Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Milan ne Shqiperi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel
dreqja


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

Milan ne Shqiperi Empty
MesazhTitulli: Milan ne Shqiperi   Milan ne Shqiperi Icon_minitime14th May 2009, 5:16 am

Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, nuk e ka fshehur kenaqesine per rikthimin ne Shqiperi.

Gjate konferences per shtyp, te organizuar vetem 120 minuta perpara ndeshjes, numri 2 i klubit kuqezi deklaroi: “Shpreh kenaqesine time qe vij perseri ketu. Per Milanin eshte nje privilegj qe ndodhet ne Shqiperi. Pjesa me e madhe e merites per ardhjen tone eshte e familjes Taçi. Pa ata nuk dihet se kur mund te kishte ardhur skuadra jone ne kete vend. Kete fundjave, Milani do te organizoje disa aktivitete ne sheshin ‘Nene Tereza’. Nepermjet ‘Milan Park’ do t’u japim mundesine femijeve te Tiranes dhe familjeve te tyre te argetohen falas”.
Pasi foli edhe per edicionin e dyte te “Milan Junior Camp”, ku do te marrin pjese 350 femije, ndersa pese me te miret kane shansin te sterviten ne ambientet e klubit, Galiani sqaroi diçka edhe rreth aktivizimit te yjeve kuqezi.

“Bashkepunimi yne po forcohet, por edhe raportet politike mes dy vendeve tona nuk kane qene asnjehere me te mira se ne keto momente. Besoj se edhe nje ndeshje futbolli mund te sherbeje te krijoje lidhje te forta, shtoi drejtuesi i larte. Dua te falenderoj trajnerin tone dhe dy ambasadoret Kaka e Bekham, qe e pranuan me kenaqesi kete iniciative. Mund te kishin zgjedhur te sterviteshin ne Milanelo, por ju siguroj se te gjithe jane te lumtur qe ndodhen ne Tirane, per te qene pjese e kesaj iniciative. Shpresoj qe Milani do te marre pjese edhe ne shume edicione te ardhshme te trofeut ‘Taçi Oil’. Ne fund, nje falenderim edhe per te gjithe tifozet qe po tregonin nje entuziazem te madh sapo mberritem ne aeroport dhe gjate rruges per ne hotel. Milani do te beje gjithçka ka ne dore per Shqiperine”.

Me rastin e hapjes se “Milan Park”, ne vendin tone do te vije ish-kapiteni legjendar i skuadres italiane, Franko Barezi. Kjo u konfirmua nga administratori, i cili shpjegoi edhe se ai se bashku me Ançelotin e Tasotin nuk do te largoheshin ne mbremje nga vendi yne, pasi qendruan per mbremjen gala, ku u nxoren ne ankand fanellat e lojtareve.

“Gjate drekes se organizuar per Milanin fola me Barezin, idhullin e klubit dhe ai me konfirmoi se te shtunen dhe te dielen do te jete i pranishem ne ‘Milan Park’. Zerat se Franko mund te marre drejtimin e Kombetares shqiptare? Nuk di asgje rreth tyre. Ai eshte ambasadori i Milanit ne bote, per nje sere iniciativash, si kjo qe po bejme ne vendin tuaj”, perfundoi Galiani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kasata.albanianforum.net
 
Milan ne Shqiperi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» NXITONI, VOTONI SE KUSH DO FITOJ NESER, SHQIPERIA APO MILAN?
» Milan konfirmon yjet në "Qemal Stafa"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Sporti :: Futbolli Shqiptar-
Kërce tek: