Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Milan konfirmon yjet në "Qemal Stafa"

Shko poshtë 
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Milan konfirmon yjet në "Qemal Stafa" Empty
MesazhTitulli: Milan konfirmon yjet në "Qemal Stafa"   Milan konfirmon yjet në "Qemal Stafa" Icon_minitime7th October 2008, 2:48 pm

Zyrtare: Sheva, Dinjo, Sedorf, Maldini etj., janë pjesë e grupit që do jetë në miqësoren me Tiranën


Duke i parë përtej ekranit të televizorit, shqiptarët e kanë ëndërruar shumë atë moment, por nuk i kishin lejuar vetes luksin të besonin se një gjë e tillë do të bëhej realitet. Megjithatë, e shumëpritura ëndërr do të realizohet pikërisht më 14 tetor. Milani i madh do të zbresë për herë të parë në stadiumin tonë kombëtar, vetëm për të kënaqur dëshirat e shqiptarëve, të cilët mezi e presin atë moment. Për t‘i dhënë edhe më shumë peshë emocioneve, edhe më shumë bukuri festës, në barin e "Qemal Stafës", që atë ditë do të duket më i vogël se kurrë, do të zbresë për herë të parë ylli i momentit në futbollin botëror, më i adhuruari dhe më spektakolari i kohëve moderne, braziliani Ronaldinjo. Do të jetë ai ylli i mbrëmjes së 14 tetorit. Kjo tashmë është e garantuar. Milani ka publikuar listën zyrtare të lojtarëve, që do të ketë të disponueshëm për miqësoren festive me Tiranën, ndeshje e vlefshëm për trofeun "Taçi Oil Albania Reads". Por, për ta bërë edhe më të pakufishëm entuziazmin e shqiptarëve, përkrah Dinjos në fushën e impiantit tonë ndërkombëtar do të jetë edhe beniamini i Milanit të 10 viteve të fundit, Shevçenko, i cili do të përjetojë për të dytën herë emocionet e të luajturit në Tiranë. E ka shijuar një gjë të tillë para tre vitesh, më 9 shkurt 2005. Dy "Topat e Artë" (Sheva në 2004 dhe Dinjo në 2005) pritet të argëtojnë pa masë tifozerinë, që pritet të mbushë stadiumin të enjten në mbrëmje. Aty do të jetë edhe Filipo Izaghi, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në të gjitha kompeticionet e futbollit. Shijen e hidhur të golit të Pipos e ka provuar një skuadër shqiptare, pikërisht Teuta më 29 shtator 1995 në një ndeshje të vlefshme për në Kupën e Kupave, ku luante për Parmën. Pas një asisti të të madhit Zola, ai do të shënonte golin e, 2-0, në minutën e 90 të takimit. Por nuk do të jenë të vetmit yje. Në listën zyrtare është edhe emri i ikonës së vërtetë të imazhit të kuqezinjve italianë, pikërisht mbrojtësi Paolo Maldini. Njeriu me më shumë ndeshje mbi shpatulla me bluzën e Milanit, por edhe në Serinë A, do të kujdeset që të mos lërë të shënojnë Memellin, Xhafën me shokë. Për t‘i dhënë më shumë vlera kësaj mbrëmjeje, Milani do të marrë me vete edhe katër kampionët të botës, ku përveç Ronaldinjo dhe Inzagit do të jenë edhe mbrojtësi Aleksandro Nesta e fantazisti Andrea Pirlo. Për herë të dytë pritet të luaj në "Qemal Stafa" edhe futbollisti i vetëm që ka fituar tre tituj të Champions League me tre skuadra të ndryshme, Klarens Sedorf, i cili më 14 shtator 2007 mundi 1-0 kuqezinjtë. Edhe i riu Marko Borrielo, golashënuesi i dytë i sezonit të kaluar të Serisë A, do të kërkojë t‘i japë ngjyrë festës së 14 tetorit. Ndërsa skuadrën kuqezi do ta plotësojnë edhe lojtarët e tjetër të një niveli të lartë ndërkombëtar si Ambrosini, Dida, Flamini, Abbiati, Favalli, Sendeeros e Kaladze. Shqiptarët do të kenë fatin të ndjekin nga afër pikërisht ata yje, të cilët i kanë dhuruar gjithë globit kënaqësinë e pazëvendësueshme të bukurisë dhe spektaklit të lojës më të dashur në botë, futbollit.




Ja kush janë yjet e Milanit


· 2 "Topat e Artë": Shevçenko dhe Ronaldinjo

· 3 kampionë bote: Nesta, Inzagi dhe Pirlo

· Lojtari i vetëm në botë që ka fituar 3 herë trofeun e Champions League me tre skuadra të ndryshme, me Ajaks, me Realin e Madridit dhe Milan: Klarens Sedorf

· Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në të gjitha kompeticionet ndërkombëtare: Filipo Inzagi

· Lojtari me më shumë ndeshje të luajtura me fanellën e Milanit dhe në kampionatin italian, Seria A: Paolo Maldini

· Golashënuesi i dytë më i mirë i sezonit të kaluar të Serisë A: Marko Borrielo

· Dhe shumë lojtarë të tjerë të nivelit të lartë ndërkombëtar. Mbi të gjitha: Ambrozini, Dida, Flamini, Abbiati, Favalli, Senderos e Kaladze

. Trajneri Kalro Ançeloti, dy herë fitues i Champion League (2002-‘03, 2006-‘07), fitues i Botërorit për klube (2007), kampion i Serisë A 2003-‘04) fitues i Superkupës së Evropës (2003, 2007) dhe trajneri më i mirë në Evropë (2007)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Milan konfirmon yjet në "Qemal Stafa"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lajme nga Shqiperia
» Milan ne Shqiperi
» Danimarka, "qoshja" e njerëzve të lumtur
» Holandezët, "kundër" kullës së Pizës
» Machado, shkrimtari i "humbur" i Brazilit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Sporti :: Futbolli Shqiptar-
Kërce tek: