Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE

Shko poshtë 
+3
dreqja
limona
MISTERIOZJA
7 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit
MISTERIOZJA


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 35
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Empty
MesazhTitulli: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE   VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Icon_minitime4th October 2008, 6:27 am

GJUHA SHQIPE (GJERGJ FISHTA)


Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli fllad i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjáma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu á' gjuha e jonë shqyptare.

Ah! po; á' e ambël fjala e saj,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhe ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubimit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'ameshimit.

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.

Në gjuhë shqype nanat tona
shi prej djepit na kanë thánun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhánun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn k'ta djalë mbas djali.

Shqyp na vete, po pik' má para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp má s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë k'ta për dhé t'Parvet.

Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xúni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kenë ndera e trimnive.

Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për té gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
N'per gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.

Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit
MISTERIOZJA


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 35
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Empty
MesazhTitulli: poezi per shqiperine   VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Icon_minitime4th October 2008, 6:29 am

Shqipëri, o jetëgjatë! (N.FRASHERI)

Shqipëri, o jetëgjatë,
ty të kemi mëmë e atë
dhe për ty do të luftojmë
gjersa të të trashëgojmë.
Për ty të gjithë, ditë dhe natë,
mendohemi gjerë e gjatë,
ti kurrë s´prishesh, s´shkretohesh,
as drobitesh, as rrëgjohesh,
më ke gjithë bukuritë
e tëtëra mirësitë,
ke fusha me lule shumë.
lumenj të mëdhenj pa gjumë,
male të lart' e të veshura,
buzën e detit të qeshur,
Mëje dritëz në dritë
me të gjitha mirësitë.
...................................
Shqipëri, të qofsha falë,
të kam mëmë e më ke djalë.


Edituar për herë të fundit nga MISTERIOZJA në 4th October 2008, 6:33 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit
MISTERIOZJA


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 35
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Empty
MesazhTitulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE   VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Icon_minitime4th October 2008, 6:30 am

Ti, Shqipëri, Më Jep Nder! (N. FRASHERI)

O malet e Shqipërisë dhe ju, o lisat e gjatë,
fushat e gjera me lule, që ju kam ndër mend ditë e natë.


Ju bregore bukuroshe dhe ju, lumenj të kulluar,
çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar!


Do të këndoj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
o vendëthit e bekuar, ju mendjen ma dëfreni...
Ti, Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqiptar,
zemrën ti ma gatove plot me dëshirë e me zjarr!


Edituar për herë të fundit nga MISTERIOZJA në 4th October 2008, 6:33 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit
MISTERIOZJA


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 35
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Empty
MesazhTitulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE   VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Icon_minitime4th October 2008, 6:30 am

Fjalët e Qiririt (N. FRASHERI)

Në mes tuaj kam qëndruar
E jam duke përvëluar
Që t'ju ap pakëz dritë,
Natënë t'jua bënj ditë.
Do të tretem, të kullohem,
të digjem, të përvëlohem,
Që t'ju ndrinj mir' e të shihni,
Njëri tjatërin ta njihni.
Për ju do të rri të tretem,
As një çikë të mos mbetëm,
Të digjem, të qanj me lot
Se dëshirën s'e duronj dot.
Unë zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrë s'dua të shuhem,
Po të digjem më dëshirë,
Sa të mundt t'ju ndrinj më mirë.
Kur më shihni se jam tretur
Mos pandehni se kam vdekur :
Jam i gjall' e jam në jetë,
Jam në dritët të vërtetë;
Unë jam në shpirtit tuaj,
Mos më kini për të huaj.
Më është falur durimi,
Andaj po digjem si trimi,
Sa më kënda t'ju bënj mirë,
Të mos mbeti n'errësirë.
Jakëni, rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini
Në shpirtit kam dashurinë,
Pa digjem për njerëzinë...
Me zjarr ta djek mushkërinë
E të tretem për njerinë
Unë dua njerëzinë,
Mirësin'e urtësinë.
Në bëhi shokë me mua,
Në më doni si ju dua,
Njëri tjatrinë në doni
Të paudhë mos punoni...
Unë, duke përvëluar,
Njerëzit i kam ndrituar;
Kam qenë mik me njerinë,
Andaj i di e më dinë...
Dua shum fjalë t'ju them,
Po trembem mos ju bënj ujem.
E ku shkruhenë në kartë
Fjalët' e gjuhësë 'zjarrtë ?


Edituar për herë të fundit nga MISTERIOZJA në 4th October 2008, 6:33 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit
MISTERIOZJA


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 35
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Empty
MesazhTitulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE   VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Icon_minitime4th October 2008, 6:32 am

Himni i Flamurit (ASDRENI)



Rreth flamurit të përbashkuar,
me një dëshirë e një qëllim,
të gjithë atij duk'iu betuar
të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ai largohet
që është lindur tradhëtor,
kush është burrë, nuk frikohet,
po vdes, po vdes si një dëshmor!


Në dorë armët do t'i mbajmë,
të mbrojmë atdheun në çdo kënd,
të drejtat tona ne si ndajmë;
këtu armiqët s'kanë vend.
që kombe shuhen përmbi dhe,
po Shqipëria do të rrojë,
për të, për të, luftojmë ne!



O flamur, flamur, shenj' e shtrenjtë
tek ti betohemi këtu,
pë Shqipërin, atdheun e shtrenjtë,
për nder'edhe lavdimn e tu.
Trim, burrë quhet dhe nderohet
atdheuet kush iu bë therror.
Përjetë ai do të kujtohet
mbi dhe, nën dhe si një shenjtor!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit
MISTERIOZJA


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 35
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Empty
MesazhTitulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE   VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Icon_minitime4th October 2008, 6:34 am

Dua (ASDRENI)


Mbi bar dua të prehem,
të këndoj, të dëfrehem,
të shoh rreth bagëtinë,
kur hanë dhe pinë;
të shoh fushat e blerta,
bimët kur i fryen era,
njërzit kur punojnë
dhe çupat kur këndojnë!

Ah, dua dhe lulet,
kur i shfaqin pekulet,
dhe fluturat që venë,
mbi to dua të jenë;
bilbili t'ia thotë
nën diellin e ngrohtë.


Dua dhe Shqipërinë,
se atje kam shtëpinë,
kur rrija nëpër ferrat
edhe lozja me sheqerrat;
për këtë kam dëshirë
dhe s'dua më mirë,
atje dua të shkoj,
sa të jem e të rroj!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit
MISTERIOZJA


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 35
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Empty
MesazhTitulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE   VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Icon_minitime4th October 2008, 6:35 am

Sa të dua Shqipëri (ASDRENI)

Sa të dua, o Shqipëri,
sa me mall ndiej e sa dëshirë,
për ty gaz e dashuri
mu në zemër më ka mbirë!


Se për mua, o Atdhe,
je një lule aq e vyer,
sa nuk gjendet përmbi dhe
shpirtintim për të ushqyer!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit
MISTERIOZJA


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 35
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Empty
MesazhTitulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE   VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Icon_minitime4th October 2008, 6:35 am

I dashur Atdhe (ASDRENI)

Me vite jam larguar,
i dashur Atdhe,
por nuk të kam harruar,
se shumë i ëmbël je.


Kjo zemra më këndon
për ty, o Shqipëri,
por prapë më lëngon,
se je në varfëri.


Të fala të dërgoj,
këndej ku jam Atdhe,
gjithnjë po të kujtoj,
se birin tënd më ke.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit
MISTERIOZJA


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 35
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Empty
MesazhTitulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE   VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Icon_minitime4th October 2008, 6:36 am

Mëmëdheu (CAJUPI)

Mëmëdhe quhet toka
ku më ka rënë koka,
ku kam dashur mëmë e atë,
ku më njeh dhe guri i thatë,
stërgjyshët ku kanë qenë
dhe varret q'i kanë vënë,
ku jam rritur me thërrime,
ku kam folur gjuhën time,
ku kam fis dhe ku kam farë,
ku kam qeshur, ku kam qarë,
ku rroj me gaz e me shpresë,
ku kam dëshirë të vdes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit
MISTERIOZJA


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 35
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Empty
MesazhTitulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE   VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Icon_minitime4th October 2008, 6:38 am

Ç’u Mbush Mali (LASGUSH PORADECI)
Shqipëri! moj nëna ime,
Më ke rritur me thërrime!
Shqipëri! të qofsha falë,
Të kam nënë e më ke djalë


********


Ç’u mbush mali me dëborë,
Ç’u mbush deti me pamporë,
Seç u mbush e shkreta Vlorë
Plot me krushq e me dasmorë,
S’janë Toskë e Malësorë
Me flamur të kuq në dorë
Si dhëndurë me kurorë.


Ç’u zbardhë malet, ç’u zbardhë:
Nga çdo anë seç na ardhë
Shqipëtarët gunë-bardhë,
Seç na ardhë palë-palë
Duke rutulluar malë
Kush më këmb’e kush më kalë
Kush më shpejt, kush më ngadalë;
Kush i lum e kush i gjorë
Kanë zbritur mun në Vlorë,
Mun në Vlorën e lirisë,
N’atë thelb të Shqipërisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit
MISTERIOZJA


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 35
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Empty
MesazhTitulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE   VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Icon_minitime4th October 2008, 6:39 am

Gjuha Shqipe (I. KADARE)
Kur në sulm hodhën turqit
Hordhitë e pambaruara,
Kështjellat e sintaksës
S’i muar, që s’i muar.


Kur panë se gjuhës
S’i hodhën dot prangat
Lëshuan drejt saj
Gjithfarë merimangash.


Parashtesa e pjesëza
E lidhëza së prapthi,
Të bukurën gjuhë
Ta bënin leshharpi.


Të të bënin ty, donin,
Shqipëri, memece.
Po ja, erdhi Naimi,
Si yll mbi ty ecte.


Dorën e zbehtë
Mbi ballë ta vuri
Të të hiqte zjarrllëkun
Prej të sëmuri.


Dhe vdisnin pjesëzat,
Thaheshin merimangat,
Ndriste si perlat
Poezia e madhe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit
MISTERIOZJA


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 35
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Empty
MesazhTitulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE   VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Icon_minitime4th October 2008, 6:40 am

Gjuha jonë
Gjuha jonë sa e mirë,
sa e ëmbël, sa e gjerë,
sa e lehtë, sa e dlirë,
sa e bukur, sa e vlerë!

Naim Frashëri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit
MISTERIOZJA


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 35
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Empty
MesazhTitulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE   VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Icon_minitime4th October 2008, 6:41 am

Për Mëmëdhenë (MIHAL GRAMENO)

Për mëmëdhenë, për mëmëdhenë
Vraponi burra, se s'ka me prit.
Të vdesim sot me besa-besë
pranë flamurit të kuq q'u ngrit.


Pranë flamurit, pranë flamurit,
me shpatë zhveshur shqipëtarisht,
Për dhen' e babës edhe të burrit
kemi me vdekur sot burrërisht.


E Drini plak me oshëtima
mbi Shqipërinë valët po dredh;
Tosk' edhe Gegë, si vetëtima
armikut bini se dita erdhi.


Ejani burra malit përpjetë
duke u betuar vdekj' a liri.
Se s'ka m'e ëmbël në këtë jetë,
kur vdes shqiptari për Shqipëri!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit
MISTERIOZJA


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 35
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Empty
MesazhTitulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE   VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Icon_minitime4th October 2008, 6:42 am

Djali Shqiptar (HIL MOSI)
Unë jam nji bir shqiptari
e Shqipninë e due.
Kujdes na la i pari
m’e dashtë e m’e nderue.


Se ne atë e kemi nanë,
prandaj s’do lodhem kurr’ tue thanë:
Un’ jam nji bir shqiptari
e Shqipninë e due.


Un’ jam nji bir iliri
e i lirë un’due me mbetë;
për çfardo xhevahiri
Shqipnin’ s’e jap përjetë.
.................................................


Un’ kombin kurr s’kam m’e mohue,
gjithmonë, gjithkund ka m’u diftue:
Un’ jam nji bir arbnori,
shqiptar besnik i mirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
limona
Vip ne Kasata
Vip ne Kasata
limona


Female Numri i postimeve : 388
Registration date : 02/10/2008

VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Empty
MesazhTitulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE   VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Icon_minitime9th October 2008, 5:15 am

MISTERIOZJA shkruajti:
GJUHA SHQIPE (GJERGJ FISHTA)


Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli fllad i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjáma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu á' gjuha e jonë shqyptare.

Ah! po; á' e ambël fjala e saj,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhe ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubimit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'ameshimit.

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.

Në gjuhë shqype nanat tona
shi prej djepit na kanë thánun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhánun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn k'ta djalë mbas djali.

Shqyp na vete, po pik' má para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp má s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë k'ta për dhé t'Parvet.

Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xúni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kenë ndera e trimnive.

Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për té gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
N'per gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.

Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!


KJO POEZI ESHTE MADHESHTORE respekt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit
MISTERIOZJA


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 35
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Empty
MesazhTitulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE   VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Icon_minitime9th October 2008, 7:58 am

respekt
EDHE UNE E KAM SHUME QEF KETE POEZI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel
dreqja


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Empty
MesazhTitulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE   VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Icon_minitime9th October 2008, 6:00 pm

MISTERIOZJA shkruajti:
Ti, Shqipëri, Më Jep Nder! (N. FRASHERI)

O malet e Shqipërisë dhe ju, o lisat e gjatë,
fushat e gjera me lule, që ju kam ndër mend ditë e natë.


Ju bregore bukuroshe dhe ju, lumenj të kulluar,
çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar!


Do të këndoj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
o vendëthit e bekuar, ju mendjen ma dëfreni...
Ti, Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqiptar,
zemrën ti ma gatove plot me dëshirë e me zjarr!
uuuuuuu ca me kujtoj kjo vjersha lol ..... lepirese
para ssee te ikja nga Shqiperia , bana provimet e lirimit . :urra:
POR vetem duke menduar qe do ikja ne amerik kisha 1 vit qe s mesoja asgje .tap topi lepirese
Kur erdhen provimet e lirimit sme zinte vendi ...vjersha e vetme qe dija ishte TI SHQIPERI ME JEP NDER
Kur shkoj brenda ne klas (per provimin e letersis) ,me tha ajo zysha ZGjith nji kto letrat dhe te shohim ca vjershe do te bjer .
Se keni iden sa ngusht e kam ndjer veten .Nuk doja ta hapja letren se cdo vjesh qe do me qellonte un se dija ose e dija po gjysma gjysma . skisha kap liber me dor .
Kur hap letren me qellon TI SHIPERI ME JEP NDER .... qesh me te madhe vjersha e vetme qe dija . :urra: :urra: :urra: :urra: :urra: me ndimoj zoti .... perqesh
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kasata.albanianforum.net
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit
MISTERIOZJA


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 35
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Empty
MesazhTitulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE   VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Icon_minitime10th October 2008, 6:39 pm

dreqja shkruajti:
MISTERIOZJA shkruajti:
Ti, Shqipëri, Më Jep Nder! (N. FRASHERI)

O malet e Shqipërisë dhe ju, o lisat e gjatë,
fushat e gjera me lule, që ju kam ndër mend ditë e natë.


Ju bregore bukuroshe dhe ju, lumenj të kulluar,
çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar!


Do të këndoj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
o vendëthit e bekuar, ju mendjen ma dëfreni...
Ti, Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqiptar,
zemrën ti ma gatove plot me dëshirë e me zjarr!
uuuuuuu ca me kujtoj kjo vjersha lol ..... lepirese
para ssee te ikja nga Shqiperia , bana provimet e lirimit . :urra:
POR vetem duke menduar qe do ikja ne amerik kisha 1 vit qe s mesoja asgje .tap topi lepirese
Kur erdhen provimet e lirimit sme zinte vendi ...vjersha e vetme qe dija ishte TI SHQIPERI ME JEP NDER
Kur shkoj brenda ne klas (per provimin e letersis) ,me tha ajo zysha ZGjith nji kto letrat dhe te shohim ca vjershe do te bjer .
Se keni iden sa ngusht e kam ndjer veten .Nuk doja ta hapja letren se cdo vjesh qe do me qellonte un se dija ose e dija po gjysma gjysma . skisha kap liber me dor .
Kur hap letren me qellon TI SHIPERI ME JEP NDER .... qesh me te madhe vjersha e vetme qe dija . :urra: :urra: :urra: :urra: :urra: me ndimoj zoti .... perqesh

hahahahahaha ca fati, po dhe ti as mos e vrisje menien ic, cte duhen vjershat ktu ne usa ty aman, apo do ja recitosh ndonjerit qesh me te madhe

me e forta vitin qe kaloi kisha projekt un dhe duhej te krijoja poezi
gjeta kete vjershe te perkthyer ne anglisht dhe ja albania akullore
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel
dreqja


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Empty
MesazhTitulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE   VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Icon_minitime10th October 2008, 7:15 pm

more 10 eeeeeee ? lol qesh me te madhe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kasata.albanianforum.net
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit
MISTERIOZJA


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 35
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Empty
MesazhTitulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE   VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Icon_minitime11th October 2008, 8:32 am

PSE NUK THUA 98 %? qesh me te madhe
ZYSHA U MAHNIT, DMTH E HENGRI qesh me te madhe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MeLyMoRo

MeLyMoRo


Female Numri i postimeve : 77
Registration date : 19/10/2008

VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Empty
MesazhTitulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE   VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Icon_minitime8th November 2008, 9:48 am

O moj Shqypni, e mjera Shqypni
Pashko VASA



O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qite me krye n'hi?
Ti ke pas qene nje zoje e rande,
Burrat e dheut te thirrshin nane.
Ke pase shume t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shume, ara e bashtina,
Me arme te bardha, me pushke ltina,
Me burra trima, me gra te dlira;
Ti nder gjith shoqet ke qene ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmone i zoti
Ke qene per lufte e n'lufte ka dekun
E dhune mbrapa kurr s'i mbetun.
Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
I ka Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
I ka shti dridhen gjithe Rumelise;
Nder lufta t'rrebta gjithekund ka ra,
Me faqe t'bardhe gjithmone asht da.


Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem perdhe,
Shkon bota sipri, me kambe, te shklet
E nji fjale t'ambel askush s'ta flet.
Si mal me bore, si fushe me lule
Ke pas qene veshun, sot je me crule,
E s'te ka mbetun as em'n as bese;
Vet e ke prishun per faqe t'zeze.
Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,
Nder nji qind ceta jeni shpernda;
Sa thone kam fe sa thone kam din;
Njeni:" jam turk", tjetri:"latin"
Do thone: " Jam grek", "shkje"-disa tjere,
Por jemi vllazen t'gjith more t'mjere!
Priftnit e hoxhet ju kane hutue,
Per me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'voter,
Me ju turpnue me grue e moter,
E per sa pare qi do t'fitoni,
Besen e t'pareve t'gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej.
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog nder leqe!
Qani ju trima bashke me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka mbetun as buke as mish,
As zjarm ne voter, as drite, as pishe;
As gjak ne faqe, as nder nder shoke,
Por asht rrexue e bamun troke!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
Eni t'vajtojme Shqypnine e mjere,
Qi mbet' e shkrete pa em'n, pa nder;
Ka mbet e veje si grue pa burre,
Ka mbet si nane, qi s'pat djale kurre!
Kujt i ban zemra m'e e lan' me deke
Ket fare trimneshe, qi sot asht meke?
Kete nane te dashtun a do ta lame,
Qi njeri i huej ta shklase me kambe?
Nuk, nuk! Kete marre askush s'e do
Kete faqe t'zeze gjithkush e dro!
Para se t'hupet keshtu Shqypnia,
Me pushke n'dore le t'dese trimnia!
Coniu, shqyptare,prej gjumit coniu,
Te gjithe si vllazen n'nji bese shterngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n'Preveze,
Gjithkund lshon dielli vap'edhe rreze,
Asht tok' e jona, prind na e kane lane
Kush mos na e preki, se desim t'tane
Te desim si burrat qe vdiqne motit
Edhe mos marrohna perpara zotit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MeLyMoRo

MeLyMoRo


Female Numri i postimeve : 77
Registration date : 19/10/2008

VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Empty
MesazhTitulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE   VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Icon_minitime8th November 2008, 9:52 am

GJUHA SHQIPE
Naim FRASHËRI


Vëllezër shqipëtarë!
Qasuni më dëgjoni,
Sa të mundeni më parë
Gjuhën tuaj mësoni.
Pa shihni sa ësht’e mirë
S’u vjen mall’ e dëshirë?
Gra,burra, djem e vasha!
E ju plaka zë-trasha!
Mos rrini pa mësuar,
Kjo do të na nderojë,
E do të na bashkojë,
Këtë gjuhë, që flasim,
Këtë zë të këndojmë,
Gjënë tonë të qasim
Të huajn t’a dëbojmë,
Se gjuh’ e Shqipërisë
Është e Perëndisë,
Njeriu të shperndëronjë!
Gjuhën e Mëmëdheut!
Q’është e bukur’ e zonjë!
Gjuhën e Skënder - beut!
Oh! e madhe mëkatë!
Kjo punë s’ka uratë.
Ju shkëmbenjë e ju male,
Ju brinja e bregore,
Dhe ju lumënj ngadale,
Ju fusha gjelbërore.
Shqip të flisni për herë!
Thjesht’ e të papërzier!
Dielli, hëna, pylli,
Dallëndyshija, larashi,
Edhe bilbili vetë
Shqip të flasë ndë jetë!
Dhe vetë Perëndija,
Edhe Zot’ i vërtetë,
Dh’ e tërë gjithësija
Këtë gjuhë të ketë
Këtë dhe shqipëtari,
Shpirt-madhi, punë-mbari.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MeLyMoRo

MeLyMoRo


Female Numri i postimeve : 77
Registration date : 19/10/2008

VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Empty
MesazhTitulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE   VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Icon_minitime8th November 2008, 9:57 am

KUNDËR MALLKIMIT TË GJUHËS SHQIPE
Petro Nini LUARASI


Si shqiptarë që jemi
Shqip ne duhet të mësojmë
Dhe Zotin, të drejtë kemi,
Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë.

Epo ju gjuhën tonë
Doni ta humbisni fare
Dhe me mallkim e me nëmë
Shprehni ta shpini në varre.

S’më vjen rëndë nga priftërinjtë
Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë,
I urdhërojnë të zinjtë
Që gjuhën shqipe ta mallkojnë.

Po krye-priftërinjtë e tyre
Nëkëmbës t’ orthodoksisë
Shumë punë prej mynxyre
Bëjnë kundër Shqipërisë!

Të mallkojnë njerëzinë
Të nëmosin gjuhën tonë,
Të përçajnë Shqipërinë,
Zoti mos e pastë thënë!

Thonë s’ ditka Krishti shqip
Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh,
Vetëm në gjuhën greqisht
Të dëgjon e të mban vesh!

Këto e shumë të tjera,
Që dëgjon në kishë brenda
Dhe na mallkojnë për hera
Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda.

S’ kanë frikë as turpërohen
Që përçmojnë Perendinë,
Po mburren edhe lëvdohen
Sepse shërbejnë Grejqinë!

Gjuhën e kemi tonë
Të vjetër dhe të vyer,
Nga Perendia ish thënë
Që ta ruajmë të çkëlqyer.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MeLyMoRo

MeLyMoRo


Female Numri i postimeve : 77
Registration date : 19/10/2008

VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Empty
MesazhTitulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE   VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Icon_minitime8th November 2008, 10:00 am

GJUHA SHQIPE
Ndre MJEDA

Përmbi za që lshon bylbyli,
gjuha shipe m’ shum gullon,
përmbi erë që jep zymbyli,
pa da zemrën ma ngushllon.

Ndër komb’tjera, ndër dhena tjera,
ku e shkoj jetën tash sa mot,
veç për ty m’rreh zemra e mjera,
e prej mallit derdhi lot.

Nji kto gjuhë që jam tue ndie,
janë të bukura me themel,
por prap kjo, si diell pa hije,
për mue t’ tanave iu del.

Geg’ e Toskë, Malsi jallia,
janë nji komb m’ u s’ duron,
fund e maje nji a Shqipnija,
e një gjuhë t’gjith na bashkon.

Qoft mallkue kush qet ngatrrime,
ndër kta vllazën shoq me shoq!
kush e ndan me flak’ e shkrime
ç’ ka natyra vetë përpoq!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MeLyMoRo

MeLyMoRo


Female Numri i postimeve : 77
Registration date : 19/10/2008

VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Empty
MesazhTitulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE   VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Icon_minitime8th November 2008, 10:06 am

GJUHA SHQIPE
Lek GJOKA

Qesh fytyra e Bjeshkëve të Nalta
kur shqip era nis e flet
dhe u nisën n'udhna t'larg'ta
rrokullimthi në kurbet !

Shtriqet fusha e përgjumur
dhe një sy pakëz e hap
shqip ia nis kangës dhe lumi
shqip nis t'flasin rruezat në gjak!

Shqip nis flet dhe shija e puthjes
ku dashnia nis e rrjedh
shqip nis flet dhe loti i humbjes
kur shpresa n'rrugë na ka ngel !

Por... ikën shqipja në mërgim
se varfnia duhet vra
nis fëmija tue psherëtim
edhe shqip ai nis me kja!

Qesh fytyra me vogëlushin
sa mirë shqip ai din me kja
malet jashta frymën ndalin
deti sytë hapi t'u pa!

Ç'ashtë ky za, kjo gjuhë që mbjell
diamante rreth e qark
e vransinën në det e hedh
vetëm diellin sjell në prag ?!

Që shëron malle e trishtime
t'fohtin n'shpirt në vend ta heq
e me ty rri n'halle e n'gëzime
e kurrë s'lodhet, kurrë s'thotë dreq !

Gjuhës shqipe i qeshin sytë
në mërgim bijtë ledhaton
shqip prapë flasin dhe dashuritë
dhe era e shpirtit veç shqip këndon!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Empty
MesazhTitulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE   VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Thenie per gjuhen shqipe
» Huazimet në gjuhën shqipe botohen në një fjalor
» Album me kenge shqipe

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Art dhe kultur :: Gjyha shqipe-
Kërce tek: