Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Tani jam zonja Jonida

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Stica
LLastica
LLastica
Stica


Female Numri i postimeve : 1179
Registration date : 01/10/2008

Tani jam zonja Jonida Empty
MesazhTitulli: Tani jam zonja Jonida   Tani jam zonja Jonida Icon_minitime28th October 2008, 8:43 pm

Nëse imazhi juaj për një grua të martuar është ai i zonjave të “The Stepford Wives”, me fundet me zhupon dhe flokë si të kukullave, gaboheni. Sepse një e sapomartuar mund të jetë dhe si Jonida Maliqi: tejet ekstravagante dhe me kombinime të çmendura. Si në fotot që shoqërojnë të parën intervistë të të sapomartuarës. Në një rrëfim të jetës së saj të re me një mbiemër të ri: si zonja Prizreni
Tani jam zonja Jonida Personazhjonida1


“S’e di, ky pozicioni i bukur është, por... mos dukem shumë seksi? Nuk dua të dukem e tillë. Jam e martuar tani!”. Thënë nga Jonida Maliqi, teksa fotografi i sugjeron një pozë, të duket kaq e çuditshme. Sikur të mos i shndriste ajo unaza në gishtin e martesës e sikur të mos e dinim për dasmën e saj aq të përfolur, Jonida do vazhdonte të ishte Jonida e përhershme. Në mos edhe më e fiksuar pas look-ut se më parë. E nëse deri më tani i keni menduar nuset e reja të veshura me fustane deri tek gjuri, me flokë të krehur për merak e grim diskret, duhet të filloni të mendoni se një nuse e re mund të jetë edhe kështu. Sepse nuk është e thënë se njerëzit ndryshojnë si me magji menjëherë pas “ditës së bardhë”. Edhe pse ajo ideja e pandërgjegjshme se kjo duhet të ndodhë patjetër, të bën ta shohësh me habi. Ndonjë shenjë zonje nuk sheh tek ajo. As në veshje, as në karakterin saj të shpenguar, as në maninë për të pasur një model flokësh të çmendur, një grim shumëngjyrësh dhe nuanca elektrike veshjesh. Vetëm një merakosje të vogël se mos një pozë del pak më e guximshme... sepse tani është e martuar.



Më në fund e martuar…

Po. Dhe ndihem kaq mirë! Ka qenë dita më e lumtur e jetës sime. E morëm me shumë seriozitet, sidomos Genti, që u kujdes për të gjitha detajet. Çdo gjë shkoi ashtu siç unë e kisha ëndërruar që fëmijë.



Pavarësisht faktit që keni 8 vjet lidhje, martesa diçka duhet të ketë ndryshuar në jetën tuaj, apo jo?

Në gjithë këta vjet të lidhjes sonë ne i kemi kapërcyer me qetësi të gjitha etapat një e nga një: njohjen, lidhjen, fejesën, bashkëjetesën… Sigurisht, duke pasur edhe ne, si të gjitha çiftet, ulje-ngritjet që sjell një marrëdhënie kaq e gjatë e që lidhja nuk do të ishte aq e fortë pa to. Tani që jemi të martuar, e ndiej veten edhe më të sigurt, më të qetë. Është e lezetshme kur flasim në telefon: përveç fjalëve të përhershme “shpirt”, “zemër”, i themi njëri-tjetrit edhe “burri im”, “gruaja ime”, por në çdo gjë tjetër marrëdhënia është si më parë: e fortë, e qëndrueshme. I vetmi ndryshim i madh është se pas martesës unë quhem Jonida Prizreni.



Do të thotë se që këtej do prezantohesh vetëm me këtë mbiemër?

Jo, në skenë unë do të vazhdoj të njihem si Jonida Maliqi. Pasi gjithë këto vjet karrierë nuk ta lejojnë një ndryshim kaq të madh.



Po atëherë, përderisa në publik do të njihesh ashtu siç je prezantuar që fëmijë, si Jonida Maliqi, përse e ndryshove mbiemrin?

Sepse tani jam bashkëshortja e Gentit dhe më pëlqen të kem mbiemrin e tij. Që në fillimet e lidhjes sonë, unë ëndërroja të martohesha me të dhe të kisha mbiemrin Prizreni.



Po muaji i mjaltit si shkoi?

Shumë mirë. Shkuam në Majami dhe Nju Jork dhe aty Genti më bëri një surprizë shumë të bukur: më çoi të shihja koncertin e Alicia Keys.



Por menjëherë pas kthimit nga udhëtimi i muajit të mjaltit, e priste një surprizë tjetër, jo dhe aq e ëmbël, që kësaj radhe nuk ia kishte gatitur Genti, por mediat: thashethemet se Jonida priste një fëmijë. Por ne ishim me të për orë e orë të tëra, e kemi parë të vishet e të zhvishet teksa ndërronte veshjet nga njëra seancë fotografish tek tjetra dhe mund t’u sigurojmë që tani për tani në familjen e tyre nuk është duke ardhur një bebe. Jonida vazhdon të kujdeset si më parë për formën fizike. Ndërsa pozon përpara aparatit në pikun e vapës, teksa temperaturat i kanë kaluar të 30 gradët, kërkon herë pas here një gotë ujë. Vetëm kaq. Pijet e tjera me gaz dhe sheqer nuk i preferon. Qoftë edhe kur ndodhet duke pozuar buzë një pishine që të sjell dëshirën për t’i shkelur pak rregullat. Të kujdeset për trupin e saj është prioritet. Rezultati? Një trup elegant, me linja të rregullta. Është në formën më të mirë dhe nuk ka asnjë çikë bark… aq më tepër bark që të tregojë ardhjen në jetë të një fëmije.



Vetëm disa ditë pas martesës u përfol gjatë për një shtatzëni…

E dëgjoj çdo vit një thashethem të tillë. E kam dëgjuar që para se të martohesha, madje duke e komentuar edhe si arsye të martesës. E dëgjova edhe pas dasmës. Ne e mirëpresim një fëmijë, por ia kemi lënë në dorë Zotit. Është shumë e shëmtuar që të përflitesh për të tilla gjëra.



Është mëse e natyrshme për një njeri publik. Nuk je mësuar ende? Ndodh kudo…

Vërtet, me kalimin e kohës të regjet lëkura me të gjitha. Por në këtë pikë prekem vërtet. Edhe thashethemi kur bëhet dhe shkruhet në një gazetë, duhet të bazohet diku.



Një me zero për Jonidën. Vetëm në këtë pikë ama, sepse tek çështja e fotove të dasmës fitorja anonte nga media. Sepse, ndërsa thashethemet për shtatzëninë ishin një tymnajë, fotot e martesës nuk ishin aspak të tilla. Edhe pse Jonida u përpoq me të gjitha forcat të organizonte një dasmë të blinduar, imazhet e saj me fustan nusërie dolën që të nesërmen në shtyp. Në faqet e gazetave nuk munguan as komentet se çifti ishte përpjekur që t’i shiste fotot e ditës së dasmës dhe kjo ishte arsyeja që në ambientin ku u zhvillua ceremonia një numër i madh truprojash nuk lejuan të hynte asnjë fotoreporter. Ekskluziviteti duhej t’i përkiste vetëm çiftit. Ndonëse nuk ndodhi kështu.



Le t’i analizojmë me radhë se ç’është shkruar. Është e vërtetë se doje që t’i shisje fotot?

Jo, aspak. Unë e di që këtu nuk jemi në Hollivud. Për më tepër do ishte njësoj si të shisja veten time.



E megjithatë, me apo pa dëshirën tënde, fotot u botuan. Bashkë me shumë detaje të ceremonisë sekrete. Si ndodhi?

Fotot kanë dalë nga një mikesha ime gazetare, të cilën unë e kisha ftuar në dasmë dhe një ditë më parë i kisha rrëfyer disa detaje nga dasma, të cilat ajo i botoi në gazetë me lejen time, duke i bërë më parë të qartë se nuk do të kishte asnjë fotografi. Por pabesia bëri që fotot të dilnin në gazetë.



Ishte ajo vetë që i shkrepi fotot?

Ajo nuk erdhi fare në dasmë dhe me atë ftesë ishte paraqitur një kolegia e saj, e cila i ka realizuar fotot me celular.



Kjo ndodhi në ceremoninë e celebrimit. Foto të tjera u botuan nga ceremonia e dasmës një ditë më pas.

Këtë nuk e di sesi ka ndodhur. Nuk di as se kush i ka bërë fotot. Është e kotë të përpiqesh të ruash diçka vetëm për vete. Njerëzit nuk e kuptojnë se edhe unë kam nevojë për privatësinë time.



Po pse doje një ceremoni kaq të fshehtë?

Sepse është jeta ime private. Sepse në dasmë ishin të ftuar personazhe publikë, të cilët ndoshta nuk donin që të bëheshin objekt fotografimesh. Pastaj u trembesha edhe diçiturave që mund të lexoja nëpër gazeta.



Në fund të fundit, çudia më e madhe tre ditë zgjat. Zhurma e dasmës së Jonida Maliqit u fashit shpejt. Jonida e vuri shpirtin në paqe? Në fakt jo. Sepse ajo nuk është nga ato që rrinë urtë e butë. Do fillonte ta gjente veten sërish faqeve të gazetave. Kësaj radhe arsyeja ishte një tjetër. Një imazh i ri. Në fillim, një ngjyrë flokësh çokollatë e ngrohtë në vend të së kuqes së flaktë, që Jonida e mbajti pak më shumë nga ç’ishim mësuar. Pastaj një e verdhë shampanjë dhe një prerje e çmendur, nga njëra anë gjatësi disa milimetra e nga ana tjetër një presje gjatë deri tek mjekra.



Si ndodhi që t’u mbush mendja që t’i prisje flokët kaq shkurt?

Kisha kohë që po mendoja të bëja një ndryshim. Në fillim mendova që të ndryshoja vetëm ngjyrën, kurse flokët të vazhdoja t’i zgjasja edhe më. Pastaj vura re se në Amerikë të gjitha vajzat kishin të njëjtin model: flokë të gjatë, me onde. E njëjta gjë më ra në sy edhe në Greqi. Ndaj, sapo u ktheva, vendosa të bëja ndryshimin e madh.



Si gjithmonë kundër rrymës...

Po. Më pëlqen gjithmonë t’i bëj gjërat ndryshe dhe të mos jem në një linjë me të tjerat. Dua të bëj gjithmonë të kundërtën.



Ndihesh e paragjykuar për shkak të lojës tënde me look-un?

Jo. Sepse jam vetvetja dhe ndihem shumë rehat kështu. Nuk më intereson që floku, çizmet, çanta kthehen në dallaveren e ditës. Nuk ndihem e kushtëzuar.



Po e imituar ndihesh?

Po. Dhe s’më pëlqen fare.



Pse?

Sepse unë nuk kam imituar asnjëherë askënd. Nuk jam “copy-paste” i askujt. Loja që bëhet me look-un duhet të vijë se brendshmi. Jo çdo gjë që del në modë është e duhura. Yves Saint Lauren ka thënë: “Nuk ka femër të shëmtuar ose të bukur. Ka femër të kuruar ose jo”.



Po ti ku bën pjesë?

Nuk e kam mbajtur ndonjëherë veten për të bukur, por as të shëmtuar jo. E kuruar më pëlqen.



Që Jonida e kuron imazhin e saj deri në detajet më të imëta, këtë e dimë të gjithë. E pamë edhe së fundmi. Një ndryshim 180 gradë, model dhe ngjyrë flokësh e re. Por po flasim për Jonidën. Pas ndryshimit të parë të menjëhershëm, nuk u kënaq me aq. Pa kaluar as një javë, në mendje kishte bluar ndryshimin e radhës, që nuk ngurroi ta vinte menjëherë në jetë. Një prerje akoma më shkurt dhe një ngjyrë platini, që i ka dhënë një tjetër pamje. Loja vazhdon. Jemi tërë sy e veshë për ndryshimin tjetër. Sepse Jonida nuk qëndron gjatë nën një pamje.

Ama qëndron pa u lëkundur përsa i përket zgjedhjes që ka bërë: të mos jetë komerciale në muzikë. Që ta shohim duke kënduar këngë me refrene që të mbeten më mendje, kjo s’ka për të ndodhur. Jonida betohet: “Do vazhdoj të këndoj balada dhe do vazhdojë të marrë pjesë nëpër festivale. Këtë vit e ka radhën edicioni i dhjetë i Këngës Magjike”.



Së fundmi shumë nga këngëtarët e njohur, të pakënaqur nga vlerësimet, kanë hequr dorë nga konkurrimet nëpër festivale, sidomos tek ai i TVSH-së, ndërkohë që ti vazhdon të jesh e pranishme. Do vijë një ditë që edhe ti të bësh si shumë të tjerë, të heqësh dorë nga gara?

Jo. Nuk kam ndër mend të heq dorë. Ne duhet të garojmë. Të garojmë me atë që vlen. Fitoj, nuk fitoj, për mua nuk ka rëndësi. Kënaqësinë time e kam marrë dhe do vazhdoj të jem e pranishme nëpër festivale. Së shpejti do të marr pjesë në Këngën Magjike, me një kompozim të Kaliopit, që ka realizuar edhe duetin me Tunën. Do jetë një këngë ndryshe nga të tjerat. Më ritmike.



E megjithatë, pse nuk je shumë e pranishme me këngë, me videoklipe dhe as aktive nëpër koncerte, siç ndodh me shumicën e këngëtarëve?

Sepse unë dua që t’i mbijetoj skenës. Kam investuar shumë për karrierën dhe nuk dua që ta hedh në erë. Unë i kam mundësitë për të bërë një videoklip çdo gjashtë muaj, por nuk kam ndërmend ta bëj. Dua të bëj pak gjëra, por të sakta. Nëse do isha e angazhuar gjatë gjithë kohës me koncerte, shumë pak do të ngelej për familjen time. Dikur kam thënë se muzika është jeta ime. Tani mendoj se jeta është më shumë se kaq dhe familja vjen e para.



Kanë qenë kohë të tjera ato. Tani ka të tjera prioritete dhe familja vjen e para. Në fakt, po ta mendosh mirë, nisur nga kjo puna e familjes, një çikë hije zonje sikur e ka marrë Jonida...







Tani jam zonja Jonida Personazhjonida2

Jonida style

.[b]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit
MISTERIOZJA


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 35
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

Tani jam zonja Jonida Empty
MesazhTitulli: Re: Tani jam zonja Jonida   Tani jam zonja Jonida Icon_minitime30th October 2008, 6:25 pm

SHUME PASKA DURUAR, 8 VJ biirr
Mbrapsht në krye Shko poshtë
CuN_TiRoNe
Moderator
Moderator
CuN_TiRoNe


Male Numri i postimeve : 1544
Location : juventin
Registration date : 07/10/2008

Tani jam zonja Jonida Empty
MesazhTitulli: Re: Tani jam zonja Jonida   Tani jam zonja Jonida Icon_minitime30th October 2008, 9:29 pm

MISTERIOZJA shkruajti:
SHUME PASKA DURUAR, 8 VJ biirr

ka qen e zen me ca pune qesh me te madhe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Tani jam zonja Jonida Empty
MesazhTitulli: Re: Tani jam zonja Jonida   Tani jam zonja Jonida Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Tani jam zonja Jonida
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Një kameleon i quajtur Jonida
» Zonja nga qyteti / Shoqja nga fshati
» Masa: Tani duhen tre dopieta!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Art dhe kultur :: Vip-
Kërce tek: