Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 "Ylli i mengjesit" , drama tronditese e familjes

Shko poshtë 
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

"Ylli i mengjesit" , drama tronditese e familjes Empty
MesazhTitulli: "Ylli i mengjesit" , drama tronditese e familjes   "Ylli i mengjesit" , drama tronditese e familjes Icon_minitime5th October 2008, 4:27 am

Nje baba qe sakrifikon rinine dhe jeten e tij dhe i perkushtohet rritjes se djalit, ardhur ne jete pas humbjes se bashkeshortes. Nje prind qe ka ndjekur me syte e zemres rritjen, hedhjen shtat dhe marrjen e rrugeve te jetes se te birit. Qe i gezon krijimit te familjes se tij, befas gjendet ne udhekryq. Eshte ky thelbi i drames "Ylli i Mengjesit", me autor Odise Plaku qe ka filluar pergatitjen per t'u vene ne skenen e teatrit "Migjeni" te qytetit te Shkodres. Sikur te mos mjaftonte denimi i pare, i mbetur pa bashkeshorten e tij ne krah, tashme babai, i quajtur ne rol Nikoja, gjendet mes pabesive te jetes, te ngritura nga dy nga njerezit e tij me te afert. I biri, Ylli dhe nusja e tij Sonja. Nese i biri arrin te shfaqe nje here te vetme nje shenje pendese ne ate cast festimi te ditelindjes se tij, qe perkon me ditevdekjen e se emes, dhe nje lot i bie ngadale, e kundert shfaqet Sonja. Regjisori i shfaqjes Edmond Mehilli e ka cilesuar nje "tenje" ne shpirtin e bashkeshortit te saj, Yllit, i cili arrin qe per te pasur nje luks me shume, jo vetem shenon vdekjen ne certifikaten e te atit, nderkohe qe eshte ende gjalle, por arrin te vere ne shitje edhe ate toke ne te cilen ndodhet varri i nenes se tij. E gjitha kjo, vetem e vetem per me shume luks, rehati. E perballe gjithe kesaj makuterie pa fre, qendron me shume se fisnike figura e babait. E rralle, e bukur, me qetesine e saj qe tregon kurdohere se dashuria prinderore nuk zhbehet pavaresisht cfare pjeset e jetes bejne mbi te.

Vleresimi

Gjate paraqitjes se platformes regjisoriale te drames "Ylli i Mengjesit", regjisori i trupes se teatrit "Migjeni" Emdond Mehilli, ka vleresuar jo vetem temen e trajtuar ne kete veper dramatike, por edhe kompozicionin e saj. "Mes natyrshmerise se te shkruarit, jetes se gjalle te personazheve, me ka terhequr kompozicioni i veshtire i kesaj vepre duke plotesuar me se miri mesazhin qe kerkon te percoje tek spektatori. Vepra nis shume natyrshem, ndersa me pas ngjarja plekset me retrospektiva pas retrospektivash, te cilat e bejne vepren sa moderne ne konceptimin e ndertimit te saj, por edhe mjaft terheqese ne zhvillimin teresor te saj. Ketu eshte mjeshteria e autorit, i cili ne finale na sjell nje ngjarje tronditese, e misheruar ne nje monolog brilant te figures kryesore te drames, babait Nikos". Nje teresi nen temash, qe gershetohen mes tyre dhe i japin jete zhvillimit te drames, e cila eshte pare me nje interes te vecante nga kasta e aktoreve te Shkodres, qe regjisori i ka zgjedhur per t'i dhene jete. Enver Hyseni, Frederik Fistani, Rajmonda Marku, Rita Gjeka, Agron Dizdari, Marie Garxhola dhe Anton Kraja eshte stafi me te cilet pergjate me shume se nje muaji regjisori Edmond Mehilli do te punoje per te ngjitur ne skene "Ylli i Mengjesit".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Ylli i mengjesit" , drama tronditese e familjes
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kate & Leo, bashkë pas "Titanikut"
» Milan konfirmon yjet në "Qemal Stafa"
» Honeymoon", filmi që do bashkojë shqiptarët me serbët
» Machado, shkrimtari i "humbur" i Brazilit
» Danimarka, "qoshja" e njerëzve të lumtur

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Art dhe kultur :: Kinematografia-
Kërce tek: