtësisht pesë firma këtu, tre brenda dy ditësh, dy prej të cilave brenda një dite, tre në ortakëri të plotë me familjarë shumë të afërt të ministrit të shtetit, Lulëzim Basha. Të gjashta kompanitë, në statut kanë një objekt, tregun e pasurive të paluajtshme, tregun e ndërtimeve dhe çdo gjë tjetër që varej nga ajo ministri. Në tre prej tyre emëron administrator kunatin e ministrit të Punëve Publike dhe Ndërtimit, Lulëzim Basha, Erion Isufi. Një vit më parë, në qershor të 2007-ës, nis procedurën e shitjes së njërës prej 6 kompanive bonjake, kompanisë "Croun Acquisitions", veprimtaria e së cilës është tërësisht në errësirë për autoritetet legale të shtetit. Partneri blerës gjendet në Qipro, kompania "Altaria Research Limited", veprimtaria e së cilës është tërësisht në errësirë për institucionet legale të shtetit. Në Tiranë blerësi nuk vjen, nuk sjell as përfaqësues, por më 14 maj i jep prokurë të posaçme dhe fuqiplotë avokates Flutura Kola, e deklaruar si ortake e Argita Malltezit, në një dëshmi publike të saj në një televizion kombëtar në vitin 2007. Mbyllin shitjen për plot 1.7 mln euro në korrik të vitit 2007. Kjo edhe pse kompania nuk ka asnjë aset të deklaruar në autoritetet e ligjit në Shqipëri. Kontratën e shitjes nuk e firmos asnjë qipriot, por shqiptarja Flutura Kola. Një muaj nga shitja, Damir Faslliç krijon një tjetër kompani të re në Tiranë, të gjashtën, ALPHA quhet, regjistrimin e së cilës e bën avokatja Joana Qeleshi, në institucionet e shtetit figuron si punonjëse e avokates tjetër Flutura Kolës, dhe emëron si kontabiliste znj. Shpresa Breçani, e njohur sot e gjithë ditën si mbesa e Sali Berishës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia Icon_minitime6th October 2008, 2:24 pm

Babai, peng të birin për dymijë euro

Romeo Ferraj është rrëmbyer para dy ditësh. Policia: Pas negociatave, gjendja u normalizua


Një adoleshent është kthyer në "kokë turku" për sherrin mes të ëmës dhe të atit, duke u marrë peng për dy ditë. Romeo Ferraj është rrëmbyer mesditën e së shtunës, e deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, policia nuk ka mundur ta lirojë dhe ta kthejë pranë mamasë së tij. Gjyshja e pengut, Mëzake Ferraj, ka qenë ajo që ka kërkuar ndihmën e uniformave blu, duke alarmuar gjithë krerët e policisë së Tiranës. Por, brenda ditës së djeshme, policia ka mundur të identifikojë të dyshuarin, i cili është i ati i tij, Brunildo Ferraj. I gjithë sherri kishte nisur pas shitjes së shtëpisë, ku ai kishte kërkuar dymijë euro më shumë dhe nuk ia kishin dhënë. Ato para i kishte kërkuar disa herë, por nuk ia kishin kthyer më. Kështu, ai ka vendosur që të marrë peng 15-vjeçarin, duke kërcënuar se do ta vriste, nëse njoftohej policia, ose nuk i ktheheshin paratë e borxhit.

Denoncimi

Ngjarja e rëndë ka vënë në lëvizje gjithë strukturat e policisë së Tiranës. Burimet policore të Drejtorisë së Tiranës bënë të ditur se njoftimi është dhënë nga e afërmja e 15-vjeçarit të marrë peng. Sipas të dhënave, dy net më parë, pikërisht rreth mesnatës, Mëzake Ferraj është paraqitur në polici. Ajo ka kërkuar ndihmë pranë uniformave blu, teksa kishte shkuar deri aty e trembur për fatin e nipit të saj. "Më kanë marrë peng nipin", ka deklaruar ajo para policisë dhe kaq është dashur që uniformat blu të vihen në alarm. Ajo ka rrëfyer para oficerit të policisë se rreth orës 17:30 kishte pasur një telefonatë në shtëpi. Një zë burri i kishte tërhequr vëmendjen, duke i thënë që të dëgjonte me kujdes. "E kemi rrëmbyer nipin dhe po e mbajmë peng. Duhet të na japësh paratë që na ke borxh dhe mos të njoftosh policinë. Për të tjerat do lidhemi sërish në telefon me ju", kështu është shprehur pengmarrësi nga ana tjetër e telefonit, sipas denoncueses 63-vjeçare Mëzake Ferraj. Ajo ka treguar për policinë se për momentin është shushatur dhe nuk e ka marrë veten për një kohë të gjatë. Më pas, ajo ka telefonuar të afërmit dhe ka pyetur nëse nipçja ishte kthyer në shtëpi. Megjithatë, ajo ka pritur deri në orët e vona të mbrëmjes dhe "pengmarrësi" nuk është bërë më i gjallë, por edhe me adoleshentin nuk është kontaktuar dot. Në këto kushte, ajo është paraqitur në polici për të rrëfyer gjithçka i kishte ndodhur. Burime të besueshme nga uniformat blu thanë se ngjarja ka ndodhur nën juridiksionin e Komisariatit të Policisë nr. 3, megjithatë zyrtarët e Drejtorisë së Policisë së Tiranës nuk kanë pranuar të flasin në lidhje me këtë çështje. Nga ana tjetër, burimet policore thanë se menjëherë strukturat e posaçme kanë nisur punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe lirimin e pengut.

Kërkimet

Fillimisht, uniformat blu kanë nisur procedurat për të identifikuar numrin nga ishte telefonuar Ferraj, ku, sipas burimeve të sigurta, familja e adoleshentit nuk kishte ndonjë biznes. Por nuk ka një informacion të sigurt se si kanë rezultuar kërkimet e policisë. Megjithatë, policia edhe gjatë ditës së djeshme ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me familjen e fëmijës së rrëmbyer, duke pritur ndonjë të dhënë shtesë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Burimet policore shpjeguan se është ngritur edhe një grup pune për investigimin e kësaj çështjeje dhe për negocimin me autorët e pengmarrjes. Kështu, gjatë punës ka ardhur një informacion se pengmarrësi mund të ishte babai i tij, Brunildo Ferraj. Sipas të dhënave nga policia, prindërit e 15-vjeçarit ishin ndarë pak kohë më parë. Kështu, nëna e Romeos ka shitur banesën dhe ka shkuar të jetojë te prindërit. Pas shitjes së shtëpisë, Brunildo ka kërkuar gjysmën e parave dhe ka marrë një pjesë të tyre. Por, ai ka pretenduar se duhej t‘i jepnin edhe dymijë euro. Megjithatë, këto para nuk i janë dhënë asnjëherë. Për këtë arsye, ai ka marrë peng djalin e tij dhe ka kërcënuar se nuk e jepte, derisa t‘i ktheheshin paratë. Kështu, policia ka negociuar deri në orët e vona të mbrëmjes me babanë pengmarrës, por ai nuk ka pranuar të lirojë djalin. Në kontakt me policinë, zyrtarët thanë se ishin në negocim me pengmarrësin, dhe se pritej që, nga momenti në moment, ai të lirohej. Kreu i Policisë së Tiranës, Muhamet Rrumbullaku, tha se kjo gjendje ka ardhur nga procesi për ndarjen e çiftit. Madje, ai shtoi se në orët e vona është arritur që nëna e fëmijës të kishte kontakt me të dhe vazhdojnë procedurat për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Mbërrin "ora e mbrëmjes", për falsifikuesin te gjykata e Tiranës   Lajme nga Shqiperia Icon_minitime6th October 2008, 2:26 pm

Antikrimi ekonomik prangos Artur Demin dhe sekuestron dhjetëra vula


Një bazë falsifikimesh është zbuluar nga antikrimi ekonomik në Tiranë, ndërkohë që në pranga ka përfunduar edhe poseduesi i saj. Gjatë operacionit "Ora e mbrëmjes", policia e kryeqytetit ka vënë në pranga Artur Demin, ndërkohë që ka sekuestruar dhjetëra vula të institucioneve të ndryshme. Aktiviteti i tij kriminal mendohet se është shtrirë prej kohësh, ndërkohë që dy net më parë ka ardhur "ora" e tij për të shkuar në qeli. Prej më shumë se një muaji, policia kishte vënë në vëzhgim këtë person, duke ruajtur momentin final për të goditur.

Burimet zyrtare të policisë thanë se strukturat e hetimit të krimit, të sektorit Kundër Krimit Financiar në Policinë e Tiranës, kanë arritur të finalizojnë një tjetër operacion të koduar "Ora e mbrëmjes", duke sekuestruar një sërë dokumentesh zyrtare dhe vendosur nën pranga pronarin e tyre. "Artur Demi, 37 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, u arrestua në ambientet e banesës së tij, të ndodhur në afërsi të rrugës "Muhamet Gjollosha", pranë Gjykatës së rrethit Tiranë, ku u kap në flagrancë me 2 certifikata të paplotësuara, të vulosura me vulën e Njësisë Bashkiake Nr. 3", deklaroi policia. Ndërkohë, gjatë një kontrolli të imtë të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sërë dokumentesh zyrtare të falsifikuara. "Ndër to, 20 vula të institucioneve të ndryshme shtetërore si të zyrave të gjendjeve civile, nr. 1, 2, 3, 6, 7 dhe 10; të minibashkive në Tiranë, Gjykatës së Rrethit Tiranë, Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Drejtorisë Rajonale Tiranë, Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, Drejtorisë Rajonale të Transportit, Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Degës së Tatimeve, Komunës Dajt, Reparti Ushtarak Nr. 1810 në Burrel", e shumë të tjera", tregoi policia për sekuestrimet gjatë operacionit. Veç tyre, grupi hetimor detajoi gjithashtu se u sekuestruan edhe 100 certifikata të minibashkive nr. 1, 2, 3, 6, 7, dhe 10, Tiranë dhe Bashkisë Ersekë; 20 dëshmi për drejtimin e automjeteve; 10 Leje Drejtimi Ndërkombëtare dhe 150 pulla taksash certifikatash 50 lekëshe.

Megjithatë, policia dyshon se personi në fjalë merret edhe me falsifikim vizash e pasaportash. Sipas informacioneve zyrtare, në operacion u sekuestruan edhe një pasaportë çeke, e cila ishte e plotësuar në emër të një shtetasi, 100 vërtetime të minibashkive dhe 10 vërtetime të Degës së Mobilizimit Ushtarak në Tiranë. Policia pranoi se kishte kryer hetim me metodat speciale të hetimit, duke bashkëpunuar me Prokurorinë e Rrethit Tiranë dhe infiltruar disa agjentë si klientë dhe porositës dokumentesh. Ndërkaq, u dokumentua tërësisht se të gjitha vulat dhe dokumentet e sekuestruara janë të falsifikuara. Seksioni Kundër Krimit Ekonomik-Financiar, tashmë e akuzon Artur Demin, për veprat penale "Falsifikim i dokumenteve zyrtare", "Falsifikimi i akteve të gjendjes civile", "Prodhim i mjeteve për falsifikim", "Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve. Sakaq, për këtë çështje, nga ana e prokurorisë dhe specialistëve të seksionit antikrim ekonomik, po vazhdon puna intensive për hetime të mëtejshme për zbardhjen e kësaj veprimtarie apo identifikimin dhe kapjen e persona të tjerë të implikuar.


Sekuestrimet

20 vula të institucioneve të ndryshme shtetërore

100 certifikata të minibashkive në Tiranë dhe të Bashkisë Ersekë

20 dëshmi për drejtimin e automjeteve

10 leje drejtimi ndërkombëtare

150 pulla taksash certifikatash 50 lekëshe

1 pasaportë çeke me nr. 4460547, e plotësuar në emër të shtetasit A. L

100 vërtetime të minibashkive në Tiranë

10 vërtetime të Degës së Mobilizimit Ushtarak në Tiranë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Atentat ndaj 35-vjeçarit, tentuan vrasjen e tij   Lajme nga Shqiperia Icon_minitime6th October 2008, 2:27 pm

Ndërsa nga një sherr ka mbetur i plagosur një tjetër person


Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë atentateve në Tiranë. Leonard Qafa dhe Nazmi Tresa kanë marrë plagë të ndryshme, ndërkohë që policia e kryeqytetit ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjeve.

Burimet policore nga Drejtoria e Tiranës bënë të ditur se rreth orës 23:30 të së shtunës, në rrugën "Mehmet Brocaj", pranë prokurorisë, Leonard Bib Qafa, 35 vjeç, lindur në Fushë Arrëz dhe banues në Tiranë, me arsim të mesëm, i pa dënuar, është plagosur nga persona të paidentifikuar gjatë një atentati të ngritur ndaj tij. Ai ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij, tip "BMW", ngjyrë gri, me targë CP142DJ, kur është qëlluar me automatik dhe është plagosur në krahun e majtë nga persona të paidentifikuar, i cili u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për këtë ngjarje, ndërkohë që i dëmtuar i është marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. Policia deklaroi se i dëmtuari është shprehur se nuk kishte ndonjë konflikt që mund të dyshonte se kush kishte realizuar atentatin.

Nga ana tjetër, policia ka regjistruar edhe një tjetër plagosje, ku ka dërguar për ndjekje penale edhe tre autorët e dyshuar. Burimet policore shpjeguan se në orën 13:00 të së shtunës, në fshatin Balhaxhias, Komuna Baldushk, është goditur me sende të forta në kokë Nazmi Tresa, 49 vjeç, lindur dhe banues në adresën e mësipërme, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka kryer hetimet e nevojshme dhe ka zbuluar se autorët e plagosjes ishin kushërinjtë Alket Harizi, 18 vjeç, Endri Harizi, 15 vjeç, Jashar Harizi, 45 vjeç dhe Idriz Harizi, 54 vjeç, të gjithë të lindur dhe banues në Balhaxhias, Komuna Baldushk. Policia tha se ngjarja ka ardhur pas një konflikti të momentit dhe të dyshuarit janë dërguar për ndjekje penale nën akuzën e plagosjes së lehtë me dashje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia Icon_minitime7th October 2008, 2:43 pm

07/10/2008

Fazlliç-Berisha: Jemi miq! Opozita: Një lidhje mafioze

Rrëfehet serbo-boshnjaku i akuzuar: "Unë, Gërdeci, Delijorgji e Isufi". Reagojnë Kryeministri dhe Basha


Damir Fazlliç, biznesmeni i shumëpërfolur boshnjak, thyen heshtjen. Në të parën intervistë, dhënë në dhjetë vitet e fundit, mohon gjithçka të shkruar për të deri më tani. E cilëson median në Ballkan si të tërbuar, madje shumë të tërbuar kohët e fundit, saqë refuzon menjëherë çdo gazetar që i kërkon intervistë.

Pas një pritjeje për më shumë se gjashtë orë para shtëpisë ku banon, në veri të Londrës, në një lagje të pasurish, Fazlliç shfaqet me telefon në dorë, duke folur në serbisht. Më i dobët në paraqitje, nga sa duket në fotot që qarkullojnë në media, i veshur thjesht si për një ditë me shi, ai duket i qetë.

Fillimisht refuzon të flasë, duke drejtuar gishtin drejt botuesit të një të përditshmeje në Tiranë, si strumbullari i të gjithë kësaj "bad press" e publiciteti të keq në adresë të tij. Pasi ramë dakord që intervista të jetë vetëm për atë pjesë që lidhet me arrestimin në Bosnjë, biznesmeni më i përfolur për momentin në Ballkan, pranon të flasë, ndaj improvizojmë një intervistë të shpejtë në hollin e apartamentit të tij luksoz. Përmes kësaj interviste ekskluzive për "Top Channel", ai flet nga Londra për ndalimin e bujshëm të së premtes, bizneset në Shqipëri, madje nuk kursehet të komentojë lidhjet e tij miqësore me Kryeministrin shqiptar, Sali Berishën.

Arrestimi, akuza ndaj medias

Në të vërtetë, para intervistës, Fazlliç që flet me një aksent amerikan, pranoi fillimisht të intervistohej vetëm me një kusht: të flasë për atë pjesë të zhurmshme lidhur me ndalimin e tij në Bosnjë. Por, më pas, nuk refuzoi t‘u përgjigjet një sërë pyetjeve të tjera, duke hedhur një dritë të zbehtë rreth aktiviteteve në Tiranë. Megjithatë, Fazlliç mbetet njeriu që mbart mistere shumë më të mëdha se 33 vitet e moshës që mban mbi supe.

E pyesim për atë që u raportua si arrestim i tij të premten e shkuar në Bosnjë, e që më pas është lënë i lirë. Fazlliç përgjigjet prerë: "Jo, jo! Kurrë nuk jam arrestuar gjatë jetës sime në asnjë vend. Jemi në Londër dhe unë nuk jam në qeli në Bosnjë. Di që shumë gazeta shqiptare e kanë raportuar një lajm të tillë. Pse e kanë bërë? Këtë nuk e di"!

Në fakt, ai thotë se e ka të qartë nga buron "agresiviteti" i medias në të tilla raste, si në vendin e origjinës, apo së fundmi edhe në Shqipëri. Megjithatë, më duhet të ngulmoj në faktin se ai, së paku është ndaluar nga policia boshnjake. Më duhet ta ripyes duke ndërtuar pyetjen: Disa pamje të transmetuara në televizionet e Bosnjës ju tregojnë të rrethuar nga policë. Si e shpjegoni një gjë të tillë? "Nuk i kam parë këto filmime", përgjigjet sërish në mënyrë të prerë, duke mohuar kështu ngjarjen e përcjellë me bujë nga shumë televizione dhe agjenci lajmesh në Ballkan.

Udhëtimi i shpejtë drejt Londrës

Ardhja në Londër, menjëherë pas ndalimit në Bosnjë, ngre një sërë pikëpyetjesh. Përse Fazlliç zgjodhi këtë vend dhe nuk shkoi në Uashington, ku shpenzon të shumtën e kohës? Megjithatë, kjo ardhje e shpejtë mund të shërbejë si një tjetër argument për ata që besojnë idetë konspirative, se Fazlliç është i rekrutuar nga Shërbimet Sekrete Britanike, sikurse është aluduar shpesh në mediat boshnjake.

Ka pak ditë në Londër dhe nuk ka dyshim se e mban mend datën kur ka ardhur në Angli. "Tre apo katër ditë", pohon ai, duke hedhur shikimin drejt kamerës që po filmonte bisedën. Kuptojmë se me çdo kusht ai kërkon të na bindë se nuk është arrestuar. Ndaj e pyesim përsëri: Pra, në mënyrë kategorike ju e mohoni të jeni arrestuar? "Siç ju thashë. Asnjëherë në jetën time", thotë ftohtë, duke na lënë të kuptojmë se çdo pyetje tjetër që do të pasonte, kishte për të marrë të njëjtën përgjigje.

Bizneset e serbo-boshnjakut

Një prej pikave më të debatueshme ditët e fundit janë aktivitetet e Damir Fazlliç në Shqipëri, krijimi i disa kompanive fantazma, pa asete, por që njëra prej tyre, sikurse rezulton edhe nga një aktshitjeje, rezulton të jetë shitur 1 milion e 700 mijë euro. Por sa është numri i kompanive të regjistruara në Shqipëri që kanë pronësinë e Fazlliç?

"Nuk e mbaj mend se sa kompani kam. Ajo që mund të pohoj është se unë jam një investues në Shqipëri. Besoj se Shqipëria ka shumë potenciale të frytshme për të investuar. Ju keni një qeveri largpamëse. Po, unë jam një investitor aktiv në Tiranë", deklaron ai.

"Nuk e njoh Delijorgjin, Isufin po"

Këto ditë, edhe emri i Mihal Delijorgjit, një ndër të akuzuarit kryesorë për tragjedinë e Gërdecit, është lakuar nga opozita shqiptare. Flitet se ai ka pasur lidhje me karizmatikun Fazlliç, i njohur ndryshe si supersekseri i Ballkanit.

"Është hera e parë që e dëgjoj këtë emër", thotë Fazlliç, kur e pyesim nëse e ka njohur më parë Delijorgjin apo ka bashkëpunuar me të para arrestimit të tij. Ndryshe nga sa thotë për Delijorgjin, serbo-boshnjaku pranon se njeh Erion Isufin, kunatin e ministrit të Jashtëm shqiptar, Lulzim Basha. Sikurse është raportuar në media, Isufi është një tjetër personazh i lidhur ngushtë me bizneset e Damir Fazlliç në Tiranë. Nga dokumentet zyrtare figuron se Isufi është administrator i të paktën tre bizneseve të Fazlliç. Besohet se ky i fundit e ka larguar atë nga puna. Por jep një tjetër variant: "Unë nuk e kam hequr zotin Isufi nga puna. Ai ka shkuar të merret me bizneset e tij private. E konsideroj atë një djalë të ri e me potenciale".

Zoti Isufi ishte menaxher, apo partner në bizneset tuaja? - e pyesim Fazlliçin. "Ai ka menaxhuar vetëm një prej bizneseve të mia", përgjigjja e tij.

"Krenar që e kam mik Berishën"

Fazlliç shquhet për lidhjet e tij me politikanë në të gjithë Ballkanin. Duket se ky është edhe çelësi i suksesit në bizneset apo ndërmjetësimet mjeshtërore që mbajnë firmën e tij. Shqipëria nuk bën përjashtim. Shpeshherë, para dhe pas ardhjes së Partisë Demokratike në pushtet, Fazlliç është ulur në një tavolinë me Kryeministrin Berisha, ashtu si dhe shumë biznesmenë të tjerë të huaj. Njohës të mirë të marrëdhënieve Berisha-Fazlliç pohojnë se mes tyre kjo miqësi mbetet në nivele të larta. Këtë, Fazlliç e pohon vetë.

"Jam krenar ta konsideroj zotin Berisha si një nga miqtë e mi", i përgjigjet ai pyetjes se si shkon miqësia me Kryeministrin e Shqipërisë. E pyesim nëse miqësia me zotin Berisha i ka krijuar avantazhe në bizneset e tij në Shqipëri. "Nuk më duhet të jem mik me zotin Berisha për të pasur avantazhe në biznes. Unë mendoj se ligjet në Shqipëri, të hartuara nga qeveria, janë të mjaftueshme për cilindo investitor të huaj, për të zhvilluar biznes pa qenë mik me Kryeministrin, apo ministra të tjerë", thotë serbo-boshnjaku Fazlliç. Përgjigjet e tij kur e pyet për Kryeministrin Berisha janë më të gjata se të gjitha pyetjet e mëparshme të marra së bashku. Por kur janë takuar për herë të fundit dy miqtë Berisha-Fazlliç? "Si investitor, një vit apo nëntë muaj më parë, kur prezantuam te qeveria një projekt tonin", tregon ai.

E pyesim edhe rreth shitjes së njërës prej pesë kompanive që ka në Shqipëri, e quajtur "Crown Aquisitions", një kompanie në Qipro. Pavarësisht se ekziston një akt-shitjeje me vlerë 1 milion e 700 mijë euro, Fazlliç e mohon një shitje të tillë. Përgjigjet me tri fjalë: "Nuk është e vërtetë"! Këmbëngulim: Si është e mundur që thoni se s‘është e vërtetë, kur ka dokumente të firmosura nga avokatja Flutura Kola, e që tregojnë se e keni shitur këtë kompani? Përgjigjet: "Unë ju tregova në fillim. Nuk kam ndërmend t‘ju tregoj detaje, pasi pastaj do të më duhen gjashtë orë të bisedoj rreth gënjeshtrave që kanë shkruar njerëz si Mero Baze. E vetmja gjë e vërtetë e shkruar është emri im, të tjerat janë gënjeshtra". Damir Fazlliç nuk pranon t‘u përgjigjet pyetjeve të tjera, por premton se në një kohë të përshtatshme do të jetë i gatshëm të flasë përsëri. "Do të rishihemi së shpejti. Ju premtoj t‘ju jap një intervistë të gjatë, me një kusht, që fjalët e mia të mos ndryshojnë", premton ai, duke lënë të kuptojmë se u beson më shumë gazetarëve shqiptarë se atyre të vendit të tij, "të cilët i kanë hapur jo pak telashe me shkrimet e tyre investigative".

Prokuroria: Fazlliç? Do të hetojmë denoncimet publike


Prokuroria e Përgjithshme do të hetojë të gjitha denoncimet publike që lidhen me emrin e Damir Fazlliç. Zëdhënësja e akuzës qendrore, Holta Zhiti, nëpërmjet një deklarate publike tha se "do të hetojmë të dhënat e publikuara nga media dhe opozita". Ajo u shpreh se organi i akuzës i ka mbledhur të gjitha shkrimet e botuara në median e shkruar dhe disa hetues kanë filluar verifikimin e materialeve. Burime nga akuza qendrore pohojnë se nëse do të konstatohen elemente të veprës penale në këto materiale, atëherë prokuroria do të fillojë procedimin penal për të akuzuarin në fjalë. Por hetimet do të fillohen vetëm "kryesisht". Fillimisht do të mblidhen materialet e botuara dhe më pas do të krahasohen me të dhënat zyrtare të marra edhe nga homologë të vendeve të tjera. Gjithashtu, të dhëna zyrtare do të merren në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve, si dhe në pikat e kalimit kufitar. Ndërkohë, institucioni i drejtuar nga Ina Rama tha dje se emri i Damir Fazlliç nuk rezulton në asnjë dosje që kemi nën hetim deri në këtë moment. Në fakt, dy ditë më parë, gjatë ndalimit në Bosnjë, mediat e huaja botuan një informacion se Fazlliç ka qenë ndërmjetës në lidhjen e kontratës midis kompanisë shqiptare MEICO dhe kompanisë së Efraim Diverolit për demontimin e municioneve në fshatin Gërdec të Tiranës. Por, prokuroria shqiptare mohoi në mënyrë kategorikë implikimin e Fazlliç në këtë aferë, gjithmonë duke theksuar se mosimplikimi i tij rezulton deri në këtë fazë të hetimit. Gjithsesi, akuza pohoi se nëse emri i tij do të dalë gjatë hetimeve, atëherë për Fazlliç do të kërkohet të japë shpjegime nëpërmjet letër-porosisë.
vazhdon............
Mbrapsht në krye Shko poshtë
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia Icon_minitime7th October 2008, 2:43 pm

vazhdimi........

Deklarata


PD: Fazlliç s‘ka përfituar nga fondet publike


Partia Demokratike u përgjigjet akuzave të Partisë Socialiste, se Fazlliç ka qenë i lidhur me shefin e qeverisë shqiptare, Sali Berishën. "Partia Demokratike sqaron se Damir Fazlliç dhe çdo biznesmen tjetër, vendas apo i huaj, ka qenë dhe është i lirë që në përputhje me rregullat e vendit të ushtrojë biznesin e tij", u shpreh zëdhënësi i PD-së, Gerti Bogdani, në një deklaratë për shtyp. Sipas tij, Fazlliç në asnjë rast nuk ka kërkuar dhe nuk pasur asnjë lloj përfitimi nga fondet apo asetet publike të vendit. Në komunikatën për shtyp, Bogdani sqaroi se "Partia Demokratike informon shqiptarët se z. Fazlliç ka denoncuar në mënyrë të përsëritur si përpjekjet e Edi Ramës dhe ofertat e tij për të bashkëpunuar me të, ashtu edhe implikimin e ndonjë bashkëpunëtori të heshtur të Ramës në afera të dyshimta dhe trafiqe rajonale.


Berisha: Fazlliccin e sjell dhe në Kuvend
Opozita: Prokuroria të thërrasë Kryeministrin për t‘i marrë dëshmitë
Kuvendi është përfshirë dje në debate të ashpra në lidhje me biznesmenin boshnjak Damir Fazllicc. Opozita ka akuzuar Kryeministrin Berisha dhe disa nga ministrat e tij për lidhje korruptive me Fazllicc, ndërsa vetë Kryeministri nga ana e tij para gjithë deputetëve, ka pranuar se biznesmeni Fazllicc është një nga miqtë e tij dhe nëse opozita do, ai mund ta thërrasë atë për të dëshmuara në sallën e Kuvendit. Kryeministri ka vazhduar më tej me deklaratën e tij, kur ai ka mohuar të gjitha akuzat që janë bërë ndaj tij dhe ministrave për lidhje korruptive duke theksuar se nëse opozita do ta detyrojë të flasë atëhere do të jenë ata që do të kenë frikë dhe nuk do të dinë ku të futen. "Jam i detyruar të hesht", është shprehur Kryeministri se po fola gjërat do të jenë krejt ndryshme për gjithë opozitën. "Unë kam shumë dosje, fotografi, filmime për të gjithë ju" është shprehur Berisha. Por deklarimet e Kryeministrit në sallën e Kuvendit janë vlerësuar si provokacione të ulëta nga deputetët e opozitës. Kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, tha se deklarata e Kryeministrit është një fyerje që i behet Parlamentit dhe një kërcënim i hapur. "Berisha le ta ftojë Fazllicc në Shqipëri, ne nuk nuk trembemi nga e vërteta", është shprehur Leskaj. "Të turpshme dhe të padenja për një Kryeministër", e ka vlerësuar deklaratën e Berishës edhe kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Pëllumb Xhufi. I cili i ka kërkuar Kryeprokurores Ina Rama të thërrasë Kryeministrin Berisha në Prokurori për të depozituar të gjithë ato dëshmi që kryeministri paska për deputetët e Kuvendit. Sipas Xhufit, Fazllicc ka krijuar një rrjet kriminal në Shqipëri dhe për këtë prokuroria duhet të hetoje bindshëm. Qëndrimi i Leskajt dhe Xhufit është mbështetur dhe nga deputetët e tjerë të opozitës, si Bracce e Bello. Deputeti Bracce, ka theksuar se ekzistojnë lidhje mes Fazllic dhe Kryeministri dhe ka deklaruar se opozita disponon fakte për këtë ccështje. Sipas tij, Fazllic ka lidhje me familjarët e Kryeministrit Berisha. Bracce ka renditur një sërë emrash të cilat sipas tij kanë bërë të mundur që Fazllicc të pastrojë paratë në Shqipëri dhe ka kërkuar hetimin e kësaj mega afere. Por deklaratat e Bracces dhe deputetëve të tjerë të opozitës, janë kundërshtuar me forcë nga deputetët e mazhorancës. Sipas Ferdinant Xhaferrit, opozita ka krijuar një skenar për këtë ccështje dhe po e paraqet atë në Kuvend. Sipas deutetit demokrat, reagimet e opozitës janë të qëllimshme për të nxirë imazhin e Shqipërisë. Po kështu është shprehur edhe deputeti Kollozi, Ccela dhe kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Astrit Patozi. Kundër lidhjeve të tij dhe të familjarëve me Fazllicc është shprehur edhe vëtë ministri i jashtëm, Lulzim Basha, i cili i është rikthyer foltores së Kuvendit pas një mungesë të gjatë.
Basha: Nuk kam lidhje me Fazllicc
Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha ka vendosur dje të thyejë heshtjen duke iu dhënë përgjigje të gjitha akuzave të bëra nga opozita se ai dhe familjarët e tij kanë lidhje kriminale me biznesmenin boshnjak Fazllicc. Nga foltorja e Kuvendit ai ka hedhur poshtë të gjitha këto akuza duke theksuar se ccfarë ka thënë opozita dhje kryetari i saj janë shpifje me qëllim mashtrimin e opinionit publik. Sipas Bashës, opozita ka gatuar me ngazëllim ccorbën e helmatisur të trillimit e cila prej vitesh dhe dekadash është specialitet i tyre. "Fytyra e vrerosur e së keqes u shfaq përsëri sot para shqiptarëve duke mbllaccitur gënjështrën që vetë prodhoi dhe shpërndau me një infrastrukturë që do t‘ia kishte zili edhe vete Sigurimi i Shtetit", është shprehur Basha për kryetarin PS-së Rama. Më pas ai u ka dhënë përgjigje akuzave dhe shpifjeve që sipas tij janë bërë ndaj tij dhe familjarëve të tij. "Unë deklaroj me përgjegjësi të plotë se nga z.Fazllicc nuk kam marrë dhe nuk kam përfituar asnjë qindarkë nga fondet dhe asetet publike gjatë drejtimit tim të ministrive përkatëse. Po kështu pa paragjykuar liritë dhe të drejtën e ccdo kujt për të zhvilluar ndërmarjen ekonomike në Shqipëri, deklaroj se midis Fazllicc dhe meje, apo familjarëve të mi nuk është zhvilluar kurrë asnjë biznes i përbashkët dhe asnjë aktivitet ekonomik", është shprehur Basha. Duke iu drejtuar kreut të Ps-së, Edi Rama dhe deputetëve të opozitës, Basha ka theksuar se ende ata nuk kanë deklaruar se ccfarë ligji është shkelur se ccfarë vepre është konsumuar. Ccdo pretendim i kundërt për sa më sipër, tha Basha, është i pavertetë. Më pas ai është ndalur tek sukseset e qeverisë dhe të tij si ministri, duke theksuar se Rama po kërkon të nxijë fytyrën e Shqipërisë nëpër botë. Basha ka theksuar se tashmë shqiptarët po ndahen nga e keqja, nga kriminelet e kapur me pushtetin që dhunon qytete dhe fshatrat rrugët dhe hapësirat publikë, fëmijët dhe prindërit tanë. Prej kohësh, ministri Basha ka qenë në qendër të sulmeve dhe akuzave të opozitës e cila e akuzon për shpërdorim fondesh dhe si shembull është sjellë rruga Durrës-Kukës. Për të cilën Basha ka deklaruar dje se ndihet krenar ashtu si të gjithë shqiptarët për ndërtimin e saj.


PS kërkon mocion me debat me kryeministrin

Grupi parlamentar i PS ka kërkuar dje një mocion për debat me Kryeministrin Berisha. Qëllimi i këtij mocioni është që Berisha të japë shpjegime për lidhjet e familjes se tij biologjike dhe asaj politike me personazhe te korruptuar ne Ballkan. Kjo kërkesë për mocion, ka ardhur pas ndalimit nga policia në Bosnje të Damir Fazllic, për të cilin opozita tha dje se ka kryer aktivitet të paligjshëm ekonomik në vendin tone, i ndihmuar nga njerëz të afërt të kryeminsitrit Berisha. Në seancën e djeshme parlamentare Kryeministri e ka mirëpritur këtë mocion duke theksuar se e mirëpret mocion dhe është i gatshëm të thërrasë edhe mikun e tij Fazllic të dëshmojë në Kuvend.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia Icon_minitime7th October 2008, 2:44 pm

Korrupsioni, pranga në zyrë oficerit të policisë

Qamil Brahja i mori 20 mijë lekë Abdullah Fejzos për lirimin e djalit


Antikorrupsioni ka prangosur një oficer në zyrat e Policisë së Tiranës, i cili sapo kishte marrë 20 mijë lekë nga një person. I arrestuari Qamil Brahja ka tentuar të fshehë paratë në kasafortë, por ndërhyrja e oficerëve të SHKB-së nuk ia ka lejuar një gjë të tillë. Ai është arrestuar nën akuzën e korrupsionit, pasi kishte kërkuar para kundrejt lirimit të një personi, i cili dyshohej si posedues i një makine të vjedhur. Burimet policore bënë të ditur se në orët e vona të së dielës, u bë arrestimi i Qamil Sherif Brahjas, 27 vjeç, oficer policie në seksionin e vjedhjeve të automjeteve, të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. "Arrestimi i tij u bë, pasi në një zyrë të Komisariatit nr. 4, i ka marrë Abdulla Fejzos, shumën prej 20 mijë lekësh, për të liruar djalin e tij, Elton Fejzo", deklaroi zyrtarisht Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm. Burimet nga SHKB-ja shtuan se Elton Fejzo ishte shoqëruar së bashku me automjetin e tij gjatë ditës së diel për verifikim, nëse mjeti i tij ishte i vjedhur apo jo.

Korrupsioni

Sipas të dhënave nga dosja hetimore, pas shoqërimit të djalit në polici, Abdulla Fejzo është paraqitur te Komisariati nr. 4, për të takuar oficerin e policisë Qamil Brahja. Ai është ulur në një kafe me oficerin e policisë dhe i ka qarë hallin për t‘i liruar djalin. Gjatë bisedës, oficeri i policisë e ka provokuar të moshuarin se djali i tij kishte vjedhur makinë dhe do të arrestohej. Por, Abdulla Fejzo ka këmbëngulur se djali ishte i pafajshëm dhe i është lutur oficerit për ta liruar. Në këto kushte, oficeri i policisë dyshohet se i ka kërkuar Fejzos, 50 mijë lekë, si "shpërblim" për lirimin e të birit. Sipas rrëfimit të të moshuarit më pas, përpara oficerëve të SHKB-së, ai i ka thënë oficerit të policisë se nuk kishte ku t‘i gjente ato para. Por ky fakt nuk ka pasur shumë rëndësi për oficerin 27-vjeçar. Madje, punonjësi i policisë ka këmbëngulur që ai të nisë sa më shpejt të kërkojë borxh, nëse donte që djali i tij dhe makina të liroheshin. Pas kësaj, ai ka shkuar në fshatin ku jetonte dhe ka takuar gjithë njerëzit e njohur për të gjetur 50 mijë lekë borxh. Por duket se Fejzo nuk ia ka dalë mbanë të mbledhë gjithë gjobën e kërkuar, kështu që ka kërkuar nga oficeri i policisë që ai t‘i ulë pazarin. Në këto kushte, Brahja i ka kërkuar vetëm 20 mijë lekë. Por, gjatë kohës që Fejzo kërkonte para, informacioni ka shkuar "në vesh" të SHKB-së.

Operacioni

Oficerët e kësaj drejtorie kanë kontaktuar me Fejzon, të cilit i kanë mbushur mendjen të bashkëpunonte me ta. SHKB-ja i ka dhënë Fejzos 20 mijë lekë të fotokopjuara dhe një regjistrues. Veprimet janë kryer në bashkëpunim edhe me Taks-Forcën, e cila është vënë në dispozicion të këtij operacioni. Abdulla Fejzo ka marrë paratë dhe ka shkuar të takojë sërish oficerin e policisë, i cili ndodhej në një zyrë te Komisariati nr. 4. Ka hyrë brenda në zyrë dhe i ka dhënë atij 20 mijë lekët e kërkuara. Pas bisedës së zhvilluar, Fejzo është larguar, ndërkohë që pak momente më pas kanë ndërhyrë pjesëtarë të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm. Në kohën e ndërhyrjes, oficeri i policisë ka tentuar të fshehë paratë pas kasafortës që kishte në zyrë, por nuk i ka premtuar koha, duke u kapur kështu "me presh në duar". Në këto kushte, Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm e ka arrestuar oficerin Qamil Brahja për akuzën "korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike". Burimet shpjeguan se për më tepër makina që ishte shoqëruar për verifikim nuk ishte e vjedhur, por e rregullt. Oficeri i arrestuar kishte gjashtë vjet që kishte mbaruar Akademinë e Policisë. Burimet shpjeguan se në vitin 2002 kishte mbaruar shkollën dhe menjëherë është emëruar në Tropojë, në detyrën e oficerit të policisë gjyqësore. Më pas, ai është transferuar në Komisariatin nr. 3 në Tiranë, ku ka punuar si oficer krimesh, derisa u emëruar si specialist në seksionin kundër vjedhjes së automjeteve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, detyrë të cilën e mbante deri dje, kur u prangos për mitmarrje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia Icon_minitime7th October 2008, 2:44 pm

Shkodër, ekzekutohet barbarisht një i ri

Frederik Qerthaqi është gjetur i vrarë me gjashtë plumba në kokë, në një pyll 30 km larg qytetit


Përsëri vrasje në Shkodër. Një i ri është ekzekutuar me egërsi në një pyll rreth 30 kilometra larg qytetit më të madh verior. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur në mesditë, por konstatimi është bërë vetëm rreth orës 14:30 të ditës së djeshme.

Viktima quhet Frederik Qerthaqi, banues i fshatit Mushan. Trupi i pajetë i tij është gjetur nga banorë të zonës në periferi të fshatit Dajç, në një zonë të pyllëzuar kënetore pranë lumit Buna. Ekspertët e policisë, që shkuan të parët në vendngjarje, thanë se i riu ishte qëlluar nga një distancë e afërt me automatik në kokë. Gjashtë vrima plumbash janë numëruar vetëm në kokën e 23-vjeçarit, ndërsa bëhet e ditur se ai ka pasur plagë edhe në trup.

Mënyra e vrasjes i ka bërë ekspertët të mendojnë se autori ka pasur arsye të forta për ta bërë këtë. "Duke u nisur vetëm nga mënyra e ekzekutimit, mund të themi se nuk bëhet fjalë për një krim për motive të dobëta", tha një ekspert i Policisë së Shkodrës, i cili sqaroi se nuk përjashtohet nga hetimi pista e një ekzekutimi mafioz: një vrasje që përcjell një mesazh të fortë edhe për të tjerë.

Ndërkohë, ekspertët mjekoligjorë kanë përcaktuar se vrasja e 23-vjeçarit mund të jetë kryer të paktën rreth 2-3 orë para se të gjendej trupi i tij. Burime të policisë bëjnë të ditur se dyshohet që viktima para se të vritej është çuar me makinë në vendin ku u ekzekutua, në periferi të fshatit Mushan.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale nëntë gëzhoja automatiku. Gjashtë nga plumbat e këtyre gëzhojave kanë përfunduar në kokën e viktimës, ndërsa mendohet që ai të ketë edhe plumba të tjerë në pjesë të ndryshme të trupit.

Ndërkohë, terreni i pyllëzuar dhe marrja me vonesë e lajmit nga policia, për shkak të vendit ku ka ndodhur, ka bërë që autorët e ngjarjes të mund të largohen pa rënë në sy.

Në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishëm prokurori i rrethit dhe drejtori i Policisë së Qarkut, ndërsa forca të shumta policie dhe të repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, me mjete të blinduara kanë rrethuar pothuajse gjithë fshatin ku ka ndodhur ngjarja dhe po bëjnë një krehje të zonës, me qëllim zbulimin dhe kapjen e autorëve. Postblloqe policie të lëvizshme janë ngritur edhe në rrugët që lidhin fshatin Dajç me Shkodrën.

Burime konfidenciale nga Policia e Shkodrës bëjnë të ditur se viktima prej vitesh jetonte në fshatin Mushan dhe se të gjitha hetimet janë përqendruar në një grindje të vjetër që ka pasur viktima me disa persona, që për arsye hetimi nuk identifikohen.

Ndërkohë, në Komisariatin e Policisë së Shkodrës janë shoqëruar disa persona, të cilët, sipas policisë, kanë lidhje me krimin, apo kanë dijeni për të. Oficerët e policisë gjyqësore kanë marrë në pyetje dje pasdite edhe familjarët e viktimës, si dhe shokë të tij, me qëllim përcaktimin e motivit dhe zbulimit të autorëve.

Kjo është vrasja e dytë brenda një muaji që ndodh në fshatin Dajç dhe në asnjë nga këto dy vrasje autorët nuk janë prangosur, ndërsa që nga fillimi i vitit, në Qarkun e Shkodrës numërohen 20 vrasje të kryera për motive nga më të ndryshmet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia Icon_minitime7th October 2008, 2:45 pm

Qumështi kinez "Panda", i ndotur? Sot vjen përgjigjja nga Italia

Nuk janë analizuar produktet e tjera me përmbajtje qumështi nga ky vend


Përgjigjja e analizave të qumështit koncentrat "Panda", prodhim kinez, pritet të mbërrijë sot në Ministrinë e Bujqësisë. Kampionet e këtij qumështi, i cili në disa vende ka rezultuar me elementë të rrezikshëm për shëndetin, u dërguan për t‘u ekzaminuar në Itali, në një nga laboratorët e referencës të certifikuar nga Bashkimi Evropian. Është pikërisht kjo përgjigje ajo që do të vlerësojë përmbajtjen ose jo të melaminës (kimikat industrial) në këtë produkt.

Përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë bëjnë të ditur se pas alarmit të ngritur për këtë produkt prezent edhe në tregun shqiptar, u dërguan mostra të tij për ekzaminime në përputhje me standardet në vendin fqinj, Itali. Dhe pikërisht janë dërguar kanoçet prej 170 gr., i vetmi lloj që gjendet në tregun shqiptar, pasi mësohet se është vetëm një kompani private, ajo që kryen importin e këtij produkti.

Ndërkohë që, mësohet se sasia në total e qumështit koncentrat "Panda", që importohet në Shqipëri, arrin gjithsej 139 tonë në vit. Ky produkt prodhohet në një fabrikë kineze me etiketa shqiptare, në përputhje me kontratën paraprake të importuesit shqiptar dhe autoritetit prodhues. E gjithë kjo sasi dërgohet në Shqipëri përmes tre ngarkesave. E fundit që ka mbërritur në Portin e Durrësit, shprehen përfaqësuesit e dikasterit të Bujqësisë, është ajo e datës 25 shtator, e cila është bllokuar. Sipas kësaj logjike, pothuajse dy të tretat e qumështit kinez koncentrat "panda" janë konsumuar ose gjenden ende në tregjet vendase.

Nga ana tjetër, nuk janë dërguar për ekzaminime mostra të tjera të produkteve kineze që kanë në bazë të tyre qumështin, si çokollatat, biskotat e llojeve të ndryshme apo ëmbëlsira të tjera të gjithëllojshme që kanë pushtuar tregun vendas dhe kanë si konsumatorë kryesorë fëmijët.

Pas përgjigjes së analizave që pritet të zbardhet sot, nëse këto produkte do të rezultojnë me përmbajtje të lartë të melaminës atëherë ato jo vetëm që do të zhduken nga tregu, por edhe do të asgjësohen. Ka qenë kjo pjesë e urdhrit të nxjerrë nga ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Jemin Gjana, pas situatës alarmante të krijuar lidhur me këtë çështje.

Qumështi kinez dhe nënproduktet e tij janë vendosur në krye të "listave të zeza" të thuajse të gjitha vendeve në botë. Kjo për shkak të vdekjes së disa fëmijëve kinezë dhe problemeve shëndetësore që iu shkaktuan me mijëra të tjerëve nga konsumimi i qumështit me përmbajtje të lartë melamine. Ky është një kimikat industrial që shkakton dëmtime serioze të veshkave të njeriut, duke e çuar madje drejt vdekjes. A. Rr.



Drejtoria e Shëndetit Publik i përgjigjet Avokatit të Popullit për qumështin kinez


"Vumë në dispozicion laboratorin,

prioriteti është i Bujqësisë"


Përgjegjësia kryesore mbi kontrollin e qumështit "Panda", të importuar nga Kina, e ka Ministria e Bujqësisë. Kontrolli i këtij produkti, me bazë shtazore, është prioritet i Ministrisë së Bujqësisë dhe veçanërisht i Institutit të Kërkimeve Veterinare. Kjo ka qenë deklarata e djeshme e drejtorit të Drejtorisë së Shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë, Gazmend Bejtja. Sipas tij, duke u nisur nga njoftimi i Avokatit të Popullit dhe kërkesa e tij për një përgjigje nga këto struktura, Ministria e Shëndetësisë ka dërguar përgjigje zyrtare, në të cilën shpjegonte dhe sqaronte të gjitha masat e marra dhe bashkëpunimi mes dy institucioneve në dobi të konsumatorit.

"Roli ynë si Ministri Shëndetësie nuk është primar, ne kemi për detyrë të parandalojmë, si dhe të përballojmë problemet kur shfaqen, por, për sa i takon pjesës së ekzaminimeve, kemi vendosur në dispozicion laboratorët tanë për kontrollet e imtësishme, që do të kryejë Ministria e Bujqësisë", sqaroi drejtori i Drejtorisë së Shëndetit Publik, Gazmend Bejtja. Sipas tij, në shkresën zyrtare dërguar Avokatit të Popullit, Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar rolin e saj dhe të gjitha pikat ku është diskutuar kontributi i këtij sektori, lidhur me çështjen e qumështit të importuar nga Kina. "Po ashtu, janë njoftuar të gjitha Drejtoritë Rajonale të Shëndetit Publik për të kontaktuar në raste shfaqjes së problemeve. Nëse do të konstatohet përmbajtja e substancës në ndonjërin prej qyteteve tona, atëherë një grup specialistësh nga Shëndeti Publik do të dërgohet për ekspertizë për të monitoruar situatën dhe për të mbrojtur shëndetin e popullatës", theksoi drejtori Bejtja. Në ndarjen e prioriteteve, sipas tij, Ministria e Bujqësisë ka një pozicion më të drejtpërdrejtë sesa Ministria e Shëndetësisë. "Ne zotërojmë laboratorë shumë të mirë, por të tilla situata nuk kanë qenë prezente më parë, zotërojmë mundësi të mira kontrolli, për sa u takon ekspertëve, mbetet çështje për t‘u diskutuar", përfundoi drejtori i Shëndetit Publik.

240 tonë qumësht "Panda" janë zhdoganuar këtë vit nga dogana shqiptare, ndërsa Avokati i Popullit, Emir Dobjani, ka kërkuar kontrolle të imtësishme nga Bujqësia dhe Shëndetësia me një përgjigje brenda 10 ditësh për të gjitha shqiptarët dhe strukturat shtetërore. Skandali i qumështit në Kinë, si dhe njoftimi i Avokatit të Popullit për kontrollin e importit të këtij produkti në zonën shqiptare, ka shqetësuar edhe bizneset e shumicës. Në kinkaleri, në rrugë apo në market, disa prej produkteve të ëmbla, që tregtohen për të gjitha moshat, gjenden edhe prodhime kineze. Çokollata, ëmbëlsira apo biskota, të cilat kanë në përmbajtje edhe qumështin, tashmë shihen me dyshim nga tregtarët, të cilët shesin dhe blejnë të tilla produkte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia Icon_minitime9th October 2008, 2:26 pm

09/10/2008

Spekulimet rrethojnë vdekjen e dëshmitarit Trebicka

Shkrimi i "New York Times": Nuk morëm përgjigje nga qeveria shqiptare për Trebickën


Hetimi mbi vdekjen e një dëshmitari në Shqipëri, duket se është duke iu afruar përfundimit të tij, por me pak shpresë për shuarjen e dyshimeve dhe spekulimeve që rrethojnë këtë çështje. Informatori Kosta Trebicka nxori në shesh fakte për korrupsionin publik në eksportin e municioneve të epokës komuniste.

Akuzat e tij ishin pasuar nga arrestime në Shqipëri dhe paditë penale kundër punonjësve të një kompanie, që merrej me tregtinë e armëve në SHBA, por vetëm pas një shpërthimi në një punishte municionesh në fshatin e Gërdecit u vranë 26 vetë, përfshi edhe fëmijë. Z.Trebicka, 52 vjeç, një dëshmitar në hetimet mbi shpërthimin, një tragjedi kombëtare në Shqipëri, u gjend i vdekur muajin e kaluar, në një rrugë fshati, pranë makinës së tij. Hetimi mbi vdekjen e tij ka qenë çdo gjë tjetër, veçse jo rutinë. Mijëra vetë iu bashkuan një mitingu të partive të opozitës, duke bërë thirrje për një hetim të paanshëm.

Një ekspert për aksidentet me makinë prej Policisë së Shtetit të Virxhinias, Kevin J.Teter, u thirr për të asistuar hetimin dhe u bë një emër familjar në Shqipëri. Detajet e dala në mediat lokale në Shqipëri, tregojnë se z.Teter përfundonte raportin e tij për prokurorët vendas, duke thënë se z.Trebicka kishte vdekur në një aksident me makinë, një konkluzion i cili është vënë shumë në dyshim në disa media lokale.

Nëse vdekja e z.Trebicka ishte rezultat i një aksidenti ose diçkaje tjetër shumë më të keqe, reagimi publik ka treguar sesa pak besim kanë njerëzit e këtij vendi të vogël dhe të varfër evropian tek autoritetet e tyre pas dekadave të një represioni të fortë stalinist, të pasuar prej viteve të një korrupsioni të përditshëm.

Shpërthimi vdekjeprurës dhe hetimi i ardhshëm për korrupsion, dhe pastaj vdekja e befasishme e dëshmitarit kryesor, ngre pyetje për aleatë të tillë si SHBA, të cilët kanë mbështetur fuqimisht kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në NATO. Edhe Bashkimi Evropian ka punuar për të ngritur institucionet dhe shoqërinë civile në Shqipëri për anëtarësimin e mundshëm gjatë rrugës.

Marjana Papa, drejtore ekzekutive e Transparency International Albania, një organizatë jofitimprurëse antikorrupsion, thotë se problemi i korrupsionit nuk duhet të nënvlerësohet. "Nuk është vetëm korrupsioni i vogël i njerëzve që japin ryshfet", thotë ajo. "Ky është një problem sistematik".

Megjithëse qeveria ka reaguar pas presioneve për të hetuar disa raste korrupsioni, problemi vazhdon të ekzistojë, dhe pjesa më e madhe e nxitjes për reforma ka ardhur nga jashtë vendit, veçanërisht nga Bashkimi Evropian.

Por krahasuar me anarkinë e fundit të viteve 1990, pas shembjes së skemave investuese piramidale, të cilat grabitën kursimet e mijëra shqiptarëve, vendi është shumë më i stabilizuar. Bashkimi Evropian ka punuar gjerësisht me qeverinë shqiptare mbi ligjet për të reformuar forcat e policisë, prokurorinë dhe sistemin e drejtësisë. "Vlerësimi i përgjithshëm i Komisionit Evropian është dallueshëm se këtu ka pasur përparim, por që shumë, shumë më tepër përparim është i domosdoshëm në të ardhmen", thotë Helmut Lohan, drejtues i delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri.

Por vdekja e z.Trebicka ka dëmtuar besimin në një sistem ligjor tashmë të lëkundshëm. "Njerëzit janë nervozë për shkak të kësaj, dhe kjo po dëmton edhe çështjet e tjera për arsye se njerëzit nuk duan të dëshmojnë", thotë një anëtar i komunitetit ligjor në Shqipëri, i cili nuk ka leje për të folur publikisht mbi problemin. Çfarë do të ndodhë, nuk e di, por ka sinjale që njerëzit janë duke u bërë gjithnjë e më hezitues për të dëshmuar, dhe për këtë arsye hetimet dhe gjyqet shqiptare janë të dobëta që në fillim, ky është një problem real.

Një zëdhënëse e zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Tiranë, tha se z.Trebicka asnjëherë "nuk i ka paraqitur zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm ndonjë shqetësim mbi sigurinë e jetës së tij që lidhen me çështjen", sipas një përgjigjeje të shkruar ndaj pyetjes që iu bë këtij institucioni.

Tre njerëz mbeten akoma nën arrest për tregtinë e municioneve dhe shpërthimin në punishten e çmontimit, sipas zëdhënëses. Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i është hequr imuniteti i tij, por akoma nuk është akuzuar për një krim, sipas kësaj deklarate.

"Si mundet ju të lini një dëshmitar të tillë të rëndësishëm të pambrojtur, pa e ndjekur atë?", pyet Eduard Shalsi, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, dhe anëtar i socialistëve në opozitë. Z.Shalsi e njihte z.Trebicka dhe u takua me të dy ditë përpara vdekjes së tij. "Ne kemi një detyrim ndaj mikut, që pati kurajë të ecte përpara", tha ai.

Z.Trebicka u kishte thënë miqve dhe gazetarëve disa herë se shqetësohej për sigurinë e tij pasi kishte dëshmuar për këtë operacion. Z.Trebicka u dha prova THE NEW YORK TIMES dhe hetuesve amerikanë se AEY Inc., një kompani amerikane, kishte blerë fishekë të vjetër kinezë dhe i kishte ripaketuar ata në pako pa shënuar/////////////// për të fshehur origjinën e tyre me qëllim që të mund të shiteshin për forcat e ushtrisë dhe policisë në Afganistan. Prokurorët federalë në Miami kanë akuzuar drejtuesit e AEY-së për shitjen ilegale të fishekëve kinezë, ushtrisë amerikane për t‘i shpërndarë në Afganistan.

Kompania kishte pajtuar z.Trebicka, një biznesmen vendas shqiptar, për të bërë ripaketimin e tyre. Ai thoshte se kishte dyshuar se paratë që vinin nga shitja e municioneve ishin devijuar drejt zyrtarëve shqiptarë, përfshi z.Mediu dhe drejtorin e agjencisë shqiptare për eksportin e armëve, Ylli Pinari.

Z.Trebicka tha se, pasi i kishte ndarë shqetësimet e tij me Ministrinë e Mbrojtjes, ai kishte humbur kontratën. Ai regjistroi një bisedë telefonike me presidentin e AEY-së, Efraim Diveroli, në të cilën z.Diveroli thotë se korrupsioni shkonte më lart drejt Kryeministrit shqiptar, Sali Berisha dhe djalit të tij.

Mediat lokale njoftuan se një ish-truproje e z.Berisha, tani në Ministrinë e Brendshme, luajti një rol kryesor në hetime. Thirrjet telefonike dhe mesazhet e email-it drejtuar zëdhënësit të Kryeministrit nuk kanë pasur përgjigje. Një zyrtar në Ministrinë e Brendshme ia ka kaluar gjithë pyetjet prokurorëve vendas, të cilët refuzojnë të komentojnë, veç të thonë se një raport mund të dalë në fundin e javës.

Pas vdekjes së z.Trebicka, autoritetet shqiptare kërkuan asistencë teknike përmes Ambasadës së SHBA. Sipas rreshterit *** Tyler, përgjegjës i z.Teter në Policinë e Shtetit të Virxhinias, z.Teter nuk do të bëjë asnjë koment mbi çështjen, por rreshteri konfirmoi pjesëmarrjen e z.Teter. "Ai asistoi hetuesit dhe përveç kësaj ka ekzaminuar gjithçka ata kanë hetuar deri tani", tha rreshteri Tyler. "Arsyetimi im është se shërbimet tona kanë përfunduar në këtë çështje".

Mediat në Tiranë botuan një përkthim shqip, që ishte raporti i z.Teter, i siguruar nga policia në Korçë. Artikulli thotë se makina e z.Trebicka ishte përmbysur, duke e nxjerrë atë jashtë makinës. "Njerëzit nuk besonin qeverinë gjatë kohës së Hoxhës", thotë Elsa Ballauri, e cila drejton Grupin Shqiptar për të Drejtat e Njeriut në Tiranë, duke iu referuar diktatorit stalinist të vendit, Enver Hoxha, i cili vdiq në 1985. "Është normale që të mos besojnë".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia Icon_minitime9th October 2008, 2:27 pm

PS zyrtarizon kërkesën për mocion me debat

Leskaj: Çështja "Fazlliç", pyetjet tona për Kryeministrin


Socialistët zyrtarizuan dje kërkesën për mocion debati me Kryeministrin Sali Berisha. Kryetarja e grupit parlamentar socialist tha se seanca do të kërkohet lidhur me skandalin më të fundit që lidhet me Damir Fazlliç, skandal që sipas saj implikon Kryeministrin dhe qeveritarë të tjerë. Grupi i PS, sqaroi ajo, ka depozituar sot (dje) kërkesën për mocion me debat, duke besuar se Kryeministri dhe Kryesia e Kuvendit do ta marrin parasysh. "Dhe nuk do të sajojnë ‘gabime‘ teknike në miratimin e kërkesës, si ka ndodhur herë të tjera, ku rasti më i fundit ishte ai i Gërdecit", u shpreh Leskaj. Sipas saj, Kryeministri në seancën e kaluar pranoi publikisht në Parlament se e ka mik Fazlliçin, ndaj është mirë që këto lidhje ‘miqësore‘ t‘i bëjë transparente. Partia më e madhe e së majtës në opozitë mendon se çështja "Fazlliç" është një koktejl eksploziv elementesh që dëmtojnë dhe cenojnë direkt themelet e demokracisë shqiptare. "Përfshirja e Fazlliç në kompaninë BG&R dhe lidhjet me Partinë Demokratike toksikojnë staturën e kësaj partie", theksoi Leskaj. Ajo i mëshoi idesë së infiltrimit të Fazlliç në afera korruptive përmes firmave të tij fantazmë dhe përfshirja e anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe të afërmve të tyre që çon në kapjen e shtetit. Kryetarja e grupit parlamentar u ndal edhe te lidhjet e Fazlliç me një prej ish-drejtuesve të shërbimeve famëkeqe, përfshirja në afera të trafikimit të armëve, apo pastrimit të parave dhe miqësia e tij me figurat kryesore të qeverisë. "Së fundi, Kryeministri kërcënoi opozitën me dosje mafioze, duke harruar që kjo e implikon më keq atë për krime që i di dhe nuk i denoncon. Ai nuk mund ta mbajë peng politikën shqiptare me presion dosjesh", nënvizoi Leskaj. Ajo vuri në dispozicion të medias dhe publikut të gjitha pyetjet për të cilat kërkohet që kreu i qeverisë të përgjigjet në Parlament, lidhur me marrëdhëniet politike dhe ato të biznesit me Fazlliç. Grupi parlamentar socialist i bëri thirrje Prokurorisë së Përgjithshme që të nisë menjëherë hetimet për çështjen Fazlliç dhe ta shpallë atë person në hetim. D.Malaj




Grupi parlamentar i Partisë Socialiste kërkon nga Kryeministri i vendit që t‘u përgjigjet pyetjeve si vijojnë:


Cila është marrëdhënia e Kryeministrit Sali Berisha dhe Partisë Demokratike që ai drejton me kompaninë lobiste BG&R dhe roli i Damir Fazlliç në të?
Cila është marrëveshja mes Partisë Demokratike të Kryeministrit Sali Berisha me kompaninë BG&R për fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2005? Cila është vlera financiare e kësaj marrëveshjeje?
Përse nuk është depozituar në KQZ marrëveshja/kontrata mes Partisë Demokratike të Kryeministrit Berisha dhe kompanisë BG&R?
Ç‘rol ka pasur pranë Partisë Demokratike gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2005 shtetasi boshnjak Damir Fazlliç? A është paguar ai për këtë rol?
Cili është roli i zotit Damir Fazlliç pranë qeverisë shqiptare dhe Kryeministrit Sali Berisha?
Për çfarë ka lobuar në tri vite rresht zoti Fazlliç në shërbim të qeverisë shqiptare dhe Kryeministrit Sali Berisha? Në bazë të kujt ligji është rregulluar dhe ndërtuar kjo marrëdhënie?
Me çfarë statusi dhe sa herë ka qenë në zyrën e Kryeministrit Sali Berisha zoti Fazlliç dhe cilat janë projektet që ka negociuar? Kush ka qenë përfituesi direkt i këtyre projekteve? Cilat kompani?
Çfarë aktiviteti kanë kryer në Shqipëri kompanitë: "Virtu Acquisitions", e regjistruar më 19 shtator 2005, administrator: Erion Isufi, adresa: Rr. "Shinasi Dishnica", Pallati 2/4. Firma: "SRF Developments", e regjistruar më 19 shtator 2005, administrator: Erion Isufi, adresa: Rr. "Shinasi Dishnica", Pallati 2/4. Firma: "Crown Acquisitions", e regjistruar më 20 shtator të vitit 2005, administrator: Erion Isufi (deri më 4 qershor 2007), Rr. "Shinasi Dishnica", Pallati 2/4. Firma: "DF Trade Limited"; firma: "Alpha"; firma: "Rudnap".
Sa tatime e taksa kanë paguar gjatë viteve 2005 - 2006 - 2007 - 2008 këto kompani? A janë në borxh këto kompani ndaj ndonjë institucioni të shtetit shqiptar, veçanërisht organeve të Tatim-Taksave?
Sa punonjës të siguruar kanë këto kompani gjatë këtyre viteve?
Kur janë shitur? Cilat janë procedurat ligjore të shitjes të pranuara nga institucionet në varësi të qeverisë apo institucionet e pavarura të shtetit shqiptar kompanitë: "Virtu Acquisitions", "SRF Developments" dhe "Crown Acquisitions"?
Sa është vlera e tatimeve të paguara për të ardhurat e realizuara nga shitja e pjesshme dhe e plotë e pronësisë së tri kompanive të mësipërme në organet e Tatim-Taksave?
Sa është vlera e tatimeve të paguara veçanërisht për të ardhurat e realizuara nga shitja e kompanisë "Crown Acquisitions"?
Kush i ka kryer procedurat ligjore të shitjes së tri kompanive të mësipërme pranë agjencive publike në varësi të qeverisë së Kryeministrit Berisha? Veçanërisht kush i ka kryer procedurat ligjore për shitjen e kompanisë "Crown Acquisitions"?
Cilët janë blerësit e tri kompanive të mësipërme? Veçanërisht cilët janë blerësit e kompanisë "Crown Acquisitions"? A e njeh në mënyrë institucionale qeveria shqiptare veprimtarinë ekonomike e financiare në raport me ligjet, madje në raport dhe me ligjet penalet të këtyre blerësve? Veçanërisht a e njeh në mënyrë institucionale qeveria shqiptare aktivitetin e kompanisë "Altaria Research" me rezidencë në Qipro?
Me cilat banka janë kryer transaksionet financiare të shit-blerjes së tri kompanive të mësipërme nga shtetasi Damir Fazlliç? Veçanërisht me cilat banka është kryer transaksioni me vlerë 1750000 euro i shitjes së kompanisë "Crown Acquisitions"? A ka qenë ai transaksion i mbështetur në ligjin "Për Sistemin Bankar në Republikën e Shqipërisë", si dhe në ligjin "Për parandalimin dhe pastrimin e parave të pista në Shqipëri"?
A ka të dhëna të regjistruara Agjencia Shtetërore e Luftës për Parandalimin e Pastrimit të Parave në Shqipëri për tre kompanitë e shitura? Veçanërisht a ka të dhëna agjencia në varësi të qeverisë për kompaninë "Crown Acquisitions"? A ka nisur hetimin kjo agjenci pas fakteve të bëra publike në median vendase për një operacion të mundshëm pastrimi parash nga kompania "Crown Acquisitions"?
A e njeh qeveria e Kryeministrit Berisha veprimtarinë në Shqipëri të kompanisë "Rudnap"? Po veprimtarinë e saj në Serbi? A i njeh Sali Berisha personalisht pronarët legalë dhe ilegalë të kompanisë "Rudnap"? Sa tendera ka fituar në Shqipëri kompania "Rudnap" gjatë viteve 2005 - 2006 - 2007 - 2008? Në cilën fushë dhe të kujt vlerave janë këto përfitime? Cila ka qenë procedura e fitimit të këtyre tenderave nga kompania "Rudnap"?
A ka pasur kompania "Rudnap" apo filiale të saj marrëdhënie me Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia Icon_minitime9th October 2008, 2:27 pm

Uji i ndotur, kolera kërcënon Beratin

Drejtoria e Higjienës urdhëron mbylljen e Ujësjellësit për dy fshatra: Uji ka fekale


Banorët e Komunës Otllak rrezikohen nga kolera. Alarmi vjen nga Drejtoria e Higjienës në Berat, sipas së cilës, përdorimi i ujit rrezikon epideminë e kolerës. Prej më shumë se një muaji, banorët e Komunës së Otllakut konsumojnë ujë të ndotur. Rreth 2000 banorë të fshatrave Otllak e Orizaj tregojnë se uji që rrjedh nëpër çezmat e tyre është tejet i ndotur dhe ata janë të detyruar të konsumojnë për të pirë ujë të blerë. Inspektorë të Higjienës në këtë komunë e kanë çuar shqetësimin deri në drejtorinë rajonale, dhe kjo e fundit, pas analizave të përditshme, ka dalë në konkluzionin se ky ujë nuk duhet të përdoret për konsum. Çdo ditë, kampionët e ujit të kësaj zone përcillen në laboratorin qendror të higjienës dhe përgjigjja ka qenë po e njëjtë. Uji rezulton i ndotur me fekale dhe ndotje të lartë bakteriologjike. Në bazë të këtyre rezultateve, uji nuk duhet të përdoret kategorikisht, pasi përbën rrezik në përhapjen e kolerës në këtë zonë. Autoritetet po përpiqen të gjejnë se nga vjen ndotja. Ata kanë kontaktuar me drejtuesit e Ujësjellësit dhe Kanalizimeve në Berat, nga ku varet dhe furnizimi me ujë të pijshëm i kësaj zone. Ndërmarrja e Ujësjellësit në Berat konfirmon se ndotja vjen nga tubi kryesor që furnizon fshatrat Orizaj e Otllak, pasi ky është i amortizuar. Kreu i kësaj komune, Lefter Maliqi, thotë se duhet të gjendet një zgjidhje e shpejtë. Sipas tij, duhet investim për të zëvendësuar këtë tub, i cili rezulton i viteve ‘60 dhe që s‘ka parë kurrë rikonstruksion. Por gjithsesi, urdhri i Drejtorisë së Higjienës konsiston vetëm në ndërprerjen e furnizimit me ujë të kësaj zone. Me këtë urdhër, kryekomunari nuk bie dakord, pasi sipas tij, uji, megjithëse i ndotur, mund të përdoret nga banorët, jo për të pirë, por për nevoja të tjera.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia Icon_minitime9th October 2008, 2:28 pm

BSH, gati ulja e normës së interesit



Banka e Shqipërisë do të rishikojë mundësinë e uljes së normës bazë të interesit, e cila aktualisht është në 6.25 për qind. Pas rritjes tri herë brenda vitit 2007, me synim shtrenjtimin e kredisë dhe rritjen e interesave për depozitat në lek, Banka e Shqipërisë duket se do të ndjekë kursin e bankave homologe qendrore. Aktualisht, sistemi financiar në botë është duke përjetuar momentet më të vështira që prej viteve ‘30, shoqëruar me falimentimin e disa institucioneve kredituese, ndërsa qeveritë në botë po marrin masat për të reduktuar shkallën e përhapjes së rrezikut. Sistemi bankar te ne, edhe pse i fortë dhe i qëndrueshëm, (sipas guvernatorit Fullani) kërkon një kontroll më të rreptë nga Banka e Shqipërisë. Ajo po shikon marrjen e disa masave, që, ndër të tjera, do të jetë dhe ulja e normës bazë të interesit për monedhën vendase. Ky vendim pritet të ulë nivelin e interesave për kredi, duke i dhënë më shumë mundësi kredimarrësve që të shlyejnë në kohë detyrimet e tyre ndaj bankave. Po ashtu, ulja e normës bazë do të shoqërohet edhe me reduktimin e interesave për depozitat, duke lehtësuar bankat e nivelit në dhënien e shumave ndaj klientëve që kanë vendosur kursimet e tyre kundrejt një norme fitimi. Megjithatë, kjo është vetëm njëra anë e manovrës që pritet të ndërmarrë Banka qendrore e Shqipërisë, pasi do të dalin rregullore të tjera për zbatim në ditët e ardhshme. Norma bazë e interesit është rritur tri herë në gjysmën e dytë të vitit 2007 (një ndryshim prej 75 pikësh bazë) në përgjigje të pritjeve për forcimin e presioneve inflacioniste në ekonomi. Kjo lëvizje është ndjekur nga rritja e normave të interesit në tregje gjatë 2008-ës kundrejt vitit të kaluar. Gjatë vitit 2008, interesat në tregun e parasë kanë shfaqur luhatje të qëndrueshme në kushtet e pritjeve për të mbajtur të pandryshuar normën bazë të interesit. Diferenca midis normave të interesit të depozitave dhe kredisë në monedhën vendase dhe atë euro është ngushtuar pas prezantimit të ofertave tërheqëse verore për pranimin e depozitave. Njëkohësisht, vihet re se norma mesatare për kredinë në lekë ka shfaqur një prirje rënëse që prej fillimit të këtij viti. Ndërkaq, zyrtarë nga Departamenti i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë pohojnë se vendimi për ndryshimin e normës bazë të interesit do të merret në ecuri me zhvillimet e fundit në tregjet e huaja ndërkombëtare. Më saktë, BSH do të shikojë reagimin e bankave qendrore në lidhje me interesat për monedhat e tyre, e më pas do të vendosë për rritjen ose uljen e tyre. Por reagimi ka qenë i menjëhershëm nga ana e tetë bankave më të mëdha në botë. Ato kanë vendosur njëherësh, rast ky i paprecedent, që të ulin me 0.50 për qind normën bazë të interesit. Kështu, të gjitha bankat qendrore, me anë të një veprimi të paparë ndonjëherë, kanë ulur normat bazë të interesit me 0.5 për qind. Vendimi është marrë dje, por mësohet se të martën që vjen parashikohet një takim i rangut të lartë botëror, ku çështje diskutimi do të jetë kriza financiare. Lëvizjet më të fundit të bankave qendrore konsistojnë në uljen e normave të interesit. Konkretisht, Banka Qendrore Evropiane - BQE e ka çuar normën bazë të interesit në masën 3.75 për qind, nga 4.25 për qind, Banka Qendrore e SHBA-së (Federal Reserve - FED), në 1.50 për qind, nga 2 për qind, Banka e Anglisë në 4.5 për qind nga 5 për qind. Të njëjtin hap kanë ndërmarrë edhe bankat e tjera qendrore të Suedisë, Kanadasë, Zvicrës dhe Kinës (Pekini e ka ulur normën bazë të interesit me 0.27 për qind). Në gjithë këtë lëvizje të paprecedentë, përjashtim bën Banka Qendrore e Japonisë, e cila ka mbështetur homologet e saj në botë, por ka shtuar se norma bazë e saj është 0.50 për qind, e në këtë mënyrë nuk ka se çfarë të ulë më. Edhe Kuvajti ka ndërmarrë një lëvizje të reduktimit të interesave me 1.25 për qind, duke mbajtur kufirin me 4.50 për qind.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia Icon_minitime14th October 2008, 12:22 am

13/10/2008

"Fazliç", Berisha pranon gafën

Por mashtrimi vazhdon: "Ia publikuam emrin". Faktet flasin ndryshe


Zëdhënësja e qeverisë, Majlinda Bregu, ka sqaruar dje statusin e Damir Fazliç pranë Tom Rixh, në takimin me tre ministrat e kabinetit "Berisha", në mars të 2006-ës. Sipas Bregut, 33-vjeçari serbo-boshnjak, Damir Fazliç, ndodhej në cilësinë e biznesmenit në takimin që u fol për sigurinë kombëtare. "Në takimin me tre ministrat, ku ishte i pranishëm edhe Tom Rixh, Fazliç ishte nën cilësinë e biznesmenit", është shprehur Bregu. Sipas protagonistëve të tjerë në këtë takim, dy shoqëruesit e Tom Rixh nuk janë prezantuar, çka sjell dyshimet për motivet e vërteta të vizitës së Damir Fazliç në Tiranë. Përgjithësisht në vizitat e delegacioneve të huaja në Tiranë, por edhe anasjelltas, rregulli bazë i etikës është prezantimi, ndërkohë që në takimin e marsit 2006-të, asnjë prej dy shoqëruesve të këshilltarit amerikan të Kryeministrit Berisha nuk ka folur, madje edhe nuk janë prezantuar. Zëdhënësja e qeverisë, njëkohësisht edhe ministre e Integrimit, ka sqaruar se ky takim është publikuar edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes. "Ka pasur një njoftim zyrtar të publikuar edhe në gazetën "Ushtria" dhe në të gjitha njoftimet thuhej që sekretari i Shtetit dhe këshilltari Tom Rixh shoqërohej nga biznesmeni Fazliç", tha Bregu. Ndërkohë që, në njoftimin zyrtar në gazetën "Ushtria", emri i Fazliç nuk është përmendur asnjëherë. Duke iu referuar këtij njoftimit, citohet se "ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i shoqëruar dhe nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Pëllumb Qazimi, priti në një takim të veçantë pune ish-sekretarin amerikan të Shtetit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, Tom Rixh. Në takim morën pjesë dhe ministri i Rendit, Sokol Olldashi dhe ministri i Transporteve, Lulzim Basha". Po në këtë njoftim sqarohet edhe qëllimi i këtij takimi. "Qëllimi i takimit ishte njohja e zotit Rixh me punën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes, e Rendit dhe ajo e Transporteve në fushën e Sigurisë Kombëtare si dhe rakordimi i punës së tyre lidhur me këtë çështje të rëndësishme", citohet në botimin qendror të Ministrisë së Mbrojtjes, gazeta "Ushtria".

Në forumin e "Crans Montanës" zhvilluar ditët e fundit, Bregu pranoi se është takuar me biznesmenin serbo-boshnjak. "Jam takuar me Damirin në forumin "Crans Montana" në një moment, kur ai po përshëndetej bashkë me pjesëmarrës të tjerë, që ishin në këtë forum dhe mund të them se zotin Fazliç e njoh që nga viti 2005", theksoi Bregu. Pyetjes se a ishte Fazliç në stafin e Rixh, Bregu i është përgjigjur se "biznesmeni serbo-boshnjak e ka shoqëruar zotin Rixh në takimet e tij edhe në workshopin, i cili është zhvilluar". Bregu theksoi se nuk ka përplasje mes Prokurorisë dhe Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Brendshme. "Di që tashmë ka dy deklarata zyrtare mes Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë, është një çështje në hetim dhe unë nuk mund të shprehem për çështje që janë nën hetim", tha ajo. Duke folur për akuzat ndaj Fazliç, zëdhënësja e qeverisë, Majlinda Bregu, thekson se "Rama po sulmon këshilltarin Rixh", duke tentuar në këtë mënyrë të mbrohet pas identitetit të ish-sekretarit amerikan të Shtetit për çështjet e sigurisë. "Këto ditë, Edi Rama, nëpërmjet makinerisë së shpifjeve e trillimeve, ka ndërmarrë një fushatë të ulët, denigrimi ndaj zotit Tom Rixh, njërit prej politikanëve e personaliteteve më të vlerësuar në fushën e sigurisë, ish- guvernatorit të Pensilvanisë dhe Sekretarit të I-rë për Çështjet e Sigurisë së Presidentit amerikan, Bush", theksoi Bregu.



Delegacioni nuk prezantohet para ministrave


Gruaja mister


Të gjithë kanë folur për Tom Rixh dhe për Damir Fazliç, por askush nuk ka përmendur se cila është gruaja e ndodhur në fotografinë kur është bërë takimi mes tre ministrave të kabinetit "Berisha" dhe ish-sekretarit amerikan për çështjet e sigurisë. Protagonistët e këtij takimi nuk kanë ditur ç‘të thonë mbi identitetin e dy personave që shoqëronin Tom Rixh në takimin me ministrat Basha, Mediu dhe Olldashi. Fazliç u bë i njohur pas arrestimit në Bosnje, para disa ditësh dhe më pas në opinionin publik shqiptar, për shkak të lidhjeve miqësore mes tij dhe Kryeministrit Berisha. Identiteti i tij ishte mbajtur i fshehtë ashtu siç po veprohet edhe me identitetin e gruas së vetme që ndodhej në atë takim. Rreth dy vjet e gjysmë më parë, në mars të vitit 2006, tre ministra zhvilluan një mbledhje për sigurinë kombëtare, me praninë edhe të një delegacioni amerikan, drejtuar nga këshilltari i Kryeministrit Berisha, amerikani Tom Rixh. Krahas tij rrinte i ulur Damir Fazliç nga ana tjetër ndodhej një grua bionde dhe përballë ishin ministri i Mbrojtjes, i Punëve të Brendshme, i Transporteve, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, drejtori i Përgjithshëm i Policisë i asaj kohe, drejtori i Aviacionit Civil dhe ai i Porteve. Sipas informacioneve, në takim të tre ministrat kanë folur për masat e marra nga dikasteret respektive, gjendjen e sigurisë dhe problemet e vështirësisë në fushën e sigurisë në kufi, porte dhe aeroporte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia Icon_minitime14th October 2008, 12:23 am

Prokuroria, Damir Fazliç dhe Erion Isufi bashkëpronar në një firmë

Hetuesit: Po përgatisin bllokimin e shitjes dhe tjetërsimit të aktivitetit


Prokuroria e Përgjithshme i është përgjigjur me "punë" sulmeve të Këshillit të Ministrave në lidhje me dosjen "Fazliç". Në fshehtësi të plotë hetues të Prokurorisë së Tiranës dhe akuzës qendrore kanë sekuestruar të gjithë dokumentacionin në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR) për firmat e Damir Fazliç dhe të (ish) bashkëpunëtorit Erion Isufi. Pas marrjes në dorëzim të aktiviteteve private, prokurorët janë drejtuar në zyrat e hipotekës për të evidentuar pronat e personave në fjalë. Hetuesit kanë marrë në dorëzim informacione të detajuara dhe më pas kanë vendosur për të bllokuar tjetërsimin e tyre. Tjetërsimi, sipas akuzës, është një mënyrë që prona dhe subjekti privat të mos shiten apo të jepen me qira. Hetuesit saktësojnë se aktiviteti në këto subjekte do të vazhdojë si në të kaluarën, me gjithë personelin dhe administratorin. Krahas sekuestros konservative të pronave të Fazliç, prokuroria po përgatit edhe një bllokim të një subjekti, që është në pronësi të Erion Isufit. Emri i subjektit, sipas hetuesve, nuk bëhet i ditur.

Subjektet e bllokuara

Prokuroria e Tiranës tha dje se ka regjistruar procedimin penal ndaj shtetasit Damir Fazliç për "pastrim të produkteve të veprës penale". Dyshohet se biznesmeni serbo-boshnjak ka disa prona në Shqipëri, me bashkëpronarë. Dyshimet e prokurorisë kanë rënë mbi shtetasin Erion Isufi, i denoncuar publikisht në media si krahu i djathtë i Fazliç. "Kemi marrë të gjitha të dhënat nga QKR-ja për pronat e Damir Fazliç dhe shtetasit Erion Isufi. Kemi dyshimin, krahas denoncimeve publike, se dy personat e lartpërmendur kanë bashkëpunuar dhe kanë në aktivitet disa firma. Madje, dyshimet vazhdojnë deri te bashkëfajësia e këtyre dy shtetasve për shitjen e një firme prej 1.7 milionë eurosh te një firme fantazmë në Qipro", thanë burimet nga Prokuroria e Tiranës. Sipas tyre, do të hetohen të gjitha lidhjet e Fazliç në Shqipëri, ku deri tani emri që ka dalë si bashkëpunëtor i tij ka qenë pikërisht Erion Isufi. Personi, i cili është edhe kunati i ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, ka qenë administrator në një firmë të tij. Lidhur nga këto informacione, hetues të Prokurorisë së Tiranës thanë se kanë përgatitur bllokimin e një aktiviteti të tij, i cili ka seli në autostradën Tiranë-Durrës. Gjithsesi, burimet pohojnë se për sekuestron konservative të këtij aktiviteti do të veprohet me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Kopje të urdhrave për bllokimin e aktivitetit kanë mbërritur në hipotekë dhe sot pritet që të vendoset bllokimi. Gjithsesi, hetuesit e çështje si druhen një tjetër "bllokade" të qeverisë, pasi zyrat e hipotekës administrohet dhe ka varësi nga Ministria e Drejtësisë. Frika e prokurorëve dhe hetuesve është dekonspirimi i hetimeve.

Dëshmitarët e parë

Prokuroria e Tiranës tha dje se ka përgatitur listën e personave që do të merren në pyetje pas hapjes së procedimit penal për shtetasin Damir Fazliç. Hetues të çështjes thanë se personi i parë, që mund të shkelë në organin e akuzës, është Erion Isufi. Kunati i Lulzim Bashës mund të pyetet për bashkëpronësinë e disa aktiviteteve të tij me shtetasin Damir Fazliç dhe dijeninë e tij rreth një shitjeje fiktive. Gjithashtu, hetuesit saktësuan pasditen e djeshme, për gazetën "Shqip", se Isufi mund të jetë personi që mund të ketë dijeni rreth këtij veprimi të paligjshëm.

Krahas Isufit, hetues të Prokurorisë së Tiranës po kryejnë veprimet hetimore pa humbur shumë kohë, duke përpiluar edhe fletë-thirrjet e para. Një ndër to është edhe avokatja Flutura Kola, e cila ka përfaqësuar firmën qipriote në blerjen e "Crown Acquisitions" për 1.7 milionë euro.

Sekuestrimi në Porto Romano

Prokuroria e Tiranës ka ndërmarrë një hap për të sekuestruar një pronë të Damir Fazliç në Shqipëri. Pas deklaratave të ashpra, PD-PS dhe porkurori-ministri, çështja "Fazliç" po precipiton me shpejtësi. Prokurorët e Tiranës kanë vendosur t‘i bllokojnë atij pronat e blera në Porto Romano, në Durrës, nën akuzën e pastrimit të parave. Burimet saktësojnë se prokurorët kanë vendosur të bllokojnë tokën në Porto Romano prej disa mijëra metra katrorësh, ku do të ndërtohej një park energjetik.

Prona rezulton se është blerë nga firma "Crown Acquisitions" në pronësi të serbo-boshnjakut Damir Fazliç, në gusht të vitit 2007. Prona e tij u bllokua në hipotekën e qytetit të Durrësit dhe me të nuk mund të bëhet asnjë veprim, deri në përfundimin e hetimeve. Fazliç ka blerë me çmim të lirë pikërisht aty ky qeveria ka vendosur të ngrejë një park energjetik dhe që natyrisht merr një vlerë të madhe monetare në momentin që konkretizohet ky projekt.


Deklarata


Isufi: Nuk kam aktivitet me Fazliç



Erion Isufi, në një deklaratë të shpërndarë për mediat, tha se nuk ka ushtruar asnjë aktivitet ekonomik të përbashkët me Damir Fazliç. Isufi thotë se ka qenë i punësuar në njërin prej bizneseve të boshnjakut. "Unë nuk kam ushtruar asnjë aktivitet ekonomik të përbashkët me z.Fazliç, dhe nuk kam qenë asnjëherë partner, ose ortak me z.Fazliç. Kam qenë i punësuar si administrator pranë kompanisë "SRF Developments", e cila nuk ka kryer asnjë aktivitet ekonomik gjatë kohës që unë kam ushtruar këtë detyrë", thotë në deklaratën e tij Erion Isufi. Më tej, ai shprehet se në fund të vitit 2006 ka dhënë dorëheqjen nga posti i administratorit nga dy kompani, të cilat ishin në emër të Fazliç në vendin tonë, ndërkohë që nga kompania e tretë ka dhënë dorëheqjen në mars të vitit të shkuar. "Dy kompanitë e tjera, "Virtu Acquisitions" dhe "Crown Acquisitions" nuk janë bërë asnjëherë aktive dhe nuk kanë kryer asnjë aktivitet ekonomik gjatë kohës, që unë kam qenë administrator. Nga pozicioni i administratorit kam dhënë dorëheqjen e parevokueshme përkatësisht më 30 dhjetor 2006 për "Virtu Acquisitions" dhe "Crown Acquisitions", dhe më 20 mars të vitit 2007 për kompaninë "SRF Developments". Të gjitha këto janë lehtësisht të vërtetueshme dhe verifikueshme nga organet përkatëse", thekson në këtë deklaratë Erion Isufi. Lidhjen e Isufit me Damir Fazliç e mohoi edhe ministri i Jashtëm, Lulzim Basha. Gjatë një fjalimi në parlament, por edhe në një prononcim për mediat në përfundim të seancës kuvendore, Basha tha se as ai dhe as kunati i tij nuk kanë pasur ndonjëherë lidhje biznesi me Damir Fazliç. "Edhe një herë unë i qëndroj asaj që kam thënë në Parlament, e transmetoni pikë për pikë. Është e qartë dhe i qëndroj me përgjegjësi të plotë, mendoj se shtypi i lirë, media e pavarur, ka për detyrë që ta hetojë dhe ta zhbirilojë të vërtetën deri në fund. Nga zhbirimi i së vërtetës deri në fund duket qartë se kemi të bëjmë me një fushatë shpifjesh, asnjë nga familjarët e mi. Zoti Isufi e as unë nuk kemi pasur asnjëherë lidhje biznesi, biznese të përbashkët, ortakëri apo nuk kemi zhvilluar asnjëherë aktivitet ekonomik me zotin Fazliç", theksoi Basha. Emri i Erion Isufit u bë publik, pasi ai figuronte si administrator i kompanive të Damir Fazliçit në vendin tonë. Nga ana tjetër, kësaj çështjeje iu bë jehonë, pasi biznesmeni boshnjak, i cili ka qenë pjesë e stafit të BG&R (kompania e cila bëri fushatën e Partisë Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme të 3 korrikut 2005), u pa në disa pamje filmike i ndaluar nga policia e Bosnjës fundjavën e kaluar.



Kush është Erion Isufi?


Erion Isufi ka përfunduar gjimnazin "Sami Frashëri", në vitin 1996 dhe një vit më vonë ka bërë një kurs gjuhe në Holandë. Nga viti 1998 deri në 2004 ka ndjekur studimet e larta dhe masterin në Universitetin e Utrehtit, në Holandë, për histori të marrëdhënieve ndërkombëtare. Nga nëntori 2004 deri në shkurt 2005 ka punuar si përkthyes në UNMIK në Kosovë. Në periudhën mars-gusht 2005, ka qenë koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave, ndërkohë që nga marsi deri në qershor të këtij viti ka qenë pjesë e fushatës së kandidatit për deputet në zonën 33 në Tiranë, Lulzim Basha. Ndërkohë, për tre muaj, nga maji 2007 deri në korrik 2007 ka qenë pjesë e fushatës së kandidatit për deputet, Eris Hoxha, në Pogradec.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia Icon_minitime14th October 2008, 12:23 am

Korçë, pesë viktima femra në dy aksidente

Një emigrante 23 vjeçe dhe dy kunata nga fshati Novoselë gjetën vdekje. Dy të tjera u plagosën rëndë


Tre femra kanë vdekur ndërsa dy të tjera janë plagosur rëndë në dy aksidente rrugore të ndodhura dje në juglindje të vendit.

Aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 12:30, kur një mjet, ku po udhëtonin katër persona që vinin nga Greqia, ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka gjetur vdekjen një nga pasagjerët. Viktima është 23-vjeçarja Xhensila Rulo. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Çiflig të Rrethit të Korçës, kur drejtuesi i mjetit, Andrea Maliqi, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor. Si pasojë e përplasjes së fortë të mjetit tip "Mercedes Benz" me targa KO7766B, 23-vjeçarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa janë plagosur rëndë Zhaneta Nake, 58 vjeçe, dhe Alketa Palaskos. Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit civil të qytetit të Korçës, ku pas ndërhyrjes së mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht nga plagët dhe frakturat e shumta. Ndërkohë policia ka arrestuar si shkaktar të këtij aksidenti shoferin 30-vjeçar, Andrea Maliqi, i cili është plagosur lehtë.

Aksidenti tjetër i rëndë ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme në rrugën e re të Plloçës, që është në ndërtim e sipër. Dy kunata, Tefta dhe Aishe Xhemollari të cilat udhëtonin nga fshati i tyre, Novoselë, në drejtim të qytetit të Korçës, kanë gjetur vdekjen pasi makina e tyre është përplasur me një nga mjetet e rënda që punojnë për ndërtimin e rrugës. Policia lokale bëri të ditur dje se dy gratë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme në aksidentin që ndodhi në territorin e fshatit Lumalas, ku kalon rruga e re Korçë-Plloçë. Dy gratë udhëtonin me një veturë tip "Mercedes Benz", me targë KO 4643B, në drejtim të qytetit të Korçës, ku shkonin për një rast vdekjeje. Për shkak të shpejtësisë së madhe dhe mungesës së ndriçimit në rrugë, makina është përplasur me një fadromë dhe për pasojë dy gratë kanë pësuar dëmtime të rënda që u kanë marrë jetën. Policia e Korçës njoftoi se ka arrestuar shoferin e makinës, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, dhe e akuzon atë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasoja të rënda.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit
MISTERIOZJA


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 35
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia Icon_minitime19th October 2008, 6:15 pm

wow vetem vrasje te degjon veshi andej brokenheard
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajme nga Shqiperia
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Lajme nga Bota
» *Pejsazhe nga Shqiperia*
» NXITONI, VOTONI SE KUSH DO FITOJ NESER, SHQIPERIA APO MILAN?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Lajme-
Kërce tek: