Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Interviste me aktore te ndryshem te skenes dhe ekranit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Interviste me aktore te ndryshem te skenes dhe ekranit Empty
MesazhTitulli: Interviste me aktore te ndryshem te skenes dhe ekranit   Interviste me aktore te ndryshem te skenes dhe ekranit Icon_minitime4th October 2008, 6:27 am

Regjisori i njohur, z.Mihal Luarasi, flet per "KJ" mbi aktivitetin e tij te dendur artistik, njohjen dhe martesen me aktoren Edi Luarasi, perplasjet e vazhdueshme me sistemin diktatorial dhe vitet e veshtira te burgut


Aktiviteti im regjisorial, oponence ndaj qeverisjeve

Pasioni per regjisuren dhe teatrin, e ka ngacmuar Mihal Luarasin qe ne vitet e para te rinise se tij. Ishte viti 1952, kur ai, ne ate kohe nje djale capken, me shume endrra dhe ideale, niset per te studiuar per regjisure teatri ne Hungari. Pikerisht Budapesti, nje qytet qe ndryshonte shume nga kryeqyteti i vendit te tij, me nje kulture te gjere dhe shume teatro, do te bente qe djaloshi nga Shqiperia, te krijonte nje lidhje te forte me regjisuren. Kjo lidhje do t'i rezistonte kohes dhe do te mbijetonte, pavaresisht nga kercenimet, presionet apo vuajtjet e viteve te burgimit. Regjisori i njohur shqiptar, tregon se si qe ne krijimet e tij te para, ishte i prirur per te vene ne dukje ato probleme te cilat preokuponin shoqerine shqiptare. Me ane te shfaqjeve te tij, ai nisi te perconte ide, qe indirekt binin ndesh me rregullat dhe linjat e shtetit te asaj kohe. Megjithate, qellimi i tij nuk ishte permbysja e pushtetit, por kerkonte qe permes punes ne teater te jepte kontributin maksimal per te permiresuar funksionimin e shtetit. Me kalimin e kohes, ai filloi te pesonte edhe tronditjet e para, te cilat i dhane te kuptoje se idealet dhe bindjet e tij per shtetin e se drejtes, kishin mbetur vetem nje iluzion. Veprat e tij, "Intrige dhe dashuri", "Dhelpra dhe rrushte", "Njollat e murrme", "Cuca e maleve" etj. si dhe festivali i 11-te, me elemente ngacmues dhe ide perparimtare per kohen, do te vinin ne levizje drejtuesit e atij sistemi, te cilet menduan se ky njeri "e kishte mbushur kupen". Firmoset urdhri i arrestit dhe regjisori Luarasi denohet me tete vjet burg. Por edhe pas daljes nga burgu, ai vazhdon te punoje ne te njejten menyre, duke stigmatizuar defektet dhe padrejtesite e qeverisjeve qe do te vinin me pas.

Mihal Luarasi flet me pasion edhe per momentet e njohjes me bashkeshorten e tij, aktoren Edi Luarasi, me te cilen jeton qe prej vitit 1958. Ata kane dy femije, nje djale dhe nje vajze, qe te dy te martuar. Djali jeton ne Rome, ndersa vajza ne Zvicer. Aktualisht, Mihali po shkruan nje liber, qe konsiston ne nje analize te detajuar te bibles, nisur nga kendveshtrimi ateist.

- Z. Luarasi, a mund t'i kujtoni kontaktet tuaja te para me boten regjisoriale?

- Qe ne moshe fare te vogel, une shkoja shpesh ne kinema dhe dalengadale, fillova te dashurohesha me filmin. Gradualisht, duke pare edhe shfaqjet e ndryshme teatrore, me lindi deshira te behesha aktor. Ne ate kohe, nuk flitej per regji apo per regjisure, sepse liceu artistik i hapur ne Tirane ne vitin 1946, nuk kishte regji, por mjeshteri atori, (qe ne ditet e sotme quhet aktrim). Ne lice studiohej gjithashtu per muzike dhe art dramatik. Ne vitin 1948, me pranuan ne liceun artistik, ku fillova te studioj per art dramatik, por pa menduar se c'do te behej me vone. Mirepo shteti filloi te ndiente mungesen e regjisoreve dhe u vendos qe te plotesohej ky boshllek, duke derguar studente jashte shtetit. Ne vitin 1952, edhe mua me dergojne per te studiuar regjisure teatri ne Hungari, gje qe e prita mjaft mire.

- Si ishin vitet e studimit ne Hungari dhe cilat jane shfaqjet e para qe keni vene ne skene?

- Kontakti i pare me boten e huaj, ishte nje "shok". Ne vinim nga nje jete e varfer dhe e mbyllur, nje jete mjaft e zbehte ne drejtim te horizontit kulturor, packa se une kisha lexuar qe ne vitet e femijerise. Por kontakti me Budapestin, ku kishte shume teatro, me dha nje goditje te forte, e cila te trondiste e te vinte perpara ankthit, se si do ta perballoje situaten. Duhej te ngrihesha ne nivelin e studenteve te tjere hungareze, te cilet ishin rritur me ate kulture dhe mentalitet. Puna ime e pare regjisoriale, ne kuptimin e mirefillte te fjales, ishte tragjedia e Shilerit "Intrige dhe dashuri", te cilen e realizova ne Teatrin Popullor ne Tirane. Ne kete shfaqje interpretuan nje sere aktoresh te njohur si Naim Frasheri, Loro Kovaci, Prokop Mima, Sander Prosi, Maria Loloreci etj. Teatri u prit mjaft mire dhe Naim Frasheri mori "cmimin e republikes". Megjithese, duhet theksuar se para kesaj shfaqjeje, une kisha vene ne skene, ne Hungari, dramen e Leon Tolstoit, "Pushteti i Erresires". Gjithcka behej ne baze te marreveshjeve qe ekzistonin ne ate kohe midis Akademise se Budapestit dhe Ministrise sone te Kultures, te cilat percaktonin qe studentet duhej te realizonin dy pune per mbrojtjen e diplomes, nje ne Shqiperi dhe nje ne Hungari.

- A mund te na e thoni se si zuri fill konflikti juaj me sistemin diktatorial?

- Ne vendin ku studiova une, kishte liri te madhe ne sensin e krijimtarise artistike. Une perjetova disa situata te rendesishme, sic ishte edhe parapergatitja e revolucionit hungarez e vitit 1956, qe ishte nje proces i gjate. Truri im absorboi gjera te ketij lloji, ndoshta edhe ne menyre te pandergjegjshme. Dalengadale, filloi te konturohej brenda meje ndjenja e lirise se individit. Edhe "Intrige dhe dashuri" eshte nje drame, brenda se ciles ekziston konflikti dhe asnjeri nga protagonistet e saj, qofte Ferdinandi dhe qofte Luiza, nuk jane te lire ne dashurine e tyre. Kjo mungese e lirise per te vendosur vete per veten e tyre dhe per te zgjedhur, i con drejt vdekjes. Keto gjera nuk ishin te konceptuara edhe aq qarte ne mendjen time, ishin thjesht ide spontane, pasi une isha i bindur ne drejtesine e vijes se shtetit tim. Ne fazen e pare te punes sime ne teater, punova me nje sere spektaklesh nga dramaturgjia vendase si "Dragoi i dragobise", "Udhe te terthorta" etj. Derisa erdhi momenti per te ndertuar nje tjeter drame, qe kishte te bente gjithashtu me temen e lirise se individit, qe eshte drama "Dhelpra dhe rrushte" apo sic i thone ndryshe, "Ezopi". Kjo drame, si dhe ajo qe permenda me lart "Intrige dhe dashuri", ishin dy momente kyce te aktivitetit tim regjisorial, qe te kryqezuara me ato qe erdhen me vone, cuan ne mospelqimin e veprave te mia nga sistemi dhe partia. Me shfaqjet e mia, une percoja ie dhe mendime qe indirekt preknin disa nga linjat e shtetit te asaj kohe. Por, une isha i bindur qe po realizoja shfaqje te mira per teatrin dhe shikuesin shqiptar dhe nuk kisha asnje qellim dashakeqes ndaj shtetit.

- C'doni te thoni me kete? Ishit dakord me idete dhe qendrimet e pushtetit te asaj kohe?

- Une vija nga lufta. Kam qene partizan qe ne moshen 14-15 vjecare dhe isha i indoktrinuar me idete e partise. Edhe sot nuk i gjykoj keto si ide negative. Vinim nga nje Shqiperi e pushtuar, nga nje Shqiperi qe ishte nen nje pushtet te huaj dhe nese Partia Komuniste e shnderroi kete lufte clirimtare te popullit ne nje revolucion social, kjo nuk ishte ne ndergjegjen e atyre partizaneve qe luftuan per clirimin e vendit. Gjithcka u transformua me vone. Gjithsesi, lufta jone por edhe ajo e organizatave qe nuk ishin ne gjirin e clirimtares, nuk mund te mohohet. Nuk mohohet as ne Itali, ku gjithashtu lufta u udhehoq nga komunistet dhe partite e tjera te djathta.

Bindjet e mia me kalimin e kohes filluan te tronditen dhe krijuan carje ne bindjen qe kisha per drejtesine e partise qe drejtonte Shqiperine ne vitet e para te pasluftes se dyte boterore.

- Si u njohet me bashkeshorten tuaj, aktoren Edi Luarasi, me te cilen jetoni qe prej vitit 1958?

- Ishte viti 1956 dhe une po kerkoja nje aktore per nje rol. Ne ate periudhe, xhiroja e mbasdites ne Tirane, ishte kthyer ne nje ritual, ku njerezit e nisnin shetitjen nga Monunemti i Ushtarit te Panjohur dhe e vazhdonin deri tek materniteti. Nje mbasdite une po shetisja me nje mikun tim aktor dhe Edi, e cila ishte gjithashtu ne xhiro, me terhoqi vemendjen. E pyeta mikun tim se cila ishte ajo vajze dhe ai me tha se quhej Edi Mirdita dhe ishte kengetare prane Estrades se Shtetit. I kerkova qe te ma prezantonte pasi kisha ndermend t'i ofroja rolin per te cilin ju fola me lart. Por Edi ishte shume capkene dhe nuk pranoi te njihej me mua, duke i thene mikut tim se nuk deshironte te merrej me teatrin. Ne ate kohe, une filloj te punoj si regjisor ne Estrade dhe duke qene se ajo ndodhej aty, u takuam dhe nisem te kontaktonim. Por t'ju them te drejten, ishte shume e veshtire pasi Edi nuk "dorezohej" lehte. Megjithate, une konstatova tek ajo talentin e aktores, per te cilin as ajo vete nuk ishte koshiente. I dhashe disa role te vogla ne Estrade, te cilat i realizoi paralelisht me punen si kengetare. Ne fund te vitit '57, une shkova ne Hungari per te marre diplomen (e cila me ishte shtyre nje vit per shkak te revolucionit hungarez), ku qendrova gjashte muaj. Sapo u ktheva nga Hungaria, ne veren e _58-es, u martuam dhe nje vit me vone, une e regjistrova Edin ne shkollen e larte per aktrim, e cila sapo ishte hapur.

- Si reaguat kur e moret vesh se bashkeshortja juaj kishte "biografi te keqe"?

- Edi kishte filluar te kendonte qe femije. Kane qene dy motra te cilat kendonin dhe qe quheshin motrat Mirdita. Ato ishin vajzat e nje koloneli te ushtrise se Zogut, qe ishte internuar per te punuar ne kenetat e Lezhes. Kur ne u martuam, meqenese une isha me biografi te mire, nuk u identifikua shume kjo gje. Megjithese ne dokumenta, spikaste gjithmone ky "defekt". Madje, une po ju them nje gje, te cilen as Edit nuk ia kam thene ndonjehere: Qe ne fillim te marteses me te, mua ma vune ne dukje se nuk kisha bere zgjedhjen e duhur. Me thane qe ajo ishte vajze e zonja dhe e mir-_or kishte kete "klecke" ne biografi dhe qe nuk ishte gje e vogel per kohen ne te cilen jetonim. Por une isha i ri, kisha jetuar disa vite jashte Shqiperise dhe nuk i kuptoja shume elementet tragjike te sistemit te asaj kohe.

- Cili ishte ai moment qe ju bindi perfundimisht per padrejtesine e pushtetit te Enver Hoxhes?

- Tronditja ime e pare qe me shkaktoi nje krisje dhe la gjurme ne ndergjegjen time ka ndodhur ne vitet _46-'47. Une isha i pranishem ne nje gjyq, ku gjykohej Shefqet Beja, nje nga anetaret e te ashtuquajturit "grupi i deputeteve". Beja nuk kishte qene komunist por deputet ne legjislaturen e pare te parlamentit shqiptar dhe bente pjese ne grupin e deputeteve, qe u perjashtuan dhe u futen ne burg, sepse donin pluralizem ne parlament, gje qe ne ate periudhe, as qe mund te mendohej. Shefqet Beja mbrohej, ndersa prokurori e sulmonte per tradhetite e tij. Ne nje moment, prokurori mori disa letra nga tryeza dhe iu drejtua Bejes: "Ti keto faje i ke pranuar. Ja ku e ke firmen tende ne leter. A eshte firma jote kjo?" "Po - i thote Beja- dhe ja pse i kam firmosur". Beri dy hapa perpara dhe ngriti pantallonat deri ne gju, duke lene te duken kembet, teresisht te gjakosura. "Me kane mbajtur - vijoi ai - dite e nate te varur per kembesh dhe prandaj jam detyruar te firmos". Ne kete kohe salla uleriti; "ne litar, ne litar". Ne te vertete, pas disa ditesh une ate e pashe te varur ne litar, disa metra pertej 17 Nentorit, ne nje zone qe quhej "Fusha e druve". Kjo ishte ajo krisja e pare, pasi une mendoja se jetoja ne nje shtet te lire, te bukur dhe te drejte. Kjo u pasua edhe nga tronditje te tjera, me te vogla dhe me te medha, por une i kaperceja gjithnje duke menduar se ishin gjera kalimtare dhe duke u perpjekur te shoh anen pozitive te tyre.

- Si u argumentua arrestimi juaj me vone?

- Une mund t'ju them se sipas logjikes se drejtuesve te atij sistemi, "e kisha mbushur kupen". Ishte si rregull qe shfaqjet perpara se te shfaqeshin, duhej t'u nenshtroheshin disa kontrolleve dhe ekzaminimeve te drejtuesve te shtetit. Me jane anuluar rreth shtate shfaqje ne provat e fundit, njera prej te cilave ishte "Njollat e murrme". Po zhvillohej festivali i vitit 1968, nje festival i madh i teatrove profesioniste, qe shfaqej me rastin e 15 vjetorit te clirimit te vendit. Shfaqja ime zuri vend te pare dhe u vleresua me cmim. Shfaqja u pa nga e gjithe byroja politike dhe u pelqye. Enver Hoxha kerkoi ta shihte shfaqjen dhe pasi e pa, e hodhi poshte. U be nje gurgule e tmerrshme, per faktin se si ishte lejuar te vihej ne skene nje shfaqje e tille. Kjo shfaqje, e cila u dha ne teatrin e Korces, vinte pas nje tjeter shfaqjeje teper te debatueshme, "Cuca e maleve", e cila u shfaq ne skenen e teatrit te Shkodres. Dhe me vone, vjen festivali i 11-te, ku une isha regjisor, qe me sa duket i bindi perfundimisht drejtuesit e atij sistemi, se une e "kisha mbushur kupen". U arrestova dhe u denova me tete vite burgim, nga te cilat, vuajta gjashte. Ndersa Edi, u denua qe te punonte si rrobaqepese per tete vjet me rradhe.

- Cilet jane pjesetaret e tjere te familjes Luarasi?

- Une kam nje djale dhe nje vajze, te cilet jetojne jashte Shqiperise. Vajza jeton ne Zvicer dhe ka nje djale 18 vjec. Ndersa djali jeton ne Rome, eshte i martuar por ende nuk ka femije.Djali eshte piktor.

- Te ndalemi pak tek shfaqja juaj e fundit, "Korbi i bardhe", qe vetem pak dite me pare, u shfaq premiere ne teatrin e Korces. Pse titullohet "Korbi i bardhe"?

- Eshte nje drame aktuale, qe merret me problemet me akute te shoqerise shqiptare, probleme qe kane te bejne me bashkepunimin e segmenteve te caktuara te politikes me krimin e organizuar. "Korbi i bardhe" eshte nje metafore qe lidhet me personazhin kryesor. Ai cili eshte nje intelektual qe behet biznesmen dhe qe do te qendroje i ndershem. Por ata qe jane te pandershem, nuk te lene as ty te jesh i tille, pasi kane frike se do t'u biesh ndesh interesave te tyre. Nje dite, ky biznesmeni gjendet i vrare ne zyren e tij dhe dy personazhe te prokurorise, nje i vjeter dhe nje i ri, kane ardhur te shqyrtojne shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Ne kohen qe prokurori i vjeter po thoshte se biznesmeni kishte qene nje njeri korrekt me shtetin dhe gjera te tjera te kesaj linje, nderhyn i riu i cili thote: "Paska qene i ndershem". Ndersa shefi i kunderpergjigjet: "Po, deri ne ate pike sa c'mund te jete i ndershem nje biznesmen", duke shtuar: "Korb te bardhe ke pare ti?" "Jo" - i pergjigjet i riu. "As une"- vijon shefi. Pra, kjo eshte kontradikta. Per ata nuk mund te ekzistonte nje biznesmen i ndershem.

- Dime qe aktualisht po merreni me nje liber. Cili eshte subjekti i tij?

- Qe i ri shkruaja poezi, te cilat edhe i kam botuar ne gazetat e kohes. Me vone kam vazhduar te shkruaj per sirtarin e tryezes time. Pra, interesat e mia i kane kapercyer kufijte e teatrit. Ne vitin 1986, kam shkruar nje studim informativ mbi biblen, per familjen time. Biblen e kisha lexuar kur studioja jashte Shqiperise, megjithese ne kohen qe fillova te shkruaj studimin, nuk kisha bibel, por hidhja ne leter ato qe mbaja mend. Ne kohen e diktatures, ishte perkthyer dhe botuar nje liber rus kunder bibles me titull, "Bibla per ata qe besojne dhe nuk besojne". Kete liber e kisha lexuar dhe kur u ula per te shkruar, mendova t'u jap femijeve te mi nje informacion sa me te sakte se c'ishte Bibla. Njerezit shpesh perdorin terma nga bibla por nuk e dijne se nga vijne ato. Bera nje studim prej 42 faqesh nga pozitat e ateistit. Aq guximtar nuk isha sa te beja nje shkrim ku te hyjnizohej bibla. Jo vetem qe nuk mund ta beja ne ate periudhe, por edhe sot, bindja ime nuk eshte e tille. Pas _90-es, iu riktheva studimit me bindjen per ta ripare edhe njehere nga fillimi. Iu futa nje studimi te thelluar te bibles, duke studiuar jo vetem biblen, por edhe autore te tjere te rendesishem qe kane folur per kete liber, apo qe e kane analizuar ate. Puna ka filluar te behet voluminoze, por duhet ende shume kohe deri ne perfundimin e tij. Libri titullohet "Bibla e shpervjele" dhe bazohet ne shenime heretike mbi biblen e shenjte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Interviste me aktore te ndryshem te skenes dhe ekranit Empty
MesazhTitulli: Re: Interviste me aktore te ndryshem te skenes dhe ekranit   Interviste me aktore te ndryshem te skenes dhe ekranit Icon_minitime4th October 2008, 6:28 am

ROLAND TREBICKA

Nuk do të bëhesha kurrë politikan.
Në skenë jam i lirë, jam Roland Trebicka!!!

Flet "Artisti i Merituar", i cili në mëngjes vesh rrobat e Nikollaq Jorganxhiut, mbasdite shndërrohet në një deputet gënjeshtar.

Është e vështirë ta gjesh një moment larg dyerve të Teatrit Kombëtar. Edhe brenda tyre, çdo minutë është e shenjtë. Prapa derës së provave, ku një dorë e kujdesshme ka shkruar "Mos trokit, këtu ka prova", dëgjohet zëri kumbues i Roland Trebickës, Artistit të Merituar të Teatrit Shqiptar. E shkëputëm një çast, për të mësuar më tepër rreth dy komedive për të cilat është duke punuar, "Karnavalet e Korçës", me regjizor Dhimitër Pecanin dhe "Më mirë nesër se pasnesër", të regjizorit Milto Kutali. Në të vërtetë nuk është shumë i lirë dhe me mirësjellje pohon se nuk ka kohë as t'i ofrosh një kafe. Ndërsa paraditet i kalon me provat për "Karnavalet e Korçës", ku një nga ëndrrat e tij të hershme ka qenë roli i Nikollaqit, mbasditeve në skenën e Teatrit Kombëtar ai luan një tjetër rol, atë të deputetit gënjeshtar. Komedia "Karnavalet e Korçës" pritet të vihet në skenë në datën 18 të këtij muaji, ndërsa "Më mirë nesër se pasnesër" ishte shfaqja që hapi edhe siparin e sezonit në Teatrin Kombëtar.

Ishte një dëshirë e juaja për t'i risjellë publikut "Karnavalet e Korçës"?
Jo, nuk mund të them që ishte krejt ideja ime. Edhe unë si aktorët e tjerë kam pasur dëshirë të luaj disa role në karrierën time dhe kam patur një fat të madh të më realizoheshin disa prej tyre, si për shembull, roli im te "Nata e 12-të", te "Revizori" i Gogolit, pavarësisht se është realizuar me vonesë dhe ishte një përshtatje. Gjithashtu kam dashur të luaj edhe Harpagonin e Molierit, që nuk më është dhënë akoma mundësia, shpresoj në të ardhmen, si dhe Nikollaqin. Natyrisht, kam luajtur te "Karnavalet e Korçës", në fillim hamallin dhe karnavalin, më pas Lonin, por dëshira ime ishte të luaja Nikollaq Jorganxhiun. Kjo ka qenë një vepër e aprovuar nga Këshilli Artistik. Para se të merrej aprovimi, kam biseduar me mikun tim, regjizorin Dhimitër Pecani, të cilin e takova pas dhjetë vjetësh dhe ai u entuziazmua, u ngacmua nga kjo, e paraqiti para këshillit dhe ja ku jemi duke bërë provat. Mendoj që një vepër siç është "Karnavalet e Korçës", e cila i përket fondit të artë dhe është një nga komeditë më brilante që kemi pasur, të rivihet në Teatrin Kombëtar është një gjë e mrekullueshme. Kështu që në radhë të parë falenderoj Dhimitër Pecanin që mori guximin për ta rivënë në skenë dhe pati kurajon të ma japë mua këtë rol. Them kurajon sepse kjo komedi është vënë në skenë para shumë vjetësh, 40 vjetësh dhe e kanë luajtur aktorë të shkëlqyer, si një nga aktorët më fantastikë të komedisë Viktor Gjoka, në teatër dhe ekran Ilia Shyti, në kinekomedi Mirush Kabashi. Unë nuk kam hyrë të bëj garë, apo të konkurroj, kam hyrë me dëshirën për të interpretuar Nikollaqin dhe të tregoj veten, ta justifikoj atë dhe besimin që regjizori kishte te unë.
Regjizori Dhimitër Pecani ka premtuar që në këtë rivënie në skenë do të bëhen ndryshime. Si do të jetë Nikollaqi?
Kjo është pjesë e platformës regjizoriale. Komedia luhet në ditët e sotme, ndërsa mentaliteti i njerëzve është po ai i viteve për të cilat flet Spiro Çomora dhe është ajo që shohim ne sot. Njerëzit kanë kravata dhe lekë nëpër xhepa, por kanë një mentalitet të vjetëruar. Dhe kjo është një e vërtetë e madhe, derisa ndodhin gjëra të çuditshme dhe absurde, kjo tregon se për këta njerëz nuk kanë rëndësi paratë, veshja, posti, vendi ku punon, por rëndësi ka mentaliteti. Këtu qëndron edhe e veçanta e rivënies së kësaj vepre në ditët e sotme. Njerëzit nuk do të shohin një veshje klasike të atyre viteve, do të shohin një veshje të sotme, do të shohin një lluks në dekor, në të gjitha, por në mendësi, në mentalitet janë po ata njerëz të viteve '30.
Ndjeheni i lodhur?
Në të vërtetë duhet të them se më ka qëlluar në një situatë të vështirë, pasi edhe roli i Nikollaqit është sa i bukur aq edhe i vështirë për t'u interpretuar dhe nga ana tjetër të dyja komeditë, "Më mirë nesër se pasnesër" dhe "Karnavalet e Korçës" po vihen paralelisht, pra paradite me njërin rol dhe mbasdite përsëri në skenë me një rol tjetër. Megjithatë kjo është puna e artistit
Jeni i njëjtë në skenë dhe në jetë?
I njëjtë jam në atë aspekt që edhe në jetë edhe në skenë jam thjesht Roland Trebicka.
Do të qeshim edhe me Nikollaqin e ndryshuar, ashtu si edhe me deputetin?
Unë nuk nisem kurrë me mendimin se një shfaqje ka sukses vetëm kur qeshet, veçanërisht kur spektatori kënaqet. Se mund të qeshësh vetëm ato dy orë, dhe sa të dalësh nga dera harrohet. Sigurisht që komedia e synon këtë, por nuk është gjithçka. Ajo që bëjmë ne është që edhe pasi kanë dalë nga salla e teatrit, njerëzit të mundohen të reflektojnë, të diskutojnë mbi atë që kanë parë.
Ndërsa në komedinë "Më mirë nesër se pasnesër", a ka ndonjë përngjasje mes rolit tuaj dhe fushatës aktuale elektorale që sapo lamë pas?
Ndoshta kjo komedi nuk ishte në programin e drejtorisë për tu vënë këtë shfaqje, por duke e parë që kjo vepër e shqipëruar dhe e përshtatur bukur nuk përkon jo vetëm për momentin për fushatën, por për jetën politike të 13 vjetëve, është më përgjithësuese nuk është vetëm për momentin, atëherë u pa e arsyeshme nga Drejtoria e Teatrit Kombëtar që ta vinte në skenë. Unë jam përpjekur që me këtë deputet të mos i vë gishtin "x" apo "y", pak a shumë me veprimet e tij, me tërë veprimtarinë e tij gjoja politike, me këtë pseudoprogresist, pseudodemokrat dhe një pseudodeputet për mua, jam përpjekur ta përgjithësoj, që secilin nga këta politikanë, deputetë, ministra pavarësisht nga ngjyra partiake, ti ngacmoj me interpretimin tim. Shumë nga ata jam i sigurtë që kanë parë plot gjëra të vetes së tyre tek ai personazh, por nuk e di se sa e kanë marrë guximin të vijnë në sallë.
Politika dhe politikanët tanë, si i shihni ju me syrin e një aktori?
Natyrisht, unë kam mendimin tim në lidhje me politikën e sotme dhe politikanët tanë, të cilin e transmetoj edhe në skenë. Unë do të ftoja të gjithë lexuesit që të shohin shfaqen dhe aty do ta gjejnë përgjigjen e kësaj pyetjeje dhe do të mund të shikojnë nëpërmjet lojës në skenë cili është mendimi im për politikën shqiptare.
Po t'u jepej mundësia do t'i përkushtoheshit politikës?
Jo, në asnjë mënyrë, sepse do të isha Roland Trebicka, një politikan i mbyllur në guackën time dhe kishte shumë rrezik t'i ngjiste vetëm një moment rolit të këtij deputeti që luaj dhe që 13 vjet do të isha andej nga fundi dhe nuk do të flisja asnjë fjalë. Kështu që është më mirë të ligjëroj dy orë në skenë, jam më i lirë.
Ngjani në ndonjë pikë me personazhin që interpretoni?
Ngjaj, siç ngjasim ne të gjithë shqiptarët, sepse ne të gjithë ngjajmë nga pak, pavarësisht se mundohemi të kritikojmë politikanët edhe ne kemi diçka të përbashkët me ta. Edhe ata që veprojmë kështu kanë gjetur terren, na kanë gjetur dhe ne.
Pse pranuat ta interpretoni këtë rol?
Pranova, sepse më pëlqejnë këto lloj veprash, që janë aktuale, e shkruar dhe e interpretuar në kornizën e komedisë, që godet me anën e humorit, pra që e ka shënjestrën diku dhe nuk është e paadresuar. Më pëlqen, sepse njerëzit kanë dëshirë të flasin për politikë dhe ta kritikojnë politikën, edhe atëherë kur ka momente që gjërat shkojnë mirë. Ne në përgjithësi jemi mësuar të kritikojmë. E dyta, më pëlqen që spektatori nëpërmjet rolit tim shikon diçka që e shikon në televizion, e lexon nëpër gazeta, kurse këtu e shikon më konkretisht, më direkt, natyrisht që të parët është ngritur në art dhe sigurisht ndoshta edhe më e zmadhuar sepse është komedi.
Cilit prej politikanëve shqiptarë mendoni se i vë gishtin kjo vepër?
Aty ka pak nga të gjithë. Nuk mund t'i vë gishtin ndonjërit. Nëse vepra do të ishte e fokusuar te një politikan nuk do të kishim arritur aty ku kemi vajtur, sepse ajo nuk ka interes të godasë vetëm një. Nëse do të ishte kështu, edhe unë do të isha munduar t'i përshtatesha edhe me mimikën, plastikën, që t'i përngjisja ndonjërit.
Cili është roli i zëdhënësit në këtë komedi?
Ai është strumbullari që vërtit gjithë skenën.
Po më i keq, kush është, zëdhënësi apo deputeti?
Më i keq është deputeti, që kërkon gënjeshtarin. Gënjeshtari mund të gënjejë sot këtu, nesër atje, për mua më i keq është ai që kërkon një gënjeshtar, aq më tepër që ka pozitën dhe pushtetin.
Të flasim pak për ju, sa kohë i kushtoni familjes?
Edhe pse jam i ngarkuar gjithmonë i kushtoj familjes kohën e nevojshme. Puna e një aktori kjo është në mëngjes në prova dhe mbasdite në skenë. Por sigurisht që më del koha t'i përkushtohem edhe familjes.
Jeni i pasur?
Sa gjithë artistët e tjerë. Ndërsa shpirtërisht kam një pasuri të madhe, për faktim që kam këtë lloj profesioni. Është pasuri sepse nëse Presidenti është President për 5 vjet, Kryeministri për disa vjet të tjera, artisti është i pasur sepse bëhet një natë Kryeministër, një natë President, një natë hajdut dhe një natë bëhet shumë i ndershëm, çdo natë bëhet dhe intrepreton një rol tjetër. Kjo është pasuria ime.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Interviste me aktore te ndryshem te skenes dhe ekranit Empty
MesazhTitulli: Re: Interviste me aktore te ndryshem te skenes dhe ekranit   Interviste me aktore te ndryshem te skenes dhe ekranit Icon_minitime4th October 2008, 6:28 am

Yllka Mujo

Ju tregoj Yllken

Yllka Mujo rrefen intrigat dhe dashurite qe e ndoqen qe nga koha e Luiza Milerit. Kapercimin e viteve te veshtira. Emigrimin dhe rinisjen nga fillimi per te siguruar vendin e humbur te punes. Miqte e paket dhe triumfi me i fundit: nje stine premierash me emrin e saj


Teksa te fundit spektatore zbrazin kolltuket e teatrit, Yllka Mujo ngjit e qete shkallet e brendshme te pas-skenes, qe te shpien ne dhomen e grimit. Fshin shpejt e shpejt makiazhin dhe pa bere asnje koment, me nje naten e mire kolegeve, niset drejt shtepise. Me nje fytyre tejet te paqte, sikur para pak minutave te mos kete qene e perfshire ne nje vorbull aq te madhe emocionesh si ajo qe sapo ka kaluar. Per mbi dy ore e gjysme ka recituar Cehovin, ka dashuruar dhe eshte bere kokete, ka rene ne deshperim dhe ka shperthyer ne histerizem. Brenda te njejtes pjese eshte shnderruar disa here, duke realizur nje rol krejt te ndryshem nga ai qe publiku e kishte pare pak jave me pare ne filmin Letra ere. Apo edhe me te ndryshem akoma nga dy jave para tij, ne nje tjeter premiere, ne ate te filmit Lule te kuqe lule te zeza. E nese ndonje aktor sot ankohet per mundesite e pakta qe i jep skena dhe ekrani, per Yllka Mujon eshte krejt e kunderta. Kjo eshte stina e saj e arte. Nje stine premierash dhe ofertash, ku ajo ka luksin e zgjedhjes.

Dhe jo vetem ne teater. E nese ndokush kishte menduar se ajo ishte shkeputur njehere e mire nga filmi per tu marre perfundimisht me teatrin, Yllka e kishte ndjere se kjo ishte nje shkeputje e perkohshme. Nje shkeputje thuajse dhjete vjecare nga filmi, qe nuk i kishte ndryshuar asgje brenda vetes. E kishte ndjere se ato vite te kaluara ne skenen e teatrit do ta benin ndoshta me te pergatitur per rolin e saj. Sepse nese pergjate ketyre viteve degjonte ti thoshin ke lindur per skenen ajo thelle ne shpirt perjetonte te njejten ndjesi te shume viteve me pare. Kur nga skenat e festivaleve te kenges per femije mendonte: kam lindur per tu bere artiste filmi.

Qe ajo vajza e vogel me emrin Yllka Mujo kendonte mire, kete e dinin te gjithe. Pasi ndersa enderronte te behej si Vace Zela Yllka nuk ia pertonte aspak te kendonte me sa e kishte ne koke ku te gjendej: ne shtepi, ne dritare madje edhe ne rruge. Dhe per tu bere kengetare nuk linte festival pa marre pjese, qe fare e vockel e deri kur zgjodhi te studionte ne lice per kanto. Festivalet e femijeve e kishin mesuar nderkaq me skenen, i kishin dhene kenaqesine e cmimeve te para dhe e kishin vendosur disa here para kamerave. Ca filmime te shpejta, qe nese do te mbesnin aty nuk do te luanin ne jeten e saj ndonje rol te madh. Por do te ishte po nje festival femijesh prej nga ku do te niste rruga e saj si aktore. Nje festival ku ajo, spektatore, ne mbarim do te takonte udheheqesen e saj te provave e cila ishte gruaja e operatorit Ilia Terpini. Pas fjaleve ceshte kjo goce e bukur, ai e kishte pyetur a te pelqen te luash ne nje film? Dhe Yllka 15 vjecare, te cilen ekrani i madh i kinemase e perthithte te gjithen aq sa te harronte ckishte rreth e rrotull, kishte thene nje po te menjehershme. Vetem pak dite me pas, Terpini e kishte mbajtur fjalen. Kishte shkuar ne mesimin e korit dhe aty kishte zgjedhur Yllken se bashku me nje vajze tjeter, te cilat do te provoheshin per rolin e Almes tek I teti ne bronx. Ndryshe nga operatori, regjisorit Viktor Gjika sdo ti dukej aspak se perpara tij qendronte aktorja e ardhshme. Cma keni sjelle kete piciruke, kishte thene ai para se ta drejtonte Yllken per tek grimi. Nuk e kisha degjuar ndonjehere kete fjale dhe aty per aty mendova: ceshte ky grim?! Tani po, qe me dogjen, tregon Mujo ate ndjesi te vecante kur nuk po kuptonte se cpo ngjiste me te. Pasi ishte grimuar dhe kishte marre pamjen e nje zonjushe te rritur, ishte vendosur para aparatit per te bere poza pafund. Me vone, kur nisi xhirimet e filmit, mori vesh se per ate rol ishin provuar nderkaq 150 vajza, se ishte zgjedhur madje nje tjeter vajze per te cilen ishte prere edhe kemisha e nates per rolin, e qe mesa duket, ne momentet e fundit regjisori kishte nderruar mendje dhe kishte vendosur per picirruken. Heren e dyte gjithcka do te ishte me e lehte. Dhimiter Anagnosti i besoi rolin te Malet me blerim mbuluar dhe vetem atehere Yllka, 17 vjecare, do te mendonte per nje rruge te ndryshme nga ajo e kenges. E nese mesuesja e saj e kantos, Shpresa Nishani e terhiqte fort pas vetes duke i thene se ajo mund te behej nje soprano e mire, Yllka terhiqej po aq fort nga nje ze i brendshem qe e terhiqte nga filmi, nga ajo bote magjike qe sapo kishte filluar ta njihte. Deri ne momentin kur ai ze i brendshemm vendosi dhe ajo jo vetem qe nuk u pendua asnjehere per ate zgjedhje instiktive, por i besoi edhe ne te ardhmen atij zeri. Mesoi ta ndjeke, duke e ditur qe vetem ai ze nuk do ta gabonte asnjehere.

Me nje film te trete te realizuar, nje film gjysme dokumentar realizuar per publikun e huaj, [ku ajo me dhjete djem e vajza te bukur shetisninShqiperine turistike], Yllka Mujo u fut ne Akademine e Arteve. Ku ata tre filma nuk e benin qe te ndihej aspak e privilegjuar, perkundrazi. Me nje disipline tejet te rrepte ajo nisi te studionte teatrin, te punonte nga mengjesi deri ne mbremje ndersa pedagoget fillimisht nuk i vinin nota te larta, thjesht per te mos e lene te krijonte njefare rehatie. Nje vit stazhi ne teater, i detyruar per te gjithe ata qe dilnin nga shkolla e Arteve, do ta vendoste perballe miqesive te saj me te medha. Ne vend te moshatareve, miqte e saj me te mire brenda teatrit do te ishin Naim Frasheri e Andon Pano, Marie Logoreci e Sander Prosi, nje plejade aktoresh te vjeter qe do ta mbanin si nje femijen e tyre te perkedhelur, duke mos e mbushur me komplimenta por duke i dhene nderkaq mjaft dashuri. Aq sa Yllken do ta ndihmonte per te realizuar te parat role te verteta, por qe do ta mbronin edhe nga ato ngjarjet e pakendshme te shkaktuara nga xhelozite e te tjereve. Do ta mbronin aq sa ajo te mos demtohej shpirterisht nese ne situata te ndryshme ajo do ta gjente veten ne qender te vorbulles se thashethemeve e te ligesive, apo kur do te rrezikonte te nisej ne prodhim per shkak te nje bishti cigareje te gjetur ne dhomen e zhveshjes... Ka pasur momente kur jam ndjere e rrethuar nga xhelozia e te tjereve, tregon ajo. Ne ambientet e artit, xhelozite kane qene gjithmone te pranishme. Ca xhelozi qe kane tentuar te minimizojne aftesite e mia aktoreske. Por qe une duke qene nje natyre qe nuk mban inate, pavaresisht se per momentin mund te me kene lenduar, i kam kaluar. Ne ate kohe kam qene teper e re, e bukur, e talentuar, e ndieja se me priste nje e ardhme e mire ne teater dhe ate energji te deshperimit e ktheja fare lehte ne energji pune. E nese nje veprim apo nje fjale dashakeqe ndaj saj mund tia zbriste gjendjen shpirterore nje shkalle me poshte, nga ana profesionale ajo e ndjente te ngrihej ndoshta dhjete shkalle me lart. Ne kete atmosfere ajo realizoi rolet me te mira ne teater, dhe paralelisht disa te tjera neper filma. Qe nga Luiza Miler me i njohuri nder te parat role [vetem 25 vjec] tek Vizita e inspektorit, Permbytja e madhe, Nata e dymbedhjete, Prometeu, Nate me Hene... Aq shume role ne teater sa filmi do te fillonte te behej nje mall qe shuhej kohe pas kohe, duke pritur nje rol po aq te madh sa ata qe realizonte nderkaq ne teater. Nje deshire qe iu realizua tamam vetem dy vjet me pare, kur regjisori Mevlan Shanaj me Lule te kuqe, lule te zeza e riktheu ne film me nje rol dhe ajo e permbushur tha: eshte i shkruar per mua.

Ndryshe nga shume aktore te tjere qe numerojne ekzaktesisht rolet ne skene apo ekran, Yllka Mujo nuk e ben aspak per modesti kur thote se nuk i mban mend te gjitha. Nje germim me nge brenda mureve te kujteses, i sjell perpara sysh momente provash, premiera te sukseshme dhe levdata. I kujtohen si ne nje film te shkeputur. Pasi ndryshe nga shume te tjere, Yllka Mujo nuk ka qene kurre tipi i aktores qe e mat suksesin me cmime e tituj te mare apo me numra rolesh. As me intervista apo artikuj gazetash. Nuk eshte as tipi qe ruan me fanatizem gjithe ceshte shkruar e ceshte thene per te.

Por do te vinte nje moment kur lodhja, streset, trysnia e ambientit dukej sikur po e vinin perfund. E per te parandaluar pikerisht kete mposhtje Yllka Mujo vendosi te largohej per pak kohe. Se bashku me dy femijet e saj, ende te vegjel, per gati dy vjet, ajo aktorja aq e njohur ne vendin e saj, do te provonte emigracionin. Vendosa te ikja per tiu larguar lodhjes e streseve e per te qene pak me afer endrrave te mia. Isha duke kaluar nje periudhe te paqete dhe meqenese shpirterisht jeta me ishte bere pak e rende, kisha nevoje te hapja nje tjeter porte. Vendosa tu ikja gjerave perkohesisht, per ti lene te gjitha prapa kraheve, ne menyre qe kur te kthehesha te shihja jashte meje nje realitet me fytyre me te paster. Kur u kthye, ne fakt realiteti ishte po ai. Por tashme ishte Yllka ajo qe kishte ndyshuar. Sikur te kishte bere jo nje udhetim jashte kufijve por brenda vetes, ajo kishte arritur te ndertonte realitetin e saj.

Edhe pse brenda saj gjerat ishin bere serish te bukura, ambienti rrethues nuk ishte pike per pike ne sintoni me ate paqe brenda vetes. Do ti duhej fillimisht te perpiqej te rifutej ne teater, ku vendi i punes i ishte zene. Per te paren here dhe te fundit ne jeten e vet, ne ate kohe Yllka Mujo pranoi nje rol ne komedine Tete persona plus, pa mundur te perzgjedhe. Tha menjehere po, per tu gjendur sa me pare ne skene. Edhe pse nuk ishte lloji i komedise ku ajo e sheh veten, ne njefare menyre i eshte mjaft mirenjohese atij roli qe po e kthente pas nje shkeputjeje dy vjecare ne teater. Fernando Krafi me ka shkruar kete leter, e riktheu fuqishem ne skene. Aty e kuptova se ne te vertete nuk isha shkeputur kurre. Pas kesaj ofertat nuk do te mungonin asnjehere, nga shumica e regjisoreve. Nga ajo pjese do ti mbetej kenaqesia e te punuarit me Gezim Kamen, te cilit do ti pergjigjej pozitivisht per te tjera projekte punen me te e kujtoj si nje periudhe te mbushur me komoditet psiqik dhe shpirteror. Ne listen e regjisoreve me te cilet ka punuar, Yllka kujton me nostalgji punen me Piro Manin, nje pune qe do ajo do ta quante shkollen e saj te vertete brenda teatrit. Kurse ne vitet e fundit, do te mbetej e mbushur shpirterisht nga dy role te realizuara nen regjine e Arben Kumbaros, dy pune paksa te mundimshme per Kumbaron, pasi te tilla kane qene rrethanat per te, por me rezultate te dukshme. Nderkaq qe dy pjese, fare pak te shfaqura ne Shqiperi, i kane dhene Yllka Mujos te vetmet kenaqesi te medha te njohjes jashte kufijve: Zonjusha Julia e Strinbergut me regjine e Hervin Culit dhe Neser nisemi per parajse me regji te kosovarit Dritero Kasapit. Nese kjo e fundit e njohu Mujon me nje menyre te re te te berit teater, Zonjusha Julia do ta bente qe per te paren here te ndihej e vleresuar sic duhej. Kjo ndodhi ne festivalin e Strinbergut, kur ne 100-vjetorin e lindjes se shkrimtarit flitej me superlativa per nje Julia te ardhur nga Shqiperia. Apo kur nje kritik teatri shkruante: e kam pare kete pjese ne 64 vende te botes, deri ne Hong-Kong, por Julian e vertete e pashe sonte.

Ndonese pa te tilla lavde ne Tirane, kerkesat per role kane qene te shumta. Role tejet te ndryshem nga njeri tjetri. I eshte dashur te beje ne skene qenin, tek Kujdes! Kafshon me regji te Kico Londos, po aq mjeshterisht sa ka bere vajzen qe vret nenen te Mbreteresha e bukur, te luaje te cmenduren tek Kopshti me dallandyshe po aq natyrshem sa sjellja e gjendjeve shpirterore te nje aktoreje se fundmi te Pulebardha e Cehovit. I eshte dashur madje te interpretoje edhe kater role te ndryshem tek Nje njeri ne det si per te treguar se qe nga ajo dite kur Fernando Krafi... e ktheu perfundimisht ne skene, ajo nuk di te pushoje.

Pervec kenaqesise se rikthimit, Fernando Krafi... do te sillte ne jeten e Yllka Mujos dhe nje miqesi te re, nje nga me te fortat e saj, me perkthyesin Robert Shvarc. Fillimisht ajo do ta cmonte Shvarcin si perkthyesin gjeni qe e kishte ngritur vepren ne majat e intelektit dhe dalengadale, tek ai shpirt rrebel, jo shume i lehte per tu pertypur nga njerezit e tjere, ajo do te zbulonte se ne momentet e mia te veshtira ishte si muzike per nje shpirt te trazuar. Shvarci do te ishte nder te paktet miq te jetes se saj. Keta pak miq qe kam pasur, te cilet kane vdekur, dhe shume pak miq e mikesha qe me shume mund i kam ruajtur si ujet e bekuar, do te me shoqerojne deri ne fund ne lumturite dhe dhimbjet e mia. Nderkaq une i ruaj per te mos i futur ne ditet e mia te zakonshme. Ca dite te zakonshme ku asaj i duhet te dale nga ai realitet i bukur i krijuar brenda vetes, te shkeputet nga bota e librave, nga muzika e saj e preferuar, nga poezite qe ajo prej vitesh shkruan duke ua treguar fare pak njerezve. Te dale nga kjo bote virtuale per tu kthyer me kembe ne toke. Per te kujtuar se ai profesion qe i duket sikur i ka zbritur nga lart, ne fund te fundit i duhet edhe per nje gje kaq tokesore sa ceshte mbijetesa. Per te kujtuar se megjithese ajo quhet Yllka Mujo dhe eshte nje aktore e madhe, eshte thjesht nje nene qe i duhet te punoje per te mbajtur femijet, qe i duhet te dale ne treg e pastaj te gatuaje, te beje te vetmen pune qe e ben vertet pa piken e pasionit. E nese nuk ka mundesi qe pasionin per femijet ta tregoje ne kuzhine, nuk ka qene e kursyer askund tjeter me ta. As ne lodrat e perbashketa e as kur ashtu ne menyre insiktive i ka terhequr ne boten e artit. Ne ate bote magjike ku ajo i ka drejtuar ne te njejten menyre sic ishte futur edhe vete. Duke ndjekur instiktivisht ate thirrme brenda vetes kur e ndjeu se fati i saj ishte shkruar qe ajo do ti perkiste kinemase dhe teatrit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Interviste me aktore te ndryshem te skenes dhe ekranit Empty
MesazhTitulli: Re: Interviste me aktore te ndryshem te skenes dhe ekranit   Interviste me aktore te ndryshem te skenes dhe ekranit Icon_minitime4th October 2008, 6:28 am

Ndriçim Xhepa fiton trofenë si Aktori më i Mirë në “Kosova Infest 2005”

Aktori i 75 roleve, në 27 vite pune

Dhurata Hamzai

I dyti edicion i festivalit ndërkombëtar të aktrimit, “Kosova-Infest 2005”, që u zhvillua në Prishtinë nga data 1-7 tetor, është mbyllur me praninë dhe shkëlqimin e aktorit të shkëlqyer shqiptar, Ndriçim Xhepa, i cili është kthyer në Tiranë edhe me trofenë “Aktori më i Mirë i Festivalit”. Xhepa fitoi të premten në mbrëmje, ku u ndanë me këtë rast pesë çmime. Në Prishtinë është zhvilluar këto ditë një nga festivalet më prestigjioz të aktrimit, gjë që dallohej nga prania e trupave serioze teatrore të ardhura nga Franca, nga Anglia, nga Gjermania, nga Bosnja, nga Rumania, nga Shqipëria, por edhe nga vetë Teatri Kombëtar i Prishtinës

I dyti edicion i festivalit ndërkombëtar të aktrimit, “Kosova-Infest 2005”, që u zhvillua në Prishtinë nga data 1-7 tetor, është mbyllur me praninë dhe shkëlqimin e aktorit të shkëlqyer shqiptar, Ndriçim Xhepa, i cili është kthyer në Tiranë edhe me trofenë “Aktori më i Mirë i Festivalit”. Xhepa fitoi të premten në mbrëmje, ku u ndanë me këtë rast pesë çmime. Në Prishtinë është zhvilluar këto ditë një nga festivalet më prestigjioz të aktrimit, gjë që dallohej nga prania e trupave serioze teatrore të ardhura nga Franca, nga Anglia, nga Gjermania, nga Bosnja, nga Rumania, nga Shqipëria, por edhe nga vetë Teatri Kombëtar i Prishtinës që u përfaqësua me dy komedi. Ndërkohë Teatri Kombëtar përfaqësohet me një nga premierat më të mira, “Kapitulli i dytë” të autorit bashkëkohor, Neil Simon, me regji të Mehmet Xhelilit, ku kanë luajtur aktorët Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani, Helidon Fino dhe Olta Dako. Drejtori i Teatrit Kombëtar, Kiço Londo, pohoi dje në një konferencë për median se “Loja e Xhepës u prit në mënyrë të shkëlqyer nga publiku i Prishtinës. Të nesërmen mediat e pritën me entuziazëm paraqitjen tonë. U folën fjalë shumë të mira sidomos për lojën e aktorëve, por në mënyrë të veçantë u diferencua Ndriçim Xhepa dhe Luiza Xhuvani”. “Ajo që na dha kënaqësi, tha dje Londo, ishte se studentët e Akademisë së Artit Dramatik dhe aktorët e Prishtinës e quajtën Ndriçim Xhepën si modelin, idhullin, ose më saktë si një shkollë aktrimi, duke bërë koment lidhur me mënyrën e vërtetësisë së personazhit, natyrshmërisë dhe sinqeritetit të lojës aktoriale”. Ndërsa në finale të këtij festivali çmimin Aktori më i Mirë e meritoi Ndriçim Xhepa, çmimin Aktorja më e Mirë e ka fituar një aktore serbe, e cila ka luajtur në të katër filmat e Koshtunicës. Londo informoi ndër të tjera dje se Shfaqja më e Mirë u cilësua shfaqja e Bosnje-Hercegovinës dhe Regjisori më i Mirë, Roberto Çuli, i cili është një nga regjisorët e famshëm europianë të viteve ‘60-‘70, por edhe në vitet ‘80-’90. Pasi përshkoi të gjithë këtë komunikim me përvojën e trupave pjesëmarrëse, Londo, tha dje ndër të tjera se “Ne kemi filluar të hapemi dhe të hyjmë me kontakte reale në teatrin europian. Kësisoj ne kemi filluar të hapemi dhe të hyjmë në kontakt me teatrin e vërtetë. U hapëm vjet në Kosovë e Maqedoni me turneun e 17 shfaqjeve, dhe tani po presim momentin për të shkuar dhe në Itali dhe në Serbi, dhe në Bullgari dhe në Rumani, etj. Këto janë hapje që do të konkretizohen me shkëmbime shfaqjesh dhe prurje të regjisorëve të mëdhenj”. Madje, Londo pohoi dje se “Zoti Ndriçim Xhepa, aktori që fitoi trofenë ka ftuar edhe shfaqjen franceze që të jepet në Tiranë, sepse ai për shtatë ditë ka ndjekur zhvillimet e këtij festivali në emër të Teatrit Kombëtar dhe pasi e ndjeu se shfaqja franceze qe një nga më të mirat, ai e ka ftuar trupën franceze për t’u ngjitur në skenën e Teatrit Kombëtar”. Pas këtij lajmi Londo pohoi dje se ai vetë ka ftuar Roberto Chulin në Tiranë, duke premtuar se brenda muajit nëntor do të realizohet ky projekt. Talenti i aktorit Ndriçim Xhepa nganjëherë duket sikur shkon dëm prej varfësrisë së premierave në TK, por në intervistën për “TemA”, duke na njoftuar çmimet dhe zhvillimet e festivalit, prej fjalëve të tij, natyrshëm dalin në dritë sekretet e sfidës së një aktori të shkëlqyer që riskon shumë vetëm prej kushteve specifike që ka atdheu i tij.


Intervista: Sekrete të sfidës

Zoti Ndriçim Xhepa, mosprezenca juaj për pak kohë në premierat më të fundit të Teatrit Kombëtar, ngjet disi paradoksale; ndërsa sillni në Tiranë trofenë e radhës.., si ajo Aktorit më të mirë të “Kosova Infest2005”, si do ta quanit ju këtë gjasë?

Po është vërtetë që kam bërë një mungesë në një hark kohor të dhjetë muajve të fundit duke nisur që nga shtatori, ose tetori që kaloi, dhe kjo nuk ka ndodhur se nuk më kanë ofruar role. Unë mund të kem refuzuar nja dhjetë prej tyre, por kanë qenë arsye të tjera që do të gjenin më mirë vend për t’u trajtuar në shkrime të tjera problemore...

Për hir të trofesë, le të ngelemi tek ngjarja e festivalit. Me çfarë imazhi vini prej tij?

Ishte i dyti edicion i këtij festivali ndërkombëtar që zhvillohej në Prishtinë, që titullohet “Kosova Infest 2005”, ku merrnin pjesë trupa vërtetë serioze, duke filluar me trupën gjermane të përfaqësuar nga regjisori i madh gjerman dhe europian, Roberto Chuli, i cili pasoi shfaqjen tonë, sepse ne si Teatër Kombëtar i Tiranës hapëm festivalin me “Kapitullin e dytë” të Neil Simon-it dhe më pas ishte trupa angleze me shfaqjen “Zonjusha Zhuli”, që kishte në gjirin e saj një aktore vërtetë shumë të mirë. Një ditë më pas shfaqet vepra e Bosnje-Hercegovinës, e regjisorit Dino Mustafiç, i cili është edhe presidenti i festivalit të madh teatror Mes-Sarajevo, i cila hapet mbas dy-tre javësh. Ai është edhe regjisor filmi. Në festival erdhi si regjisori i një drame me dy aktorë, me role; nënë e bir, ku luante një aktor boshnjak Emir Bravo, i cili ishte një aktori më kryesor i regjisorit boshnjak që ka marrë Oskar-in në Amerikë. Shfaqja u mirëprit me prezencën e veçantë të aktores serbe, Mirjana Karanoviç, e cila hyn në hierarkinë e aktoreve të para të teatrit serb dhe ishte edhe aktorja më e mirë e festivalit, bashkë me mua që më zgjodhën si aktorin më të mirë mashkull të festivalit. Dhanë pastaj shfaqje; trupa bullgare, një trup me të vërtetë serioze e dramaturgut irlandez, Martin Macdonald, pastaj u vazhdua me trupën franceze që kishte dy aktorë të jashtëzakonshëm. Falë tyre, trupa franceze fitoi çmimin Shfaqja më e Mirë e festivalit. Ishte dhe trupa gjermane e Roberto Çulit, që mori Çmimin special që quhet “Grant Print”, përfshi dhe Regjia më e Mirë, me të cilën u vlerësua Dino Mustafiç, me shfaqjen e Bosnjë-Hercegovinës.

Faleminderit për prezantinim e plotë të çmimeve. Sa cilësor të është dukur organizimi i këtij festivali?

Festivali ishte me të vërtetë cilësor, sepse unë bazohem në trupat që kanë ardhur. Festivalin e bëjnë me peshë trupat cilësore që vinë dhe regjisorët me peshë që janë pjesëmarrës, por aktorë e akserorë të tjerë të një spektakli që e rrisin piacën e festivalit. Festivali vetë kishte një zakon shumë interesant dhe shumë të këndshëm. Për çdo premierë vazhdohej me një koktej, me një vallëzim ku muzikonte një bandë interesante në një tavernë, pikërisht poshtë ambjenteve ku shfaqej teatri, ku pjesëmarrësi e spektatori festonin, gëzonin deri në orët, një, apo dy apo tre të natës.

E me sa duket Ndriçim Xhepa ka pasur mjaft raste ku i janë dedikuar komplimenetet speciale. Cilat nga ato të kanë pëlqyer me të vërtetë?

Padyshim që mbas premierës, përsa i përket spektaklit tonë, që në kabinën e veshjeve erdhën goxha kolegë për të m’i thënë menjëherë fjalët më të mira. Po kështu ngjau në koktejlin poshtë sallës dhe unë do të veçoja disa gjëra që më pëlqyen më tepër; interesi që kishin shumë të rinj, studentë ose studente të aktrimit të shkollës shtetërore apo private, të cilët ishin aktorë që kishin mbaruar shkollimin në gjashtë shtatë vjetë e fundit, gjenerata të reja. Ata ishin prezentë në premierat e Teatrit Kombëtar të Prishtinës, në sepktaklet e teatrove private, siç ishte teatri i Enver Petrovskit, teatri “Oda”. Unë shkëmbeva emocionet me një masë të madhe të këtij kontigjenti të ri teatror. Ata rrinin dhe shpreheshin në mënyrë superlative si “kjo për ne është një shkollë e aktrimit”, “ky është një teatër që na nderon, jo vetëm teatrin nacional të Tiranës, por ka një trupë që na nderon si në Ballkan, si në Europë”, etj. Më pëlqeu një shkrim që u bë në një gazetë nga një kritik kosovar, por që jetonte në Bruksel, ai që në titull thotë se ky ishte “një spektakël i nivelit europian”, duke u bazuar kryesisht tek loja e aktorëve, e cila vërtetë bëri që të vlerësohej edhe çifti ynë i aktorëve, lojës sime dhe të Luiza Xhuvanit, për të cilën unë do të them se është aktore e përmasave të mëdha pavarësisht se u vlerësua Mirjana Karanoviç me çmimin Aktorja më e Mirë.


Për të njëjtën premierë në Fier e ndatë një çmim me Luizën, pse nuk ndodhi kjo në Prishtinë?

Por unë do të them se absolutisht Luiza nuk qëndronte asnjë shkallë, sado të vogël, përposh aktores serbe. Ky çmim në Fier iu dha asaj si aktorja më e mirë në festivalin “Apollon 2005”. Unë dua të vlerësojë në të njëjtën kohë edhe çiftin e aktorëve Olta Dako dhe Helidon Fino që janë kolegët tanë më të rinj. Gjatë diskutimit të shfaqjeve në ambjentin e konferencës për shtyp për festivalin, ku ishin kritikë studentë dhe konkurues dhe diskutonin për vlerat e spektakleve, për vlerat regjisoriale, për skenografinë, për vlerat aktoriale, Olta Dako dhe Helidon Fino iu bashkangjitën këtyre vlerësimeve në një nga renditjet kryesore si dy aktorë me eksperiencë të këtij spektakli. Përshtypjet kanë qenë të mira dhe nga producentë dhe regjisorët më të mëdhenjë të teatrit, si Roberto Çuli, që u shprehën me një konsideratë të jashtëzakoshme bashkangjitur me dëshirën që të vinë edhe ata të japin një shfaqje në Tiranë, e cila do t’i ngelet më pas detyrë drejtorit të TK-së dhe zyrës me marrëdhënieve me jashtë për të komunikuar që trupa të tilla, sidomos trupa e Roberto Çulit dhe spektakli francez që do t’ia ofrojmë publikut dhe artistëve të Tiranës.


Tashmë s’ka mbetur më vend të diskutohen aftësitë tuaj të aktrimit, derisa kudo që shkoni të konkuroni, ju ktheheni me trofe. Çfarë premierash do të dëshironte aktori Ndriçim Xhepa që të ngjiste sërisht në skenë?

Dihet që planimetrinë e premierave dhe spektakleve në teatër është dikush tjetër që e bën, ku nganjëherë edhe mund të sugjeroj nëpërmjet konsultave, por historikisht ne nuk kemi pasur një teatër që të funksionojë në mënyrë të tillë që planifikimet e premierave të bëhen, së paku, një ose dy vjet përpara që edhe aktori të mund të bëjë një kërkesë për një personazh, që të ketë interesa të mëdha që mundet të shtoj numurin e roleve të veta. Kjo është një çikë vështirë, për pozicionin, mënyrën që ne punojmë, sepse dalin shumë të papritura. Kështu që unë do të pretendoja gjithmonë që dëshira ime të ishte që të ketë mundësira të dramaturgjisë edhe klasike, shekspiriane. Mirë do të qe, nëse do vinin të mbëshetura nga regjisorë vërtetë interesantë. Unë jam disi i prirur drejt dramaturgjisë bashkëkohore, ku nëse vihet kujdes nga regjisorët që i ofrojnë këto në TK, ka me të vërtetë vepra interesante që mund të përçojnë edhe mesazhe edhe një tematikë tepër aktuale që me të vërtetë mund t’i përshtatesh psikologjisë së nevojave, nuhajtjes dhe atij ushqimi shpirtëror dhe teatror që do të donte spektatori i sotëm. P.sh, vepra të 20 vjeçarit të fundit që lexohen fare mirë në psikologjinë tonë. Këto vepra aktorit i bëjnë mirë në sensin profesional, e nxisin për të qenë në punë, por njëkohësisht regjisorët duhet të përzgjedhin për këtë qëllim, për atë i intereson syrit dhe shpirtit të spektatorit.

A mundet Xhepa që të ndajë atë aftësi aktrimi që e ka fituar nga shkolla shqiptare e aktrimit dhe atë që e ka fituar nga nivele autodidakte të interpretimit?

Profesioni i aktorit lind në teatër. Por prezenca ime, sa në teatër, sa në film krijon një volum më të plotë, nga njëra tek tjetra fushë. Si numur rolesh pothuajse janë të barabartë. Në harkun e 75 roleve që kam, në 27 vite të punës, ndarja është aty-aty. Kjo do të thotë se unë vërtetë i kam vlerësuar gjinitë në mënyrë të barabartë, sepse kam bindje që kam dhënë dhe kam marrë nga njëra-tjetra, dhe në procesin e këtij aktrimi unë mendoj se jam ndihmuar nga realizmi që kërkon kinemaja. Aparati i kameras në film më ka ndihmuar që organiciteti dhe natyrshmëria të vinë në teatër. Nga ana tjetër mushkëritë e zhvillueshme që kërkon teatri, e kanë dhënë me siguri edhe atë botën emocionale dhe shpërthimet që kërkojnë herë pas here kuadratet e filmit. Ky kooperim mendoj se mua më ka bërë mirë, dhe me këtë lloj mënyre të punuari mendoj se do ta shoqëroja dhe në të ardhmen punën time të mëpasme. Prandaj po them se ky program tek unë ka filluar me shkollimin, 3-4 vjeçar në Akademinë e Arteve dhe pastaj ajo ana autodidakte, ose personale, që ju thoni unë kam përshtypjen se rezulton në të qenurit prezent të interesit dhe të dëshirës për punë dhe në qoftë se pasioni dëshira dhe interesi është i vazhdueshëm, do të merrja më shumë nga prezenca nëpër festivale në Europë, por edhe nga investigimi i shfaqjeve të ndryshme të ardhura këtu, sidomos nëpër festivale. Ndikon tek unë shikueshmëria e të gjithë filmave cilësorë të piacës së parë që prodhon kinemaja europiane, ose kinemaja amerikane. Ky është një lloj ushqimi i vazhdueshëm një lloj inspektimi që i bën asaj vlere, të cilat hyjnë në marrëveshje me intuitën dhe nuhatjen personale, për të bërë tënden atë që është vertëtet e vlefshme, vërtetë e avancueshme, qoftë dhe në profesionin e aktorit, gjithmonë brenda përshtatëshmërisë dhe psikologjisë personale, raporteve përshtashmërisht plastike, thjesht të Ndriçim Xhepës. Këto kam përshtypjen që natyrshëm të bëjnë të ecësh përpara.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Interviste me aktore te ndryshem te skenes dhe ekranit Empty
MesazhTitulli: Re: Interviste me aktore te ndryshem te skenes dhe ekranit   Interviste me aktore te ndryshem te skenes dhe ekranit Icon_minitime4th October 2008, 6:29 am

Dramaturgu e skenaristi Rrushdi Pulaha, duket se i është qepur problemeve të shoqërisë shqiptare në vitet postdiktatoriale, duke sjellë të gjalla në dramat e skenaret e tij të filmave, brengat e shqiptarëve në tranzicion. Ndryshe nga romani "Rruga Budi 723", i shkruar në vitet e hershme të diktaturës, gjithçka në krijimet e tij të fundit flet për prostitucionin, trafikun e drogës, udhëkryqet e të rinjve shqiptarë, kriminalitetin që mund ta gjesh kudo, në çdo skenar që ai ka shkruar në këto 10 vjetët e fundit. Pas serialit "Njerëz dhe fate", filmit "Letra fatale" etj., tani në Teatrin Kombëtar pritet të shfaqet premiera e dramës "Babai". Një bashkëpunim ky i dramaturgut Rrushdi Pulaha, me regjisorin fierak Serafin Fanko. Sikundër mund të kuptohet edhe nga titulli i saj, në qendër është figuara e babait, dhe përballja e tij me mentalitetin tjetër, atë që një "shoqëri e hapur" servir. Por problemet për të vënë një shfaqje në skenë apo për të realizuar një film janë të shumta, ndaj edhe dramaturgu Pulaha shprehet: "Më parë vuanim nga censura ideologjike, tani nga kjo ekonomike, por kjo qenka shumë më keq, pasi nuk të le të marrësh frymë në asnjë moment, pra të mbërthen". Ndërsa përsa i takon linjës së tij krijuese, e cila në vitet e tranzicionit flet vetëm për problemet e tranzicionit, Pulaha shprehet: "Unë nuk kam të njëjtin subjekt, por të njëjtët probleme, dhe këtë janë probleme që vazhdojnë të tërhiqen zvarrë dhe nuk gjejnë zgjidhje".

Në të gjithë skenarët e filmave apo dramave tuaja, ju rrëfeni për tranzicionin dhe pasojat e tij... Pse?

Edhe në serialin televiziv "Njerëz dhe fate", kam menduar që të jetë një film sa më afër realitetit, me të gjithë ata probleme që ka jeta shqiptare në këtë tranzicion të tejzgjatur. Kjo ka ndodhur edhe për skenaret në teatër, të cilët merren me problematikat e kohës, edhe drama "Babai", e cila po vihet së fundmi në Teatrin Kombëtar. Kjo do të thotë se ky është edhe shqetësimi im më i madh në këtë tranzicion, pra ky ngërç i madh në shoqërinë tonë, duke filluar nga problemet politike, ekonomike, sociale dhe këto e bëjnë edhe më të komplikuar dhënien e zgjidhjeve të këtyre problemeve.

Në krijimet tuaja postdiktaturë linja e veprës është e njëjtë. Nuk keni "frikë" nga monotonia?

Unë nuk kam të njëjtin subjekt, por të njëjtët probleme, dhe këta janë probleme që vazhdojnë të tërhiqen zvarrë dhe nuk gjejnë zgjidhje. Trafikimi, prostitucioni etj., janë probleme që do të vazhdojnë shumë gjatë dhe nuk mund të ezaurohen në një pjesë që mund të shkruajmë. E rëndësishme është që të mos biem në përsëritje në mënyrën e trajtimit, në faket që sjell dhe në personazhe, të cilët duhet të kenë karaktere të ndryshme.

Meqë edhe ju përmendët zgjidhjen, keni tentuar të jepni të tilla në veprat tuaja, dhe sa e keni arritur të jepni rrugëzgjidhje për këta fenomene?

Ai është edhe qëllimi kryesor. Kur nis një punë duhet të ketë edhe një rrugëzgjidhje. Nëse flasim për "Njerëz dhe fate", unë vazhdoj të mendoj se ky serial do të vazhdojë, dhe dora-dorës personazhet do të fillojnë një nga një të marrin rrugët e tyre. Por duhet të pranojmë se zgjidhjet janë të ndryshme dhe shumë të vështira në kushtet tona, por nuk mund të ketë një film pa një zgjidhje ose histori pa një fund. Nëse fokusohemi tek seriali, personazhet e gjejnë gjatë rrugës një zgjidhje, pasi në vetvete ai trajton të gjitha problemet e rinisë, dhe hallakatjen e madhe që ajo të gjejë veteveten. Kërkojnë personalitetin dhe një të ardhme, dhe pse një pjesë e tyre nuk e gjejnë, por me aq "armë" sa arti ka në dorë, ne do tentojmë që të japim një rrugë për secilin. Por këto janë në varësi të zhvillimit politik, i cili influencon edhe më shumë në fushat e jetës sonë.

Drama "Babai", e cila do të vihet në Teatrin Kombëtar, do ta ketë premierën së shpejti. Pse është zgjedhur figura e babait, si personazh rreth të cilit vërtiten të gjithë?

Ai është një baba, i cili përfaqëson një kategori shumë të gjerë, me kompleksitetin dhe ngarkesat psikike dhe morale që mund të mbajë një njeri. Nuk është intelektual, por një njeri i zakonshëm, fshatar, dhe mbart një gamë të gjerë mentalitetesh, paragjykimesh dhe dëshirash, që reagon shumë ashpër kur ndodhet përballë situatës dhe i duhet të japë një zgjidhje. Drama më e madhe është deri atëherë sa arrihet të gjendet e vërteta e asaj që ndodh. Dhe në të ngrihen shumë pyetje: Cilat janë arsyet që vajzat tona prostituohen? Kush i mbështet dhe ushqen trafikantët? Pse djemtë tanë bëhen kriminelë? Cilat janë përgjegjësitë e familjes dhe të vetë personit? Dhe në këtë dramë kalohen situata shumë të vështira psikologjike nga personazhet, e të gjithë vërtiten rreth një gjëje, të gjejnë se cilat janë motivet që i çojnë njerëzit tanë rreth të tillë fataliteteve. Dhe del që në këto ndikojnë shumë faktorë, duke filluar nga shteti, e deri tek përgjegjësitë personale të çdo individi.

Cili qe ngërçi që kjo dramë nuk u vu në skenë për "Festivalin e Dramës Shqipe"?

Problemet financiare janë prezente, por kjo bën pjesë edhe në politikën e përgjithshme, që teatri kërkon dramën shqipe dhe ndërkohë i mbyll dyert dramës shqipe. Por mua nuk më erdhi asnjë regjisor dhe asnjë teatër, për të më kërkuar ndonjë prej dramave të mia. Por për këtë do të flasim më gjatë edhe pas premierës, pasi drama të jetë shfaqur dhe të shohim pritjen që do t'i bëjë publiku. Nuk mund të pretendosh të nxitësh dramën shqipe pa financuar, kjo është absurde. Por teatri është i prirur drejt pjesëve të huaja që nuk kanë edhe shumë impakt për publikun.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Interviste me aktore te ndryshem te skenes dhe ekranit Empty
MesazhTitulli: Re: Interviste me aktore te ndryshem te skenes dhe ekranit   Interviste me aktore te ndryshem te skenes dhe ekranit Icon_minitime4th October 2008, 6:29 am

Ditët e Sokratit shqiptar në Kanada

Nga Shpresa Agalliu- Baçe, Apollon Baçe

Toronto- Shfaqja e “Apologjisë së vërtetë të Sokratit” në skenën e Fakultetit të Muzikës të Universitetit të Torontos ishte një triumf. Një nga ata të rrallët që vijnë në skenë. “Mirush Kabashi drithëroi, e mbushi me krenari kombëtare, aq të nevojshme për mërgimtarin, Komunitetin Shqiptar të Torontos”,- thotë i tronditur ish- Drejtori i Teatrit të Operës dhe Baletit, dr. Mustafa Gërcalliu.
Pak ditë më pas jemi ulur në lokalin e vogël italian “Bella Venezia” me një “espresso” dhe një gotë verë para me organizatorin e shfaqjes Ilir Lena dhe personin të cilin tre vjet më parë, pikërisht për hir të “Apologjisë së Vërtetë të Sokratit”, “International Center of Biographics of Cambridge University” e kishte renditur ndër 500 personalitetet më të spikatura të shekullit të 20-të, me Mirush Kabashin. “Ndieva që publiku përpinte edhe nuancimin më të vogël. Kontakti spektator- skenë- aktor ishte absolut. Kjo më dha mundësinë të jepja maksimumin”,- thotë ai.
Cinizmi i njerit nga bashkëkombasit “Apologjia e Vërtetë e Sokratit është shkruar enkas për emigracionin shqiptar”, mbart diçka të vërtete. Sikur Shqipëria të mos ishte aq e keqdrejtuar dhe intelektuali aq i keqtrajtuar, vështirë se intelektuali shqiptar do të vetëdënohej me mërgim. Por të vërtetën ngjethëse kundër egoizmit, korrupsionit dhe kotësisë morale të politikanëve “athiniotë”, e përçoi tek spektatori Mirush Kabashi. Nëpërmjet introversitetit: meditimit të brendshëm me zë, harrimit se ka publik dhe transmetimit tek ky publik i “harruar” i ndjenjave dhe botës së artistit dhe po aq nëpërmjet ekstroversitetit: shpërthimit të ndjenjave dhe përcjelljes së drejtpërdrejtë të mesazhit tek publiku. “Luhatjet dhe nuancat e përsosura fonetike, shpërthimet në momentin e duhur, theksimi i përkryer i monologut” ishin për violonistin kompozitor Jani Papadhimitri “instrumentet e penetrimit të Mirush Kabashit në shpirtin dhe mendjen e spektatorit”.
* * *
Lokali “Bella Venezia” është zhytur në një dritë hije opake, ngjyrë kafe, të kadifenjtë. Në trotuarin e përkundrejtë, tej siluetit të Mirushit dy kinezo- kanadezë që kanë parkuar shtrembër, gjestikulojnë me policin kanadezo- kinez që i ka gjobitur. Dritarja hermetike që e ndalon zërin krijon pas shpinës së aktorit imazhet e një pantomime aziatike. “Ne aktorët, problemet njëherë i përjetojmë si qytetarë e më pas si aktorë”, reflekton Mirush Kabashi me simetri pasqyre thënien e Sokratit për qytetarin- filozof.
E tëra krijon atmosferën e Rashomon-it të Kurosava-s, ku dëshmitari flet nga bota e përtejme nëpërmjet gojës së personit të pranishëm. “Jam viktimë e idesë së Sokratit. Rob i mesazheve të tija për ata që aderojnë demokracinë dhe të vërtetën, që nuk e pranojnë të maskuarën dhe të gënjeshtërtën” thotë me buzëqeshje të trishtuar Mirush Kabashi. “Sokrati është një pus që nuk shterret kurrë” vijon ai. Këtë herë duke shkaktuar buzëqeshjen tonë. 25 shekuj më parë, po me këtë shprehje, Sokrati pati vlerësuar Heraklitin nga Hefesi. Para nesh kishim një shembull “par excellence” të “fusion”-it a shkrirjes, sindromës psikoanalitike ku individi mendon dhe vepron si personazhi ideal.
** *
“Artisti Mirush Kabashi dhe Poeti Xhevahir Spahiu janë ndalur dhe keqtrajtuar nga policia kufitare maqedonase”- komunikonte kohë më parë ATSH-ja. Reagimi spontan ishte: “edhe policët maqedonas mungonin”. Ashtu siç ka një shumicë njerëzish të cilët e kanë mirë me çdo lloj regjimi, ashtu ka edhe një pakicë njerëzish që e kanë keq me çdo lloj regjimi, si filozofi Sokrat, ose aktori Mirush Kabashi, ose poeti Xhevahir Spahiu të cilin e syrgjynosi në fshat PP, e masakruan Izetët e PD-së, e pushuan nga puna “pelat qeveritare të PS-së” siç thotë ai me neveri.
“Nuk jam për artin elitar. Për artin për art të Oscar Wilde” thotë Kabashi. “Jam për artin militant. Artin që përcjell mesazhe të fuqishme civile”. Dhe “Apologjia e Vërtetë e Sokratit” është pikërisht drama që i përcjell shikuesit mesazhin civil të Njeriut për të cilin Platoni shkruante dhimbshëm “ishte më i dituri, më i drejti dhe më i miri i të tërëve”. Mesazhin e njeriut që i le të tërë në hije, përfshirë Krishtin që u lëkund dhe tha para kryqit “Im atë, përse më braktise?”. “Përpara se të pinte gotën me farmak, dishepulli i tij Kriti, iu lut që të arratisej. Sokrati iu përgjigj: Ju kërkoni të mohoni thelbin tim nëpërmjet ekzistencës sime” sprovon të sintetizojë Kabashi domethënien e Sokratit: “Nëse Sokrati nuk do ta pinte gotën e farmakut ai nuk do të ishte më Sokrati” .
** *
Nga “skena” janë larguar tre kinezët. Tej xhamave të dritares parakalon jeta e përditshme e Torontos, “School Bus”-et e verdhë, taksitë gjysmë portokall- gjysmë jeshile, traileret 40 meter të gjatë. Me ritmin e një “perpetuum mobile”-je të nxituar.
“Dëshira ime ishte që t’u jepja një shuplakë të rëndë politikanëve që çorodisin kohët”,- thotë Kabashi. Dhe, jashtë çdo dyshimi, “Apologjia e Vërtetë e Sokratit” është drama më militante që ka njohur skena shqiptare. Shprehja “Ata që janë në pushtet dridhen dhe kanë frikë nga ndryshimet. Ata që janë të përmbysur i ëndërrojnë këto ndryshime dhe përpiqen t'i arrijnë ato me çdo mjet. Populli i gjorë qëndron në mes dhe paguan dëmet. Ai njëlloj heq dhe vuan dhe kur pushteti quhet diktaturë, edhe kur ai quhet demokraci”, është vërtet shuplakë dhe Kabashi, ashtu si Sokrati, është shpërblyer për shuplakën.
“Apologjinë e Vërtetë të Sokratit e kam vënë pjesërisht në skenë në vitet 70... Për tre vjet kam punuar për riedukim punëtor në hekurudhë për shkak të luftës së klasave ... PD-ja më propozoi të bëhem deputet, por nuk pranova se do binte ndesh me bindjet e mija si aktor... por në ’93 u pushova nga puna se nuk përçoja luftën e klasave... Në ’97 fitova Çmimin e I në festivalin Ndërkombëtar të Theatrit në Kairo, por shfaqja e Apologjisë së Sokratit u pezullua dhe sërishmi u pushova nga puna”,- thotë Mirush Kabashi.
Sokrati, hero i betejës së Potideas, u vetëlargua nga udhëheqja politike “për të mos shkelur bindjet qytetare”, u dënua me vdekje nga Tiranët por u fal dhe u dënua me vdekje dhe u ekzekutua nga kundërshtarja e Tiranëve, nga “Partia Patriotike”. “Së pari, për mohimin e ideve të pranuara nga shteti, së dyti, për futjen e ideve të reja”. Pak a shumë “Për Agjitacion dhe Propagandë”.
“Gjithsesi Sokratin e helmuan për ato që tha ndërsa mua vetëm më pushuan nga puna”,- bën humor mbi kurrizin e tij Mirush Kabashi. “Jeta nuk është farmak e hidhur” vijon ai duke e kthyer gotën me verë të bardhë. Në gotë ka mbetur veç çereku i saj. “Mirush” e pyesim “si është tashti gota? gjysmë bosh apo gjysmë plot?”. “I takoj krahut që thotë është gjysmë plot”,- përgjigjet ai. “Por e parë në kahun e plotit do të thoja se është shumë më pak se gjysmë plot”.
Toronto, 7 qershor 2003

Prerje
“Artisti Mirush Kabashi dhe Poeti Xhevahir Spahiu janë ndalur dhe keqtrajtuar nga policia kufitare maqedonase”,- komunikonte kohë më parë ATSH-ja. Reagimi spontan ishte “edhe policët maqedonas mungonin”. Ashtu siç ka një shumicë njerëzish të cilët e kanë mirë me çdo lloj regjimi, ashtu ka edhe një pakicë njerëzish që e kanë keq me çdo lloj regjimi, si filozofi Sokrat ose Aktori Mirush Kabashi ose Poeti Xhevahir Spahiu të cilin e syrgjynosi në fshat PP, e masakruan Izetët e PD-së, e pushuan nga puna “pelat qeveritare të PS-së” siç thotë ai me neveri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Interviste me aktore te ndryshem te skenes dhe ekranit Empty
MesazhTitulli: Re: Interviste me aktore te ndryshem te skenes dhe ekranit   Interviste me aktore te ndryshem te skenes dhe ekranit Icon_minitime4th October 2008, 6:29 am

Rajmonda Bulku: "Mbase do të isha bërë modele"!

--------------------------------------------------------------------------------

"Ylli më i shndritshëm i Shqipërisë", kështu e titullon artikullin e saj revista greke "S-magazine" e Athinës. Të gjithë patriotët e saj e krahasojnë me Aliki Valakulajn (aktoren më të madhe greke), që është edhe një nga idhujt e Rajmonda Bulkut, një aktore shqiptare me talent të madh.


Para pak ditësh ajo vizitoi Athinën. Aktorja e famshme shqiptare Rajmonda Bulku ka marrë pjesë në provat e filmit të regjisorit Konstandinos Janari "Pengu", xhirimet e të cilit kanë filluar këtë muaj në Greqi.

Si kontaktuat me regjisorin grek?
Kishte ardhur në Tiranë për të kërkuar tre aktorë për filmin e tij të ri. Duke pyetur, arriti tek unë.

I njihnit filmat e tij?
Jo. Nuk janë shfaqur në Shqipëri. I kam parë më vonë në videokasetë.

Filmi tregon një histori të vërtetë, për një autobus që u rrëmbye nga një shqiptar. Roliu juaj është ai i nënës së tij?
Po.

Të kthehemi mbrapa; çfarë ju shtyu të bëheshit aktore?
Xhirova filmin tim të parë në moshën 16-vjeçare dhe atëherë nuk isha ende aktore profesioniste. Aktore u bëra me kalimin e kohës. Kur dhashë provimin në Akademinë e Arteve për dramë, kisha bërë 7 filma.

Keni bërë karrierë të madhe në vendin tuaj. Sa e lehtë ka qenë?
Për fatin tim të mirë, megjithëse Shqipëria në atë kohë ka qenë një vend i veçuar për artin, kjo luajti një rol pozitiv, pasi ka pasur mjaft financime në këtë fushë. Shteti shqiptar, në përgjithësi i varfër, investonte shumë në art dhe arsyeja që qëndronte pas kësaj qe propaganda e partisë. Që ishim një vend i izoluar, kjo për ne artistët vërtetohej në shumë mënyra, por kishte një të mirë, që shpëtonim nga shumë gjëra prej të cilave të tjerët vuanin. Gjithashtu, brezi i mësuesve tanë ishte shkolluar në vitet '50-'60, në vende si Çekia, Rusia, Polonia e Rumania. Të gjitha vende me një traditë të madhe në artet e bukura, dhe ky ishte fati ynë i madh.

Gjatë karrierës suaj jeni marrë më shumë me teatër apo me kinema?
Mesatarja dy filma në vit nuk linte më hapësirë për të bërë teatër. E kjo gjendje deri në vitet '90, kur u hapën kufijtë e Shqipërisë. Në një periudhë 12-vjeçare kisha marrë pjesë e kisha realizuar 25 filma. Në këtë periudhë kam luajtur edhe teatër sa të ishte e mundur.

Mendoni ndonjëherë se keni humbur vitet e rinisë për shkak të profesionit tuaj?
Jo, nuk e kam menduar. Kinemaja më bëri të jetoja një jetë shumë të larmishme dhe mbi të gjitha mjaft të lumtur. Sigurisht, nuk mund ta dija se çfarë do të thoshte të ishe "i ri" në Perëndim, por në Shqipëri isha shumë me fat dhe mjaft e privilegjuar, sidomos nëse dikush mendon se në fillim të karrierës sime kam qenë vetëm 17 vjeçe.

A e mbani mend herën e parë që keni parë veten në një ekran televizioni?
Si mund ta harroj! Nuk kuptoja se çfarë kisha bërë. Papritur ndjeva që kisha humbur anonimatin dhe mendova: "Çfarë i bëra vetes!". Nuk mund të ecja në rrugë pa u ngacmuar, por më vonë kuptova që nuk ishte dhe aq keq.

Mendoni se karriera juaj u dedikohet rrethanave apo talentit tuaj?
Kur punon shumë, shpërblimi një ditë vjen vetë. Nuk besoj që çmimet e marra në Bashkimin Sovjetik dhe në Ballkanin e Lindjes kanë qenë vetëm për shkak të rrethanave.

Filmat tuaj shfaqeshin edhe në vende të tjera lindore?
Po. Për Perëndimin as që bëhej fjalë.

Si ndiheni kur shikoni filmat tuaj të shfaqen ende në ekran?
I shoh për 5 ose 10 minuta, pastaj fik televizorin.

Mendi se termi "yll kinemaje" (star) ecën paralelisht me punën tuaj?
Në Shqipëri nuk mund të përdorësh termin "star" apo yll kinemaje, pasi jemi një grumbull artistësh që punojnë vetëm për te realizuar filma. Ti merr një rol të besuar nga regjisori dhe kaq. Populli mund të ndeshet me ne në rrugë, jemi njerëz të thjeshtë që kemi jetën tonë shoqërore jashtë ekranit të kinemasë e na përshëndet. Mbi të gjitha janë shumë të sjellshëm me ne.

Ju bezdis fakti që jeni mjaft popullore?
Një ose dy herë më ka bezdisur, por njerëzit janë shumë të mirë me mua. Nuk ka arsye që unë të mërzitem apo të bezdisem.

Do arrinit të bënit gjë tjetër veç aktrimit?
Nuk e kam menduar ndonjëherë. Në moshën 40-vjeçare iu nënshtrova një shërbimi fotografish në Nju-Jork. Fotografi më tha që duhet të isha bërë modele. Qesharake, ta mendosh në moshën 40-vjeçare. Kur pashë fotografitë, u trishtova që Shqipëria nuk ishte një vend i hapur kur isha 18 vjeçe. Mbase do të kisha më shumë mundësi të bëhesha modele.

Besoni se një ditë mund të jetoni në Greqi?
Nuk e kam menduar ndonjëherë. Edhe kur kanë qenë trazirat e '97-s, ideja ka qenë të rikthehesha në Shqipëri, pasi ai është vendi im.
Marë nga revista greke, "S-magazine" Athinë

Regjisori grek: Bulku një aktore e shkëlqyer
Kisha dëgjuar shumë për të nga shokë e të njohur, kisha dëgjuar edhe për bashkëpunimet e saj dhe mezi prisja ta njihja nga afër", thotë regjisori Janari për aktoren Rajmonda Bulku. "Sinqerisht nuk dija se çfarë të prisja pasi për patriotët e saj ajo është idhull, -vazhdon regjisori- siç është Aliki në Greqi". Konstatimet e para të regjisorit grek kanë qenë mjaft të mira. "Kur e takova Rajmondën, konstatova se aktorja shqiptare nuk ishte një femër e llastuar e që kishte nevojë për përkëdhelje, siç ishte Aliki jonë, por një femër me karakter". Sipas regjisorit këto dy diva kanë shumë të përbashkëta, por ajo që i lidh më shumë sipas tij është fama.

Filmi për emigrantin shqiptar Flamur Pisli
Janë shkruajtur shumë skenare, mbi historinë e Flamur Pislit, por vendi që mori përsipër të xhirojë një film ishte Greqia. Nuk mund të harrohet historia e emigrantit shqiptar që nuk ishte paguar nga punëdhënësi grek e për këtë mori peng një autobus me pasagjerë grekë në Selanik. Ky është filmi "Pengu" i regjisorit grek, Konstandinos Janari. Në film merr pjesë edhe një aktor tjetër shqiptar, mjaft i njohur. Forcat e "Brisku-t" do të ekzekutonin më pas, pranë qytetit të Elbasanit, të riun shqiptar. Paniku për jetën pa kuptim dhe i pambrojtur, e çoi 24 vjeçarin Pisli në kryerjen e xhestit të shëmtuar. Shqiptari që ndjehej i poshtëruar nga pronari grek arriti të kryente një akt të dhunshëm me 28 maj të vitit 1999. Një akt i dënuar nga shoqëria shqiptare. Pa të drejta dhe i fyer, Pisli shkakton një incident me shtetin fqinj, një histori e paharruar për te gjithe,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Interviste me aktore te ndryshem te skenes dhe ekranit Empty
MesazhTitulli: Re: Interviste me aktore te ndryshem te skenes dhe ekranit   Interviste me aktore te ndryshem te skenes dhe ekranit Icon_minitime4th October 2008, 6:30 am

Luftetar Paja eshte nje aktor i rralle, me ze te kadifejte, me sy te gjalle, nje aktor qe porsi bletet e ka mbledhur nektarin lule me lule, vezhgim pas vezhgimi dhe ka prodhuar mjaltin me te mire ne ate kosheren e shquar te Estrades Profesioniste te qytetit te Fierit.

Lindi ne Gorishove te mallakastres me 1 dhjetor 1941. Pas mbarimit te shkolles se mesme elektrike e pedagogjike ne vitin 1963 mbaron studion 1 vjecare per aktor ne teatrin popullor.

Qysh ne moshe te re spikat talenti i tij si aktor. Kontribut te madhe ne formimin e tij si aktor ka dhene rregjisori Llazar Verria dhe vecanerisht aktori dhe regjisori i talentuar Pellumb Kulla. Luftetari eshte nderuar me medalje te cmimit te pare ne vitin 1969 per kontributin e dhene ne grupet amatore, eshte nderuar me medaljen e Naim Frasheri e klasit te pare.

Ne vitin 1968 u emerua aktor profesionist ne estraden e Fierit. Ne vitin 1971 eshte nder te paret ne krijimin e Teatrit Bylis Fier. Luan ne teater ne dramen "Hijet e nates", "Fejesa e Cehovit". Nder rolet me te spikatura te aktorit Luftar paja jane: "Cobo Rrapushi me shoke" ne rolin e Cobos.

Ne dramen "Vite te paharruara". "Fytyra e dyte". E ne qindra e qindra komedi me nje akt. Ne vitin 1979 merr titullin Artist i merituar. Luftar Paja ka marre pjese dhe ne shume filma artistik. Ku ka spikatur me role ne filma patriotik si "Keshilltaret", "Guna permbi tela", "Nentori i dyte", "Gjeneral Gramafoni". Filma me teme te asaj kohe si "Endrra per nje karrige", "Zevendesi i grave" etj.

Ai ka luajtur perkrah aktoreve te medhenj shqiptar si Rolan Trebicka, Sander Prosi, Mirush Kabashi, Hajrie Rondo, Kadri Roshi etj. Ne vitin 1990 merr titullin e larte Artist i popullit. Ne vitin 2001 eshte shpallur qytetar nderi i Fierit.

I pelqen muzika polifonike mallakstriote. Luftetari eshte sot me i kerkuari nga gjithe regjizoret. Ne 31 maj te vitit 2005 atij i jepet titulli Nder i Qarkut Fier bashke me 11 figura te tjera te qarkut qe do i kemi personazhe ne muajt e ardhshem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Interviste me aktore te ndryshem te skenes dhe ekranit Empty
MesazhTitulli: Re: Interviste me aktore te ndryshem te skenes dhe ekranit   Interviste me aktore te ndryshem te skenes dhe ekranit Icon_minitime4th October 2008, 6:30 am

Aktori shqiptar- Luan Bexheti

Rrëfimi i aktorit shqiptar në Nju Jork. Oferta e regjisorit Kujtim Çashku në filmin ”Syri Magjik”. Së fundi suksesi i filmit ”Maree” i James Pelleritos, në rrethin e të nominuarve për ”Oscar”, ku aktori Luan Bexheti interpreton rolin e shqiptarit emigrant

Luan Bexheti, një shqiptar nëpër batica


Elsa Demo

Luan Bexheti po e ndien veten më afër Shqipërisë, sipas mënyrës që ai donte të ndodhte, me kinemanë. I larguar nga Tetova në Novergji me familjen, në moshën 4 vjeç, ndoqi rrugën e aktrimit fillimisht në Oslo e më pas duke ndjekur studimet në Institutin e njohur të teatrit në Nju Jork ”Lee Strasberg”. Endrra për të interpretuar një ditë në një film shqiptar realizohet me ofertën e regjisorit Kujtim Çashku, për filmin “Syri Magjik” që ka përfunduar xhirimet disa muaj më parë.
Ndërkaq Luan Bexheti duket i lumtur që një tjetër film, ”Maree” (Baticat) ku interpreton rolin kryesor ka marrë vlerësimet maksimale gjatë vitit 2003-2004 duke fituar çmime në Festivalin e Nju Orleansit, në Festivalin e Tiburonit me çmimin ”Federico Fellini”, në Festivalin në Los Anxhelos, ndërsa në Festivalin e Filmit Amerikan është shpallur filmi më i mirë me metrazh të shkurtër.
Në filmin ”Maree” të regjisorit italian James Pellerito, Bexheti interpreton rolin e një shqiptari që shkon në Venecia për t’i gjetur një strehë të birit. Maqedonia prej nga ata vinin babai me të birin po kalon ditë të vështira për shkak të luftës. Djaloshi i vogël italian, Davide Murtas në rolin e Arbenit, djalit të Luan Bexhetit, në këtë film interpreton në gjuhën shqipe.
Ky film tashmë është në rrethin e filmave për nominimin e Çmimit ”Oscar” në kategorinë ”Best short film” (Filmi më i mirë i shkurtër). Ky shans i është dhënë me të fituar Çminin “Grand Prize” në USA Film Festival në Teksas.

Intervistë
Kush është Luan Bexheti ?
Luan Bexheti është Luan Bexheti. Atëherë, kam lindur në Tetovë, Maqedoni, në vitin 1972. Në moshën katërvjeçare familje ime dhe unë largohemi drejt Norvegjisë. Ata vazhdojnë të jetonë aty sot e kësaj dite. Para se të nisja studimet për aktrim vazhdoja të punoja në Oslo ku deri në vitin 1992 drejtoja një rrjet videotekash. E mbylla këtë biznes, pas një fatkeqësie familjare. Dhe fillova të merrem me art.
Fillimi ishte i rastësishëm. Ndodhi që bashkë me një fotograf italian realizuam një servis fotografik (që në fakt i doja si kujtim për të dashurën). Fotografitë janë në duart e disa agjencive që kërkonin modelë dhe më njoftuan për të bërë një audicion për reklama të ndryshme si Levi’s, Trenat e Norvegjisë, për Bashkimin Evropian, e cila ka qenë dhe më e rëndësishmja për mua.
Para vendimit për t’u bërë aktor, doja të isha një gangster. Kur një ditë të bukur policia norvegjeze më arrestoi e më futi në burg për disa ditë, atëherë ndërrova mendje dhe vendosa që herë tjetër rolin e gangsterit ta luaj vetëm në kinema, sepse pashë që me burgun nuk bëhet shaka. Aktrimi më lejon të luaj kriminelin dhe të mos futem në burg.

Kur u ndodhët për herë të parë në sheshxhirimin e një filmi?
Ka ndodhur me “Endrrën”, film i një regjisori norvegjez. Kjo ishte përvoja ime e parë në kinema, menjëherë pas saj mora vendimin të marr formimin e duhur, të shkollohem. Nisa studimet dyvjeçare, ‘95-97 në një prej shkollave shumë të rëndësishme të artit të aktrimit, “The Lee Strasberg Theatre Institute”, në New York.
Ikët përfundimisht nga Oslo? Besoj nuk ka qenë e lehtë për ju të çani në rrugën e artit në Amerikë. Cila ka qenë periudha më vështirë?
Të them të drejtën, periudha më e vështirë ka qenë fillimi, vendimi për të ikur nga familja dhe për të nisur studimet. Norvegjia nuk ishte vendi i përshtatshëm për t’u bërë aktor. Im at ka bërë të pamundurën të më kthente nga rruga ku isha nisur, po kisha vendosur dhe askush nuk mund të më ndërronte mendjen. Më tha të studioja për avokat ose mësues, punë që ai e kishte bërë gjithë jetën, sepse sipas tij, aktorët nuk kanë jetë të qëndrueshme (kjo është pak e vërtetë) dhe e kanë të vështirë të bëjnë jetë familjare. I thashë se tashmë e kisha vendosur dhe pikë.

Prej disa kohësh ju keni ardhur në Shqipëri për xhirime në filmin “Syri Magjik” i regjisorit Kujtim Çashku. Cili është roli juaj aty dhe përse e pranuat?
Kontakti im i parë me regjisorin Kujtim Çashku ishte në vitin 1996, por nuk na u dha mundësia të bashkëpunonim, deri në vitin 2003, kur më ofroi rolin e Benit, një gjirokastrit që mundohet ta fitojë paranë me çdo kusht. Rolin e pranova, sepse dëshira për të interpretuar në një film shqiptar ishte dhe mbetet e madhe. Nga ana tjetër, ishte rekomandimi i aktorit Timo Flloko, që gjithashtu interpreton tek ”Syri magjik”.
Sa për Timo Fllokon, ai më është gjendur me punën që kemi bërë për 5 javë në teater, dhe kam mësuar prej tij aq sa nuk kisha marrë për 2 vjet në shkollën që përfundova në Nju Jork.

Ky ishte bashkëpunimi i parë me një regjisor shqiptar?
Kam marrë pjesë në filmat që kanë realizuar 4 regjisorë shqiptarë këtu në Amerikë. Janë Urim Leka, Rock Markolovich, Dimitër Ismailaj dhe Agim Gërbeshi. Ndërkohë jam në pritje për të nisur nga puna me regjisorin Fatmir Koçi në filmin e tij të ardhshëm, i cili do të nisë xhirimet këtë vit. Eshtë fjala për filmin ”Një mbret për synetllëk”.

Filmi me metrazh të shkurtër ”Maree”, ku keni rolin kryesor ka pasur sukses. Si ndodhi që ju interpretoni pikërisht rolin e një shqiptari të Maqedonisë?
Ishte regjisori James Pellerito i cili më foli për filmin e tij të ardhshëm ”Maree” (Baticat), që do të xhirohej në Venecia. Aktorja Elza Zagreda e kishte sugjeruar se Bexheti ndoshta do të ishte aktori i duhur për këtë rol. Me këtë film që më pëlqen shumë pata mundësi të tregoj se ç’di të bëj duke përdorur anën e fortë dhe serioze të Luan Bexhetit, sepse deri tani kam dhënë më shumë në komedi. Kam punuar shumë për të realizuar rolin dramatik të shqiptarit tek ”Maree”. James Pellerito është nga ata regjisorë që me artin e tyre mbajnë qëndrim ndaj fenomeneve sociale, siç është rasti i emigrantit shqiptar në Itali. Pelleritos ka shfaqur mospëlqimin e tij për mënyrën se si italianët i trajtojnë emigrantët dhe për këtë arsye ai realizoi filmin ku unë luaj, ”Maree”.
Filmi është kualifikuar në listën e atyre që do të nominohen për ”Oskar”. Kjo për arsye se filmi i regjisorit Pellerito është me metrazh të shkurtër e në këto raste duhet të kalojë provën e disa festivaleve të filmit që zhvillohen në Amerikë, e pas kësaj të shqyrtohet nominimi. ”Maree”, tashmë ka fituar USA Film Festival në Texas dhe automatikisht ai do merret në konsideratë nga Akademia në Los Angeles
Mbrapsht në krye Shko poshtë
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Interviste me aktore te ndryshem te skenes dhe ekranit Empty
MesazhTitulli: Re: Interviste me aktore te ndryshem te skenes dhe ekranit   Interviste me aktore te ndryshem te skenes dhe ekranit Icon_minitime4th October 2008, 6:32 am

INtervista/Flet aktori që jeton në Itali prej vitesh

Admir Sorra: Unë, Gjinoja i filmit, ju rrëfej jetën time

Aurora Allushaj

Kanë kaluar 20 vite që nga koha kur ai luajti rolin e
Gjinos, në filmin "Përrallë nga e kaluara", por edhe sot vazhdon të jetë po aq i freskët në memorien e shqiptarëve, si në ditën e parë. Të gjithë e kujtojnë me nostalgji 14-vjeçarin dhëndër që nuk kuptonte se ç'donin të thoshin të tjerët për fiqtë. Sepse nuk kuptonte përse e martuan aq të vogël dhe që në fund pati një "happy end" bashkë gruan e tij dhe burrin e saj të vërtetë. Por djaloshi që të gjithë ia mbajmë mend atë fytyrë njomëzake, tani është 32 vjeç. Nuk është më ai i famshmi dhe nuk është më aktor. Ka braktisur Akademinë e Arteve në vitin 1993 për të vazhduar një shkollë në Perëndim, por që nuk iu realizua. E tani, ai, Gjinua i madh i filmit, jeton në Modena.

Një sukses shumë i madh dhe më pas një largim nga kinematografia, cila ka qenë arsyeja e kësaj heshtjeje?
Ka qenë një arsye e fortë personale që nuk dua ta përmend, ajo që më ka larguar nga kinematografia për kaq shumë kohë.
Si është Admiri pas gjithë këtyre viteve dhe me çfarë po merret aktualisht?
Admiri është një qytetar si gjithë të tjerët që ka emigruar në Itali.
Si arritët të gjendeshit në sheshin e xhirimeve të filmit "Përrallë nga e kaluara"?
Ka qenë një rastësi përzgjedhja tek filmi "Përrallë nga e kaluara". Regjisorët kalonin nëpër shkollat e qytetit për të zgjedhur talente të reja. Rastësia e solli të kalonin edhe te shkolla jonë, dhe pas konkurrimit vendosën të më merrnin mua.
Një konkurs i fortë dhe ju në rolin e filmit. Pse?
Konkursi ishte me të vërtetë i fortë. Konkurronin 3500 nxënës për rolin që fitova unë, por një pse të prerë nuk mund t'ju jap.
Si ka qenë kontakti i parë me regjisorin Dhimitër Anagnosti?
Kontakti i parë me regjisorin Dhimitër Anagnosti ka qenë pas përzgjedhjes që u bë në Vlorë. Kam shkuar në Kinostudio, ku më priti vet regjisori, i cili më dha të recitoja disa pjesë nga skenari i filmit. Më pas ka qenë prova e fundit, kino-prova. Pasi pa imazhin tim të fytyrës në kamera, ai vendosi përfundimisht që unë do të isha në rolin e Gjinos.
Si kanë qenë raportet me aktorët Elvira Diamanti, Robert Ndrenika, Hajrie Rondo, Xhevdet Ferri?
Raportet kanë qenë shumë të mira me të gjithë grupin e xhirimit, më kanë mbajtur shumë afër dhe më thërrisnin vëllai i vogël.
Si ka qenë fëmijëria juaj, ku e keni kryer arsimin fillor?
Fëmijëria ime ka qenë një nga periudhat më të mira të jetës sime. Me gjithë kushtet e vështira që kanë qenë atëherë, prindërit mundoheshin të na krijonin kushtet maksimale, pasi nuk di të më ketë munguar asnjë gjë. Kam qenë shumë i lidhur me prindërit e mi, me familjen time. Arsimin fillor e kam kryer tek shkolla "Qemal Gorishova".
Ndonjë ndodhi interesante nga fëmijëria juaj?
Kam pasur një shoqe e cila më ka pëlqyer pa masë dhe e kam pasur pikë të dobët.
Si e keni ndjerë veten pas daljes në kinema të filmit dhe popullaritetit që pati roli i Gjinos?
Filmi doli në kinema një vit pas mbarimit të xhirimeve, për disa probleme që kishte lidhur me tematikën që trajtonte. Ka qenë një kohë e artë për mua, por ndjeja shtypjen që më shkaktonte popullariteti si personazh i Gjinos. Të gjithë më thërrisnin në emër të personazhit, ngado që të kaloja njerëzit përdornin batuta të filmit, gjë që më vinte në siklet.
Sa ka qenë për ju e njohur vepra "14 vjeç dhëndër" e Çajupit?
Deri në momentin që pata në dorë skenarin, thjesht kisha dëgjuar për të. Por tema që trajtonte vepra çohej edhe më tej nga regjisori Anagnosti, pra nuk mbaronte tek dasma, por vazhdonte me problemet që sillte ajo.
Cila ka qenë ndodhia më interesante që mbani mend nga sheshi i xhirimit?
Gjithmonë që hedh shikimin tek rinia ime, kujtoj çdo imtësi nga ai film. Më kujtohet dita e parë e xhirimit, në një nga lagjet e Gjirokastrës, ku kishte shumë njerëz përreth meje dhe kjo më solli një bllokim total. Regjisori më mori mënjanë, më tha se isha zgjedhja e tij dhe isha i aftë ta çoja punën deri në fund.
Hedhja që u bëri Marigoja nga turra e druve është një inskenim apo diçka e vërtetë?
Hedhja ishte një inskenim, por ishte dhe një dyshek në tokë. Personazhi që ka bërë hedhjen nga turra e druve ishte në moshën time dhe bënte pjesë tek cirku i Gjirokastrës. Regjisori më thoshte që në qoftë se kjo nuk kishte për të dalë mirë, në fund të filmit do të më duhej ta bëja unë hedhjen.
A keni pasur kontakte me regjisorin Anagnosti, apo me aktorët e tjerë pas mbarimit të xhirimeve?
Kontaktet kanë qenë të pakta. Jam takuar me regjisorin Dhimitër Anagnosti në 1993, kur shkova për të konkurruar në Akademinë e Arteve. Atëherë ai ishte ministër i Kulturës. I kërkova një opinion si regjisor shumë i aftë, pasi nuk dija se si funksiononte. Fjalët e tij kanë qenë me të vërtetë shumë guximdhënëse, më tha "futu ballë lartë se jam i sigurt se je i aftë për ta bërë një punë të tillë". Ky ka qenë kontakti i fundit që kam pasur me të.
Xhirimet e filmit janë kryer në një fshat të Gjirokastrës, na tregoni se si ka qenë kontakti i parë me banorët dhe mjedisin?
Xhirimet kanë zgjatur gjashtë muaj, të ndara respektivisht tre muaj në Tiranë dhe tre në Gjirokastër, duke përfshirë këtu dhe një muaj në kishën e Libofshës në Fier. Kontakti me banorët ka qenë shumë i mirë, jam ndjerë i privilegjuar nga mikpritja e tyre. Xhirimet në Gjirokastër janë bërë në Picar, Dhuvjan, Derviçan dhe në lagjen "Manalat".
Pas shumë kohësh, a ju njohin më njerëzit si aktori që ka luajtur Gjinon, a ka reagime kur ju shohin?
Dëgjoj akoma zëra në Vlorë që më thërrasin o Gjino, që përdorin batutat e filmit. Ka reagime nga më të ndryshmet, mendojnë se kam ngelur i vogël si Gjinua tek filmi.
Kur ka reagime të tilla, si ndihesh mbas gjithë këtyre viteve?
Kanë kaluar afërsisht 20 vjet nga mbarimi i filmit, ndonjëherë më vjen për të qeshur e ndonjëherë bëhem nostalgjik për ato që kanë kaluar në atë moshë. Kam qenë i vogël, por mbaj mend mirë të gjitha momentet deri në detaj të atij filmi. Mbaj mend njerëzit që më kanë rrethuar, ata që më kanë dashur dhe nuk di në më kanë harruar apo jo, megjithatë filmi është bërë shumë popullor.
Mund të na thoni për emocionet që keni pasur kur keni marrë çmimet e filmit?
Në vitin 1988 ka qenë një konkurs që është bërë në Tiranë, ku filmi jonë mori çmimin "Naim Frashëri". Regjisori më drejtoi mua që të shkoja të tërhiqja çmimin e filmit, ky ishte një nder për të më bërë mua të pranishëm në skenën e artit shqiptar. Në Festivalin VIII të Filmit kam marrë medaljonin si "Aktori i vogël më i mirë i filmave shqiptarë".
Pas kësaj interviste, si mendoni se do të jetë reagimi i publikut shqiptar?
Nuk besoj se do të ketë ndonjë reagim të madh, intervista ime është një respekt ndaj të kaluarës sime.
Mbas gjithë këtyre viteve, a keni menduar të riktheheni për të bërë një film të dytë?
Në qoftë se do të më jepej një shans i dytë, do të rikthehesha për të bërë një film tjetër.

Emri: Admir Sorra

Vendlindja: Vlorë

Datelindja: 15 janar 1975

Aktiviteti: Në moshën 12-vjeçare luan rolin e Gjinos në filmin "Përrallë nga e kaluara"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Interviste me aktore te ndryshem te skenes dhe ekranit Empty
MesazhTitulli: Re: Interviste me aktore te ndryshem te skenes dhe ekranit   Interviste me aktore te ndryshem te skenes dhe ekranit Icon_minitime4th October 2008, 6:32 am

Elvira Diamanti braktis skenen

Elvira Diamanti tregon rrjedhën e qetë të jetës së vet deri tek ky vendim i fundit, për t’u tërhequr nga skena. Dashurinë e saj me një mjek, përkujdesjen maksimale për të rritur Edrën dhe Markon, aventurën e saj trevjeçare në Zvicër, pasionin e saj për pikturën dhe librat, frymëzimin për punën e re... Nga “Radiostacioni” tek “Doruntina”, fillesat dhe lamtumira e karrierës së saj artistike. Pengjet për rolet që nuk u luajtën kurrë. Nga profesioni tek jeta private, nga puna tek intimitetet, ja çfarë zbulon për lexuesit e "Spektër” një nga aktoret më të dashura por edhe mistike.

Nga Belina Budini
Ajo është duke kapërcyer pragun e dytë të jetës. Vendimi për të braktisur teatrin dhe filmin nuk qe për të apokalips, megjithatë…. Pikërisht tani, Elvira Diamanti, aktorja e bukur, ka vendosur të tërhiqet nga platea e teatrit dhe sheshi i xhirimeve. Pa lot por me shumë pengje. Ndarja e saj me pasionin e madh, aktrimin, e ka hedhur atë në të tjera përjetime. Sapo ka filluar një jetë të re, një karrierë ndryshe dhe ditët e saj kanë marrë një tjetër kthesë. Kjo nuk do të thotë që Elvira nuk mund ta kthejë kokën pas, ndonëse me shumë mund, për të vërejtur veten, tanimë në të shkuarën. Por jo vetëm kaq.

Kthesa
Pas një karriere artistike 25- vjeçare, Elvira Diamanti i thotë vazhdimisht “jo” ofertave, që megjithatë, vazhdojnë t’i bëhen. Ky refuzim i saj i përsëritur nuk ka të bëjë me vdekjen e pasionit të saj për filmin apo teatrin. Në fillim nisi si garë pasionesh. Atëherë kur në jetën e saj hyri një dashuri e madhe, kur Elvira nuk ishte më shumë se 23 vjeç, por kur ndieu për herë të parë tulatjen e pasionit për aktrimin përballë sharmit të një mjeku gjinekolog që i rrëmbeu zemrën dhe kur mes tyre lindi një dashuri me shikim të parë. “U dorëzova përpara këtij pasioni që për fat të mirë nuk na zhgënjeu më pas. Ishte një dashuri me shikim të parë. Deri atëherë dashuria ime e madhe kishte qenë aktrimi, sidomos pasi ndoqa Akademinë e Arteve, dega dramë. Atëkohë isha 24 orë në 24 orë e gjitha dhe vetëm për rolet e mia, të cilave u përkushtohesha deri në marrëzi. Kishte lindur tek mua një pasion tepër i madh për aktrimin, aq sa flisja rrugëve e ngado me vete, duke pëshpëritur e recituar fjalët e skenareve”, - kujton Elvira. Pikërisht atëherë, kur pasioni për skenën ishte në kulmin e vet, jeta e saj do të merrte tjetër hov. Aty, në Akademinë e Arteve, një ditë takoi sytë e Drinit dhe pasioni i rrëmbeu të dy. Brenda gjashtë muajsh, kishin vënë unazat e fejesës në gisht dhe brenda një viti kurorën e martesës. Fëmija i parë nuk do të vononte dhe pasioni e përkushtimi për aktrimin nisi të zbehej. Por ajo nuk braktisi asgjë. Ishte e re, energjike dhe krahas familjes, gjente kohë t’i përkushtohej edhe aktrimit. Kjo gjë i pëlqente. Por, për fat të keq, kjo gjë nuk i pëlqen më njëlloj, tani.

Përse braktisi skenën?
Pas kaq rolesh, dhjetëra eksperiencash, qindra ngacmimesh emocionale, Elvira Diamanti nuk ndien më të njëjtin frymëzim për të bërë role të tjera, të cilat nuk e bindin, të cilat nuk i ofrojnë asgjë të re, të cilat nuk e joshin, nuk e ngrohin e as e bëjnë t’u thotë “po” ofertave. Kishte filluar t’i dukej sikur po përsëriste vetveten, nuk gjente më role shpërthyese si Marigoja, Adela apo Doruntina. Më kot kërkonte një Lady Makbeth apo diçka nga antikiteti grek. Nuk i gjeti dot më. Atëherë mori vendimin të largohej nga Teatri Kombëtar, e la edhe “Publimedian” me të cilën bashkëpunoi për 3-4 vjet. Rolet nuk i munguan por kështu nuk realizoheshin ëndrrat e saj. “Nuk kisha ëndërruar këtë. Pas një reflektimi të gjatë e kuptova se kisha neglizhuar me familjen dhe fëmijët për diçka që nuk ia vlente më, nuk ishte kaq e rëndësishme, nuk kishte vlerat që unë do të kisha dashur të kishte. Nuk gjeja më veten në asnjë nga rolet që më propozoheshin. Ishin të thata. Rolet e mia filluan të ktheheshin për nga komedia, sepse këto gjenin treg... por në fakt, një herë kur në mes të shfaqjes një spektator thirri emrin e një humoristi ndërsa përtypte fara, thashë me vete se: ja çfarë i kemi injektuar spektatorit. Intelektualët i janë larguar teatrit, ata nuk gjejnë më aty vlerat që dikur kanë ekzistuar. Më merr shpesh malli për shfaqje si ato të Pirro Manit. Mund të them se vënia e fundit në skenë që më ka mallëngjyer ka qenë “Kur Fernardo Krasi më shkruante një letër”, me Yllka Mujon dhe Ndriçim Xhepën, por që nuk është përsëritur më në gjithë këto vite. Për të tilla shfaqje ka nevojë teatri tek ne...”- vazhdon të tregojë Elvira arsyet që e bindën për t’u ndarë me teatrin, ku ka punuar gjithë jetën e saj. Përveç kësaj ajo thotë se kishte filluar të mendonte se mund të bënte ndonjë gjë tjetër. Ende nuk e dinte mirë se çfarë por mund t’i përkushtohej një pune tjetër, ku do të gjente pasion. Dhe vërtet e gjeti atë. Pas një përkushtimi të gjatë ndaj fëmijëve të saj, ajo është futur në botën e tyre, i kupton ato dhe problemet e tyre shumë mirë, flet shumë me to dhe kjo gjë e çoi shumë pranë fëmijëve të tjerë. Tani që punon për fëmijët duket vërtet e kënaqur. Kur një letër që i anonçon një projekt të ri bashkëpunimi me një regjisor italian, mbërrin në zyrën e saj, ajo gëzohet shumë dhe që tani përfytyron turmat e fëmijëve që presin të shohin shfaqjen në fjalë pasdite.

Një nënë e përkushtuar
Pasi u shkëput nga teatri që prej vitit 2000, Elvira Diamanti u shndërrua në një “urith” siç thotë duke qeshur, pasiqë asgjë nuk e tërhiqte më shumë sesa të ndenjurit në shtëpinë e saj. “Dilja shumë rrallë, sa për të përcjellë Markon për në shkollë. Ishte një ditë rutinë, por ishte më mirë se të dilja kot kafeneve, kjo gjë do të më lodhte më shumë se një jetë sedentare. Kisha ndërkaq gjithë kohën e duhur për të lexuar. Nuk më shpëtonte asnjë libër i ri. Një nga daljet e mia të zakonta ishte deri tek libraria më e afërt. Kur më duhej të dilja përballesha me surprizën se nuk kisha më garderobën e nevojshme. Më duhej ta rinovoja por as që e kisha kuptuar këtë ngaqë dilja tepër rrallë. As festat e zhurmshme nuk na pëlqejnë më. Ato familjaret kanë një sharm të veçantë”, - tregon Elvira ditët e saj menjëherë pas shkëputjes nga teatri. Ajo shton se megjithatë gjatë kësaj kohe pati të gjitha mundësitë për t’iu përkushtuar e për të njohur më mirë moshën dhe problemet e fëmijëve të saj, për të cilët thotë se do të ishte gati t’i braktiste të gjitha të tjerat. “Gjatë kohës që isha e impenjuar me “Publimedian”, kuptova se kisha lënë shumë pas dore familjen dhe fëmijët, prandaj m’u bë i domosdoshëm një rikthim në familje, për të vënë shumë gjëra në vend. Habitem kur mësoj se shoqe të miat nuk dinë asgjë për fëmijët e tyre, jo se unë kam kontroll total mbi ta, por kam arritur të krijoj një raport të tillë mes miqsh në mënyrë që ata të m’i tregojnë edhe intimitetet e tyre”, - tregon Elvira. E gjitha kjo dy vjet më parë.

Jeta e re
Tani që ka nisur punën e re në Teatrin e Kukullave, Elvira nuk ka të njëjtën kohë për t’u marrë me shtëpinë dhe fëmijët, por tanimë urat e komunikimit janë vendosur dhe gjithçka është më e lehtë për të si nënë si edhe për vajzën, Edrën 15- vjeçare dhe Markon 10 vjeç. Pa përjashtuar Drinin, bashkëshortin, i cili nuk e ka ushtruar më profesionin e tij të mjekut, por merret me biznes. Larg teatrit, jeta e re e Elvira Diamantit nuk është megjithatë larg admiruesve të vet. Ajo i takon ata gjithkund, në rrugë, edhe ndër prindërit që vijnë për të shoqëruar fëmijët e tyre në Teatrin e Kukullave. Dhe gjithnjë simpatia e tyre ndaj saj i duket një surprizë e bukur. Kjo e bën të thotë ndonjëherë se edhe mund të kthehet me ndonjë rol që mund ta plotësojë me të vërtetë dhe që mund t’i japë diçka të re, gjithnjë duke patur kujdes që të mos përsërisë veten. Ndoshta një Ledy Makbeth do ta kthente aktoren në skenë. Ky rol ose diçka nga antikiteti grek janë pengjet e saj artistike, ato që Elvira nuk i pa të realizoheshin gjatë karrierës së vet artistike. “Nuk vihen më në skenë vepra të tilla dhe kjo është për të ardhur keq. Unë nuk jam kundër formave të reja të teatrit, por nga ana tjetër, nuk ka pse të mungojë forma më e vjetër, ajo e teatrit tradicional”, - shprehet Elvira.

Arti që pëqen Elvita
E ndërsa ka hequr dorë nga shfaqjet, ditët e saj nuk privohen asnjëherë nga vizitat pranë galerive të pikturës apo ekspozitave të pikturës, asnjërën prej të cilave nuk harron ta vizitojë. Nuk i ndan nga dora asnjëherë për shumë kohë as latino-amerikanët e letërsisë. Megjithatë, aktualisht ka në dorë librin ‘Seksi i Dytë” nga Simone De Bouvoir dhe një libër të Josephinë Bonaparte. I pëlqejnë veçanërisht shkrimtaret femra dhe i lexon me kërshëri librat e tyre. “Ndoshta mund të isha bërë shkrimtare ose piktore po të mos kisha nisur aktrimin. Po ta rinisja do të zgjidhja njërën nga këto të dyja; letërsinë ose pikturën. Jam më e prirur megjithatë ndaj kësaj të dytës...do të më kishte pëlqyer shumë, me të vërtetë...”, - thotë ajo. Megjithatë edhe puna që bën tani e tërheq shumë. Në katër muaj thotë se ka arritur të vërë në skenë tre premiera dhe se po përgatit një projekt shumë interesant rinor me elementin kukull dhe muzikën bashkëkohore për moshat më të rritura se 12-13 vjeç si edhe një projekt italian, me Paolo Comentalen në shfaqjen e të cilit do të punohet me kukullën Marionetë. Një nga shfaqjet e fundit të Teatrit të Kukullave ka qenë ajo e dhënë për fëmijët e policëve të vrarë.


Nga filmat, në jetën private
“Karriera ime nisi fare rastësisht. Në kohën kur vazhdoja gjimnazin, në vitin e dytë, gjatë një seance përzgjedhëse, njëra nga të pikasurat, isha edhe unë. Përzgjedhja bëhej për filmin “Në shtëpinë tonë” për të cilin bëra edhe kinoprovën, por nuk do të luaja aty. Filmi im i parë qe “Radiostacioni” ku mora pjesë mandej pa kinoprovë. Prindërit nuk ishin shumë entuziastë për këtë zgjedhje timen por as nuk m’u bënë pengesë. Ndërsa ajo që mund të quhet “era e ndryshimeve” nisi në vitin e katërt kur njohu bashkëshortin e ardhshëm, Drini Baboçin. Pas studimeve, dilloi punën në teatër. Punoi në teatër deri në 1990 dhe roli i fundit aty në fund të kësaj periudhe qe “Kush e solli Doruntinën”. Më pas pati, një shkëputje trevjeçare, kohë që e gjeti në Zvicër. “Para se të ndodhnin trazirat e studentëve këtu në 1990, im shoq ndodhej në Zvicër, edhe unë ndodhesha atje pranë tij. Vendosëm të mos ktheheshim për ca kohë derisa gjërat të qetësoheshin dhe kështu shkuan tre vjet. I gëzoheshim gjërave të bukura atje por na mungonin shumë gjëra të tjera. Unë nuk kisha mundësi të nisja atje një jetë artistike. Im shoq punoi në një laborator gjaku, ndërsa unë nuk kam punuar fare gjatë asaj kohe. Vajzën e kisha tre vjeçe dhe përkujdesesha për të. Nuk kam provuar asnjëherë më pas të ndërtoj karrierë artistike jashtë shtetit. Është shumë e vështirë ndër të tjera. Në 1994, pasi u ktheva nga Zvicra, ku jetuam në një zonë italianfolëse, rifillova punën në teatër. Si një eksperiencë të vlefshme të paskthimit mund të përmend shfaqjen e regjisorit maqedonas Vladimir Milçin, ‘Vdekja e Dantonit” ku luajta rolin e gruas së Dantonit. Nga viti 1999 deri në 2000 kam bashkëpunuar me Gëzim Kamen dhe “Publimedian” por erdhi një moment që desha të shkëputesha dhe nuk doja të përsërisja veten në role pa peshë. Erdhi një moment për të kërkuar diçka tjetër, prandaj shkëputja nuk erdhi shumë e dhimbshme”, - tregon ajo


“Kur luaja Marigonë”
Roli i saj më i dashur mbetet pa dyshim edhe ai që është më i dashuri e më i njohuri nga publiku, roli i Marigosë. Ishte 23 vjeç në kohën kur u zgjodh për të luajtur gruan e krahinës së Zagorisë. Këtë rol e kishte marrë përsipër fillimisht ta luante Luiza Xhuvani. Në momentet e fundit regjisori Dhimitër Anagnosti kishte gjetur një gjë që nuk shkonte në figurën e saj me rolin dhe ia kishte propozuar rolin Elvira Diamantit. “Regjisori erdhi në teatër dhe më dha skenarin. Ishte një skenar jashtëzakonisht i bukur, të cilin ai e kishte shkruar vetë. Më goditi që në fillim ai skenar. Iu përkushtova kohës së kinoprovave dhe gjithë xhirimet e provat zgjatën gjashtë muaj”, - tregon ajo. Në rolin e Marigosë ajo u fut pasiqë e njihte mirë gjithë krahinën e Zagorisë edhe për arsyen se nëna e saj ka qenë gjirokastrite. Nga ana tjetër, Gjirokastra është qyteti i saj i dashur ashtu si edhe “Kronikë në gur” është libri më i dashur i saj nga Ismail Kadare. Në kohën kur luante filmin ajo i kishte flokët e shkurtra dhe me rrica. Për këtë arsye ajo qe e detyruar të mbante paruken e famshme me dy gërsheta, që i erdhi shumë mirë për shtat. Sa për eksperiencën me këtë rol ajo thotë se në atë kohë, edhe falë punës së regjisorit e të grupit të talentuar të aktorëve, iu duk shumë i lehtë sa nuk besoi që po bënte një gjë të bukur.


Look-u
Klasike dhe elegante
Në garderobën e saj tre janë spektret e ngjyrave të preferuara: bluja, bezha dhe e bardha. Ndërsa të zezën e ka përjashtuar nga garderoba e vet që pas fatkeqësive që i morën prindërit dhe një motër. Këto tronditje ajo i ka përjetuar gjatë dhjetë viteve të fundit dhe e kanë shënjuar shumë. Sa i përket modës, ajo thotë se nuk e ndjek atë me fanatizëm, por se nuk neglizhon asnjëherë kur bëhet fjalë për look-un,i pëlqen të vishet mirë e të jetë e paraqitshme. Por nga ana tjetër, ajo ruan gjithnjë natyrën klasike, një look mes sportives dhe elegantes. “Nuk më pëlqejnë asnjëherë ekstremet dhe as feminiteti provokues. Në Shqipëri megjithatë është e vështirë të gjesh veshje që t’i përshtaten karakterit të gjithsecilit. Në garderobën time ka nga të gjitha. Edhe të blera këtu, edhe të qepura vetë, edhe të blera jashtë shtetit, edhe plot të dhuruara. Në dyqane gjen shumë rroba grarishte, të tjera shumë të shtrenjta dhe shumë për adoleshentë. Nuk kam stilist të preferuar, as parukjer apo këshillues për modën. Zakonisht e bëj vetë tualetin. Sa i përket ushqimit ha shumë pak, jam pothuajse vegjetariane, pëlqej shumë qumështin, pjata ime e preferuar janë makaronat, sporti im i preferuar është noti. Më pëlqen ta kaloj kohën duke lexuar dhe duke dëgjuar muzikë klasike.



Filma të interpretuar
“Radiostacioni”
“Liri a vdekje”
“Shoqja nga fshati”,
“Shokët”
“Në prag të Lirisë”.
Teatër
“Shi në plazh”
“Mësuesi i Letërsisë”.
“Shtëpia e Bernarda Albës”
“Kush e solli Doruntinën”.
“Vdekja e Dantonit”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Interviste me aktore te ndryshem te skenes dhe ekranit Empty
MesazhTitulli: Re: Interviste me aktore te ndryshem te skenes dhe ekranit   Interviste me aktore te ndryshem te skenes dhe ekranit Icon_minitime4th October 2008, 6:40 am

Kapriçoja e zemrës që mori Nand Radin

"Nandi ka më tepër humor, sesa shëndet". Kështu thoshte dikur regjisori Kujtim Spahivogli, miku i ngushtë i aktorit trupmadh, Nand Radi. Dhe në të vërtetë, ai që e la Ferdinand Radin ishte shëndeti.


Një kapriço e zemrës i ka marrë jetën dje paradite aktorit dhe regjisorit të njohur. Artisti 62-vjeçar ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Tiranë, si pasojë e një ataku kardiak. Lajmërimi i parë për këtë humbje është dhënë dje afër mesditës nga të afërmit e tij, të cilët pohuan se aktori i njohur vuante prej kohësh nga probleme serioze në zemër. Të gjithë pëshpëritën dje: "Sa shpejt, ishte mjaft i ri, për një lamtumirë. Ai dukej kaq i ri…". Sepse, humori e mbajti gjithmonë të ri, ai e shoqëroi gjithë jetës, madje edhe në momentet më të vështira.

Futbollist, aktor, regjisor

Ferdinand Radi u lind në Durrës, në 29 gusht 1942, në një familje intelektuale. Nandi ishte nipi i Vinçens Prenushit nga nëna, e i Lazër Radit nga babai. Në vitin 1945, me çlirimin e vendit, familja vendoset në Tiranë. Në vitet e shkollës shquhej për humorin e tij të hollë, për shakanë e kripur. Ishte i shkathët, i fuqishëm dhe merrej edhe me sport. Fillimet e veta Nandi i ka në sportin e futbollit, ku nga viti 1958 deri në vitin 1962 luajti me ekipin e parë të Dinamos, derisa mbaroi shkollën e mesme, por që në një moment iu desh të zgjidhte midis sportit dhe artit. Vendosi për këtë të fundit. Dhe për këtë ndikoi njohja me Kujtim Spahivoglin, njohje nga e cila do të kushtëzohej më pas vetë jeta e Ferdinand Radit. Spahivogli u bë shoku dhe miku i tij më i ngushtë, i cili ndikoi drejtpërdrejt në formimin artistik. Në vitin 1965, krahas punës në uzinën "Partizani", Nandi fillon edhe aktivitetin e tij artistik me amatorët e kësaj uzine. Në vitin 1968 mbaron kursin e regjisurës nën drejtimin e pedagogëve të nderuar, Pandi Stillu e Pirro Mani. E megjithatë, formimi i tij nuk ishte i kompletuar, ndaj në vitin 1970 ndjek një kurs pasuniversitar për regjisurë, nën drejtimin e Spahivoglit. Krahas aktivitetit të tij me amatorët, Nandi punoi me kontratë edhe pranë Teatrit Kombëtar dhe Teatrit të ILA (Akademia e Arteve). Këtu interpreton në një sërë pjesësh, të cilat evidentuan aftësitë aktoriale të tij. Kjo pjesëmarrje me trupën profesioniste ndikoi edhe në aktivizimin e tij në film. Me dënimin e Kujtim Spahivoglit në 1974-ën, kur Nandit iu hap një plagë e madhe në shpirt, mori fund edhe ëndrra e tij për t'u bërë aktor profesionist. Shto këtu edhe vështirësi të tjera politike të familjes, Nandi nuk arriti të bëhej i tillë, vetëm atëherë kur u shemb diktatura.

Në Teatrin Kombëtar

Në vitin 1991 pranohet si aktor profesionist në TK. Më në fund, pas 25 vjetësh ia arrin qëllimit. Menjëherë merr pjesë në disa pjesë rresht si "Vizita e damës plakë", "Ezopi", "Rikardi i tretë", "Kush vjedh një këmbë, ka fat në dashuri" etj., ku shquhet për role të veçanta karakteri, tipikë, të cilët edhe pse nuk flasin, vetëm me interpretimin fizik, me plastikën, lëvizjet zënë vend në pjesë të veçanta, herë-herë bëhen strumbullari i ngjarjes. Një meritë e veçantë e tij ishte aftësia në krijimin e një figure vetëm me prezencën dhe lëvizjet e tij në skenë.

Në vitin 1995 në TK vihet në skenë një nga komeditë më të bukura të tij, por edhe të vetë teatrit "8 perosna +", të cilën e ripunoi dhe ku vite më parë pati interpretuar edhe rolin e bojaxhiut.

Kjo komedi pasohet dy vjet më pas nga një tjetër komedi e suksesshme, një variacion i "Revizorit", komedinë "Inspektori", të cilën e vuri vetë në skenë së bashku me të bijën, Andetën. Në krijimet e tij është vlerësuar humori i gjallë, i pastër, qytetar, i mbushur me situata nga më komiket, spontanitet i humorit, shkathtësi e dialogut dhe mençuria e intrigave.

Në kinema

Një meritë të madhe Nand Radi ka edhe në filmin artistik, me të cilin ka qenë i suksesshëm, ku ka interpretuar me mjeshtëri figura e tipa që mbahen mend nga spektatori ynë, e që për një kohë të gjatë kishte raste që edhe e thërrisnin me emrin e vetë personazhit. Një ndër ta ka qenë edhe Zani i filmit televiziv "I Treti". Në film e nisi rrugën e tij në vitin 1971, me rolin e tipografit nga filmi "Kur zbardh një ditë". Në përgjithësi rolet e tij janë role të dyta, por që kanë një peshë të madhe në film, e që të mbeten në mendje për figurën e arrirë artistike. Punëtor i thjeshtë, agjent, ushtarak i uniformave të ndryshme, kriminel, e shumë tipa të marrë nga jeta, por që falë talentit ata fituan përjetësinë në art. Ndër kulmet artistike në film, Ferdinand Radi ka pa dyshim Zanin nga "I treti", kapter Mevlani nga "Historiani dhe kameleonët", ku u nderua me kupën e Festivalit të IX, Sejmeni tek "Balada e Kurbinit", arixhiu nga "Vdekja e kalit" si dhe roli i fundit i Mishariut në filmin "Nata".

Sot në Teatrin Kombëtar, për nder të tij, do të zhvillohen homazhe, duke nisur që nga ora 11.00.



Nëpër rolet e Ferdinand Radit

Në teatër

Vjeshtë me stuhi (Kurti)
I pesti u zu i gjallë (Gjeloshi)
Pranvera që sëvonoi (Burri i heshtur)
Prefekti (Xhandari)
Pas dy vjetësh (Zeneli)
Kur po lindte qyteti (Njaziu)
Një shok i klasës sonë (Tak Faku)
Banja (Vjellosupekti)
Shumë zhurmë për asgjë (Bogrer)
8 persona + (Bojaxhiu)
Bregu i pikëllimit (Varrmihësi)
Vizita e damës plakë (Gangsteri)
Kush vjedh një këmbë ka fat në dashuri (shoferi)
Ishulli i çmendur (Kokëqethuri)
Ezopi (Etjopasi), etj.

Në kinema

1971: Kur zbardhi një ditë (tipograf)
1974: Shtigje lufte
1975: Rrugicat që kërkonin diell (Kola)
1977: Shembja e idhujve (kryeplaku)
1978: I treti (Zaho)
1980: Skëterra 43 (Kapiten Sodu)
1984: Fushe e blertë, fushë e kuqe (Trupmadhi)
1986: Kur ndahesh nga shokët (Bateristi)
1987: Përsëri pranverë (Matrapazi)
1990: Kush është vrasësi (agjenti)
1990: Balada e Kurbinit (Sejmeni i pashait)
1991: Vdekja e kalit (Arixhiu)
1994: Pak fresk sonte (arabi)
1997: Nata (mishariu)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Interviste me aktore te ndryshem te skenes dhe ekranit Empty
MesazhTitulli: Re: Interviste me aktore te ndryshem te skenes dhe ekranit   Interviste me aktore te ndryshem te skenes dhe ekranit Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Interviste me aktore te ndryshem te skenes dhe ekranit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Aktore te mirenjohur te skenes dhe ekranit shqiptar
» Anektode te ndryshem
» Humor te ndryshem
» Interviste me Vesa Lumen
» interviste me ilva tare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Art dhe kultur :: Kinematografia-
Kërce tek: