Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Kate & Leo, bashkë pas "Titanikut"

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O
UNKNOWN


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

Kate & Leo, bashkë pas "Titanikut" Empty
MesazhTitulli: Kate & Leo, bashkë pas "Titanikut"   Kate & Leo, bashkë pas "Titanikut" Icon_minitime20th November 2008, 6:17 am

Revolucionary road" libri i mrekullueshëm që pasionoi Winslet dhe u hodh në celuloid

11 vjet më vonë, luajnë në një film, që është shndërruar në sukses


"Është e vërtetë, isha unë që e nxita bashkëshortin tim, Sam Mendes, të lexonte ‘Revolutionary Road‘, romanin e autorit Richard Yates, i cili më kishte pëlqyer shumë, sepse përmes historisë së April dhe Frank Wheeler, tregon realisht hipokrizitë dhe tensionin e një martese. Kur Sam u dha fund bisedimeve për regjinë e filmit, sugjeroi Leonardo Di Caprio-n për rolin e burrit, pra atë të bashkëshortit tim në film. Jam e lumtur, sepse 11 vjet pas ‘Titanic‘-ut patëm sërish mundësinë të jemi së bashku, jo më si dy ‘adoleshentë‘, por si një burrë dhe një grua", tregon Kate Winslet.

Një nga filmat më të pritur të stinës, që mban markën e "Dreamworks", është gati tashmë për t‘u shfaqur nëpër kinematë amerikane (në Evropë do të shfaqet në janar të 2009-ës). Kjo është një ngjarje e rëndësishme edhe për dashamirësit e librit të Richard Yates (1961) dhe ata që presin me padurim rikthimin e "çiftit më të bukur të kinemasë" (e ka shkruar "Time" në kohërat e "Titanic"-ut). Në fakt, filmi nuk rikthen në skenë vetëm çiftin simpatik Kate dhe Leo, por edhe skenarizimin e një romani të nënvleftësuar, ashtu si autori i tij (1926-1992), i cili u zbulua falë disa tregimeve nga "New Yorker" në 2001-shin, duke i dhënë kështu jetë një kulti të vërtetë. Filmi i Mendes është destinuar të bëhet një melodramë e stinës, sepse, përveçse bashkon një nga binomet më klasike - dashurinë dhe vdekjen - zhbën qartësinë e ndjenjave.

Me filmin rikthehet edhe libri i Yates, burrit që shkatërroi talentin e tij mes alkoolit dhe depresionit. Në sytë xixëllues të aktores, kandidate e sigurt për çmimin "Oscar" për rolin e April Wheeler, duket qartë gëzimi kur tregon: "Fundja, është njësoj sikur dy personazhet e ‘Titanic‘-ut nuk kanë vdekur, por e rigjetën njëri-tjetrin për të vazhduar lidhjen e tyre të rishkruar sërish nga fati dhe gënjeshtrat". Ata dy sy, me shkëlqimin e artë, në film janë si sinjale të një trishtimi të thellë e sekret, i cili dalëngadalë shndërrohet në makth. Libri i Yates nuk tregon vetëm konfliktet e një martese amerikane të viteve ‘50, e cila nga pamja e jashtme duket perfekte, por nxjerr në pah edhe pakënaqësitë më të fshehta femërore, të mbledhura nga zakonet e një ekzistence që po shuhet së bashku me dy fëmijët, një burrë që punon natë e ditë dhe vilën e bardhë viktoriane, e cila duhet mbajtur pastër.

"Për mua personalisht ka qenë shumë e vështirë, sepse me Kate, pavarësisht aktrimit, kam një harmoni të madhe ndjenjash. Nuk e kam fjalën për skenën ku bëjmë dashuri si të tërbuar në kuzhinë, por për marrëdhënien që kemi pasur gjithmonë gjatë xhirimeve të dy filmave", thotë Di Caprio. "Ekzistenca e këtij njeriu, dëshira për të tradhtuar të shoqen, sepse nuk është i kënaqur dhe ndihet inferior, janë momente shumë të rëndësishme për karrierën time si aktor. Në një farë mënyre, ky çift ëndërron të nisë një jetë të re në Paris, të hedhë pas krahëve gjithçka, të fshijë disa parime që e kanë fundosur, por...". Familja Wheeler nuk do të shkojë në Paris: Frank-ut do t‘i ofrohet një ngritje në detyrë dhe çdo shpresë për të rinisur jetën e re, fshihet. "Në film janë dy skena shumë të rëndësishme dhe protagonist është djali i Kathy Bates, fqinjës sonë, një grua e re në moshë, që ka probleme mendore. Duket se deklaratën për transferimin në Paris e ka kuptuar mirë dhe vlerëson kurajën e konformizmin tonë. Më pas na vë para mediokritetit të natyrës njerëzore kur i tregojmë se hoqëm dorë nga plani. Atëherë personazhi im, April, si grua, bashkëshorte dhe nënë, zhytet më tepër në botën e harresës dhe të vetmisë, kur merr lajmin e një shtatzënie të paplanifikuar. Në atë moment, ekuilibrat mes çiftit thyen përfundimisht", thotë Kate.

Sam Mendes tregon se për të xhiruar skenat e abortit të April, atë të një grindjeje dramatike mes asaj dhe Frank, si dhe skenën ku fqinji i tyre merr vesh vdekjen e gruas, i cili ndoshta kishte qenë i vetmi burrë që e donte vërtet për atë çka ishte, ka qenë një nga momentet më të vështira të karrierës së tij: "‘Revolutionary Road‘ është emri i rrugës ku shkon për të jetuar çifti amerikan, që nga pamja e jashtme duket model. E falënderoj Kate që më sugjeroi këtë libër të jashtëzakonshëm, ku normaliteti i mbushur me grindje, të cilat bëhen vrasëse të ndjenjave të shpirtit, duket sikur vret rininë, pasionin dhe dëshirën".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit
MISTERIOZJA


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 35
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

Kate & Leo, bashkë pas "Titanikut" Empty
MesazhTitulli: Re: Kate & Leo, bashkë pas "Titanikut"   Kate & Leo, bashkë pas "Titanikut" Icon_minitime27th December 2008, 2:18 pm

besoj se eshte vertet nje film i bukur mesa kam pare nga reklama
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kate & Leo, bashkë pas "Titanikut"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lajme nga Shqiperia
» "Ylli i mengjesit" , drama tronditese e familjes
» Milan konfirmon yjet në "Qemal Stafa"
» Holandezët, "kundër" kullës së Pizës
» Honeymoon", filmi që do bashkojë shqiptarët me serbët

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Art dhe kultur :: Kinematografia-
Kërce tek: