Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Ne pergjim te vipave

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel
dreqja


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

Ne pergjim te vipave Empty
MesazhTitulli: Ne pergjim te vipave   Ne pergjim te vipave Icon_minitime14th May 2009, 5:31 am

KENGETARJA - Miriami humbet nenen

Dite te veshtira po kalon kengetarja Miriam Cani. Pak jave me pare ajo ka kaluar momente shume te veshtira pasi ka humbur te emen, e cila ka nderruar jete pas nje semundjeje. Nga kjo tragjedi ne familje, Miriami per momentin ka nderprere te gjitha aktivitetet e saj artistike. Vajza nga Elbasani, madje ka preferuar te largohet fare nga Gjermania, ku jeton prej vitesh, ne kerkim te disa diteve qetesi. Aktualisht ajo ndodhet ne Tirane, ne shoqerine e mikut te saj te zemres, Alban Skenderaj. Ata bashkejetojne prej disa kohesh dhe meqe Albani eshte kthyer perkohesisht ne Shqiperi per ceshtje pune, bashke me te ka ardhur edhe Miriami. Sigurisht larg syrit te kuriozeve apo interesit te mediave, kengetarja keto dite ia ka kushtuar vetem vetes, me shpresen qe te munde disi dhimbjen per humbjen e njeriut te saj te shtrenjte.

STILISTJA - Hapa ne pasarele

Nen nje format ndryshe nga ai i zakonshmi eshte shfaqur fundjaven e shkuar stilistja Mimi Memiaj. Kesaj here ajo nuk ka menduar te vihet ne kerkim te modeleve profesioniste per t’i ngjitur ne pasarele, por te femijeve. Sepse ajo e organizuar ne Shkoder, ka qene nje sfilate ekskluzivisht per vogelushet, te cilet per me shume se nje ore kane parakaluar me veshje plot ngjyra, shoqeruar me aksesore te menduar enkas per ta ne pasarelen e ngritur ne Teatrin “Migjeni” te qytetit verior. Pas kesaj te gjitha veshjet e stiluara nga Memiaj i jane dhuruar te vegjelve te shtepise se femijes se qytetit. Te njejtin aktivitet Mimi pritet ta organizoje edhe ne Tirane kete fundmuaji dhe si here e pare ky aktivitet eshte quajtur “Java e modes per femije”, ne te cilen nuk do te mungojne edhe firmat, stilistet dhe emrat e dyqaneve me te njohur te Tiranes dhe Durresit.

FESTIVALI - Per te shkrire Kejsin

U kthye ne kazus natyra e ndrojtur e Kejsi Toles. Perfaqesuesja shqiptare e ketij viti ne Eurovizion, me shume se per kengen eshte perfolur per interpretimin e saj. Sepse, sic dihet tashme, Kejsi eshte nje vajze paksa e ngurte qe nuk dhuron interpretim te fuqishem skenik. Prandaj per t’i ardhur ne ndihme asaj, drejtuesit e TVSH-se kete vit moren nga Greqia koreografin Ledion Bulku, i cili ka punuar gjate me kengetaren. Me pas u tha se Kejsi ishte regjistruar ne palester per te tonifikuar trupin. Nderkohe qe pak dite para se ngrupi te nisej drejt Moskes, ka folur edhe kompozitori i kenges, Edmond Zhulali, i cili nder te tjera ka thene: “Kejsi nuk do te jete me e ngurte ne skene”. Ne sherbim te performances se saj do te jene edhe tre balerine te huaj. Tani mbetet vetem te presim daten 14 maj, per te pare nese do te jete ajo Kejsi e festivalit shqiptar apo nje tjeter me e gjalle.

VIDEOFEST - Albani & Elvana on the top

Alban Skenderaj dhe Elvana Gjata kete vit duket se do te dominojne festivalin e pervitshem “Video Festi Muzikor 2009”. Dy jave perpara nates finale, qe sic eshte bere tradite tashme do te mbahet ne Teatrin Kombetar ne Prishtine, jane shpallur te nominuarit per 16 cmimet kryesore qe shperndajne organizatoret. Dhe ajo qe bie ne sy eshte se pothuaj ne te gjithe cmimet pretendente jane Elvana dhe Albani. Keshtu per shembull Gjata eshte nominuar per videon me te mire per konkurentet femra, videon me te mire te rrymes pop, per regjine me te mire, produksionin dhe montazhin me te mire. Ndersa Albani per videon me te mire nder kandidatet meshkuj, per videon rock, performancen dhe kameran me te mire. Me pak fjale gjasat jane qe dy kengetaret te dalin me patjeter me nga nje trofe nga festivali.

BALETI

Familjarisht ne skene

E kane quajtur shfaqjen me te bukur dhe emocionuese te karrieres se tyre artistike. Dhe me te drejte. Sepse fundjaven e shkuar Enada Hoxha dhe Gerd Vaso nuk kane qene te vetem ne skenen e baletit “Krijimi”. Bashke me ta ka interpretuar edhe djali i tyre 14 muajsh, Roani. Baleti trajtonte idene e krijimit te botes, qe nga Eva dhe Adami, lindja e femijes dhe evoluimi me pas. E meqe dy balerinet ishin protagoniste, per regjisorin nuk ka qene e veshtire te zgjedhe nje bebe te vogel qe do te hynte ne skene per te misheruar idene e vepres artistike. Kete rol e ka interpretuar Roani. “Jam kaq e lumtur sa nuk behet me”, ka thene Enada. “Imagjinojeni vete si ndihem, pervec Gerdit ne skene kam edhe djalin”. Per te cilin vlen te thuhet qe i nderoi prinderit.



TODI - Gezuar ditelindjen!

Nuk ndodh shpesh per aristet shqiptare, por Todi Bozo e ka festuar ditelindjen e 75-te ashtu sic i ka hije. Arkivi Qendror i Filmit dhe familja kane organizuar nje feste te madhe te henen e shkuar per ish-nendrejtorin legjendar te Kinostudios. Kineaste dhe artiste, miq te artistit, kane festuar se bashku ne lokalin “1001 nete”, dhe pervec urimit AQK-ja ka projektuar edhe nje klip me punet e kineastit te vjeter si dhe ka prezantuar nje liber me mbresa dhe kujtime nga regjisori tashme 75-vjecar. Karrieren, Bozo e nisi si bashkeproducent ne filmin “Furtuna” dhe me vone firma e tij u vu ne prodhime te tjera te ish-Kinostudios si “Debatiku”, “Detyre e posacme”, “Vitet e para”, “Oshetime ne bregdet”, “Plage te vjetra” etj. Ai eshte regjisor i “Lugina e peshkatareve”, nderkohe qe ne ish-gjigandin e prodhimit kinematografik shqiptar do te mbahet mend si nje nga drejtuesit per dekada te tij.

PRINCI - Aty ku guxojne Uindsoret

Ndersa ne Pallatin Bakingam rritet irritimi mbi deklarimin e fundit te princit Uilliam per nje gazetar skandalesh te “News of the world” se do te shkonte ushtar ne Afganistan, pinjolli tjeter mbreteror, vellai me i vogel, princi Herri, kalon proven e luftimit ajror ne Royal Air Force. Shume i diskutuari Herri per dehjet ne pube, veshjet ekstravagante dhe thonjte e lyer shpesh me manikyr, kete here ka treguar se di te pilotoje me kurajo. Uniformes se tij tani i eshte shtuar nje medalje tjeter, pas asaj per helikoptere dhe tanke. Herri, pasi eshte ndare nga e dashura e tij Celsi Devi, pas nje lidhje 5 vjecare eshte nje nder beqaret me te kerkuar te momentit. Ai i ka sugjeruar te vellait, t’i hipin te dy helikopterit dhe t’ja mbathin ne Azi dhe ta lere fare idene per t’u martuar me te fejuaren e tij, Keit Midellton.

KERI - Nje grua e lumtur

Gruaja me me fat e momentit eshte Maraja Keri. Bashkeshorti i saj, i ri (12 vjet me i vogel se ajo), kengetari Nik Kenon i ka organizuar festen e 40 vjetorit te lindjes ne Barbados. Por perpos shampanjes, ushqimit te mire dhe miqve Kenon ka menduar dhe per dhuraten, nje varese e stilit reper me inicialet MCC (Maraja Keri Kenon), te mbushur me diamante. Nik ka rrefyer: “Ishin pushime super romantike, ajo ne vecanti e kishte shume te nevojshme te pushonte nga nje mije impenjimet e saj”. Cifti i martuar prej nje viti, ka vendosur te bleje nje vile faraonike (quhet The Fleur de Lys dhe kushton 125 milion dollare) ne kodrat e Los Anxhelesit.

AKTORI - Pirati Dep dhe shpura e tij

Nga ishulli Elba ne Spanje, nga Florida ne Antile. Per pune apo per pushime. Xhoni Dep, 45 vjec, tani leviz vetem me super jahtin e tij Vajoliroja (ne te cilin jane bashkuar incialet e gruas se tij, Vanesa, te emrit te tij dhe te dy femijeve Lili Rose dhe Xhek), i gjate 47 metra, te blere nje vit me pare. Kapiteni Xhek Sparrou i “Piratet e Karaibeve” ka udhetuar me jahtin e tij edhe drejt Porto Rikos, ku po xhiron filmin “The Rum Diary”, ne te cilin interpreton rolin e nje gazetari. Ja tek shfaqet ne keto foto, ne brigjet e kryeqytetit San Huan me gruan e tij Vanesa Paradis, 36 vjece dhe dy femijet, te cilet jane bashkuar me prinderit dy jave me pas per te kaluar nje fundjave te paharrueshme.

BOKSIERI - Luani behet baba

36 vjecari Luan Krasniqi eshte bere per here te pare baba. Vajza e tij Melisa lindi me 15 prill dhe boksieri kosovar eshte shume i gezuar. “Jam i gezuar, tashme ne kemi nje

engjell. Lindja e femijes eshte per mua me e rendesishme se cfaredo fitoreje”, ka thene Krasniqi per Sport Bild. Vajza dhe bashkeshortja e tij Sueda jane ne gjendje te mire

shendetesore dhe tashme jane ne shtepine e tyre ne Rotvail.”Jam duke e shijuar cdo moment me familjen time”, shtoi ai. Perpos gezimit qe eshte bere baba, Krasniqi eshte duke menduar edhe per karrieren e tij prej boksieri dhe shpreson per nje rikthim

ne ring. “Dua qe kete vit te boksoj kunder nje pop-boksieri. Negociatat me promotorin Klaus-Peter Kol jane duke vazhduar”, theksoi Krasniqi. Boksieri kosovar ne nentor te vitit te kaluar humbi me nokaut ne raundin e trete perballe ukrainasit Alexander Dimitrenko.

PDK - Genc Prelvukaj, nje tjeter rreper ne politike

Pas Memli Krasniqit, ish pjesetar i grupit “Ritmi i Rruges”, nje tjeter rrepist kosovar vendos te futet ne boten e politikes. Rivali i Krasniqit ne kenge, Genc Prelvukaj i “Etno Engjujt” ka aderuar ne te njejten parti si kolegu. Rreperi i “Etno Engjujt”, ka aderuar ne Partine Demokratike te Kosoves. Prelvukaj i ka thene gazetes kosovare “Express” se gjate intervistave qe ka dhene ai per media te ndryshme kurre nuk e ka perjashtuar mundesine qe te jete pjese e politikes. Pyetjes se nese edhe rreperi tjeter i PDK-se, Memli Krasniqi ka qene nje lloj negociatori qe ai te hyje ne PDK, Prevukaj eshte pergjigjur: “Nuk eshte qe dikush ka tentuar te me binde por eshte fakti qe ne kemi punuar me ta, kemi pasur nje miqesi dhe kjo ka qene vetem formalitet”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kasata.albanianforum.net
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel
dreqja


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

Ne pergjim te vipave Empty
MesazhTitulli: Re: Ne pergjim te vipave   Ne pergjim te vipave Icon_minitime14th May 2009, 5:31 am

GERTA - Ju prezantoj klipet

Pas ca jave pushimesh ne SHBA, Gerta Heta i eshte kthyer per te disaten here Tiranes. Tanime jo vetem per te kontrolluar axhenden e koncerteve, por per t'u marre seriozisht me nje projekt televiziv. Gerta eshte zgjedhur nga Petri Bozo per prezantimin e edicionit te radhes te spektaklit "Netet e klipit shqiptar". Kete vit gara e klipeve te mbledhura nga te gjitha trojet shqiptare do te organizohet ne Televizionin Publik Shqiptar, nderkohe qe Gerta do te shfaqet ne ekran cdo fundjave. Pjese e spektaklit do te jete edhe nje juri e perbere nga emra te njohur te fushes kulturore, por edhe nje rubrike argetuese qe do te drejtohet nga Kozeta Kurti.

CIFTI - Sivjet do martohemi

E kane ndare mendjen: Manjola Hasani dhe Ezdalin Gorani sivjet do te martohen. Pavaresisht se de jure jane te martuar dhe prej vitesh jetojne ne te njejten shtepi cifti i balerineve kryesore te trupes se Top-Channel ka thene se sivjet do te organizojne nje ceremoni kurorezimi elegante dhe me shume te ftuar. Nga ato qe jane shume ne mode sot ne kryeqytet, sidomos kur behet fjale per personazhe te njohur. Duket se keshtu Manjola dhe Ezdalini do te realizojne nje enderr qe ka kohe qe e thurin. Sepse edhe fillimvitin e kaluar, ne nje interviste mediatike, u shprehen se gjate 2008-es do ta benin nje ceremoni me fustan te bardhe e kostum dhenderri. Por kush e di pse nuk e realizuan dot. Mbase sivjet do ta bejne me te vertete!

ALBUMI - Det dhe epos

Pas 12 vitesh heshtje, grupi "Djemte e detit" (i ngushtuar ne vetem dy anetare tashme), ka hedhur ne treg albumin e ri. Djemte e kane titulluar "Epos" dhe jo aq rastesisht. Sepse sic ka thene lideri i hershem i "Djemve", Gentian Demaliaj, albumi "pervecse arome deti, mban edhe arome veriu", vendi i origjines se tyre. "Eposi" fillon me nje ze bjeshkesh, nje thirrje e quajtur "maje krahut" dhe me vone futen elemente te tjere muzikore qe shnderrohen ne tinguj rock. Nje prezantim paksa i guximshem per Gentin dhe Valentinin, te cilet kane perfshire ne album te gjitha rrymat muzikore qe kane eksploruar deri tani.

DESTANI - Shtegton ne Hollivud

Shqiptari Blerim Destani ka perseri si destinacion Hollivudin. Kesaj here sheshxhirimi i tij do te jete filmi "Get low", me regji te Aron Shnaiderit, fitues i cmimit Oscar per filmin e shkurter "Dy ushtaret", ne vitin 2004. Filmi eshte nje produksion i kompanise "Zanuck Company", me producent Dean Zanuck, nipi i njerit prej themeluesve te industrise kinematografike hollivudiane Darryl F. Zanuck. Thene ndryshe ky eshte nje nga impenjimet me te rendesishme te aktorit shqiptar, roli i fundit protagonist i te cilit pritet te shfaqet ne kinemate e botes vitin e ardhshem. Nderkohe pas "Get low" ne adrese te Desatanit kane mberritur edhe tre oferta te tjera "made in Hollivud".

Bekam - Shtepi ne shitje

David Bekam do te qendroje ne Milano deri ne fund te sezonit. Pasketaj do te kthehet ne SHBA per te luajtur ne finalen e kampionatit amerikan me Los Anxheles Galaksi, per t'u kthyer me pas perfundimisht ne Milano. Ky eshte vendimi i futbollistit, pavaresisht kundershtive te bashkeshortes se tij, Viktoria. Kjo duket te jete edhe arsyeja qe David po mendon te shese vilen luksoze ne Beverli Hills. Shtepia ne fjale lakmohet nga Tom Kruiz dhe Kejt Holms, edhe sepse eshte fqinje e tyre. Ata kane menduar ta transformojne ne nje lloj strehe per ciftet qe duan te qendrojne per disa kohe ne SHBA, perfshire dhe Bekamet. Gjithcka perfekte me pak fjale. David e Viktoria do te mund te kene gjithmone nje vend ku te shkojne. Gjynah qe ende nuk eshte arritur nje marreveshje per cmimin. Vila eshte blere ne vitin 2007 per plot 22 milione dollare, ndersa Kruiz, ne keto kohe krizash eshte i gatshem te jape vetem 13. Do te mund te gjejne nje te mesme valle?

FILMI - "The Wrestler" ne shtepine e shqiptarit

Jane te shunte ata qe shpresonin qe Miki Rurk te merrte Oskarin per interpretimin e tij ne filmin "The Wrestler", por ai qe ka bere me shume tifo duket se ka qene pronari i shtepise, ku jane xhiruar ndeshjet e Rurk, i cili eshte nje shqiptar 36 karatesh. Shtepia qe ndodhet ne Nju Xhersi te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, eshte dhene me qera nga shqiptari per xhirimin e filmit. Nuk behet fjale per ruloten ku flinte Rurk, por per ambjentet ku beheshin stervitjen e kecisteve. Shqiptari eshte lumturuar jo vetem me shumen e parave qe ka marre nga dhenia me qera e ambjenteve ku banonte, por dhe se shtepia e tij ishte ne filmin kandidat per Oskar dhe aty u strevit pikerisht i madhi Rurk. Shuma e paguar per qerane nuk eshte bere e ditur, por duket se te dy palet kane mbetur te kenaqura.

KRIZA - Pustina pas biznesit

Kriza ekonomike ka nisur te jape shenjat e para edhe ne sektorin e veshjeve. Kete e tregojne uljet neper dyqane dhe vonesat ne marrjen e koleksionit te pranveres. Shqetesimin duket se e ka ndjere dhe modeli i njohur Fatjon Pustina, i cili prej vitesh ka hapur nje butik ne Tirane. Pustina duket te jete me i ndjeshem ndaj efekteve te krizes, duke qene se vendi ku ai jeton prej vitesh, Italia eshte ne recesion, ndaj dhe ka nisur te marre hapat qe mos i ngele dopio 6-ta ne dore. Tani po merret me rinovimin e koleksionit, duke u perpjekur te marre veshje, te cilat mund te shiten dhe ai sigurisht te mos falimentoje, sic ka ndodhur me shume biznesmene te tjere pertej Adriatikut.

RIHANA-BRAUN - Pas sherrit kenge

Pavaresisht se gjykatesi e ka akuzuar Kris Braun per dhune fizike ndaj Rihanes, te dy jane mbyllur ne studion e regjistrimin per kengen e tyre te fundit te dashurise. Kenga flet per veshtiresite e cifteve dhe do te perfshihet ne albumin e fundit te Braun. E ndersa avokatet punojne pas kuintave per te evituar qe kengetari 19 vjecar te perfundoje ne burg, Braun dhe Rihana duket si i kane sheshuar gjerat dhe tani po punojne per kengen e tyre te dashurise. Teksti i saj eshte shkruar nga vete Rihana, para agresionit dhe te dy jane ribashkuar vetem 3 jave pas sulmit. Braun e rrahu Rihanen gjate ceremonise se cmimeve Grammy.

Mos dhe thithka per Yves Saint Laurent

Nje fotografi shume ngacmuese ajo e Keit Mos e bere gjate sherbimit per koleksionin e ri vjeshte-dimer per Yves Saint Laurent. E veshur me nje bustier te zi, pak stil fetish, te cilin Keit e ka mbajtur me shume sensualitet ka dale kryenece thithka e gjirit te saj. E vene ne siklet per kete lakuriqesi te papritur modelja, e mesuar dhe me poza shume me nudo eshte perpjekur ta mbuloje shpejt me dore. E bukur dhe e mallkuar, Keit misheron ne fakt ne menyre perfekte anen e erret dhe te cliret, qe me siguri fshihet tek cdo femer, edhe tek ajo me shik, edhe tek me klasikja.

HOZE MURINJO - Une kurnac?

Kot thone per femrat, qe per te shkarkuar stresin i drejtohen shopingut. Ne kete rast nuk eshte me pak i tille dhe Hoze Murinjo, trajneri i Interit, idhulli i San Siros, i cili pas ndeshjeve te Champions League i dedikohet blerjeve. Ka kaluar vetetimthi tek dyqani i Prades per femra dhe tek Armani Junior. Eshte e lehte te kuptosh se gjithcka e blere aty ishte e destinuar per femijet e tij, Hoze Jr dhe Matilde si dhe per bashkeshorten e tij, Matilde edhe ajo. Murinjo eshte shfaqur ne dyqan me tuta sporti dhe atlete (te gjitha Adidas) dhe ashtu sikurse dhe ne fushe, i kishte idete shume te qarta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kasata.albanianforum.net
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel
dreqja


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

Ne pergjim te vipave Empty
MesazhTitulli: Re: Ne pergjim te vipave   Ne pergjim te vipave Icon_minitime14th May 2009, 5:32 am

VERA - Ne pritje te nipit

Datat jane kombinuar ashtu sic duhej. Menjehere sapo ka mbyllur naten e fundit te “Me shume dashuri”, Vera Grabocka i ka hipur avionit. Bashke me Timo Fllokon jane nisur per ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, sepse nga dita ne dite pritet te linde nipi i ciftit te njohur. Vera madje ka qene shume e sigurte (dhe parandjenjat nuk e kane genjyer), se bebja nuk do te vinte ne jete pa mberritur atje edhe gjysherit. Regjisorja ka bere plan te qendroje disa dite prane se bijes, Linda, e cila u martua para disa muajsh me nje djale me origjine nga Izraeli. Ceremonia madheshtore e organizuar ne Jeruzalem, ne te cilen moren pjese edhe shume te ftuar nga Tirana, u pasua shume shpejt me lajmin se Linda priste te behej nene. Nderkaq muajt kaluan shpejt duke i dhene kohe Grabockes te mbyllte projektet artistike dhe te pergatitej per emrin e ri qe do te mbaje tani e tutje: gjyshe.

PAPAVRAMI - Me ne fund

Gjithmone eshte ankuar se gjate ketyre 19 vjeteve, Tirana nuk eshte kujtuar per te. Pergjate cdo vizite te shkurter qe ka bere ne Shqiperi, Tedi Papavrami nuk harronte te theksonte se do te ishte i gatshem te jepte nje koncert edhe ketu, vetem se deri ne ato caste askush nuk i kishte bere nje ftese serioze me kete qellim. U munduan ta rregullonin disi kete “pakujdesi” drejtuesit e TVSH-se vitin e kaluar. Tedi u ftua te interpretonte me orkestren e RTSH-se, por ftesa mbeti vetem tentative, sepse violinisti i njohur nuk erdhi. Nderkohe qe sivjet, punet u duken ndryshe. Tedi eshte ftuar ne vete drejtori i TOB-it, Zhani Ciko dhe me ne fund koncerti eshte bere realitet. I shoqeruar nga orkestra simfonike e Teatrit te Operas nen drejtimin e dirigjentit grek Alkis Batlas, Tedi ka bujtur ne skenen e teatrit me koncertin “Udhetim muzikor ne Europe”, me shpresen se nuk do t’i duhet te prese edhe 19 vjet te tjera per te pasur nje te dyte.

REGJISORI - Kumbaro vs Cashku

Ca i kane dale krah e ca kundra regjisorit Kujtim Cashku ne betejen per paprekshmerine e akademise “Marubi”. Por ndryshe nga ata qe kane zgjedhur te heshtin, Saimir Kumbaro e ka pare te udhes t’i percjelle nje mesazh rektorit qe jo me larg se dy muaj me pare u perlesh edhe me policine. “Aty ka nje salle projeksioni qe quhet auditori, ku jane bere mbi 200 filma, jane bere post produksionet e tyre. Kete salle, zoteria e ka marre ne menyren me te paligjshme dhe e menaxhon vete. Ajo eshte pjese e jona”, ka thene ai duke shtuar se po t’i bashkohen edhe te tjeret pretendimeve te ngjashme me ate te Cashkut edhe ai do te kerkonte 40% aksione, Anagnosti 45, Milkani 50, aq vite pune sa ka secili. “Ajo salle mund t'u sherbeje edhe studenteve edhe kineasteve. Une nuk kam pse ta bej post-produksionin jashte, qe me kushton 10 here me shume, e bej ne Shqiperi. Nje njeri qe i thote vetes artist duhet te mendoje per koleget”, e ka mbyll Kumbaro.

MAJKELL - Sa i dobet

Mjeket kane dhene alarmin: Majkell Xhekson eshte dobesuar shume. Kengetari 50 vjecar nuk ushqehet mjaftueshem dhe doktoret duken te shqetesuar per shendetin e tij. Majkell, i cili aktualisht po trajtohet me antibiotike per shkak te nje infeksioni ne lekure, mban gjithmone nje maske per te shmangur kontaktet me viruset e mundshme te ambientit. Por kjo gje duket e zakonshme tashme per te. Ajo cka duket se e ka renduar situaten eshte humbja ne peshe e tij. “Ka shume arsye per t’u shqetesuar sepse shendeti i Xheksonit eshte shume i brishte”, ka thene nje burim i afert. “Mjeket e kane keshilluar te marre sasi me te madhe ushqimi, por ai refuzon ta beje. Ushqehet si nje zog”.

KEJT - Ndahet perseri

Loja terhiq e mos keput, eshte bere e lodhshme tashme, por ajo nuk heq dore. Kejt Hadson i ka lene lamtumiren Ouen Uilsonit perseri. Bukuroshja bionde ka vendosur keshtu per te treten here te ndahet nga kolegu i saj, sepse, sic thone miqte, psikologjikisht eshte shume i paqendrueshem: E kaluara me nje tentative per vetevrasje, mbase pikerisht per shkak te ndarjes se pare nga Kejt, flet qarte. Ouen eshte djale i mire, shume i dashuruar pas saj, por pak i besueshem. Prandaj me mire tani sesa kur te jete teper vone. Dhee Kejt nuk ka hezituar me gjate: ka vendosur te ndahet. Sipas burimeve, raportet mes tyre ama vazhdojne te jene te mira. Ajo eshte e dhene pas Uilsonit dhe shpreson qe ne te ardhmen ai te gjeje ekuilibrin. Por larg saj. Dhe te mendosh qe shumekush betohej se behej fjale per dashuri te vertete...

GRANT - Rrethuar nga modele

Qe kur u nda nga Jemima Kan, 48 vjecari Hju Grant i eshte kthyer jetes se shfrenuar prej beqari. Aktori eshte pare ne Nju Jork ndersa darkonte i rrethuar nga plot gjashte modele bukuroshe. “Darka zgjati kater ore e gjysem dhe Hju ne nje moment u zhvendos ne nje cep te tavolines per te ndenjur prane nje biondine, me bukuroshja e grupit”, ka treguar nje deshmitar. Por ky nuk eshte i vetmi episod ku ai shfaqet protagonist flirtesh, te vertete apo imagjinare qofshin. Ai eshte pare edhe here te tjera ne Nju Jork ne shoqerine e disa zonjave terheqese. Me pak fjale aktori po e shijon lirine e tij ne maksimum me modele, aktore te famshme apo shoqeruese rastesore seksi. A do te gjendet valle nje grua, qe ndryshe nga Liz Harlej dhe Jemima Kan, do te mundet ta mbledhe nje here e mire Hju Grantin?

PRINCI - Aty ku guxojne Uindsoret

Ndersa ne Bakingam Palas rritet irritimi mbi deklarimin e fundit te princit Uilliam per nje gazetar skandalesh te “News of the world” se do te shkonte ushtar ne Afganistan, pinjolli tjeter mbreteror, vellai me i vogel, princi Herri, kalon proven e luftimit ajror ne Royal Air Force. Shume i diskutuari Herri, per dehjet ne pube, veshjet ekstravagante dhe thonjte e lyer shpesh me manikyr kete here ka treguar se di te pilotoje me kurajo. Uniformes se tij tani i eshte shtuar nje medalje tjeter, pas asaj per helikoptere dhe tanke. Herri, pasi eshte ndare nga e dashura e tij Celsi Devi, pas nje lidhje 5 vjecare eshte nje nder beqaret me te kerkuar te momentit. Ai i ka sugjeruar te vellait, t’i hipin te dy helikopterit dhe t’ia mbathin ne Azi dhe ta lere fare idene per t’u martuar me te fejuaren e tij, Keit Midellton.

PDK - Genc Prelvukaj, nje tjeter rreper ne politike

Pas Memli Krasniqit, ish pjesetar i grupit “Ritmi i Rruges”, nje tjeter rrepist kosovar vendos te futet ne boten e politikes. Rivali i Krasniqit ne kenge, Genc Prelvukaj i “Etno Engjujt” ka aderuar ne te njejten parti si kolegu. Rreperi i “Etno Engjujt”, ka aderuar ne Partine Demokratike te Kosoves. Prelvukaj i ka thene gazetes kosovare “Express” se gjate intervistave qe ka dhene ai per media te ndryshme kurre nuk e ka perjashtuar mundesine qe te jete pjese e politikes. Pyetjes se nese edhe rreperi tjeter i PDK-se, Memli Krasniqi ka qene nje lloj negociatori qe ai te hyje ne PDK, Prevukaj eshte pergjigjur: “Nuk eshte qe dikush ka tentuar te me binde por eshte fakti qe ne kemi punuar me ta, kemi pas nje miqesi dhe kjo ka qene vetem formalitet”.

Rihana&Keti Perri - Me ritmi e nje cifti te cuditshem

Nuk kane sherbyer per asgje, keshillat qe i kane dhene njera tjetres deri ne te gdhire, ashtu sic dine te bejne vetem mikeshat e verteta. Nuk ka pritur gjate, madje sapo eshte ulur ne token amerikane pas nje periudhe pushimi ne Barbados, qe eshte dhe vendi i saj i origjines, Rihana eshte rilidhur me Kris Braun, i cili ne muajin shkurt ne ndarjen e cmimeve Grammy e rrahu derisa e gjakosi. Kengetarja eshte pare fillimisht ne Los Anxheles dhe me pas ne Cikago, ku ka dhe nje shtepi me ish-in e saj, i cili duket se ka fjetur me te gjate kesaj kohe. Nderkohe kolegia Keti Perri ka qene me pak e lekundur se mikesha e saj, pasi ka folur kunder ish-it te saj Trevis MekKei (lideri i grupit Gym Class Heroes) ne cdo koncert qe ka dhene, tani duket se ka nje flirt me Ljuk Pricard, ish i dashuri i Misha Bartonit.

TENISTI - Si Eltoni ne dasme

Kur Andi Rodik, 26 vjece pa per here te pare ne revisten “Sport Ilustrated” fotot ne bikini te Bruklin Deker, 21 vjec, tha: “Une me kete do te martohem”. Dhe e ka bere me te vertete. Tenisti amerikan dhe modelja i kane thene njeri-tjetrit zyrtarisht po, ne nje ceremoni martesore shume te rezervuar ne shtepine e tij ne Teksas. Ajo mbante veshur nje fustan te bardhe te firmosur Vera Wang, ndersa ai byzylykun qe ajo i kishte dhuruar ne vitin 2007, ne muajt e pare te lidhjes se tyre. Cifti ka shkembyer nen nje perendim dielli unazat Tifanny para miqve te tyre, nder te cilet Andre Agasi, Xheims Blleik dhe Elton Xhon. Dhurata me simpatike? Mini koncerti qe kengetari i dedikoi ciftit ne klubin e Rodikut.

KITARISTI - Karlos Santana, koncert ne Shkup

Kitaristi Karlos Santana, sipas te gjitha gjasave me 10 korrik pritet te te ndeze publikun shkupjan me muziken e tij. Kitaristi me i njohur boteror do te mbaj nje koncert madheshtor ne stadiumin e qytetit ne Shkup. Nderkaq, koncerti do te mbahet ne kuader te turneut te tij boteror “Super natyrali Santana- Shetitje neper hite”. Adhuruesit e Santanes mund te degjojne hitet e shumta te cilat lane gjurme ne gjithe boten, nderkaq organizuesit e koncertit jane shprehur se Santana ne Shkup do te prezantoje edhe te ftuar te tjere, emrat e te cileve do te jene surprize.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kasata.albanianforum.net
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel
dreqja


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

Ne pergjim te vipave Empty
MesazhTitulli: Re: Ne pergjim te vipave   Ne pergjim te vipave Icon_minitime14th May 2009, 5:32 am

GILI - Pretendente ne Top Fest

Ne fakt nuk eshte se ka shume lidhje me nje festival te rinjsh, misioni kryesor i te cilit eshte pikerisht promovimi i tyre dhe i muzikes moderne. Megjithate Gili eshte pelqyer me shume nga te gjithe ne festivalin Top-Fest. Ne edicionin e VI-te te gares se te rinjve, organizuar nga Top-Channel kengetarja kosovare eshte prezantuar me nje duet realizuar me Emis Potokun. Reagimet e fanseve te saj kane qene te shpejta ne interenet. Gili komentohet si fituesja e mundshme e ketij edicioni. I vetmi problem, nese mund te quhet i tille, eshte se Gili nuk ka lidhje me shumicen e kengetareve te tjere, rivale ne festival. Ata jane shume te rinj dhe Top-Festin e kane nje ure te lehte per te hyre ne boten e muzikes. Gjithesesi shumekush vazhdon te beje be e rrufe: Ne mos cmimin e pare, Gili patjeter do te dale me nje trofe kete vit.

TOB - E gjeti sponsorin

Per dy sezone me rradhe Teatri i Operas dhe Baletit e ka siguruar partnerin. Ai eshte AMC. Dhe per nga perkrahja qe kompania celulare ka bere ngahera per aktivitete te ndryshme kulturore vlen te thuhet se nuk eshte pak. Prandaj te dy palet jane dukur te kenaqur nga marreveshja. Perfaqesues te AMC kane thane se TOB ia vlen: “eshte institucioni qe mbledh artistet me te mire shqiptare”. Ndersa pjesa tjeter, punonjesit dhe vete drejtori Ciko kane qene edhe me te kenaqur. Me te drejte. Sepse mendja ta thote qe tani kane nje mundesi me shume per te realizuar shfaqje pa u dhembur koka per te gjetur mbeshtetesit. Por a do te thote kjo shfaqje me cilesore, artiste me te kenaqur, skenografi me te bukura dhe kostume jo me te marra borxh? Shumekush eshte skeptik per kete pjese, pavaresisht optimizmit te paleve. Prandaj mbetet te shohim, cfare do te kete me te mire ne TKOB tani pasi siguroi nje partneri, per me teper zyrtar?

KONCERT - Ne kujtim te se shkuares

Here pas here Redon Makashi dhe Aleksander Gjoka e gjejne menyren per te deshmuar miqesine e vjeter. Dhe jo vetem duke u takuar neper klube nate per te rrekellyer nje gote. Sa here kane mundesi organizojne edhe ndonje kocert. Sic ishte ai i mesjaves se shkuar, ku te dy shoket jane shfaqur, jo ne ndonje klub ne mode sic ndodh me koleget e tyre, por ne Qytetin Studenti. Per disa ore me radhe ata kane ofruar spektakel, me kenget e vjetra per te cilat mbahen mend, por edhe interpretime te reja. Megjithese jo i reklamuar bujshem, Redoni dhe Aleksandri ia kane dale edhe kesaj here.

CIFTI - Gjykata ben te veten

Nuk eshte se ka ndonje shprese reale per ribashkim, por megjithate gjykata e Tiranes te merkuren e ka shtyre per nje date tjeter gjyqin e divorcit te Pirro Cakos dhe Inva Mules. Sipas procedurave, ne seancen e pare ciftit i kerkohet nje mundesi ribashkimi. Por kjo nuk ka ndodhur. Shkak ka qene mosnjoftimi i Cakos ne kohe nga gjykata. Tre jave me pare sopranoja nepermjet mbrojtesit te saj depozitoi nje kerkese ne Gjykaten e Tiranes, ku kerkonte divorcin nga bashkeshorti, pasi sipas saj, prej disa kohesh ata jetonin larg njeri-tjetrit dhe martesa e tyre kishte perfunduar. Por per te plotesuar kerkesen e saj, Inves do t’i duhet te prese deri me kater maj. Sepse kjo ka qene data e dyte qe gjyqtarja e ceshtjes ka vendosur per gjyqin e radhes. Deri atehere me siguri edhe Pirro do te jete njoftuar.

OPERA - Enada gjysme nudo

Ajo do te jete topless. E mbuluar me nje tyl te holle, te tejdukshem, qe nuk do te arrije t’i mbuloje hiret e trupit te saj te lakuriqte. Sepse keshtu e kerkon roli. Ky eshte koncepti i koreografit italian Tony Candeloro, i cili eshte ftuar te vere ne skenen e Teatrit te Operas baletin “Die Schopfung” (Krijimi). Si protagoniste ka zgjedhur prima balerinen Enada Hoxha, qe bashke me Gerd Vason do te interpretojne rolin e Eves dhe Adamit. Te pakten, deri tani koreografi keshtu e ka konceptin. “Ky eshte krijimi i botes, zanafilla e saj”, ka thene ai. Por edhe nje thyerje tabuje per skenen e TOB-it, realizimin e te ciles, megjithe mentalitetin konservator shqiptar e sheh krejtesisht te realizueshme. Fale edhe nje njohje te vjeter me dy balerinet.

NAOMI - Ne Rusi per dashuri

Pavaresisht nje ish-bashkeshorteje bezdisese, e cila disa kohe me pare deklaronte: “Vladislav eshte i martuar me mua. Naomi do te mbetet e zhgenjyer nese beson se mund te me marre burrin”, historia mes Kembell dhe multimiliarderit rus Dorin vazhdon. Dhe shkon aq mire, sa Pantera e Zeze, qe e ndan jeten mes Londres dhe Nju Jorkut, tani ka vendosur te transferohet ne Moske, per te kaluar sa me shume kohe me te dashurin e saj. “Naomi dhe Vladislav jane te pandare”, ka thene nje burim, “dhe ajo po kalon gjithnje e me shume kohe ne Londer. Ai po nderton nje pallat te ri, te cilin ka ndermen ta ktheje ne strehen e tyre te dashurise”. Cifti ka gati nje vit i lidhur. Gushtin e shkuar Vladislavi i dhuroi Naomit nje apartament qe kushtoi rreth 18.5 milione dollare, nje vend qe mbreteresha e pasarelave e ka fort per zemer.

ISH SPICE GIRL - Ringjallja e Melanise

Qe te kalosh nga nje emisioni i famshem televiziv “Duke kercyer me yjet” tek shfaqjet seksi ne publik, te duhet te kesh kellqe dhe nje fizik si te Mel B, ish bashkeshorja e Edi Merfi. Pas shfaqjes televizive, ku ajo spikati per aftesite e saj prej balerine tani ka kaluar tek striptizi i luksit, se bashku me aktoren-modele Keli Monako, duke shfaqur nje fizik te perkryer si ai i 15 viteve me pare, kur dhe doli me grupin Spice Girls. Merite e trajnerit personal apo e kirurgut? Dyshimi te mbetet ndersa sheh keto foto, ku Melani shfaq nje trup perfekt dhe nje bark gati te skulpturuar, i cili duket pak si shume per nje femer qe sapo ka lindur?!

MODELJA - Zhizel, njerka e mire

Zhizel Bunshen, u martua (pothujase ne menyre sekrete) me kampionin e futbollit amerikan Tom Bredi. Fotografet i kane ndjekur ne Kosta Rika per muajin e tyre te mjaltit. Por edhe ketu nuk i kane lene te qete, pasi Zhizel eshte sulmuar nga te gjitha anet. Para se te martohej, ne nje interviste per “Vanity Fair” ajo deklaronte se djalin (Xhek, 1 vjec e gjysme) e partnerit te saj e ndiente si te sajin: “100% timin, edhe pse nuk e kam lindur une”. Kaq tha dhe shkaktoi fortunen. Nena biologjike e femijes zyrtarisht nuk ka thene asnje fjale, por e ka zbrazur inatin ne shume gazeta. Qe Brixhet Moinah te hidherohet nga ky lajm eshte mese e kuptueshme. Vihuni pak ne vendin e saj: Jeni nje aktore mediokre, fejoheni me Tom Bredin (qe ne Amerike eshte nje idhull), ai ju le per gruan me te bukur ne bote dhe ju zbuloni se keni ngelur shtatzene. Pastaj babai kur martohet, e shfaq gruan e re, qe e trajton femijen si te ishte i saji. Eshte e qarte qe rreth Xhekut te vogel ka shume tension, i cili nuk eshte aspak pozitiv. Por as Zhizel nuk ka bere asgje te keqe. A nuk do te kishte qene me keq po te kishte marre distancat me hipokrizi? Ajo e shkreta po perpiqet, pasi dhe te besh njerken nuk eshte dhe aq e lehte.

BISHA - Provon prezantimin

Eshte nje nder aktoret e reja aktive me te mira qe kemi e qe vazhdon te kete nje karriere jo vetem ne ekranin e madh, por dhe ne te voglin. Pasi u shfaq ne shume ekrane televizive, pas nje mungese relativisht te gjate, me intervista dhe speciale per jeten e saj familjare, Anila e mori shume perzemer televizionin dhe vendosi te beje prezantuesen. Prej pak kohesh ajo ka nisur te prezantoje nje emision ne Radio Televizionin Shqiptar, ku merr ne interviste personalitetet nga fusha e artit. E fundit ishte Irini Qirjako, te cilin Anila e pyeti gjere e gjate ne lidhje me karrieren dhe jeten familjare. Pyetje te ciles aktores ja kane bere aq shpesh ne keto vite, saqe i vjen shume lehte qe t’ia beje dhe te tjereve.

PRINCI - Aty ku guxojne Uindsoret

Ndersa ne Bakingam Palas rritet irritimi mbi deklarimin e fundit te princit Uilliam per nje gazetar skandalesh te “News of the World” se do te shkonte ushtar ne Afganistan, pinjolli tjeter mbreteror, vellai me i vogel, princi Herri, kalon proven e luftimit ajror ne Royal Air Force. Shume i diskutuari Herri per dehjet ne pube, veshjet ekstravagante dhe thonjte e lyer shpesh me manikyr, kete here ka treguar se di te pilotoje me kurajo. Uniformes se tij tani i eshte shtuar nje medalje tjeter, pas asaj per helikoptere dhe tanke. Herri, pasi eshte ndare nga e dashura e tij Celsi Devi, pas nje lidhjeje 5 vjecare, eshte nje nder beqaret me te kerkuar te momentit. Ai i ka sugjeruar te vellait, t’i hipin te dy helikopterit dhe t’ja mbathin ne Azi dhe ta lere fare idene per t’u martuar me te fejuaren e tij, Keit Midellton.

VESHJA - Soni, nderro stilist

Qe Soni Malaj, eshte nje nga kengetaret qe nuk shquhet per shije ne veshje, kjo dihet. Por risia eshte se dhe Soni me ne fund e ka kuptuar kete gje. Ne programin e “E Diell” ku ishte ftuar per te kenduar dy kenge, Soni eshte shfaqur me nje veshje alla Shakira-belly dance. Deri ketu nuk ka asgje te keqe. Domethene veshja do te ishte e kuptueshme nese do te kishte kenduar ndonje nga kenget e saj ritmike, por jo nje balade. Pikerisht kete e pranoi dhe vete, duke thene se veshja nuk shkonte shume me baladat, por e kishte veshur sa per atmosfere. Se per cfare atmosfere e kishte fjalen Soni, kjo ende na eshte e paqarte. Gjithsesi edhe kete here e dashur, meriton note jo kaluese.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kasata.albanianforum.net
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel
dreqja


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

Ne pergjim te vipave Empty
MesazhTitulli: Re: Ne pergjim te vipave   Ne pergjim te vipave Icon_minitime14th May 2009, 5:33 am

MIRJAM & ALBANI - E zyrtarizuan

Kane mberritur te fundit nder te ftuarit e "Miss Globe Interantional". Ai i veshur me nje nje kostum te zi, ajo elegante me nje fustan chic. Por sado qe Alban Skenderaj eshte munduar ta mbuloje me trup mikeshen e tij, Mirjam Cani, per ta mbrojtur nga shkrepjet e aparateve fotografike, kane terhequr vemendjen po njesoj. Asnjeri nuk ka preferuar te jape deklarata per lidhjen e tyre, megjithese nuk ishte e veshtire te merrej me mend se jane me shume se shoke: krahu i Albanit hedhur rreth belit te Mirjamit mjaftonte. Per te mos folur per menyren intime te komunikimit. Gje qe ndryshoi sapo doli ne skene. Gjate interpretimit te duetit te realizuar ne anglisht, secili zuri nga nje cep te skenes. Duke harruar se e kishin "zyrtarizuar" historine, ende pa u ngjitur aty.

TENORET - Starti nga Tirana

Jane gjetur pasardhesit e "Tre tenoreve" te famshem. Ata jane tre zera lirike te rinj qe do te mbajne edhe nje koncert kushtuar Luciano Pavarotit. Por edhe pse do te kendojne ne skenen italiane, edhe per publikun shqiptar, te pakten dy prej tyre, nuk jane te panjohur. Sepse kane dale nga Festivali Operistik "Marie Kraja" qe mbahet ne Tirane. Shqiptari Armaldo Kllogjeri dhe Michael Fischi, te cilet te dielen mbasdite ishin te ftuarit speciale te "Domenica In" te Pipo Baudos ne Rai Uno, startin e kane pasur ketu. Kllogjeri eshte njeri nga fituesit e festivalit te pare, ndersa belgu Michael Fischi fitues i vendit te dyte te edicionit te vjetshem. Tenoret, e mirenjohur tashme kane zene vend ne skena te medha boterore dhe me te drejte do te jene protagonistet e nje koncerti homazh per Pavarotin e madh.

EVISI - New look

Me goxha ndryshime ne pamjen e jashtme eshte shfaqur te dielen mbrema kengetarja Evis Mula. E ftuar nga organizatoret e "Miss Globe" se bashku me Aleksander Gjoken, Redon Makashin dhe Eneda Tarifen, Evisi dukej krejtesisht ndryshe. Aq sa mund ta ngaterroje me ndonje tjeter. Si fillim binte ne sy hunda e re e saj, e vogel, punuar ne variantin "kapricoze". Pastaj mungesa e syzeve. Me ne fund Evisi kishte kuptuar se lentet mbeten gjithmone nje zgjidhje e mire, sidomos kur behet fjale per skenen. Ka shkurtuar edhe floket dhe ne fund binte ne sy pesha: ka shtuar ca kilograme Evisi. Nuk eshte se dukej dukej fare keq, por ne kohet kur ishte me e dobet ngjante me mire.

FILMI - Gare per "Oscar" dhe ngaterresa

Shqiperia konkurron per "Oscar". Tashme lajmi eshte zyrtar: Filmi "Trishtimi i zonjes Shnajder" i regjisorit Pirro Milkani eshte perzgjedhur per te perfaqesuar vendin tone ne sektorin e gjuhes jo-anglisht te cmimit prestigjioz. Lista e vendeve konkuruese eshte bere publike nga presidenti i AMPAS-it, Sid Ganis. Por kjo gje me shume se gezuar i ka futur ne sherr njerezit e kinemase. Dhe si gjithmone sebepi nuk ka qene i veshtire per t'u gjetur. Kush e zgjodhi valle filmin e Pirros? Pse ate dhe jo nje tjeter? Zera jo zyrtare thone se ne zyrat e Akademise se cmimeve "Oscar" ka mberritur edhe nje leter ku thuhej se "ai nuk eshte zgjedhur sipas rregullave". Ne fund eshte bere "zbulimi" i madh: Per te kane firmosur drejtori i QKK-se Xhevdet Ferri dhe Ministri Pango. "Jane shkelur rregullat", vazhdojne te thone anetaret e bordit te QKK-se!

BEKAM - Krize e re

Mosmarreveshje te reja duken ne kampin Bekam. Pas nje kohe jo fort te mbare te David Bekam ne "Los Angeles Galaktiks", futbollisti duket se deshiron te rikthehet ne Evrope. Gje nuk eshte pritur edhe aq mire nga e shoqja Viktoria, se ciles jeta ne SHBA i pelqen pa mase. Por David, thone se eshte ne tratativa te kthehet ne vendin e tij. Zera te tjere flasin se stacioni i ardhshem i Bekam me shume gjasa te jete ne kampin kuqezi te Milanit. Galiani i ka hapur deren duke thene se do ta mireprese ne Milano, pasi yjet jane gjithmone te mirepritur aty. Po c'do te behet me Viktorian? Shume i veshtire eshte misioni per t'i mbushur mendjen te kthehet. Me ate jete mbretereshe qe ben atje...



ARJETA - Me flamurin e Zvicres

Shume entuziaste duken zvicerianet per prezantimin e radhes ne Eurosong. Kete fillimjave pothuaj te gjitha mediat zviveriane dhane lajmin se kengetarja shqiptare Arjeta Zhuta eshte kandidatja potenciale per shkuar ne Rusi ku mbahet edicioni i radhes. Komentet per suksesin qe do te kete Arjeta ne Festivalin Evropian shkuan deri aty sa gazetaret shkruan se kengetarja ka qe tani ne xhep nje shumice te konsiderueshme pikesh. Sipas tyre nga 12 pike ajo mund t'i merrte direkt nga Shqiperia, Maqedonia, Gjermania e Austria, sepse njihet shume mire nga publiku i ketyre vendeve. Kaq ka mjaftuar qe Arjeta te shikohet qe tani fituese e mundshme e Eurovizionit te radhes.

KOMPOZIMI - Kasapi provon Rovenen

Qe Rovena Stefa dhe Shpat Kasapi ishin miq per koke kjo dihej. Te dy nuk kane ngurruar qe ne media te shfaqin hapur lidhjen e tyre te ngushte, e cila duket se ka shkuar pertej raportit miqesor. Cfare kuptuat! Ata tani i lidh dhe nje marredhenie professionale. Pasi ne kengen e re te Rovenes "Burre te martuar dashurova", muziken e ka kompozuar vete Shpati ne bashkepunim dhe me te motren e Rovenes, Elisen, e cila eshte gjithashtu edhe manaxhere e kengetares. Me pak fjale nje kenge e gjitha ne familje. Ajo qe ben cudi eshte pasioni i ri i Shpatit. Qe si nje mik i mire ka dashur me pare ta provoje tek shoqja pasionin per kompozimin.



KENGETARJA - Adelina para gjyqit

Pas nje incidenti te shume viteve me pare me kengetaren Leona Jakupi, Adelina Ismajlit iu desh serish te paraqitej ne gjykate. Por kete here ishte ne cilesine e deshmitares ne procesin gjyqesor per vrasjen e te fejuarit te saj, Triumf Riza, nje oficer policie. E veshur me te zeza, floke te mbledhur pas koke, kengetarja ka cuditur trupin gjykues me deklaraten e dhene, e cila ishte krejt e kundert nga ajo e leshuar ne prokorori dhe polici pak dite pas vrasjes se Triumfit. "Triumfi eshte njeriu i vetem i rruzullit tokesor qe me ka perkrahur dhe ma ka kthyer dinjitetin e moralin", ka thene Adelina, duke mos dashur te jape me shume detaje per lidhjen e saj me te ndjerin. Ajo i ka dedikuar atij dhe kengen me te fundit "Trimit tim", qe perfshihet ne albumin "Fenix".



IGLEZIAS - Shpeton per nje qime

Enrike Iglezias ka shpetuar paq, pasi avioni i tij qe fluturonte mbi oqeanin Atlantik u detyrua te beje nje ulje emergjente. Pop stari spanjoll, 33 vjec, i nisur ne nje tur promocional neper Europe per albumin e tij te fundit, ka pare t'i kaloje jeta para sysh, kur avioni me te cilin udhetonte nga Amerika pati probleme me nje nga motorret dhe u desh te bente nje ulje te detyruar ne aeroportin "Luton", afer Londres. Menaxheri i kengetarit beri te ditur se askush nuk ishte plagosur, kjo fale dhe zotesise se piloteve qe bene nje ulje te sigurte.



STILI - Shperthim....sensualiteti

Nje sfide me dekolte. Dhe cfare dekoltesh se! Nga kengetaret Kristina Aguilera e Xhesika Simpson, tek aktorja Liz Harlej, duke kaluar tek ish Spice girl, Melani B, te shfaqet nje shperthim i vertete formash, qe i lene fare pak vend imagjinates. Te ndihmuara nga recipetat push-up, buste te puthitura pas trupit dhe ne ndonje rast edhe nga bisturia, keto bukuroshe jane vene ne gare per te shfaqur ballkonin me bombastik. Fituesja? Eshte e gjitha ceshtje shijesh!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kasata.albanianforum.net
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel
dreqja


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

Ne pergjim te vipave Empty
MesazhTitulli: Re: Ne pergjim te vipave   Ne pergjim te vipave Icon_minitime14th May 2009, 5:34 am

VESA - Reklame ekstra

Me aq sa thone, Vesa Luma nuk i ka punet fort mire me shitjet e albumit te saj te ri. CD-ja nuk ka ecur sipas parashikimeve. Mbase mungesa e publicitetit apo shumesia e titujve ne tregun muzikor... ku i dihet. Por, Vesa nuk ka nder mend te dorezohet. Si zgjidhje ka gjetur realizimin e nje spoti, protagoniste e te cilit do te jete vete ajo. Po punon me te dhe se shpejti pritet shfaqja e tij ne te gjitha ekranet. Keshtu, sic ka thene vete Vesa, me nje rruge ben dy pune: Promovon albumin dhe i hap rruge vetes per te hyre ne axhenden e kengetareve qe ftohen neper koncerte anembane trojeve shqiptare. Te shohim a do te funksionoje...

KADARE - Cmimi italian

"Vajza e Agamemnonit" i ka dhuruar nje tjeter cmim letrar shkrimtarit Ismail Kadare. Kete here ne Peskara, ku cdo vere zhvillohet nje manifestim i madh kulturor. Alberto Arbasino, Ismail Kadare e Alice Munro ishin fituesit e edicionit te 35-te te cmimit nderkombetar "Flaiano" per narracionin, te shpallur fundjaven e shkuar. Alberto Arbasioni eshte fitues me romanin "Inxhinieri ne blu", Kadare me "Vajzen e Agamemnonit", ndersa kanadezi Munro me "Pamja nga Castle Rock", qe eshte edhe lamtumira e tij per letersine. Sipas gazetes on-line "Prima da noi", keto tri vepra konkurrojne serish ne nje faze tjeter per cmimin "Superflaiano" qe shpallet mbremjen e 6 korrikut. Aty do te jete edhe Kadare.

IRSA - Nuk puthem

Edhe per disa jave eshte "Miss Shqiperia" ne fuqi; prezantoi se bashku me Olti Xhezon "Netet e klipit shqiptar" dhe sapo ka mbyllur xhirimet per filmin e regjisorit Gjergj Xhuvani, ku kishte rolin e nje vajze te re qe dashurohet me nje ciklist. Me pak fjale, kohe te mbara per Irsa Demnerin, qe ashtu si rastesisht e arriti edhe nje rol ne kinematografi. Por a do te donte Irsa te kishte edhe nje rol te dyte, me nje tjeter regjisor? Sigurisht qe po. Por me nje kusht ama. "Varet nga kriteret e tij. Te papranueshme per mua, do te ishin kontaktet fizike, ketu perfshihet dhe puthja", ka thene bukuroshja. Me pak fjale do te donte te kishte edhe role te tjera... por vetem te "ndershme".

ELVANA - Xhirime ne Vlore

Titullin nuk ia ka gjetur ende, por ama gjithcka tjeter eshte gati: Elvana Gjata eshte gati per promovimin e radhes. Nje kenge te re qe i vjen per shtat stines se nxehte. Nje kompozim i bashkepunetorit te saj te perhershem Flor Mumajesi. Te dy se bashku fillimjaven e shkuar e kane kaluar se bashku ne Vlore. Kane realizuar edhe xhirimet e fundit per klipin e kenges se re te Elvanes dhe keto dite po mbyllin montazhin per t'u bere gati per ekranet muzikore. Ende nuk dihet se cfare rryme ka zgjedhur kesaj here Flori, por ama ata qe e kane degjuar kengen thone se eshte vertete e bukur, kandidate per hitin e kesaj vere.

DIAZ - U zbulua

Llafet filluan te dalin qe ne muajin mars, por pergenjeshtimi i shpejte u duke sikur i vuri fre gojeve te liga. Por ja qe e verteta nuk vonoi: Cameron Diaz dhe P. Diddy jane shfaqur se bashku dhe me aq sa thone deshmitaret sjellja e tyre nuk le shteg per te besuar se jane vetem miq. Cifti eshte prezantuar ne koncertin e Prince dhe kane qendruar edhe ne festen e postkoncertit. Sipas nje burimi te "New Daily News", "Diaz e Diddy kane dale ne publik te kapur per dore madje Cameron edhe e ka ushqyer si femije me puding mikun e saj". Ta kete gjetur valle aktorja shpirtin binjak? Qe kur u nda nga Timberlake, ylli hollivudian nuk ka gjetur paqe...

AGUILERA - Mama shperthyese

Kush besonte se Christina Aguilera do te shnderrohej ne nje femer kocke e lekure edhe pas lindjes, gabohej rende. Pop-stari, e cila prej pese muajsh eshte nena e Max Liron, nuk po jep shenja qe ka nder mend te shfryhet: Thene ndryshe, gjoksi i saj nuk po jep shenja se ka nder mend te zbrese ne permasat e meparshme. Cka i ka nxitur gojet e liga te thone se ketu behet fjale per nje nderhyrje estetike. Por c'rendesi ka? Me apo pa bisturi, duket se per format e reja te Kristines me i lumturi eshte bashkeshorti i saj, Jordan Bratman. Prandaj rrofshin permasat shperthyese!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kasata.albanianforum.net
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel
dreqja


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

Ne pergjim te vipave Empty
MesazhTitulli: Re: Ne pergjim te vipave   Ne pergjim te vipave Icon_minitime14th May 2009, 5:34 am

KENGETARJA - Adelina e para

Ka vetem dhjete dite qe kenga e saj eshte postuar ne sitin me te klikuar YouTube. Megjithate edhe kaq kane mjaftuar qe Adelina Ismajli te renditet nder kengetaret shqiptare me te preferuara te momentit. Kenga e saj e re, kushtuar te dashurit te vrare, me titull “Trimit tim” ka terhequr vemendjen e naviguesve ne internet, duke i lene pas kengetaret e tjere qe “konkurojne” me njeri-tjetrin prej tre muajsh. Keshtu klipi i Adelines deri tani renditet me i shikuari me rreth 47 mije vizitore dhe nga pas ndiqet nga Shpat Kasapi, Etno Engjujt, Ardian Gaxha e te tjere.

Mihrija - Ne gare me te rinjte

Ka kaluar shume kohe qe nga konkurimi i fundit ne nje festival shqiptar. Mbase sepse per Mihrije Brahen edhe interesi per festivalet e kenges dhe debatet qe ndjellin me pas nuk eshte me aq i madh. Por kjo duket se nuk vlen kur behet fjale per nje festival modern e dedikuar te rinjeve sic eshte Top Fest. Ne kete edicion te peste kengetarja bionde ka interpretuar ne skene e veshur e gjitha me lekure te zeze. Dhe me e bukura eshte se pavaresisht moshes se saj dhe karakterit te vete festivalit, Mihrija ka rezultuar te jete nje nga kengetaret qe ka performuar mw bukur. Arsyeja mund te jete edhe sepse deri tani, pak emra te njohur apo te preferuar nga te rinjte jane ngjitur ne skenen e Top Fest. Shumica jane krejt te panjohur.

TEATRI - Ata ishin kater

Projektreforma e hartuar ne Ministrine e Kultures ka mberritur edhe ne zyrat e Teatrit Kombetar. Pervec pikave ku flitet per bordin, drejtorin dhe perzgjedhjen e shfaqjeve ne listen e reformave eshte perfshire edhe stafi i aktoreve te perhershem ne TK. Dhe a e dini se cili eshte propozimi i ministrise: Trupa duhet reduktuar, duhet punuar me kontrata. Nga 32 aktore me rroge qe ka teatri, duhet te mbeten vetem 28! A thua se keta te katert jane pengesa kryesore per suksesin e perfolur te skenes me te madhe te fjales artistike. Mendoni pastaj sa ne “dileme” do te jete Kristaq Skrami! Megjithate kjo ende nuk eshte perfundimtare. Artistet nga ana e tyre kane bere gati ankesat dhe i kane cuar ne ministri. Pritet reagimi. Me pak fjale, seriali vazhdon.

TE TJERAT - Pas aventures se nje nate…

Monica Lewinsky eshte ndoshta me e perfolura e kategorise “te tjerat”. E kemi fjalen per klasifikimin e dashnoreve apo aventurat e nje nate te VIP-ve. Cfare ka ndodhur me ato qe per jave e jave zune faqet e gazetave te te gjithe botes? Monika Lewinsky pas historise me ish-presidentin Klinton jeton ne Portland, Oregon, ku merret me marketing. Pastaj eshte Rebecca Loos, ish-asistente dhe ish dashnorja e David Beckham. Ajo perfitoi nga fama e papritur per t’u bere personazh televiziv. Tani po merret me muzike dhe ka hedhur ne treg nje kenge. Divine Brown, prostituta qe u kap me aktorin Hugh Grant ne 1995 u be e pasur fale hedhjes ne treg te kujtimeve te saj, nderkohe qe eshte bere pjese e botes se spektaklit. Ja pra qe edhe aventura e nje nate mund te sherbeje!



CLOONEY - Jo pediater, por kumbar

Ndersa George Clooney pergenjeshtron zerat e rikthimit ne “urgjencen” me te famshme te botes “ER”, Nicole Kidman e ka zgjedhur “pediatrin” seksi per nje rol vertete te rendesishem. Ylli hollivudian, qe ne qershor pret te linde femijen e pare biologjik, i ka kerkuar kolegut te saj, te behet kumbari i femijes. Nicole, e martuar me kengetarin Keith Urban, po merret qe tani me detajet e pagezimit te vogelushit qe pritet te dale ne drite. Ajo ka menduar se George eshte njeriu perfekt per rolin e kumbarit, nje pergjegjesi jo fort e vogel per nje njeri si ai qe duket se ka alergji nga femijet. Por, dihet, femijet e te tjereve jane gjithnje te mire. Prandaj Clooney e ka mirepritur kerkesen e Kidman. Tek e fundit kumbari do te jete…

MADONA - Nuk po ndahet

Dukej te ishte nje lajm i vertete: Madona dhe bashkeshorti i saj Guy Ritchie ne prag te divorcit. Sipas disa tabloideve, cifi i martuar ne vitin 2000 jetonte ne dhoma te vecanta, po bente gati letrat e divorcit dhe kengetarja pergatitej te kthehej ne SHBA. Por ja qe e verteta qendron ndryshe. E ka thene zedhenesja i popstarit, Liz Reosenberg. “Kam kenaqesine te konfirmoj se cifi vazhdon te jetoje i lumtur, edhe pse kohet e fundit kane qene ne vende te ndryshme: Guy i impenjuar ne Angli, ndersa Madona ne SHBA. Familja eshte ribashkuar ne Londer”. Thashethemet dolen pas shfaqjes se Madones ne disa evente e vetme. Mungese e pajustifikueshme? Me sa duket, jo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kasata.albanianforum.net
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel
dreqja


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

Ne pergjim te vipave Empty
MesazhTitulli: Re: Ne pergjim te vipave   Ne pergjim te vipave Icon_minitime14th May 2009, 5:34 am

Parfum skandali - I kujt eshte?

Gjithnje ka aluduar ne sferen sensuale, edhe ne terma te drejteperdrejte. Por kesaj here stilisti Tom Ford ka rrezikuar realisht: Fushata e re publicitare per parfumin e krijuar prej tij per meshkujt (foto lart) nuk eshte censuruar. Ne foto shishja e parfumit eshte vendosur ne lartesine e pubisit, mes kembeve te nje gruaje. Fotografi Terry Richardson (i njohur per shkrepje te tilla), i ka lene fare pak vend imagjinates. Po te kujt jane ato kembe? Nga shoqeria Ford eshte dhene urdher te mbahet i fshehte identiteti i saj, edhe pse zera insistues thone se behet fjale per aktoren Josie Maran (majtas).

PETRI BOZO - “Netet” ne start

Festat e fundvitit nuk ia kane dhene mundesine e pushimeve te gjata producentit Petri Bozo. Keto dite ai eshte pare lart e poshte neper Tirane ne kerkim sallash dhe kengetaresh. Ne fillim u fol se Petri kishte nje spektakel te ri ne dore. Por nuk vonoi qe e verteta te zbulohej. Nuk behej fjale as per konkurs bukurie e as per ndonje mbremje gala dedikuar nje date te shenuar. Shkurti eshte muaji i “Neteve te klipit shqiptar” dhe Petri thjesht po mblidhte materialet. Per te sjelle ne fund klipin me te mire te ketij viti.

GERTA - Po largohem

Ajo vete ende nuk ka pranuar asgje. As qe do rikthehet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes e as se do te qendroje ne Tirane. Megjithate kjo nuk e ka shpetuar nga thashethemet. Me as sa thuhet Gerta Heta nuk e ka pranuar oferten e dyte te News 24 per te drejtuar edicionin e radhes se “Kafazit te arte”. Sepse ka nder mend te shkoje ne Amerike per t’u marre me dokumentet. Koha e qendrimit ne Shqiperi ka zgjatur disi keshtu qe Gertes i duhet te shkoje per disa kohe ne token e premtuar. Pastaj zerat shtojne se ka ne plan edhe nje kenge te re te cilen do ta realizoje atje. Prandaj per disa muaj nuk do ta shohim ne televizion. Te jete e vertete? Kete mund ta thote vetem Gerta.

KENGETARJA - Zanfina ne sulm

Albumi i saj i fundit “Nje puthje” eshte quajtur plotesisht i suksesshem. Kenga “As i fundit, as i pari” ka qendruar gjate neper ekranet muzikore, ndersa anketat thone se eshte nder me te klikuarat ne internet. Cka nenkupton se kjo mund te jete nje arsye e mire pse Zanfina Ismajli per nje vit te tere nuk ka sjelle asgje te re: As kenge e as klip. Por jo edhe per shume kohe ama. Lajmet e fundit qe qarkullojne per kengetaren kosovare thone se Zanfina eshte hedhur ne sulm perseri. Keto dite gjendet ne Shkup dhe pergatitet per bumin e radhes. Nje kenge te re dhe nje videoklip. Te nxehte sigurisht, sic kane qene te gjitha klipet e Zanfines.

KENGA - Shpati prezanton

Ne Tirane, zerat per lidhjen e Shpat Kasapit me Rovena Stefen mund te quhen thashethemet me te dashura per momentin. Faqet roze nuk bejne tjeter vecse aludojne per nje histori dashurie mes tyre. Por duket se kjo nuk e shqeteson aspak kengetarin qe si emrin, edhe mbiemrin i ka shume luftarake. Ndersa Rovena eshte pare pas ose aspak neper Tirane, Shpati fundjaven e shkuar ka prezantuar ne Shkup kengen e tij te re. Ne nje ambjent festiv me te ftuar VIP ai ka hedhur ne qarkullim kengen e radhes. Lidhja me Rovenen? Nese eshte e vertete, Shpatit i ka sjelle vetem mbaresi.

JOLIE - Shtatzene perseri?

Barku i rrumbullakosur eshte transferuar ne Hollivud: Nicole Kidman eshte shtatzene, Halle Berry-t po i rritet barku, Jessica Alba se shpejti do te behet nene. Lista me emra te famshem eshte vertete e gjate dhe shume shpejt do te shtohet me emra te rinj… Angelina Jolie pas lindjes se vogelushes Shiloh Nouvel ka vendosur te beje edhe nje femije tjeter biologjik me Brad Pitt. Aktorja eshte kaq e vendosur sa i eshte nenshtruar kontrolleve per te percaktuar ditet me te pershtatshme per te mbetur shtatzane. “Ajo nuk do te jete e disponueshme per te promovuar filmin e ri gjate atyre diteve”, ka thene nje burim i afert. “Eshte kaq e perqendruar ne kete objektiv sa nuk eshte cudi qe t’a arrije keto dite”. Shume urime per Angie.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kasata.albanianforum.net
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel
dreqja


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

Ne pergjim te vipave Empty
MesazhTitulli: Re: Ne pergjim te vipave   Ne pergjim te vipave Icon_minitime14th May 2009, 5:35 am

MARIZA - Single, por me kenge te re

Edhe pse ne jeten private punet nuk po i shkojne dhe aq mire, ne ate profesionale Mariza Ikonomi nuk le asnje minute t’i shkoje dem. Duket se koha e bollshme e lire qe i lejon jeta vetmitare e kengetares, i ka dhene asaj mundesite te realizoje se fundmi ne Kosove nje kenge te re, qe e ka rikthyer serish ne qender te vemendjes. Dhe jo vetem per performancen elegante ne klipin “Afer”, por edhe per synimet e reja qe Mariza i ka vene vetes. Pasi ka xhiruar perkrah nje aktori amerikan klipin e ri, Mariza eshte shprehur se sfida e saj e fundit eshte… aktrimi. Pa treguar asgje nga projektet qe do ta shtyjne drejt kinematografise, vajza e festivaleve ka rrefyer se pavaresisht diplomes qe ka marre ne Akademine e Artit per kanto, ajo ka nder mend ta provoje, pse jo, edhe filmin.

BALLAFAQIMI - Pafajesia e Inisit

Eshte perplasur serish me dyert e prokurorise vajza e njohur e spektakleve, Inis Gjoni. Kete here ballafaqimi i radhes ka qene per te sqaruar denoncimin e bere nga policia ne adrese te saj per falsifikim te dokumentave te gjendjes civile. Serish ne shoqerine e avokatit, bukuroshja seksi ka hedhur poshte akuzat duke thene se ndryshimi i datelindjes ne certifikate eshte thjesht nje gabim njerezor. Cka duket se nuk ia ka mbushur edhe aq mendjen uniformave blu, te cilat e kane lene ende te hapur ceshtjen e saj. E bashke me te edhe kohen e mbrapshte te Inisit, te cilen “andrallat” me policine nuk po i lene shume kohe te merret me veten. Dhe as me nje projekt qe paralajmeroi se do ta rikthente serish ne ekran. Te pakten deri kur ajo te shpallet e pafajshme.

MISSI - Spektakli ne rrezik

Edhe pse kjo duhej te ishte koha e pergatitjeve te medha te “Miss dhe Mister Albania 2006”, ende nuk duket asgje e re nga fronti i spektaklit, qe prej 14 vitesh identifikohet me emrin e producentes Vera Grabocka. Pas zevendesimit te missit zyrtar, Suada Sherifi, me Eralda Hitajn ne “Miss Univers”, dhe deklarates se Fadil Berishes se ka marre te drejten e organizimit te nje spektakli te ri bukurie ne Tirane, duket se tradita e miss-it te Grabockes ka filluar te harrohet. Mbase zerat e pak koheve me pare per mosrespektim nga ana e regjisores se rregullave te organizatoreve te spektaklit boteror dhe nje rivaliteti mes Veres dhe Berishes, kane qene jo fort te rreme. Sepse efekti i tyre ka filluar te ndihet nderkohe. Dhe i pari eshte ai i mungeses se “Miss”-it te radhes.

AKTORJA - Endrra e Diaz

E kush ka thene qe yjet e Hollivudit, kur shikohen ne pasqyre nuk ankohen per format e tyre? Ngado qe te kete dale ky perfundim, duket se eshte plotesisht i gabuar. Sepse Cameron Diaz se fundi ka deklaruar se edhe gruaja me e bukur e botes enderron te kete nje trup te ndryshem nga ai qe ka. Thene ndryshe, nuk mbetet kurre e kenaqur. Madje edhe vete aktorja duket se ka pishmanet e veta. Diaz eshte shprehur se do te donte te kishte nje fizik te formuar si ai i Beyonce Knoeles, Mariah Carey dhe Jennifer Lopez. “Do te doja te kisha nje trup te mbushur dhe me forma, por edhe te mbrapme te bollshme. Por per fat te keq nuk i kam”, eshte shprehur ajo. Nje deklarate qe i ka lene jo pak te cuditur fanset e saj, perderisa Cameron eshte vleresuar keto kohe pikerisht per trupin gjithmone ne forme.

POP-STARI - Britney drejt divorcit

Duket pothuajse nje lajm zyrtar, pas shume thashethemeve dhe dy femijeve qe linden brenda nje kohe te shkurter: Britney Spears dhe Kevin Federline kane vendosur te divorcohen. Arsyeja? Mosperputhje karakteri… Pop-stari e ka paraqitur kerkesen per ndarje keto dite (duke kerkuar kujdestarine e femijeve) ne gjykaten e Los Angeles-it. Dhe e vetmja gje qe ka mbetur te sqarohet ne kete moment, eshte rreziku i humbjes se nje pjese te pasurise se saj. Megjithate sipas burimeve jozyrtare, humbjet e Britney-t duhet te jene te vogla, pasi cifti ka nenshkruar nje kontrate paramartesore qe e ka zgjidhur paraprakisht ceshtjen e financave. Cka do te thote se edhe koha e arte e Federline, me festa dhe udhetime luksoze ka marre fund.

TURI - Rikthehet Minogue

I ka dhene fund heshtjes artistike pop-stari Kylie Minogue. Ajo ka nisur vetem pak dite me pare turin e paralajmeruar ne Australi, prej nga do te vazhdoje serialin e koncerteve te lene ne mes nje vit me pare te shkak te kancerit ne gji, qe iu shfaq krejt papritur. “Eshte emocionues rikthimi ne shtepi. Kisha shume kohe qe e prisja kete dite”, ka thene kengetarja. Nderkaq udhetimi i 38-vjecares qe mundi “semundjen e keqe” pas Krishtlindjeve, do te vazhdoje ne Angli, ku per 6 nete me radhe do te jete mbreteresha e Wembey Arena.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kasata.albanianforum.net
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel
dreqja


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

Ne pergjim te vipave Empty
MesazhTitulli: Re: Ne pergjim te vipave   Ne pergjim te vipave Icon_minitime14th May 2009, 5:35 am

INVA - Se bashku me Bocelin

I ka kapercyer serish kufijte e Evropes sopranoja shqiptare Inva Mula. Pas nje qendrimi me te gjate se zakonisht ne Shqiperi, ku prezantoi albumin e pare qe mbante firmen e saj me jare shkodrane, Inva ka rinisur serish aktivitetin e zakonshem. Qe kete here e ka “hedhur” ne Shen Peterburgun e larget. Jo per te qene nje nga personazhet e operave ku sopranoja interpreton ngahera, por per te kenduar perkrah Andrea Bocelit nje nga hitet e kengetarit italian “Con te Partiro”. Dhe si here e pare e Bocelit ne Rusi, ky duet me sopranon shqiptare ka qene nje prezantim vertete i mbare. Sepse turma prej 100 mije njerezish, te mbledhur ne shesh nuk i ka shpetuar ekzaltimit, qe vetem tinguj dhe emra te tille te muzikes mund te shkaktojne.

KENGETARJA - Jonida ne gjyq

Gazetareve te kronikes se zeze nuk u ka shpetuar keto dite nje lajm i pazakonshem qe ka dale nga Gjykata e Tiranes. Kengetarja Jonida Maliqi sapo ka nisur nje proces gjyqesor. Por mos u nxitoni te mendoni te pamunduren. Artistja e lakmuar dhe jo pak e perfolur keto kohe, nuk ka asnje arsye personale. Madje nuk behet fjale as te kete shkelur ndonje ligj. Thjesht i eshte drejtuar gjykates per te kerkuar te drejten e saj, sepse nje nga bankat private qe operon ne Tirane ka perdorur pa leje imazhin e saj. Dhe Jonida pasi eshte perpjekur te sqarohet vete me drejtuesit e bankes dhe nuk ka gjetur mirekuptimin e duhur, eshte detyruar ta kerkoje te drejten tek ligji. Sepse ne fund te fundit, te gjithe duhet ta kuptojne se tanime koha e perdorimit te emrit apo imazhit pa leje, ka marre fund. Perndryshe… te pret gjykata.

VIDEOKLIPI - serish Rovena

Duket se heshtjes artistike gati 5-vjecare te Rovena Dilos, i ka ardhur fundi seriozisht. Sepse ajo qe eshte paralajmeruar disa muaj me pare do te ndodhe pas pak ditesh. Para se te promovoje albumin e ri, Rovena ka vendosur te beje nje prove te pare ne ekranet muzikore shqiptare. Keto dite ajo do te prezantoje nje klip te ri qe sapo e ka perfunduar se xhiruari ne Itali. Keshtu artistja qe prej vitesh i eshte perkushtuar plotesisht biznesit, do t’i hape vetes rrugen qe kete fund muaji te promovoje kenget e reja, qe do ta risjellin serish ne qender te vemendjes. Dhe nese kihet parasysh lajmi qe thote se gjithcka eshte realizuar ne studio profesioniste ne vendin fqinj, ky duket se do te jete nje rikthim vertete i forte i Rovenes.

WHITNEY - Me ne forme se kurre

Shumekush ka folur per fundin fatkeq te Whitney Houston shkurtin e shkuar, kur ne te gjithe boten qarkulluan fotot skandaloze te kengetares, ne te cilat shfaqej e rrenuar nga efekti i droges dhe alkolit. Parashikimet ogurzeza u forcuan edhe pak dite me pare pas lajmit zyrtar qe njoftonte divorcin e saj nga bashkeshorti Bobby Brown. Por nese mendoni se me kaq historia e nje pop-stari u mbyll, e keni gabim. Fundjaven e shkuar, Whitney eshte shfaqur ne nje darke bamiresie ashtu sic nuk e priste askush… ne formen e saj me te mire. Me nje fustan elegant, zbukuruar me nje pale vathe plot diamante, ne darken e shtruar ne Beverly Hills ajo i ka lene te gjithe te shokuar. Dhe duke pasur parasysh se pamja e jashtme nuk genjen, mund te thuhet qe Whitney me ne fund rilindi.

MODELJA - Kate Moss drejt altarit

Kishte kohe qe peshperitej nen ze se Kate Moss dhe Pete Doherty po shkojne drejt marteses. Por, qe prej fundjaves se shkuar, lajmi qe qarkullon neper kronikat roze te te gjithe botes, nuk ka pse te shkruhet me me frike. Sepse cifti i perfolur e ka dhene vete konfirmimin final. Ne nje ballo me maska ne Londer, top-modelja ka pranuar se i eshte pergjigjur me “po” kerkeses se Pete-s per tu lidhur pergjithmone. Dhe duket se deshira e saj per te perfunduar ne altar eshte vertete e madhe, perderisa gjate gjithe mbremjes Kate nuk ka bere tjeter vecse u eshte afruar te ftuarve, jo per t’i pershendetur, por thjesht per t’iu treguar unazen me diamant, dhurate per fejese e bashkeshortit te saj te ardhshem.

Biresimi - Nje bebe indiane per Jolie

Fluturimi i fundit i Angelina Jolie drejt Indise, ku ka nisur xhirimet e filmit te ri “Mighty Heart”, nuk ka mbetur ka rene pre e thashethemeve te gazetave me ne ze te modes. Sepse gjendja e saj jo e mire shendetesore ne sheshin e xhirimeve ka shtuar dyshimet se aktorja eshte serish shtatzane. Por edhe pse lajmi nuk eshte bere zyrtar, kronikat roze kane shtuar se edhe nese ajo nuk eshte ne pritje te nje femije tjeter, Jolie do te behet gjithsesi mama. Ylli i Hollivudit ka shprehur deshiren te adoptoje nje femije tjeter qe kete here do te jete… indian. Pas djalit Maddox nga Kamboxhia dhe Zaharas afrikane, ky i fudnit duket se do ta shtoje ashtu sic duhet harmonine familjare te ciftit te njohur!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kasata.albanianforum.net
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel
dreqja


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

Ne pergjim te vipave Empty
MesazhTitulli: Re: Ne pergjim te vipave   Ne pergjim te vipave Icon_minitime14th May 2009, 5:36 am

tjeter mendim. Sipas presidentit te Festivalit Xhevdet Ferri, prodhimi me i fundit shqiptar eshte financuar nga QKK, dhe kjo do te thote qe nuk ka asnje pengese ligjore qe “Gjoleka…” te jete konkurent, me apo pa deshiren e Anagnostit.

MISS GLOBE - Bukuroshet ne Tirane

Monotonia e perditshme e metropolit shqiptar eshte prishur jo pak javen qe shkoi. 43 bukuroshe nga e gjitha bota te mberritura ne Shqiperi per konkursin e madh “Miss Globe International” kane zbarkuar ne kryeqytet per te vizituar disa nga pikat me te rendesishme te tij. Dhe pasi kane marre nje leskion interesant ne Universitetin “Ufo”, pasi kane vizituar Teatrin Kombetar dhe kane asistuar ne provat e shfaqjes se fundit “Drejt perendimit” qe pritet te vihet ne skene, me te bukurat e Globit jane drejtuar ne Muzeun Kombetar per t’u njohur me historine e vendit tone. Por ketu vizita ka deshtuar. Sepse punonjesit, “per fat te keq” kane pasur diten e tyre te pushimit. Dhe nuk kane pranuar ta thyejne rregullin as per te tille vizitore te vecante.

KLIPI - Anxhela i rikthehet ekranit

Anxhela Peristeri ka vendosur te mos mungoje me per nje kohe te gjate ne ekranet muzikore. Pas nje performance jo pak te suksesshme me klipin “Genjeshtra dashurie”, biondja e konkurseve te bukurise nuk ka humbur kohe te realizoje nje tjeter kenge te re. Vetem se kete here ajo nuk do te jete vetem. Rikthimin ne ekran Anxhela do ta beje se bashku me liderin e grupit shqiptar “No trust”, Cani. Si gjithmone, besnike e baladave, korcarja do t’i kendoje serish dashurise me titullin e ri “Mos me harro”. Elegante si gjithmone, edhe ne klipin e ri qe do te shfaqet se shpejti, Anxhela premton te vije edhe me tunduese sa me pare.

KENGETARJA - Lopez do femije

Jennifer Lopez eshte padyshim nje grua e suksesshme: Kengetare, aktore dhe stiliste. Nje yll qe ka ditur te ece ashtu sic duhet ne jete. Vetem se puna nuk eshte gjithcka. Bukuroshja J.Lo enderron te krijoje familje se bashku me bashkeshortin Marc Anthony. Pop-stari ka deklaruar se deshiron te kete femije dhe per kete arsye i eshte nenshtruar trajtimeve mjeksore ne menyre qe te mbetet shtatzane. “Jennifer deshiron te kete dy femije, dhe meqe nuk do te prese me gjate ajo po trajtohet ne kliniken Cedar-Sinai ne Los Angeles”, ka deklaruar nje nga mjeket qe po kujdeset per te. Cka do te thote se shume shpejt edhe J.Lo do ti shtohet listes se VIPA-ve qe jane bere nena ne Hollivud.

SFILATA - Nje bikini 75 mije euro

Si mund te fitohen 75 mije euro vetem duke veshur tre pale bikini? Shume thjeshte: Mjafton te kesh fizikun e mrekullueshem te Gisele Bundchen. Mbreteresha e pasarelave ka sfiluar per nje marke te njohur veshjesh braziliane duke marre si shperblim nje shume te majme parash. Nje shifer per te cilen nje modele normale do ta kishte te veshtire, per te mos thene te pamundur ta fitonte. Por kur behet fjale per top-modelen Gisele asgje nuk eshte e pamundur. “Nuk me duket se i kam nxjerre ne pah te gjitha pjeset e trupit tim”, eshte shprehur ajo. Megjithate e zhveshur ose jo, bukuroshja me origjine braziliane duket se mbetet e suksesshme po njesoj.

AKTORJA - Dyshimet e Holmes

Vetem pak dite me pare zedhenesi i Tom Cruise dhe Katie Holmes deklaroi se cifti do te martohet kete vjeshte. Por dy divat e kinemase duket se nuk duan te heqin dore nga surprizat. Pas nje periudhe reflektimi te Cruise, vonesat e shkaktuara nga hartimi i kontrates martesore jane zgjatur edhe nga dyshimet e Katie Holmes. Sipas gazetes “Mirror”, aktorja nuk eshte me kaq e sigurte per te thene “po”-ne e madhe para altarit. Dhe faji duket se i takon popullaritetit te Cruise. “Nuk do te kem me nje jete timen, eshte shprehur Katie, “dhe kjo me frikeson”. Me pak fjale miqte e shumte te ftuar ne ceremoni, duhet te presin edhe per pak kohe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kasata.albanianforum.net
Sponsored content





Ne pergjim te vipave Empty
MesazhTitulli: Re: Ne pergjim te vipave   Ne pergjim te vipave Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ne pergjim te vipave
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ne pergjim!
» Femijet e VIPAVE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Art dhe kultur :: Vip-
Kërce tek: