Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Huazimet në gjuhën shqipe botohen në një fjalor

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel
dreqja


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

Huazimet në gjuhën shqipe botohen në një fjalor Empty
MesazhTitulli: Huazimet në gjuhën shqipe botohen në një fjalor   Huazimet në gjuhën shqipe botohen në një fjalor Icon_minitime26th March 2009, 5:45 am

“Ajo ka rrjedhur qysh nga arbrit, është zhvilluar dhe pasuruar ndër shekuj, duke u mbrujtur me fjalët dhe shprehjet më të bukura të popullit dhe njerëzve më të shquar të penës së kombit tonë. E, në këtë rrjedhë të furishme, nuk ka mënuar “të huajë” edhe gjëra të spikatura nga simotrat e saj, fjalë e shprehje të bukura që, me kalimin e kohës, nuk e ndiejnë veten keq në “shtratin” e lumit të shqipes”, shprehet Prof. Dr. Ali Jashari, autor i fjalorit të parë të shprehjeve të huazuara në gjuhën shqipe. I prezantuar kësaj here në panairin e librit shqip, “Fjalori i shprehjeve të huazuara në gjuhën shqipe”, vlerësohet nga gjuhëtari Jani Thomai, si një fjalor shprehjesh e jo fjalësh; një fjalor njëgjuhësh me shprehjet në gjuhën shqipe, por edhe dygjuhësh, madje shumëgjuhësh me shprehje në gjuhë të huaja; fjalor i një lënde të veçantë, jo i përgjithshëm; gjithsesi fjalor shpjegues. “Ndër ato që kanë gjetur vend fort bukur në mjedisin tonë gjuhësor dhe kulturor janë edhe kalket, huazimet frazeologjike, fjalët e urta dhe proverbat, si dhe thënie të njerëzve të shquar (që do t’i përmbledhim nën termin “shprehje të huazuara”), të cilat, shpesh, duke kaluar nga një gjuhë në tjetrën, kanë mbetur anonime. Duke studiuar këtë realitet gjuhësor, shprehjet e huazuara nuk duhet të vështrohen si “mish i huaj” në trupin e shqipes, por pjesë e saj si gjuhë kulture”, shprehet autori Jashari. Për të realizuar fjalorin janë shfrytëzuar arritjet e leksikografisë shqiptare, studimet në fushën e frazeologjisë shqipe, si dhe traditën e gjuhësisë së huaj në hartimin e fjalorëve me kalke dhe huazime frazeologjike.

(marrë nga gazeta "Panorama")
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kasata.albanianforum.net
 
Huazimet në gjuhën shqipe botohen në një fjalor
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Thenie per gjuhen shqipe
» VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE
» Album me kenge shqipe

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Art dhe kultur :: Gjyha shqipe-
Kërce tek: