Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 Lajme nga Shqiperia

Shko poshtë 
5 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel
dreqja

Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

Lajme nga Shqiperia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 2 Icon_minitime24th November 2008, 10:25 pm

Gazeta Shqip Për ty boj pesë vjet burg(mënyrë për të ngacmuar femrat)
Qafsha për zotin (lloj betimi)
Është i bomë (është nën efektin e lëndëve narkotike)
Pompozitet (i jep rëndësi, e fryn më tepër sesa duhet, ose një person që hyn me krenari)
Kardinal (djalë, vajzë me pretendime)
Llosh (është budalla, nuk është i mençur)
Dari (shkurtimi i sharjes handar, i paaftë)
Mashtrues me patentë ndërkombëtare (shkalla sipërore e të thënurit, gënjeshtar i madh)
Haet (është i/e mirë, vajzë/ose djalë simpatik)
Trendy (është me kohën)
Tip delikat (ironi për një person që ka pretendime)
Çun me botë (djalë me mend)
Goc e lexume (vajzë që lexon libra ose e aftë)
Alabak pa klas (djalë që përpiqet të jetë në modë, por është i paedukatë dhe i paarsimuar)
Rural komplet (katundar)
Alpin (malok, verior)
Aut (nuk është i përfshirë)
Jashtë orbite (është jashtë
bisedës, ose jashtë rrjedhës)
Guci dhe Armani, Versace,D&G, (kur një i ri ose e re vishet me rroba firme)
Është çun me etapa (djalë që i di rregullat)
Dashnor i/e rregullt (që ka dy lidhje njëkohësisht, ose kur partneri është i sjellshëm)
Bashkëjeton një herë në javë (takohen rrallë)
Angazhohu në jetë (merr iniciativa i pari)
Të honkshin qentë (mallkim)
Të rraftë ngordhja (mallkim)
Gjigand (Djalë i mirë, i respektueshëm)
New entry (është e re)
Kafshatë që s’kapërdihet (për diçka që nuk të pëlqen, ose nuk mund të vazhdojë më)
Ia fut për kënaqësi (flet përçart)
Sllon, 4 fenersh, avangard, kuklla vogël, goca ime (makinë e tipit të fundit ose makinë e bukur, e madhe)
Rrangalle (makinë e vjetër me të cilën është turp të të shikojnë)
Është njish (është djalë i mirë dhe mbi të gjitha shakatar)
E papame (fantastike)
Për shkepje (për qejf, për argëtim)
Të mushme e ke (Që nuk të ndihmoj dot)
E ke hap krahun (po devijon)
Ai është: hyr, mirë ardhsh, mirë të gjetsha (që nuk merr vesh,s’ka asnjë lidhje me ambientin,nuk kupton)
Hajt se folim (mënyrë për të shmangur bisedën, për ta anashkaluar bashkëbiseduesin)
Na ka fik derën (na prishi punë)
Ai është 8 pa 10 (s’merr vesh,nuk e vret mendjen)
Ika vdek nona atij muhabeti(ka përfunduar si punë)
S korpions (modern)
Çun katalogu, djalë pasarelash (djalë në modë, që vishet bukur)
Vajzë kopertinash (vajzë simpatike, që vishetbukur)
Lekist/lekiste (shkon pas parasë)
E bën vizën sa tavolina(është përdorues i vjetër i lëndëve narkotike)
Do të shkrij komplet (lloj kërcënimi)
Pantallona deri te zemra ose deri te goja (pantallona demode që janë me bel të lartë)
Q e ka çmim i leverdishëm (kodi për të thënë se çmimi është tepër i shtrenjtë)
Zog nate (të rinj që frekuentojnë shpesh diskotekat, pub-et)
E ka muhabetin me të futme (që nuk tregohet i sinqertë)
Drazhlla (trashje)
Na u llash trapa (u mërzitëm duke pritur, duke ndenjur kot)
Kjo po kjo, Brinty Spears,(këngëtarja), (e mban veten për vajzë të bukur)
Futja vrapit (shumë kuptime, ik se na mërzite, ai është i bezdisshëm)
Genci, kallo’, e kuqe, çokollatë,miell, kërp) emra më të cilatidentifikojnë lëndët narkotike)
Toç kuklle (idiot)
Ka mërdhif (ka mbaruar komplet)
E pi cigaren me llullë, e ha cigaren fare (pi shumë cigare)
Është grup fare (është djalë,vajzë e mirë)
Goc, çun nobël (vajzë, djalë i mirë)
Andej këndej gjithandej (kur sorollatesh)
Paske dalë kabriolet (kur një femër është me rroba që e tregojnë gjysmë të zhveshur)
Lavazhier (person i rëndomtë)
Zdroms/e (ordiner/e)
E tërheq (merr substanca narkotike)
Brand new hit (e re)
Katunare luksoze (që do të bëhet moderne me doemos)
Zar (servil)
Ta çaj gojën (kërcënim)
Të thy në mes (lloj sharjeje)
Të tërheq zvarrë (mënyrë për të treguar fortësinë)
E vdes fare (kur bën diçka shpesh ose kur është specialist
në një fushë) p.sh (xhirim i rrotave të makinës)
E myt komplet (disa kuptime,e ka nderuar veten, ose është degraduar)
Rozgo (e rëndomtë)
Hajdar (shprehje për t’i thënë tjetrit që je i paaftë)
Pallosh (sharje për të thënë sa i trashë që je)
Punon (merret me punë të pista)
Më ka ik petlla/zari (jam shumë i shqetësuar)
Si 200 ( bëhet fjalë për makinën, benzi, që ka dal nga moda dhe nuk është avangard.Në këtë rast është krahasues për mashkullin. Rri si 200)
Palltek (lloj sharjeje që përdorin adoleshentët mes tyre)
Karallo (nuk është i zgjuar,është budalla)
Mos më çaj tallamandrën(mos më mërzit shumë)
Katunare prestigjioze (një vajzë e cila përpiqet të jetë në modë)
Është gabriela (një rrobë e blerë me çmim të lirë, por që pretendohet të jetë firmë e njohur)
Me haspi (gjasme)
Haspi karalloi (pusho mos fol)
Është bishë fare (femër seksi)
Goc ose çun për shpi (goc ose çun i mirë)
Ta boft zoti mar (nuk e vret mendjen)
I fus një tegel (pirje drogash)
Çun tavoline (që ka diapazon dhe di të bisedojë)
Dredhje beli (e anashkalon bisedën)
Është fibër (ka fizik të mirë)
Vari teneqen (mos i jep rëndësi)
Duam harem, hallakatje,aheng (festë)
Na zuri treni ose autobusi (na mërziti me atë lloj bisede)
Dhe produkte të tjera ushqimore(përdoret si shprehje për t’i dhënë fund një bisede të bezdisshme ose një diskutimi të gjatë)
Më fal se të fika llullën (më fal se të bezdisa e thënë me ironi)
U fiksova fare (e humba toruan)
Është për t’i fut çorapen në gojë (është për ta rrahur)
E ka kap ai/ajo (është e dashura e atij/asaj)
Ka në mend me e mor (do të fejohet, martohet, do ta marrë për grua)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kasata.albanianforum.net
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel
dreqja

Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

Lajme nga Shqiperia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 2 Icon_minitime28th November 2008, 2:02 am

Gjimnazistja ngul thiken
Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në qytetin e Korçës, kur protagonist e një plagosjeje me thikë ka qenë një nxënëse gjimnazi. Një 17-vjeçare është bërë autore e një plagosjeje me motiv grabitjen. Nxënësja e vitit të tretë, të shkollës së mesme “Themistokli Gërmenji”, në Korçë, ka plagosur me thikë një kambist. Identiteti i saj nuk është bërë i ditur nga ana e policisë për shkak të moshës, por, sipas të dhënave zyrtare, vajza me inicialet D.K., ka kryer një tentativë grabitjeje dhe plagosje me dashje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, kur vajza 17-vjeçare, pasi ka dalë nga shkolla, është drejtuar te pika e këmbimit valutor disa metra larg nga shkolla e saj. Sipas dëshmitarëve okularë, ajo i është drejtuar njërit prej kambistëve, 57-vjeçarit Tahir Mëhalla, të cilit i ka kërkuar të ndërrojë valutë në shuma të mëdha. Ajo e ka bindur kambistin që të shkojnë në shtëpinë e saj, pasi atje ajo kishte një shumë të madhe eurosh. Por, ndërsa e ka larguar nga vendi ku kryhet këmbimi valutor, në fakt, nxënësja ka shkuar në një nga lagjet e qytetit me pretendimin se banon aty dhe pasi e ka futur 57-vjeçarin në një rrugicë të parrahur mes pallateve, e ka qëlluar me thikë. Policia, që ka nisur menjëherë hetimet për këtë ngjarje të rëndë, ka bërë të ditur se D.K., ka qëlluar me thikë kambistin Tahir Mëhalla. Kjo ka ndodhur në lagjen 12, tek ish-”Vetëshërbimi”, aty ku vajza e kishte gënjyer 57-vjeçarin se kishte banesën e saj. Sapo kanë hyrë në rrugicë, gjimnazistja ka nxjerrë një thikë buke, me të cilën ka qëlluar pas shpine 57-vjeçarin dhe më pas ka tentuar t‘i marrë çantën me lekë, që ai kishte me vete. Por edhe pse i plagosur, kambisti ka rezistuar duke u mbrojtur. Kur ka hasur në rezistencën e 57-vjeçarit, vajza është mbërthyer nga paniku dhe ka tentuar të fshihet. I plagosuri ka dalë për ndihmë në rrugën kryesore dhe më pas i është drejtuar spitalit, ku dhe ka marrë mjekimin me terapi ditore pranë kirurgjisë septike. Mjekët e spitalit kanë bërë të ditur se 57-vjeçari kishte një plagë të lehtë në pjesën e kurrizit, rreth 4 centimetra dhe fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar ndjeshëm pas mjekimit. Disa minuta pas ngjarjes, policia ka kapur 17-vjeçaren e dyshuar si autore të kësaj ngjarjeje të rëndë, e cila ishte përpjekur të fshihej vetëm disa metra larg vendit të ngjarjes. Ajo ka pranuar në polici se motivi i plagosjes me thikë ishte pikërisht grabitja e parave dhe se e kishte kohë që kishte menduar planin e grabitjes. Policia ka deklaruar se ka bërë arrestimin e 17-vjeçares D.K., e cila akuzohet për tentativë grabitjeje dhe për plagosje të rëndë me dashje.
Burimi: Gazeta Shqip
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kasata.albanianforum.net
limona
Vip ne Kasata
Vip ne Kasata
limona

Female Numri i postimeve : 388
Registration date : 02/10/2008

Lajme nga Shqiperia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 2 Icon_minitime28th November 2008, 8:32 am

dreqja shkruajti:

shum filma shohin keta te rijnt shqiptar kohen e fundit se di :cocoment:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel
dreqja

Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

Lajme nga Shqiperia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 2 Icon_minitime28th November 2008, 8:33 am

esht e vertet ,ke te drejte .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kasata.albanianforum.net
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit
MISTERIOZJA

Female Numri i postimeve : 4095
Age : 35
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

Lajme nga Shqiperia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 2 Icon_minitime17th January 2009, 9:09 pm

JAN BE NJEREZIT KANIBAL FARE aaaaa
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhentil3
I keq
I keq
xhentil3

Male Numri i postimeve : 733
Location : I_KEQ
Humor : bziiiiit bziiiiiit
Registration date : 02/10/2008

Lajme nga Shqiperia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 2 Icon_minitime22nd January 2009, 7:32 am

skam koment... se di
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content

Lajme nga Shqiperia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 2 Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajme nga Shqiperia
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Lajme nga Bota
» *Pejsazhe nga Shqiperia*
» NXITONI, VOTONI SE KUSH DO FITOJ NESER, SHQIPERIA APO MILAN?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Lajme-
Kërce tek: