Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Ilion Lika, i dëmtuar Han thërret Ujkanin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Ilion Lika, i dëmtuar Han thërret Ujkanin Empty
MesazhTitulli: Ilion Lika, i dëmtuar Han thërret Ujkanin   Ilion Lika, i dëmtuar Han thërret Ujkanin Icon_minitime6th October 2008, 2:30 pm

Portieri i Shpresave në dispozicion për sfidat e tetorit


Përpara grumbullimit të Ko
mbëtares, Ari Han ka bërë
një ndryshim të detyruar në
listën me 22 futbollistë, që do të
ketë në dispozicion për sfidat
eliminatore të Botërorit 2010. Për
ndeshjet kundër Hungarisë (më 11
tetor) dhe Portugalisë (më 15
tetor), trajneri holandez grumbulloi
në skuadër portierin Saimir
Ujkani. Kosovari 20-vjeçar do të
zëvendësojë portierin e tretë, Ilion
Lika, i cili ka pësuar një dëmtim
muskulor dhe nuk do të bashkohet
me kuqezinjtë në grumbullimin
që starton sot në Budapest.
"Saimir Ujkani do të jetë nën
urdhrat e trajnerit Han për ndeshjet
me Hungarinë dhe Portugalinë",
pohuan burime zyrtare në
FSHF. "Ilion Lika lajmëroi (sot) se
ka pësuar një tërheqje muskulore
dhe nuk mund të vihet në shërbim
të skuadrës. Menjëherë, sapo është
lajmëruar për këtë dëmtim,
drejtuesi i stolit të Kombëtares
vendosi që të grumbullonte Ujkanin".
"Gardiani" i Pelermos në
Serinë A italiane ka spikatur me
paraqitjet e tij me përfaqësuesen
e U-21. Madje, gjatë janarit, tekniku
holandez kishte kërkuar ta
grumbullonte për "zborin" stërvitor
në Antalia, por Ujkani nuk ishte
lejuar nga klubi sicilian. Konfirmimi
i këtij lajmi është vonuar
disi, pasi gjatë pasdites së djeshme
zyrtarët e federatës komunikuan
me shumë vështirësi me lojtarin.
Shkak është bërë prezenca e portierit
në stolin e rezervave, në sfidën
ku Palermo fitoi 2-1 në fushën e Juventusit.
GRUMBULLIMI - Aeroporti
i kryeqytetit hungarez do të shërbejë
si pika e takimit për Kombëtaren
kuqezi. Trajneri Han dhe
stafi i tij teknik (ku spikat zv/trajneri
i ri, Vim Surbier), futbollistët që luajnë
në kampionatet e ndryshme
evropiane dhe lojtarët nga Shqipëria,
do të akomodohen në "Airport-
Hotel" të Budapestit. Rezidenca
është afro 10 minuta larg
qendrës së qytetit, ndërkohë që në
afërsi ka edhe një fushë stërvitore,
ku kuqezinjtë do të kryejnë përgatitjet
anti-Hungari. Të pranishëm
në grumbullimin e sotëm do
të jenë të gjithë futbollistët, me
përjashtim të Jahmir Hykës dhe
Admir Telit. Për shkak të impenjimeve
me skuadrat respektive
(Mainc në Gjermani dhe Haxhetepe
në Turqi), ata do t‘i bashkohen
pjesës tjetër të grupit vetëm gjatë
ditës së martë. Sot, pasdite, në orën
18:00, është parashikuar një seancë
e lehtë stërvitore, ndërkohë
që puna e vërtetë do të fillojë prej
ditës së nesërme. Kombëtarja ka
udhëtuar drejt Hungarisë me synimin
për të marrë të paktën një rezultat
pozitiv (barazim), edhe sepse
skuadra e Ervin Kuman është rivalja
jonë direkt për vendin e katërt në
Grupin 1. Pas ndeshjes së 11 tetorit
në stadiumin "Ferenc Pushkash",
skuadra e Han do të udhëtojë me
çarter drejt Portugalisë, ku katër
ditë më pas do të ndeshet me Portugalinë
e Kristiano Ronaldos, Dekos
e Kuarezmës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ilion Lika, i dëmtuar Han thërret Ujkanin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Stresi, si stil jetese dhe 10 këshilla për të mos u dëmtuar prej tij

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Sporti :: Futbolli Shqiptar-
Kërce tek: