Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 eneda tarifa:Top sekretet e Enedës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Stica
LLastica
LLastica
Stica


Female Numri i postimeve : 1179
Registration date : 01/10/2008

eneda tarifa:Top sekretet e Enedës Empty
MesazhTitulli: eneda tarifa:Top sekretet e Enedës   eneda tarifa:Top sekretet e Enedës Icon_minitime28th October 2008, 9:13 pm

Kur ka rënë në dashuri për herë të parë? Cili është mashkulli më seksi për të? Dhe cilat janë zakonet e saj më të këqija? Këngëtarja Eneda Tarifa na i zbulon vetë…
Le ta nisim nga bukuria. Ti a ke ndonjë recetë sekrete?

Eneda: Ooooo kam shumë receta, po janë shumë sekrete (qesh). Ujë me shumicë që në mëngjes e përgjatë gjithë ditës. Kjo është njëra nga recetat e mia.
Cili është zakoni yt më i mirë?

Eneda: Jam e kujdesshme ndaj qokave, sebepeve të të afërmve. Bëj dhurata e surpriza.

Po më i keqi?


Eneda: Kur inatosem, inatosem shumë.

Pa cilin makiazh nuk mund të bëje dot?

Eneda: Pa parfumin.

Pa cilin aksesor nuk do të mund të rrije dot?

Eneda: Pa dy unazat e mia të holla në dorën e djathtë.

Cilat janë ikonat e tua të modës?

Eneda: Donatella Versace.

Cila është modelja jote e preferuar?


Eneda: Nuk kam ndonjë emër, në përgjithësi çeket e ruset janë më të mirat.

Cila është këshilla më e mirë e modës që nuk e ke marrë kurrë?

Eneda: E veçanta është gjithmonë e bukur.

Cila është fraza që të duket më e bezdisshmja për ta ripërsëritur?

Eneda: Kupton, pra, atëherë.

Nëse do të kishe qenë ngjyrë, cila ngjyrë do të preferoje të ishe?

Eneda: Ngjyrë pjepri i pjekur.

Po nëse do të kishe qenë këngë?

Eneda: With or Without You e U2.

Një gur i çmuar?


Eneda: Smerald

Një stinë?

Eneda: Pranverë.

Një pije?

Eneda: Kombucha carpe diem

Një veshje?

Eneda: Pardesy.

Një gjendje shpirtërore?

Eneda: Unë jam një gjendje.

Një mbiemër?

Eneda: Tarifa.

Cila është dita më e lumtur e jetës tënde?

Eneda: Kur kuptova sa e lumtur jam.

Cila është gjëja e parë që bën kur zgjohesh në mëngjes?


Eneda: Shtriqem (qesh).

Çfarë ka gjithmonë mbi komodinën tënde?


Eneda: Libër dhe ndonjë gotë.

Cili është ushqimi yt i preferuar?

Eneda: Luleshtrydhja.

Cilat janë pushimet që do të të pëlqenin më shumë?


Eneda: Ishujt Fixhi (Fiji). Vetëm.

Cili është albumi i parë muzikor që ke dëgjuar?

Eneda: Alice Cooper.

A ke frikë nga plakja?

Eneda: Aspak. Edhe po të kem, prapë do të plakem, kështu që nuk ia vlen të frikësohesh, mjaft
ta pranosh.

Mes gjithë dhuratave që të kanë bërë në gjithë këto kohë, cila është më e preferuara për ty?

Eneda: Një diell prej floriri.

Cili është shkrimtari yt i preferuar?


Eneda: Ka shumë por së fundi është Coelho.

Cili është grupi muzikor që pëlqen më shumë?

Eneda: Iron Maiden.

Po skuadra jote e zemrës cila është?

Eneda: Holanda.

Cilat janë tre gjërat që ëndërron të bësh deri në fund të jetës?

Eneda: Lekë, bamirësi dhe 3 fëmijë.

Nëse do të mund të ftoje për darkë ndonjë personazh, edhe ata të kohës së shkuar, kë do të zgjidhje?

Eneda: Fan Nolin.

Nëse do të kishe mundësi për të jetuar në një kohë tjetër, cilën epokë do të zgjidhje?

Eneda: Është pyetja që prisja unë gjithmonë të ma bënin. Kam menduar se duhej të kisha jetuar në kohën e salloneve mondane franceze të viteve 1800.

Kur të ka zënë qymyri për herë të parë?

Eneda: (qesh). Kur punoja në minierë.

Cili është mashkulli më seksi në botë për ty?

Eneda: Mashkulli im.

Cili është defekti më i shëmtuar për një mashkull sipas teje?

Eneda: Të mos marrë në telefon shpesh
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
eneda tarifa:Top sekretet e Enedës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SEKRETET E JETGJATESISE
» Sekretet e një fytyre të bukur mashkullore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Art dhe kultur :: Vip-
Kërce tek: