|
|
| VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
MISTERIOZJA Luleshtrydhja Forumit
Numri i postimeve : 4095 Age : 35 Location : secret Humor : not bad Registration date : 02/10/2008
| Titulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE 9th October 2008, 7:58 am | |
| EDHE UNE E KAM SHUME QEF KETE POEZI | |
| | | dreqja Mamune vogel
Numri i postimeve : 3717 Registration date : 30/09/2008
| Titulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE 9th October 2008, 6:00 pm | |
| - MISTERIOZJA shkruajti:
- Ti, Shqipëri, Më Jep Nder! (N. FRASHERI)
O malet e Shqipërisë dhe ju, o lisat e gjatë, fushat e gjera me lule, që ju kam ndër mend ditë e natë.
Ju bregore bukuroshe dhe ju, lumenj të kulluar, çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar!
Do të këndoj bagëtinë që mbani ju e ushqeni, o vendëthit e bekuar, ju mendjen ma dëfreni... Ti, Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqiptar, zemrën ti ma gatove plot me dëshirë e me zjarr! uuuuuuu ca me kujtoj kjo vjersha lol ..... para ssee te ikja nga Shqiperia , bana provimet e lirimit . :urra: POR vetem duke menduar qe do ikja ne amerik kisha 1 vit qe s mesoja asgje .tap topi Kur erdhen provimet e lirimit sme zinte vendi ...vjersha e vetme qe dija ishte TI SHQIPERI ME JEP NDER Kur shkoj brenda ne klas (per provimin e letersis) ,me tha ajo zysha ZGjith nji kto letrat dhe te shohim ca vjershe do te bjer . Se keni iden sa ngusht e kam ndjer veten .Nuk doja ta hapja letren se cdo vjesh qe do me qellonte un se dija ose e dija po gjysma gjysma . skisha kap liber me dor . Kur hap letren me qellon TI SHIPERI ME JEP NDER .... vjersha e vetme qe dija . :urra: :urra: :urra: :urra: :urra: me ndimoj zoti .... | |
| | | MISTERIOZJA Luleshtrydhja Forumit
Numri i postimeve : 4095 Age : 35 Location : secret Humor : not bad Registration date : 02/10/2008
| Titulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE 10th October 2008, 6:39 pm | |
| - dreqja shkruajti:
- MISTERIOZJA shkruajti:
- Ti, Shqipëri, Më Jep Nder! (N. FRASHERI)
O malet e Shqipërisë dhe ju, o lisat e gjatë, fushat e gjera me lule, që ju kam ndër mend ditë e natë.
Ju bregore bukuroshe dhe ju, lumenj të kulluar, çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar!
Do të këndoj bagëtinë që mbani ju e ushqeni, o vendëthit e bekuar, ju mendjen ma dëfreni... Ti, Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqiptar, zemrën ti ma gatove plot me dëshirë e me zjarr! uuuuuuu ca me kujtoj kjo vjersha lol ..... para ssee te ikja nga Shqiperia , bana provimet e lirimit . :urra: POR vetem duke menduar qe do ikja ne amerik kisha 1 vit qe s mesoja asgje .tap topi Kur erdhen provimet e lirimit sme zinte vendi ...vjersha e vetme qe dija ishte TI SHQIPERI ME JEP NDER Kur shkoj brenda ne klas (per provimin e letersis) ,me tha ajo zysha ZGjith nji kto letrat dhe te shohim ca vjershe do te bjer . Se keni iden sa ngusht e kam ndjer veten .Nuk doja ta hapja letren se cdo vjesh qe do me qellonte un se dija ose e dija po gjysma gjysma . skisha kap liber me dor . Kur hap letren me qellon TI SHIPERI ME JEP NDER .... vjersha e vetme qe dija . :urra: :urra: :urra: :urra: :urra: me ndimoj zoti .... hahahahahaha ca fati, po dhe ti as mos e vrisje menien ic, cte duhen vjershat ktu ne usa ty aman, apo do ja recitosh ndonjerit me e forta vitin qe kaloi kisha projekt un dhe duhej te krijoja poezi gjeta kete vjershe te perkthyer ne anglisht dhe ja | |
| | | dreqja Mamune vogel
Numri i postimeve : 3717 Registration date : 30/09/2008
| Titulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE 10th October 2008, 7:15 pm | |
| more 10 eeeeeee ? lol | |
| | | MISTERIOZJA Luleshtrydhja Forumit
Numri i postimeve : 4095 Age : 35 Location : secret Humor : not bad Registration date : 02/10/2008
| Titulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE 11th October 2008, 8:32 am | |
| PSE NUK THUA 98 %? ZYSHA U MAHNIT, DMTH E HENGRI | |
| | | MeLyMoRo
Numri i postimeve : 77 Registration date : 19/10/2008
| Titulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE 8th November 2008, 9:48 am | |
| O moj Shqypni, e mjera Shqypni Pashko VASA
O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush te ka qite me krye n'hi? Ti ke pas qene nje zoje e rande, Burrat e dheut te thirrshin nane. Ke pase shume t'mira e begati, Me varza t'bukura e me djelm t'ri, Gja e vend shume, ara e bashtina, Me arme te bardha, me pushke ltina, Me burra trima, me gra te dlira; Ti nder gjith shoqet ke qene ma e mira. Kur kriste pushka si me shkrep moti, Zogu i shqyptarit gjithmone i zoti Ke qene per lufte e n'lufte ka dekun E dhune mbrapa kurr s'i mbetun. Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise, I ka Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise, I ka shti dridhen gjithe Rumelise; Nder lufta t'rrebta gjithekund ka ra, Me faqe t'bardhe gjithmone asht da.
Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je? Po sikur lisi i rrxuem perdhe, Shkon bota sipri, me kambe, te shklet E nji fjale t'ambel askush s'ta flet. Si mal me bore, si fushe me lule Ke pas qene veshun, sot je me crule, E s'te ka mbetun as em'n as bese; Vet e ke prishun per faqe t'zeze. Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra, Nder nji qind ceta jeni shpernda; Sa thone kam fe sa thone kam din; Njeni:" jam turk", tjetri:"latin" Do thone: " Jam grek", "shkje"-disa tjere, Por jemi vllazen t'gjith more t'mjere! Priftnit e hoxhet ju kane hutue, Per me ju damun me ju vorfnue! Vjen njeri i huej e ju rri n'voter, Me ju turpnue me grue e moter, E per sa pare qi do t'fitoni, Besen e t'pareve t'gjith e harroni, Baheni robt e njerit t'huej, Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej. Qani ju shpata e ju dyfeqe, Shqiptari u zu si zog nder leqe! Qani ju trima bashke me ne, Se ra Shqypnia me faqe n'dhe! E s'i ka mbetun as buke as mish, As zjarm ne voter, as drite, as pishe; As gjak ne faqe, as nder nder shoke, Por asht rrexue e bamun troke! Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra, M'ata sy t'bukur q'dini me qa, Eni t'vajtojme Shqypnine e mjere, Qi mbet' e shkrete pa em'n, pa nder; Ka mbet e veje si grue pa burre, Ka mbet si nane, qi s'pat djale kurre! Kujt i ban zemra m'e e lan' me deke Ket fare trimneshe, qi sot asht meke? Kete nane te dashtun a do ta lame, Qi njeri i huej ta shklase me kambe? Nuk, nuk! Kete marre askush s'e do Kete faqe t'zeze gjithkush e dro! Para se t'hupet keshtu Shqypnia, Me pushke n'dore le t'dese trimnia! Coniu, shqyptare,prej gjumit coniu, Te gjithe si vllazen n'nji bese shterngoniu, E mos shikoni kisha e xhamia: Feja e shqyptarit asht shqyptaria! Qysh prej Tivarit deri n'Preveze, Gjithkund lshon dielli vap'edhe rreze, Asht tok' e jona, prind na e kane lane Kush mos na e preki, se desim t'tane Te desim si burrat qe vdiqne motit Edhe mos marrohna perpara zotit. | |
| | | MeLyMoRo
Numri i postimeve : 77 Registration date : 19/10/2008
| Titulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE 8th November 2008, 9:52 am | |
| GJUHA SHQIPE Naim FRASHËRI
Vëllezër shqipëtarë! Qasuni më dëgjoni, Sa të mundeni më parë Gjuhën tuaj mësoni. Pa shihni sa ësht’e mirë S’u vjen mall’ e dëshirë? Gra,burra, djem e vasha! E ju plaka zë-trasha! Mos rrini pa mësuar, Kjo do të na nderojë, E do të na bashkojë, Këtë gjuhë, që flasim, Këtë zë të këndojmë, Gjënë tonë të qasim Të huajn t’a dëbojmë, Se gjuh’ e Shqipërisë Është e Perëndisë, Njeriu të shperndëronjë! Gjuhën e Mëmëdheut! Q’është e bukur’ e zonjë! Gjuhën e Skënder - beut! Oh! e madhe mëkatë! Kjo punë s’ka uratë. Ju shkëmbenjë e ju male, Ju brinja e bregore, Dhe ju lumënj ngadale, Ju fusha gjelbërore. Shqip të flisni për herë! Thjesht’ e të papërzier! Dielli, hëna, pylli, Dallëndyshija, larashi, Edhe bilbili vetë Shqip të flasë ndë jetë! Dhe vetë Perëndija, Edhe Zot’ i vërtetë, Dh’ e tërë gjithësija Këtë gjuhë të ketë Këtë dhe shqipëtari, Shpirt-madhi, punë-mbari. | |
| | | MeLyMoRo
Numri i postimeve : 77 Registration date : 19/10/2008
| Titulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE 8th November 2008, 9:57 am | |
| KUNDËR MALLKIMIT TË GJUHËS SHQIPE Petro Nini LUARASI
Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë.
Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre.
S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë.
Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë!
Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë!
Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh!
Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda.
S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë!
Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. | |
| | | MeLyMoRo
Numri i postimeve : 77 Registration date : 19/10/2008
| Titulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE 8th November 2008, 10:00 am | |
| GJUHA SHQIPE Ndre MJEDA
Përmbi za që lshon bylbyli, gjuha shipe m’ shum gullon, përmbi erë që jep zymbyli, pa da zemrën ma ngushllon.
Ndër komb’tjera, ndër dhena tjera, ku e shkoj jetën tash sa mot, veç për ty m’rreh zemra e mjera, e prej mallit derdhi lot.
Nji kto gjuhë që jam tue ndie, janë të bukura me themel, por prap kjo, si diell pa hije, për mue t’ tanave iu del.
Geg’ e Toskë, Malsi jallia, janë nji komb m’ u s’ duron, fund e maje nji a Shqipnija, e një gjuhë t’gjith na bashkon.
Qoft mallkue kush qet ngatrrime, ndër kta vllazën shoq me shoq! kush e ndan me flak’ e shkrime ç’ ka natyra vetë përpoq! | |
| | | MeLyMoRo
Numri i postimeve : 77 Registration date : 19/10/2008
| Titulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE 8th November 2008, 10:06 am | |
| GJUHA SHQIPE Lek GJOKA
Qesh fytyra e Bjeshkëve të Nalta kur shqip era nis e flet dhe u nisën n'udhna t'larg'ta rrokullimthi në kurbet !
Shtriqet fusha e përgjumur dhe një sy pakëz e hap shqip ia nis kangës dhe lumi shqip nis t'flasin rruezat në gjak!
Shqip nis flet dhe shija e puthjes ku dashnia nis e rrjedh shqip nis flet dhe loti i humbjes kur shpresa n'rrugë na ka ngel !
Por... ikën shqipja në mërgim se varfnia duhet vra nis fëmija tue psherëtim edhe shqip ai nis me kja!
Qesh fytyra me vogëlushin sa mirë shqip ai din me kja malet jashta frymën ndalin deti sytë hapi t'u pa!
Ç'ashtë ky za, kjo gjuhë që mbjell diamante rreth e qark e vransinën në det e hedh vetëm diellin sjell në prag ?!
Që shëron malle e trishtime t'fohtin n'shpirt në vend ta heq e me ty rri n'halle e n'gëzime e kurrë s'lodhet, kurrë s'thotë dreq !
Gjuhës shqipe i qeshin sytë në mërgim bijtë ledhaton shqip prapë flasin dhe dashuritë dhe era e shpirtit veç shqip këndon! | |
| | | MISTERIOZJA Luleshtrydhja Forumit
Numri i postimeve : 4095 Age : 35 Location : secret Humor : not bad Registration date : 02/10/2008
| Titulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE 8th November 2008, 7:50 pm | |
| - MeLyMoRo shkruajti:
- O moj Shqypni, e mjera Shqypni
Pashko VASA
O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush te ka qite me krye n'hi? Ti ke pas qene nje zoje e rande, Burrat e dheut te thirrshin nane. Ke pase shume t'mira e begati, Me varza t'bukura e me djelm t'ri, Gja e vend shume, ara e bashtina, Me arme te bardha, me pushke ltina, Me burra trima, me gra te dlira; Ti nder gjith shoqet ke qene ma e mira. Kur kriste pushka si me shkrep moti, Zogu i shqyptarit gjithmone i zoti Ke qene per lufte e n'lufte ka dekun E dhune mbrapa kurr s'i mbetun. Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise, I ka Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise, I ka shti dridhen gjithe Rumelise; Nder lufta t'rrebta gjithekund ka ra, Me faqe t'bardhe gjithmone asht da.
Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je? Po sikur lisi i rrxuem perdhe, Shkon bota sipri, me kambe, te shklet E nji fjale t'ambel askush s'ta flet. Si mal me bore, si fushe me lule Ke pas qene veshun, sot je me crule, E s'te ka mbetun as em'n as bese; Vet e ke prishun per faqe t'zeze. Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra, Nder nji qind ceta jeni shpernda; Sa thone kam fe sa thone kam din; Njeni:" jam turk", tjetri:"latin" Do thone: " Jam grek", "shkje"-disa tjere, Por jemi vllazen t'gjith more t'mjere! Priftnit e hoxhet ju kane hutue, Per me ju damun me ju vorfnue! Vjen njeri i huej e ju rri n'voter, Me ju turpnue me grue e moter, E per sa pare qi do t'fitoni, Besen e t'pareve t'gjith e harroni, Baheni robt e njerit t'huej, Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej. Qani ju shpata e ju dyfeqe, Shqiptari u zu si zog nder leqe! Qani ju trima bashke me ne, Se ra Shqypnia me faqe n'dhe! E s'i ka mbetun as buke as mish, As zjarm ne voter, as drite, as pishe; As gjak ne faqe, as nder nder shoke, Por asht rrexue e bamun troke! Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra, M'ata sy t'bukur q'dini me qa, Eni t'vajtojme Shqypnine e mjere, Qi mbet' e shkrete pa em'n, pa nder; Ka mbet e veje si grue pa burre, Ka mbet si nane, qi s'pat djale kurre! Kujt i ban zemra m'e e lan' me deke Ket fare trimneshe, qi sot asht meke? Kete nane te dashtun a do ta lame, Qi njeri i huej ta shklase me kambe? Nuk, nuk! Kete marre askush s'e do Kete faqe t'zeze gjithkush e dro! Para se t'hupet keshtu Shqypnia, Me pushke n'dore le t'dese trimnia! Coniu, shqyptare,prej gjumit coniu, Te gjithe si vllazen n'nji bese shterngoniu, E mos shikoni kisha e xhamia: Feja e shqyptarit asht shqyptaria! Qysh prej Tivarit deri n'Preveze, Gjithkund lshon dielli vap'edhe rreze, Asht tok' e jona, prind na e kane lane Kush mos na e preki, se desim t'tane Te desim si burrat qe vdiqne motit Edhe mos marrohna perpara zotit. WOW E KAM SHUME QEF KETE POEZI DHE SA E KAM KERKUAR FLM QE NA E SOLLE PRANE NESH MELY | |
| | | MeLyMoRo
Numri i postimeve : 77 Registration date : 19/10/2008
| Titulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE 9th November 2008, 10:37 pm | |
| ska perse misterioze edhe per mua eshte nje nga poezite me te bukura shqipe | |
| | | xhentil3 I keq
Numri i postimeve : 733 Location : I_KEQ Humor : bziiiiit bziiiiiit Registration date : 02/10/2008
| Titulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE 1st December 2008, 2:12 am | |
| - MeLyMoRo shkruajti:
- GJUHA SHQIPE
Ndre MJEDA
Përmbi za që lshon bylbyli, gjuha shipe m’ shum gullon, përmbi erë që jep zymbyli, pa da zemrën ma ngushllon.
Ndër komb’tjera, ndër dhena tjera, ku e shkoj jetën tash sa mot, veç për ty m’rreh zemra e mjera, e prej mallit derdhi lot.
Nji kto gjuhë që jam tue ndie, janë të bukura me themel, por prap kjo, si diell pa hije, për mue t’ tanave iu del.
Geg’ e Toskë, Malsi jallia, janë nji komb m’ u s’ duron, fund e maje nji a Shqipnija, e një gjuhë t’gjith na bashkon.
Qoft mallkue kush qet ngatrrime, ndër kta vllazën shoq me shoq! kush e ndan me flak’ e shkrime ç’ ka natyra vetë përpoq! kisha kohe qe nuk e kisha degjuar... | |
| | | MISTERIOZJA Luleshtrydhja Forumit
Numri i postimeve : 4095 Age : 35 Location : secret Humor : not bad Registration date : 02/10/2008
| Titulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE 18th January 2009, 6:02 am | |
| POEMA E MJERIMIT (MIGJENI)
Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi kur shef ftyra të zbeta edhe sy të jeshilta që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin të tanë jetën e vet derisa të vdesin. E mbi ta n'ajri, si në qesendi, therin qiellën kryqat e minaret e ngurta, profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti. Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme; asht e neveritshme, e keqe, e turpshme; balli që e ka, syt që e shprehin, buzët që më kot mundohen ta mshefin - janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes, të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës mbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm. Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele, zhele fund e maje, flamujt e një shprese të shkymë dhe të coptuem me të dalun bese. Mjerimi tërbohet në dashuni epshore. Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica, mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta lakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa; kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore, kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta edhe shuhet uja, dhe fa[Censored]t etja n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja. Dhe aty zajnë fillin të marrët, shërbtorët dhe lypsat që nesër do linden me na i mbushë rrugat. Mjerimi në dritzën e synit te kërthini dridhet posi flaka e mekun qirini nën tavan të tymuem dhe plot merimanga, ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga, ku foshnja e smueme qan si shpirt' i keq tu' ndukë gjitë e shterruna të së zezës amë, e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq, mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë. Foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lëngon, e ama s'e don, por vetëm mallkon. Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit ku foshnjën përkundin lot edhe të fshamit! Mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpive të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis, ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.
Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet; don ta msojë t'i iki grushtit q'i kërcnohet, atij grusht që në gjumë e shtërngon për fytit kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit dhe fetyrën e fëmis e mblon hij' e vdekjes, një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes. Një fryt kurse piqet dihet se ku shkon qashtu edhe fëmia në bark të dheut mbaron. Mjerimi punon, punon dit e natë tu' i vlue djersa në gjoks edhe në ballë, tue u zhigatun deri në gjujë në baltë e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë. Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh në ditë - vetëm: lekë tre-katër dhe "marsh!". Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme, buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme, trupin pënnendore e një tregtis së ndytë, që asht i gjikuem të bijë në shtrat të vet i dytë; dhe për at shërbim ka për të marrë do franga ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga. Mjerimi gjithashtu len dhe në trashigim -jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme, por eshtnat e shtrembta e në gjoks ndoj dhimbë, mund që të len kujtim ditën e dikurshme kur pullaz' i shtëpis u shemb edhe ra nga kalbsin' e kohës, nga pesha e qiellit, kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit, ish zan' i njeriut që vdiste nën tra. Kështu nën kambë të randë të zotit t'egërsuem - thotë prifti - vdes ai që çon jetë të dhunuem. Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash mbushet got' e helmit në trashigim brezninash. Mjerimi ka motër ngushulluese gotën. Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën në fyt për me harrue nandhetenand' halle. E gota e turbull, gota satanike tu' e ledhatue e pickon si gjarpni - dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni, nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike. Të gjitha hallet skami në gotë i mbyt kur njëqind i derdh një nga një në fyt. Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina dhe bajnë tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima. Mjerimi s'ka gëzim, por ka vetëm dhimba, dhimba paduruese që të bajnë të çmendesh, që t'apin litarin të shkojsh fill' e të varesh ose bahe fli e mjerë e paragrafesh. Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt! Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë, të cilt në mnyrë pompoze posi farisejt i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' në shplakë. Mjerimi asht një njollë e pashlyeme në ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj. Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj. | |
| | | MISTERIOZJA Luleshtrydhja Forumit
Numri i postimeve : 4095 Age : 35 Location : secret Humor : not bad Registration date : 02/10/2008
| Titulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE 18th January 2009, 6:03 am | |
| RECITAL' MALSORIT (MIGJENI)
0, si nuk kam një grusht të fortë t'i bij mu në zemër malit që s'bëzanë, ta dij dhe ai se ç'domethanë i dobët - n'agoni të përdihet si vigan i vramë.
Unë - lugat si hij' e trazueme, trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit, endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme dhe me klithma të pakënaqura t'instinktit.
Mali hesht. Edhe pse përditë mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare, kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë... Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare.
Mali hesht - dhe në heshtje qesh. E unë vuej - dhe në vuejtje vdes. Po unë, kur? heu! kur kam për t'u qesh? Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?
0, si nuk kam një grusht të fuqishëm! Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh! Ta shof si dridhet nga grusht' i paligjshëm... E unë të kënaqem, të kënaqem tu' u qesh. | |
| | | CuN_TiRoNe Moderator
Numri i postimeve : 1544 Location : juventin Registration date : 07/10/2008
| Titulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE 20th January 2009, 12:01 am | |
| - dreqja shkruajti:
- more 10 eeeeeee ? lol
lol amon mos ma prish vej dhe nje ylle mbrapa:p | |
| | | Arteja
Numri i postimeve : 26 Age : 61 Location : Gjithnje duke u malluar per Shqiperine!! Humor : Sjam ne humor tani e leme per me vone!! Registration date : 12/01/2009
| Titulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE 20th January 2009, 12:49 am | |
| | |
| | | MISTERIOZJA Luleshtrydhja Forumit
Numri i postimeve : 4095 Age : 35 Location : secret Humor : not bad Registration date : 02/10/2008
| Titulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE 21st January 2009, 2:59 am | |
| | |
| | | aNNa Vizitor
| Titulli: gjuha shqipe 21st January 2009, 1:34 pm | |
| [/b]GJUHA SHQIPE (GJERGJ FISHTA) porsi kanga e zogut t'veres qe vallzon n'blerim te prillit, porsi i ambli fllad i eres qe lemon gjijt e trandafilit, porsi vala e bregut te detit, porsi gjama e rrfese zhgjetare, porsi ushtima e nje termetit njashtu asht gjuha jone shqiptare. Pra,mallkuar njaj bir shqiptari, qe kete gjuhe te Perendise, trashegim si na e la i pari, trashegim s'ia len femijes; dhe atij ju thafte goja, qe e perbuz kete gjuhe hyjnore, e ne gjuhe t'huej kur s'asht nevoja; flet e t'veten len mbas dore. Neper gjuhe shqipe bota mbare, ka me u njofte se c'fis ju kini, ka me u njofte ju per shqiptaret: trima n'za sikurse jini. Prandaj n'se e doni fisin, mali,bregu dhe malsia, prej nje goje t'brohorisim; "Me gjuhe t'veten rrofte Shqipnia!". MOS E HARRONI GJUHEN E ATDHEUT KU DO QE JENI! |
| | | MISTERIOZJA Luleshtrydhja Forumit
Numri i postimeve : 4095 Age : 35 Location : secret Humor : not bad Registration date : 02/10/2008
| Titulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE 22nd March 2009, 11:19 pm | |
| ANES LUMENJVE-FAN NOLI
Arratisur, syrgjynosur, Raskapitur dhe katosur Po vajtonj pa funt, pa shpresë, Anës Elbës, anës Spree-së.
Ku e lam' e ku na mbeti Vaj-vatani e mjer-mileti Anës detit i palarë, Anës dritës i paparë, Pranë sofrës i pangrënë, Pranë dijes i panxënë, Lakuriq dhe i dregosur, Trup e shpirt i sakatosur?
Se ç'e shëmpnë derbederët, Mercenarët dhe Bejlerët, Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë, Se ç'e pren' e se ç'e vranë, Ç'e shkretuan anembanë, Nënë thundrën e përdhunës Anës Vjosës, anës Bunës!
Çirem, digjem i vrerosur, Sakatosur, çarmatosur, As i gjall' as i varrosur, Pres një shenj' e pres një dritë, Pres me vjet' e pres me ditë, Se ç'u tera, se ç' u-mpaka, Se ç' u-çora, se ç' u-mplaka, Lark prej vatrës dhe prej punës, Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur, Përpëlitur dhe zalisur, Endërronj pa funt, pa shpresë Anës Elbës, anës Spree-së.
Dhe një zë vëngon nga lumi, Më buçet, më zgjon nga gjumi, Se mileti po gatitet, Se tirani lebetitet, Se pëlcet, kërcet furtuna, Fryhet Vjosa, derdhet Buna, Skuqet Semani dhe Drini, Dridhet Beu dhe zengjini, Se pas vdekjes ndriti jeta, Dhe kudo gjëmon trumbeta: Ngrehuni dhe bjeruni, Korrini dhe shtypini, Katundar' e punëtorë, Që nga Shkodra gjer në Vlorë!
Ky ilaç e ky kushtrim Më bën djal' e më bën trim, Më jep forc' e më jep shpresë, Anës Elbë-s, anës Spree-së. Se pas dimrit vjen një verë Që do kthehemi një herë Pranë vatrës, pranë punës, Anës Vjosës, anës Bunës.
Arratisur, syrgjynosur, Raskapitur e katosur Brohorit me bes' e shpresë Anës Elbës, anës Spree-së. | |
| | | bisha sh Vizitor
| Titulli: shqiper 19th February 2010, 6:48 pm | |
| gjithmone do jemi nje komb i gjere edhe pse jna larg ketij veni . Si ty shqiper ska ne bote |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE | |
| |
| | | | VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|