Kasata Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE

Shko poshtë 
+3
dreqja
limona
MISTERIOZJA
7 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit
MISTERIOZJA


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 35
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE   VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE - Faqe 2 Icon_minitime8th November 2008, 7:50 pm

MeLyMoRo shkruajti:
O moj Shqypni, e mjera Shqypni
Pashko VASA



O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qite me krye n'hi?
Ti ke pas qene nje zoje e rande,
Burrat e dheut te thirrshin nane.
Ke pase shume t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shume, ara e bashtina,
Me arme te bardha, me pushke ltina,
Me burra trima, me gra te dlira;
Ti nder gjith shoqet ke qene ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmone i zoti
Ke qene per lufte e n'lufte ka dekun
E dhune mbrapa kurr s'i mbetun.
Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
I ka Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
I ka shti dridhen gjithe Rumelise;
Nder lufta t'rrebta gjithekund ka ra,
Me faqe t'bardhe gjithmone asht da.


Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem perdhe,
Shkon bota sipri, me kambe, te shklet
E nji fjale t'ambel askush s'ta flet.
Si mal me bore, si fushe me lule
Ke pas qene veshun, sot je me crule,
E s'te ka mbetun as em'n as bese;
Vet e ke prishun per faqe t'zeze.
Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,
Nder nji qind ceta jeni shpernda;
Sa thone kam fe sa thone kam din;
Njeni:" jam turk", tjetri:"latin"
Do thone: " Jam grek", "shkje"-disa tjere,
Por jemi vllazen t'gjith more t'mjere!
Priftnit e hoxhet ju kane hutue,
Per me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'voter,
Me ju turpnue me grue e moter,
E per sa pare qi do t'fitoni,
Besen e t'pareve t'gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej.
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog nder leqe!
Qani ju trima bashke me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka mbetun as buke as mish,
As zjarm ne voter, as drite, as pishe;
As gjak ne faqe, as nder nder shoke,
Por asht rrexue e bamun troke!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
Eni t'vajtojme Shqypnine e mjere,
Qi mbet' e shkrete pa em'n, pa nder;
Ka mbet e veje si grue pa burre,
Ka mbet si nane, qi s'pat djale kurre!
Kujt i ban zemra m'e e lan' me deke
Ket fare trimneshe, qi sot asht meke?
Kete nane te dashtun a do ta lame,
Qi njeri i huej ta shklase me kambe?
Nuk, nuk! Kete marre askush s'e do
Kete faqe t'zeze gjithkush e dro!
Para se t'hupet keshtu Shqypnia,
Me pushke n'dore le t'dese trimnia!
Coniu, shqyptare,prej gjumit coniu,
Te gjithe si vllazen n'nji bese shterngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n'Preveze,
Gjithkund lshon dielli vap'edhe rreze,
Asht tok' e jona, prind na e kane lane
Kush mos na e preki, se desim t'tane
Te desim si burrat qe vdiqne motit
Edhe mos marrohna perpara zotit.

WOW E KAM SHUME QEF KETE POEZI DHE SA E KAM KERKUAR
FLM QE NA E SOLLE PRANE NESH MELY kiss
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MeLyMoRo

MeLyMoRo


Female Numri i postimeve : 77
Registration date : 19/10/2008

VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE   VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE - Faqe 2 Icon_minitime9th November 2008, 10:37 pm

ska perse misterioze
edhe per mua eshte nje nga poezite me te bukura shqipe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhentil3
I keq
I keq
xhentil3


Male Numri i postimeve : 733
Location : I_KEQ
Humor : bziiiiit bziiiiiit
Registration date : 02/10/2008

VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE   VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE - Faqe 2 Icon_minitime1st December 2008, 2:12 am

MeLyMoRo shkruajti:
GJUHA SHQIPE
Ndre MJEDA

Përmbi za që lshon bylbyli,
gjuha shipe m’ shum gullon,
përmbi erë që jep zymbyli,
pa da zemrën ma ngushllon.

Ndër komb’tjera, ndër dhena tjera,
ku e shkoj jetën tash sa mot,
veç për ty m’rreh zemra e mjera,
e prej mallit derdhi lot.

Nji kto gjuhë që jam tue ndie,
janë të bukura me themel,
por prap kjo, si diell pa hije,
për mue t’ tanave iu del.

Geg’ e Toskë, Malsi jallia,
janë nji komb m’ u s’ duron,
fund e maje nji a Shqipnija,
e një gjuhë t’gjith na bashkon.

Qoft mallkue kush qet ngatrrime,
ndër kta vllazën shoq me shoq!
kush e ndan me flak’ e shkrime
ç’ ka natyra vetë përpoq!


respekt albania kisha kohe qe nuk e kisha degjuar...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit
MISTERIOZJA


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 35
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE   VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE - Faqe 2 Icon_minitime18th January 2009, 6:02 am

POEMA E MJERIMIT (MIGJENI)

Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy të jeshilta
që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tanë jetën e vet derisa të vdesin.
E mbi ta n'ajri, si në qesendi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin -
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.
Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,
zhele fund e maje, flamujt e një shprese
të shkymë dhe të coptuem me të dalun bese.
Mjerimi tërbohet në dashuni epshore.
Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa;
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fa[Censored]t etja
n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnë fillin të marrët, shërbtorët dhe lypsat
që nesër do linden me na i mbushë rrugat.
Mjerimi në dritzën e synit te kërthini
dridhet posi flaka e mekun qirini
nën tavan të tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
ku foshnja e smueme qan si shpirt' i keq
tu' ndukë gjitë e shterruna të së zezës amë,
e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
Foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
e ama s'e don, por vetëm mallkon.
Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
ku foshnjën përkundin lot edhe të fshamit!
Mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpive
të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.

Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet;
don ta msojë t'i iki grushtit q'i kërcnohet,
atij grusht që në gjumë e shtërngon për fytit
kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
dhe fetyrën e fëmis e mblon hij' e vdekjes,
një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
Një fryt kurse piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fëmia në bark të dheut mbaron.
Mjerimi punon, punon dit e natë
tu' i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
tue u zhigatun deri në gjujë në baltë
e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh
në ditë - vetëm: lekë tre-katër dhe "marsh!".
Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin pënnendore e një tregtis së ndytë,
që asht i gjikuem të bijë në shtrat të vet i dytë;
dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.
Mjerimi gjithashtu len dhe në trashigim
-jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
por eshtnat e shtrembta e në gjoks ndoj dhimbë,
mund që të len kujtim ditën e dikurshme
kur pullaz' i shtëpis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohës, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut që vdiste nën tra.
Kështu nën kambë të randë të zotit t'egërsuem -
thotë prifti - vdes ai që çon jetë të dhunuem.
Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
mbushet got' e helmit në trashigim brezninash.
Mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
në fyt për me harrue nandhetenand' halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni -
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
Të gjitha hallet skami në gotë i mbyt
kur njëqind i derdh një nga një në fyt.
Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
dhe bajnë tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.
Mjerimi s'ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
dhimba paduruese që të bajnë të çmendesh,
që t'apin litarin të shkojsh fill' e të varesh
ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.
Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt!
Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
të cilt në mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' në shplakë.
Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
në ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit
MISTERIOZJA


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 35
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE   VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE - Faqe 2 Icon_minitime18th January 2009, 6:03 am

RECITAL' MALSORIT (MIGJENI)

0, si nuk kam një grusht të fortë
t'i bij mu në zemër malit që s'bëzanë,
ta dij dhe ai se ç'domethanë i dobët -
n'agoni të përdihet si vigan i vramë.

Unë - lugat si hij' e trazueme,
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme
dhe me klithma të pakënaqura t'instinktit.

Mali hesht. Edhe pse përditë
mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare,
kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë...
Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare.

Mali hesht - dhe në heshtje qesh.
E unë vuej - dhe në vuejtje vdes.
Po unë, kur? heu! kur kam për t'u qesh?
Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?

0, si nuk kam një grusht të fuqishëm!
Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh!
Ta shof si dridhet nga grusht' i paligjshëm...
E unë të kënaqem, të kënaqem tu' u qesh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
CuN_TiRoNe
Moderator
Moderator
CuN_TiRoNe


Male Numri i postimeve : 1544
Location : juventin
Registration date : 07/10/2008

VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE   VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE - Faqe 2 Icon_minitime20th January 2009, 12:01 am

dreqja shkruajti:
more 10 eeeeeee ? lol qesh me te madhe

lol amon mos ma prish vej dhe nje ylle mbrapa:p
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arteja

Arteja


Female Numri i postimeve : 26
Age : 60
Location : Gjithnje duke u malluar per Shqiperine!!
Humor : Sjam ne humor tani e leme per me vone!!
Registration date : 12/01/2009

VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE   VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE - Faqe 2 Icon_minitime20th January 2009, 12:49 am

MISTERIOZJA shkruajti:
I dashur Atdhe (ASDRENI)

Me vite jam larguar,
i dashur Atdhe,
por nuk të kam harruar,
se shumë i ëmbël je.


Kjo zemra më këndon
për ty, o Shqipëri,
por prapë më lëngon,
se je në varfëri.


Të fala të dërgoj,
këndej ku jam Atdhe,
gjithnjë po të kujtoj,
se birin tënd më ke.

qaj qaj qaj qaj qaj qaj qaj po cfaj pta une se Atdheu na la ne balte
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit
MISTERIOZJA


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 35
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE   VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE - Faqe 2 Icon_minitime21st January 2009, 2:59 am

qesh me te madhe qesh me te madhe per te qa e per te qesh eshte brokenheard
Mbrapsht në krye Shko poshtë
aNNa
Vizitor




VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: gjuha shqipe   VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE - Faqe 2 Icon_minitime21st January 2009, 1:34 pm

[/b]GJUHA SHQIPE (GJERGJ FISHTA)



porsi kanga e zogut t'veres
qe vallzon n'blerim te prillit,
porsi i ambli fllad i eres
qe lemon gjijt e trandafilit,
porsi vala e bregut te detit,
porsi gjama e rrfese zhgjetare,
porsi ushtima e nje termetit
njashtu asht gjuha jone shqiptare.
Pra,mallkuar njaj bir shqiptari,
qe kete gjuhe te Perendise,
trashegim si na e la i pari,
trashegim s'ia len femijes;
dhe atij ju thafte goja,
qe e perbuz kete gjuhe hyjnore,
e ne gjuhe t'huej kur s'asht nevoja;
flet e t'veten len mbas dore.
Neper gjuhe shqipe bota mbare,
ka me u njofte se c'fis ju kini,
ka me u njofte ju per shqiptaret:
trima n'za sikurse jini.
Prandaj n'se e doni fisin,
mali,bregu dhe malsia,
prej nje goje t'brohorisim;
"Me gjuhe t'veten rrofte Shqipnia!".




MOS E HARRONI GJUHEN E ATDHEUT KU DO QE JENI! respekt studente albania
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit
MISTERIOZJA


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 35
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE   VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE - Faqe 2 Icon_minitime22nd March 2009, 11:19 pm

ANES LUMENJVE-FAN NOLI


Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbës, anës Spree-së.


Ku e lam' e ku na mbeti
Vaj-vatani e mjer-mileti
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur?


Se ç'e shëmpnë derbederët,
Mercenarët dhe Bejlerët,
Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë
Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç'e pren' e se ç'e vranë,
Ç'e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës!


Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall' as i varrosur,
Pres një shenj' e pres një dritë,
Pres me vjet' e pres me ditë,
Se ç'u tera, se ç' u-mpaka,
Se ç' u-çora, se ç' u-mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.


Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
Endërronj pa funt, pa shpresë
Anës Elbës, anës Spree-së.


Dhe një zë vëngon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet Beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta,
Dhe kudo gjëmon trumbeta:
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korrini dhe shtypini,
Katundar' e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!


Ky ilaç e ky kushtrim
Më bën djal' e më bën trim,
Më jep forc' e më jep shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë
Që do kthehemi një herë
Pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.


Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur
Brohorit me bes' e shpresë
Anës Elbës, anës Spree-së.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bisha sh
Vizitor




VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: shqiper   VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE - Faqe 2 Icon_minitime19th February 2010, 6:48 pm

albania gjithmone do jemi nje komb i gjere edhe pse jna larg ketij veni . Si ty shqiper ska ne bote
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE   VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE - Faqe 2 Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Thenie per gjuhen shqipe
» Huazimet në gjuhën shqipe botohen në një fjalor
» Album me kenge shqipe

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Art dhe kultur :: Gjyha shqipe-
Kërce tek: